×
Hyrja
Profili

Sinjale misterioze nga hapësira

Sinjale misterioze nga hapësira

· 1 · 665

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 03-12-2010, 01:06:33
A mund të jemi kaq arrogantë sa të mendojmë se jemi i vetmi përjashtim në pafundësinë e Universit? Çfarë do të ndodhte nëse do të interceptonim një sinjal apo një mesazh me origjinë aliene?

Sinjale misterioze nga hapësira

A mund të jemi kaq arrogantë sa të mendojmë se jemi i vetmi përjashtim në pafundësinë e Universit? Çfarë do të ndodhte nëse do të interceptonim një sinjal apo një mesazh me origjinë aliene?

Ndërkohë që bota shkencore është e ndarë në debat, teologjia katolike pranon mundësinë e formave të jetës në botë të tjera. Astronomi jezuit, Atë Hoze Gabriel Funes pohonte në 13 maj të vitit që kaloi në një intervistë të dhënë për "Observatorin" roman se, "është e mundur që në ndonjë qoshe të Universit të ekzistojnë planete të ngjashme me Tokën, ku ka patur një zhvillim të jetës". Ideja e formave inteligjente të jetës, të ngjashme me tonën, nuk bie ndesh me vizionin kristian, por përkundrazi, ajo mbështet idenë e një Ati Krijues të përbashkët, siç është shprehur në të kaluarën edhe Don Piero Koda, Monsinjor Korado Balduçi, si dhe Atë Xhorxh Koin.

Një impuls i quajtur SHGB02+14A ka udhëtuar nëpër frekuencën 1420 MhZ. Është kjo gjëja më e rëndësishme që është zbuluar nga radioteleskopi i Arecibos në Porto Riko, kur në shkurt të vitit 2003 nisi projekti SETI (Search for Extra Terrestrial Intelligence - një organizatë shkencore private), apo më saktë, një program shkencor që e ndan hemisferën qiellore në 200 pjesë, i pikas, i studion, i analizon. Sinjali vjen nga 1000 vite dritë larg Tokës dhe fuqia e tij e lëshimit rezulton e qëndrueshme ndryshe nga të tjerë që, deri tani, janë humbur nëpër zhurmat e fundit të Universit.

Sipas disa shkencëtarëve, nuk bëhet fjalë për fenomene natyrorë, por për dikë që nga qielli përpiqet të vendosë një kontakt me ne. Debati mbetet i hapur, ndërkohë që bota shkencore është e ndarë ndërmjet filoalienëve dhe skeptikëve. Vala e radios vjen nga një pjesë e qiellit, ku nuk duket të ketë galaksi. Frekuenca e lëshimit përkon me një prej notave parësore, me të cilat hidrogjeni thith dhe lëshon energji. Sipas studimeve të para, sinjali nuk duket se vjen nga burime natyrorë, por duket se është i ndërtuar artificialisht. Domethënë: I ndërtuar nga një inteligjencë aliene, e cila është në gjendje të përgatisë një urë transmetimi drejt pafundësisë, në pritje që dikush nga ana tjetër e qiellit ta kapë sinjalin dhe të përgjigjet. Tani pritet momenti kur ai të rishfaqet dhe atëherë e gjithë kjo do të bëhet vërtetë interesante. Ndërkohë, mbeten të gjithë pikëpyetjet mbi këtë çështje...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI