Shumë pyetje pa mend në kërkimin për alienët - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shumë pyetje pa mend në kërkimin për alienët

Shumë pyetje pa mend në kërkimin për alienët

· 1 · 569

  • Postime: 27977
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 19-01-2011, 00:10:17
Shumë pyetje pa mend në kërkimin për alienët

Maura Judkis

Sa për të qartësuar disa keqkuptime: Dejvid Morrison, Drejtor i Institutit të Shkencave Hënore në NASA nuk ka parë asnjëherë një marsian. Ai nuk e ka idenë se çfarë ka në Zonën 51, vendi i famshëm në Nevada, ku disa njerëz pretendojnë se qeveria ka kapur dhe ka eksperimentuar me alienë, por ai dyshon se është vetëm një vend për të kryer testime të mjeteve ajrore. Ai s'ka parë asnjëherë një UFO, por premton se NASA do të tregonte nëse do të pikaste një të tillë. Këto janë fakte që Morrison ua shpjegon përditë lexuesve të artikujve të tij në faqen e internetit të NASA-s. Dikur Drejtor i Astrobiologjisë dhe Kërkimeve Hapësinore në Qendrën Kërkimore Ames të NASA-s në Kaliforni, Morrison e krijoi hapësirën e tij në internet si një vend ku mendjet kureshtare mund të bënin pyetje për kërkimet më të fundit, por në vend të kësaj, atij i duhet tashmë të japë sqarime për çdolloj fotomontazhi me alienë që shfaqet në internet. Dhe ai i lë të paredaktuara pyetje të tilla si: "Lexova pyetjen e dikujt tjetër në lidhje me Roswellin, çfarë fsheh NASA? Qeveria po mbulon diçka, unë mendoj se ne, populli amerikan duhet ta dimë. Pyetja ime është çfarë mund të bëjë kaq shumë NASA në hapësirë? Marsi dhe Hëna nuk do të ishin kaq interesantë". Përgjigjja e tij? "Marsi, Hëna dhe kërkimi për jetë përtej Tokës janë gjëra vërtet interesante... Janë shumë më interesante se sajimet që përmend ti".

-Në artikujt tuaj, sa kohë kaloni duke diskretituar komplotet me alienë?

Sa më pak të jetë e mundur. Kaloj ndoshta gjysmë dite çdo javë, duke iu përgjigjur pyetjeve. Preferoj t'u përgjigjem pyetjeve që lidhen me shkencën. Do të thoja se gjysma e tyre nuk kanë lidhje me shkencën.

-Cilat janë disa prej pyetjeve më qesharake që iu është dashur të përgjigjeni?

Më erdhi një pyetje nga dikush dje, që thoshte se kish parë fotot e NASA për strukturat e Marsit. Nuk ka foto të NASA për strukturat e Marsit. Kruajta pak kokën dhe thashë: "Çfarë mund të ketë parë ky njeri?". Më shqetëson fakti që ka kaq shumë disinformim. Dhe disa javë më parë më bënë një pyetje, ku dikush më thoshte se kish parë një videofilmim që thoshte se planeti Nibiru (që nuk ekziston, sipas shkencëtarëve), do të shkatërrojë Tokën në vitin 2012 dhe se njerëzit pranë tij po dridheshin dhe qanin. Janë kaq të disinformuar. Ne përpiqemi të ndezim një qiri në errësirë...

RD

Temat e fundit