×
Hyrja
Profili

Si do të ishte një botë tjetër?

Si do të ishte një botë tjetër?

· 1 · 799

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 10-01-2011, 01:04:30
Shkenca e astronomisë tokësore mendon se ekzistojnë 100 miliardë galaktika në Univers dhe kjo do të thotë, që të ketë jetë në këto galaktika duhet patjetër të ekzistojnë 100 miliardë diej të tjerë

Si do të ishte një botë tjetër?


Shkenca e astronomisë tokësore mendon se ekzistojnë 100 miliardë galaktika në Univers dhe kjo do të thotë, që të ketë jetë në këto galaktika duhet patjetër të ekzistojnë 100 miliardë diej të tjerë.

Galaktika jonë është njëra nga këto 100 miliardë.

Në tërë këtë hapësirë dhe "botëra" të pafundme nuk mund të jetë vetëm bota jonë më e privilegjuara që të ketë qenie njerëzore! Duhet të jenë me miliona në mos me miliarda planete të banueshme, por problemi qëndron se ato janë kaq larg nesh sa sot për sot, është krejt e pamundur që të kapim sinjalet e tyre pa le që të komunikojmë!

Që të vijë një sinjal i tyre tek ne duhen disa miliona vjetë dritë, aq sa të mbarojë cikli i një jete tokësore dhe të vijë kataklizma. Pra, nëse nuk ka ardhur deri më sot, ajo do të vijë një ditë.

Imagjinata jonë për jetët (për një botë tjetër), jashtë nesh nuk i largohet dot realitet tonë tokësor, gjithçka që ne e parapërfytyrojmë rreth tyre është tokësore dhe ne nuk dalim dot jashtë këtij realiteti.

Mendje të fuqishme kanë dhënë imagjinata të ndryshme të qenieve jashtëtokësore, që për mendimin tim mund të mos qëndrojë asnjëra prej tyre për arsye, sepse jeta në "tokat" e tyre ka përmasa të tjera hapësinore, kohore..., të kushtëzuara nga kushte, rrethana, ambiente, materie... të tjera, nga ato që kemi dhe njohim ne në tokën tonë.

Për shembull, nëse në një tokë të banueshme ka presion atmosferik të ndryshëm nga ai që kemi ne, edhe qeniet e gjalla do të kenë pamje të ndryshme; nëse presioni është shumë i lartë, qeniet e gjalla do të jenë të sheshta, bile edhe mali më i lartë do të jetë disa cm!

Nëse temperatura e mjedisit është e lartë, atëherë edhe qeniet e gjalla do të kenë aftësi mbrojtëse që të durojnë 5.000 gradë celcius.

Trupi i tyre dhe veçanërisht lëkura do të jetë më e fortë se një çelik zjarrdurues tokësor! Por nëse presioni barometrik është më i ulët se ky që kemi në Tokë, atëherë qeniet e gjalla do të jenë shumë të larta dhe një mal mund t'i kalojë 30.000 m.

Po jetëgjatësia? Kjo varet nga cikli i plotë i rrutullimit të një Tokë rreth diellit të tij, nëse një Tokë do të rrotullohet rreth diellit për 365.000 ditë, atëherë jeta e njerëzve në atë Tokë do të jetë afërsisht 1.000 herë më e gjatë se kjo që kemi ne, nëse ne jetojmë mesatarisht 77 vjet një homologu jonë në atë botën tjetër do të jetojë 77.000 vjet!...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
 

Sa i gjatë ishte Skënderbeu?

Nisur nga M A XRubrika Pyetper

Postimi i fundit 13-08-2020, 20:06:21
nga M A X
kafshet me te medha ne bote

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 20:10:31
nga InfoZ
“Familja është gjëja më e rëndësishme në botë”

Nisur nga M A XRubrika Familja

Postimi i fundit 02-05-2020, 19:29:01
nga erlehta
Cfare ishte nje Kurtizane?

Nisur nga M A XRubrika Pyetper

Postimi i fundit 28-04-2020, 19:51:43
nga M A X
Cfare ishte Apollonia?

Nisur nga M A XRubrika Pyetper

Postimi i fundit 27-04-2020, 23:52:13
nga M A X