Shqiperia së shpejti do ketë hartën e re gjeologjike - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shqiperia së shpejti do ketë hartën e re gjeologjike

Shqiperia së shpejti do ketë hartën e re gjeologjike

· 1 · 715

  • Postime: 692
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

ne: 03-10-2011, 17:14:44
TIRANE- Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Institutin e Gjeologjisë dhe Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, (AKBN) po punon për hartimin e hartës metalogjenike, e cila pritet me interes, pasi do të japë informacion më të detajuar mbi formacionet e shkëmbinjve në teritorin e Shqipërisë.
Burime zyrtare të METE-s thanë sot për ATSH-në, se pas përfundimit të hartës, ajo do t’u përshtatet kërkesave të ligjit të ri minerar që tashmë ka hyrë në fuqi.
Shqipëria ka nga viti 2009 një hartë gjeologjike, e cila erdhi pas një periudhe 50-vjeçare punë nga Instituti i Gjeologjisë, por në kushtet e ndryshimeve ligjore në Ligjin Minerar, kërkohet një hartë e re.
Sipas ministrise, sot prodhimi minerar në volum është 25% më i madh sesa prodhimi më i mirë që kur filloi veprimtaria minerare sipas ligjit të ri minerar dhe nga 5 milionë tonë që nxirrjet para viteve ’90, sot ka arritur në 6,5 milionë tonë.

Por gjithashtu vërehet se ka ndryshuar struktura e nxjerrjes minerare.

Nëse deri në vitet 90-të, mineralet metalore si krom, bakër nikel, qymyr, zinin 90 për qind të prodhimit dhe 10 për qind e zinin materialet ndërtimore, kjo strukturë e prodhimit ka ndryshuar dhe kryesojnë ato ndërtimore.

Kështu, ndërsa mineralet metalore zënë jo më shumë se 25-30 për qind të prodhimit, pjesa e tjetër, rreth 65-70 për qind, mbulohet nga mineralet ndërtimore, të cilat kanë filluar të gjejnë tregun edhe jashtë, kryesisht gurë dekorativë, ranorë, pllakorë, bazaltët dhe të tjerat janë për tregun e huaj e janë shpërndarë në gjithë zonat e Shqipërisë, duke krijuar dhe tregje të reja punësimi.

(d.b/BalkanWeb)

Temat e fundit