×
Hyrja
Profili

Shtresa e ozonit

Shtresa e ozonit

· 4 · 6748

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 25-04-2011, 08:43:12
Ozoni është një shtresë e domosdoshme. Ajo mbron Tokën nga rrezet ultra violet. Ozoni mbështjell atmosferën e planetit tonë dhe parandalon rrezet ultravjollcë të dritës së diellit të depërtojnë në sipërfaqen e tokës. Jeta në tokë do të ishte pothuajse e pamundur nga efekti shkatërrues i këtyre rrezeve.

Dëmtimi i shtresës së Ozonit ndikon në jetën në tokë duke krijuar efektin serë dhe ngrohjen globale. Atomi i oksigjenit në natyrë shfaqet në dy forma të ndryshme (ose modifikime alotropike) njëra është oksigjeni i zakonshëm "O2" dhe molekula tjetër "O3" prej tre atomeve të oksigjenit e cila quhet Ozon. Ozoni është gaz helmues me ngjyrë të kaltër të çeltë, me erë karakteristike e cila hetohet edhe në përqendrim më të vogël se 0,01 ppm.

Ai paraqitet zakonisht pas shirave të mëdha dhe atëherë ajri ka erë të këndshme të ozonit. Në shtresat e ulëta të atmosferës gjendet në sasi të vogla, në një milion molekula të oksigjenit njëra është molekulë e ozonit. Pra, ozoni ndodhet në sasi të vogla në të gjitha shtresat e atmosferës. E rëndësisë së veçantë është se shtresa më e përqendruar e ozonit shtrihet 20-40 km mbi sipërfaqen e tokës.

Kjo shtresë nën ndikimin e rrezeve të diellit mund të bashkëveprojnë me ndotësit tjerë të ajrit duke formuar mjegullën ("smogun"), i cili ndikon në shëndetin e njeriut, në organet e frymëmarrjes, shkakton kancerin, kataraktet e syrit, etj. Vëllimi i atmosferës në të cilën është zvogëluar dukshëm përqendrimi i ozonit, quhet vrimë e ozonit.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 16-09-2011, 14:59:21
Për ozonin kujtohemi vetëm kur ka pak ose tepër. Në rastin e dytë flitet në metropole gjatë verës, sepse në doza të larta provokon sëmundjet të aparatit respirator. Kur mungon, si në rajonet polare, sjell probleme okulistike apo tumore të lëkurës.

Meqenëse rasti i rrallimit së ozonit është një e keqe në nivel global, kombet e bashkuara krijuan në vitin 1995 ditën internacionale për mirëmbajtjen e shtresës së ozonit dhe vendosën të ishte data 16 shtator. Zgjedhja e 16 shtatorit është e lidhur me datën në të cilën në vitin 1987 u firmos protokolli i Montrealit, me anë të cilit u hoqën nga përdorimi Cfc-të, domethënë gazet kryesore përgjegjës për shkatërrimin e shtresës së ozonit. Traktati deri tani është ratifikuar nga 196 shtete.

Cfarë është ozoni?
Ozoni është një molekulë e vecantë oksigjeni e formuar nga te atome në vend të dy të zakonshmëve që përbëjnë oksigjenin që thithim. Toka është e rrethuar nga një shtresë natyrale ozoni që gjendet në stratosferë midis 15 dhe 35 kilometrave lartësi. Për shkak të temperaturave të ulta, ozoni ka tendencën të hollohet mbi rajonet polare (më tepër në Antarktidë se në Arktikë) duke ndjekur ciklin e stinëve.

Gjatë dekadave të fundit gazet e prodhuara nga njeriu kanë përshpejtuar procesin, deri në krijimin e vrimave në polin e veriut dhe të jugut. Shtresa e ozonit është e domosdoshme për ekzistencën e jetës, në cfardo lloj forme, në planetin tonë. Ozoni ka aftësinë të thithë rrezet ultravjollcë të diellit, vecanërisht ato me gjatësi vale më të dëmshme (Uv-B). Nëse këto valë do të mbërrinin në sipërfaqe, do të shkatërronin ADN-në e qelizave.

Si po veprohet?
Vrima e ozonit është një cështje serioze dhe të dhënat shkencore janë kaq të evidente sa ndalimin e produkteve Cfc gjeti një përgjigje të menjëhershme nga të gjithë vendet e botës. Programi i kombeve të bashkuara për ambientin (Unep) ka krijuar një kanal të posacëm në Youtube për të ndjekur historinë e traktatit të Montrealit dhe veprimtaritë që ndërmerren me rastin e ditës ndërkombëtare, që këtë vit ka për temë “mundësia e vetme për të nxjerrë jashtë loje Hcfc-të”, gazet që kanë zënë vendin e të famshmëve Cfc dhe që nga 1 janar të vitit 2015 do të nxirren jashtë prodhimit.

Përmirësimi
Në Antarktidë situata është në përmirësim. Në lidhje me përmasat maksimale të arritura në 24 shtator të vitit 2006 (29.6 milion kilometër kator), vrima e ozonit është zvogëluar në 22.6 milion në datë 25 shtator të vitit të shkuar. Shpresohet që të dhënat e vitit 2011 (që do të publikohen pas disa javësh) të shënojnë një përmirësim tjetër. Për fat të keq gjërat po shkojnë pak më keq në veri. Në Arktikë në fillim të vitit 2011 pati një rënie të shtresës së ozonit prej 40%.

(a.h/BalkanWeb)

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 04-10-2011, 10:03:23
Rikthehet Vrima e Ozonit

Humbjet e Ozonit mbi Arktik këtë vit janë kaq të mëdha sa për herë të pare do të flitet për "vrimë të Ozonit", ashtu si ne rastin e Antarktides.

Raporti i fundit i nje grupi shkencetaresh del ne perfundimin ne nje lartesi prej 20 km nga toka, eshte humbur 80% e Ozonit. Arsyeja eshte kohezgjatja e pazakonte e te ftohtit ne kete lartesi. Ne kushte ngrice, grimcat e klorit qe eshte shkaterrues per ozonit, jane teper aktive.

Eshte e pamundur te parashikohet nese humbje te tilla do te ndodhin perseri, thuhet ne raportin e publikuar tek revista "Nature". Hera e fundit qe jane leshuar te dhena per shtresen e Ozonit mbi Arktik ka qene ne muajin prill, por "Nature" eshte e para qe analizon deri ne fund keto informacione.

Dimrat ne stratosferen e Arktikut ndryshojne shume, disa jane te ngrohte, disa te ftohte, thone ekspertet. Por gjate ketrye dekadave te fundit, dimrat e ftohte jane bere ne gjithe kuptimin e fjales, te acarte. Efekti shkaterrues i klorit per Ozonin eshte dokumentuar tashme ne Antarktide, ku kjo shtrese rrallohet me shume per cdo dimer qe kalon. Ozoni bllokon rrezet ultraviolete te Diellit, shkaktare nder te tjera, edhe te kancerit te lekures. Sipas shkencetareve, kete radhe i ftohti ne Arktik ka zgjatur nga dhjetori deri ne muajin prill, dhe kjo eshte e para here qe vihet re nje fenomen i tille qe nga fillimi i regjistrimeve. /top channel

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
 

Shtresa e mesme dhe kriza ekonomike

Nisur nga BerniRubrika Leku

Postimi i fundit 08-05-2008, 15:42:31
nga Berni