Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: Alban
« ne: 11-01-2020, 11:57:39 »

Teoria e sotme thote se ishte bing bang qe krijoi universin. Por sic e dime teorite mund te ndryshojne me kohen. Mendoj se njeriu nuk ka kapacitetin e duhur per te gjetur burimin real te universit.
 
Postuar nga: agnesa
« ne: 31-12-2006, 23:47:12 »

askush nuk e di se kur eshte krijuar universi
Postuar nga: albnobody
« ne: 31-12-2006, 23:43:44 »

Si u krijua Universi...ne s`mund ta dijme asnjehere meqe jemi edhe vet pjese e tij.Mund te studjojme krijimin e pjeseve te tij "laj e thaj" del dhe zhduku,por jo me shume.
As vet Universi vet s`e di si eshte krijuar.Te gjithe e dijme qe jemi/s`jemi,jemi/s`jemi,jemi/s`jemi eshte qelesi i te gjithave te qenurave dhe te paqenurave!
Asnje fe as filozof s`mund te dale jashte kesaj kornize sepse çdo gje qe ekziston dhe qe nuk ekziston ajo ekziston dhe s`ekziston...
Kapaku i filozofise fetare me shpikjen e Zotit eshte vetem nje kapak lokal dhe i ulet qe njerezit i detyron apo i binde te shiqojne detyrat jetesore dhe haraçin ndaj fese e t`mos humbin kohen  kot duke gropuar ne ajer per gjerat qe s`i ka gropuar askush,as feja as filozofia gjer me sot.
Kerkimi i krijimit ne fund te çon ne kerkimin e vetvehtes...qe nuk e gjen askund sepse je dhe s`je...njesoj sikurse Vet bota-Universi-Zoti-Feja...je vetem nje materie qe bashkohesh (sintetizohsh) dhe ndahesh (secesionohesh)pa nda...dhe asnjehere s`je me permbajtje   te njejte dhe forme te njejte por gjithnje jeton/s`jeton...je/s`je...
Postuar nga: Eternal^Night
« ne: 28-07-2005, 22:57:30 »

me kete qe the e konfirmove cfare doja te thoja une... pikerisht qe zoti eshte nje zgjidhje e thjeshte per problemet e mendimit ;)

pastaj, neqoftese e ke lexuar, ne superstring theory, cfaredo singulariteti mund te evitohet... pra edhe nese ka pasur Zot, vendi i tij eshte zene nga Njeriu. Ne kete rast thuaj ti pse te besojme? Mbase per ti rene shkurt? Apo sepse Zoti eshte manifest i ndjenjave te njeriut? Sidoqofte, e drejta per te besuar cfare te duash, eshte e drejte e pamohueshme e cdokujt. Une thjesht po them pse nuk mund te besoje nje njeri i epokes se informacionit... i epokes sone ;)

ohh, dhe sa per teorine e big-bang, edhe vendi i kesaj teorie eshte zene ne nje fare sensi... por prape teoria qendron deri ne ate pike ku duhej te ishte Zoti si krijues (si iniciues i universit). e keqja eshte se sot dihet qe s'ka pasur nevoje per nje shtyse qe gjithcka te fillonte. ehh, kane ndryshuar koherat.... murgjit jane zevendesuar me profesore universitetesh.... kishat me shkolla....

ke cfare ti besh? :D
Postuar nga: The Sphinx
« ne: 27-07-2005, 08:58:51 »

smash the state,

Citim
sipas teorive me moderne te big-bang (domethene te modeleve inflacionare te universit dhe fillimit si singularitet dhe fundit te tij si vecori), krijuesi duhet te jete krijuar me pare se te krijoje. sot shtohet pyetja kush e krijoi krijuesin? dhe te nesermen do te jete po kete krijues te krijuesit, kush e krijoi?

Big-bangu nuk thote gje per Krijuesin, shkenca vete nuk merret me Krijuesin dhe vertetimin/mohimin e Tij. Big-bangu eshte nje model (teori) qe perdoret per te pershkruar origjinen e Universit. Se ç'ka pertej atij shperthimi te ashtuquajtur Big-bang eshte "beyond te scope of science".... ;)

Citim
une i besoj akoma singulariteteve, vecorive, dimensionit kohe ne permasat imagjinare, teorive te kordave, parimit te perjashtimit, parimit te papercaktueshmerise, perkuljes se kohes dhe drites... etj etj....

bukur do ishte ti biesh shkurt: e krijoi zoti... por se pranoj dot... duhet ti cmesoj te gjitha me pare dhe te rilind ne nje epoke tjeter

Te gjitha ato qe ti thua qe beson nuk bien ne kundershtim me besimin ne Zot. Pune tjeter pastaj beson ose jo ti ne Zot. Shkenca i pergjigjet pyetjes "SI?" dhe te gjitha ato teori dhe parime qe ti ke permendur nuk bien ne kundershtim me te besuarit ne Zot.

