Shqiptarja që konfirmoi teorinë e prejardhjes së universit - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shqiptarja që konfirmoi teorinë e prejardhjes së universit

Shqiptarja që konfirmoi teorinë e prejardhjes së universit

· 1 · 1089

  • Postime: 27104
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 08-01-2008, 09:37:02
Kryeministri Berisha priti dje astrofizikanen dhe kozmologen e shquar shqiptare Laura Mersini Houghton, e cila është profesoreshë e Universitetit të Karolinës së Veriut, në Chapel Hill (SHBA). Kryeministri Berisha, në takimin me shkencëtaren shqiptare, shprehu kënaqësinë dhe vlerësimin për suksesin e jashtëzakonshëm që zonja Mersini Houghton ka arritur, duke theksuar se "për çdo shqiptar është krenari që një shkencëtare shqiptare arrin në këto maja studimesh". Zonja Mersini është e njohur në gjithë botën për teoritë e saj në fushën e kozmologjisë teorike. Astrofizikania dhe kozmologia e shquar shqiptare Mersini-Houghton e njohu kryeministrin me arritjet më të fundit të ekipit të saj në fushën e astrofizikës dhe për planet e saj të ardhme shkencore. Ajo shprehu gatishmërinë për të ndihmuar studentët e talentuar shqiptarë dhe Universitetin Politeknik me eksperiencen e saj, si dhe të ndihmonte në organizimin e një serie leksionesh publike, me kolegë të saj të shquar dhe mbajtës së çmimeve "Nobel" në fizikë dhe astronomi. Këto do të ndihmojnë në përhapjen e një fryme optimizmi për shkencën në radhët e rinisë dhe në njohjen me zhvillimet më të fundit të shkencës. Kryeministri e njohu zonjën Mersini Houghton me përpjekjet e qeverisë për reformën shkencore. Kryeministri tha se me përfundimin e procesit të zgjedhjeve në universitete dhe të kompletimit të reformës, do të jetë praktikë konstante që në kërkimin shkencor të rekrutohen vajzat dhe djemtë më të shkolluar dhe më të aftë. Në takim, gjithashtu, u diskutua për mundësitë e shumta të ekselencave shqiptare nëpër botë për të kontribuar për vendin e tyre, nëpërmjet formave bashkëkohore të bashkëpunimit me universitetet, Akademinë e Shkencave, etj. Kryeministri theksoi se është e rëndësishme që personalitete të shkencës, të artit, etj., të dinë që në vendin e tyre e kanë gjithmonë të hapur vendin e punës. "Sot, teknologjitë lejojnë mënyrën e punës on-line, atë me telekonferenca apo lejojnë lëvizjen e shpejtë. Është në detyrën tonë që këtyre personaliteteve t'u krijojmë mundësitë të vijnë në Shqipëri përkohësisht apo të mbahen në lidhje, ndërsa të tjerë të vijnë përfundimisht", u shpreh kryeministri. Vitin e kaluar, pothuaj të gjitha revistat shkencore më prestigjioze ("New Scientist", "Scientific American", etj.), botuan zbulimin që konfirmoi teorinë e zonjës Mersini Houghton, të prejardhjes së universit. Vitin e kaluar, observacionet e NASA-s konfirmuan një parashikim të teorisë së ekipit të zonjës Mersini Houghton. Ky zbulim ka pasur jehonë në botë, gjatë gjithë gjysmës së dytë të vitit të kaluar dhe këtë fillimviti. Në takim ishin të pranishëm edhe këshilltari i kryeministrit për Shoqërinë e Informacionit, Pjerin Marku, dhe ai për Arsimin, Myqerem Tafaj.

Xhumelina Dervishi

Temat e fundit