Richard Feynam, nje nder fizikanet me te medhenj te shekullit te kaluar, ne nje liber me ese qe titullohet "The Meaning Of It All: Thoughts of a Citizen-Scientist", cek çeshtjen e te qenit religjioz (besimtar) dhe ne te njejten kohe fizikant (shkenctar). Edhe vete ai, qe njihet si ateist, e pranon se nje njeri mund te jete edhe besimtar edhe fizikant. Atje e shtjellon shume bukur kete çeshtje dhe nese te jepet mundesia te gjesh kete liber do thoja t'i fusje nji t'lexume, qe t'kuptosh se ajo ideja e "çmesimit" qe permend ti me lart eshte non-sense... OK? ;)

hajde mirembetsh...



 


Postuar nga: Eternal^Night
« ne: 27-07-2005, 08:36:41 »

sipas teorive me moderne te big-bang (domethene te modeleve inflacionare te universit dhe fillimit si singularitet dhe fundit te tij si vecori), krijuesi duhet te jete krijuar me pare se te krijoje. sot shtohet pyetja kush e krijoi krijuesin? dhe te nesermen do te jete po kete krijues te krijuesit, kush e krijoi?

une i besoj akoma singulariteteve, vecorive, dimensionit kohe ne permasat imagjinare, teorive te kordave, parimit te perjashtimit, parimit te papercaktueshmerise, perkuljes se kohes dhe drites... etj etj....

bukur do ishte ti biesh shkurt: e krijoi zoti... por se pranoj dot... duhet ti cmesoj te gjitha me pare dhe te rilind ne nje epoke tjeter :P

dhe sa per pyetjen "cfare ka mbrapa universit", sot mbase arrijme ta gjejme nje zgjidhje me teorite me moderne... ekziston mundesia (ne teorine e superkordave cdo singularitet mund te evitohet).... sot per sot ka vetem nje singularitet, domethene fundin e dijes njerezore.
Postuar nga: IV_dimension
« ne: 21-10-2004, 23:57:00 »

e vertet. per mua e gjithe kjo eshe bere per te mos dyshuar ne krijim. sepse ne te vertet ka krijim. po ai qe e krijoj nuk do qe te te besojme ne krijim. do qe kete bote ta bej sa me reale per ne. pra ka nje krijues por jo nje zot. sepse ky krijues nuk ke emocione. nuk eshte aq i mire as i keq. loja eshte bere ne kete menyre. Madje askush nuk na siguron qe universi ekziston. Ne para 6 muaj aritem te zbulojme planetin e 10, per me teper qe ishte me i madhi. cfare na ben neve te dime qe ekzistojne yjet etj. kur nuk mund te vemi kure. universi eshe krijuar per te na bere neve te kuptojme qe jemi rastesi. nqs universi eshte i pafund,atehere mundesia qe ne te ekzistojme eshte 1. sepse pafundesia e mundesive ne nje pafundesi jep 1. po ne e vertet universit nuk ekziston . ashtu si dhe ufot. ata jane krijuar per te na bere ne te kuptojme qe nuk jemi e vetmit. qe ka thjesht te tjere. nejse. ne kurr nuk mund te arime nje pergjigje te sakte. sepse luajme me rregullat e vet lojes. nuk mund ta kuptojme lojen. do duhet ta shohim ate nga jashe, gje qe per perceptimin tone eshte e pamundur. sa here qe dikush arin nje te vertet sistemi ndryshon ne menyre te tille qe ajo mos te jete me e tille. me sa mbaj mend nje shkenctar amerikan qe kishe cmim nobel ne fizik, hodhi hipotezen qe universi jashte sisemit tone diellor eshte hologram. thjesht loje e drites. nqs do i futemi ketyre pyetjeve nuk dalim kurre.bejme mire ta shijojme jeten keshtu sic eshte. do te jepja shume argumenta te tjere por per fat e keq nuk kam kohe. gjithe te mirat.
Postuar nga: Gjumashi
« ne: 03-09-2004, 22:37:49 »

 hmmmm:
Postuar nga: Garfield
« ne: 03-09-2004, 21:38:24 »

Ka kaluar me teper se nje muaj dhe askush nuk ka thene gje. Fjala opinion do te thote mendim, diçka personale, ne pergjithesi i pabazuar ne fakte.

Ne kete rast nuk behet fjele per opinion or mik.

Postuar nga: milanisti
« ne: 25-07-2004, 08:51:43 »

Dua te dij opinionet tuaj lidhje me kete teme. ;)