×

Staminalet, “lind” Pacienti Zero

Staminalet, “lind” Pacienti Zero

· 2 · 702

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 12-10-2010, 19:17:17
Lind një epokë e re shkencore që ka ngjallur shumë debate por me miratimin nga administrata amerikane, tashmë nuk ka më kthim prapa.

Bëhet fjalë për Pacientin Zero në të cilin janë hedhur qeliza staminale embrionale në shtyllën kurrizore me shpresën për t’i rikthyer funksionet e plota fizike pas një aksidenti që ai ka pësuar. Pacienti ndodhet i shtruar dhe mjekët shpresojnë që shumë shpejt të marrin rezultatet e para.

Staminalet konsiderohen si e ardhmja e shkencës edhe pse shumë shkencëtarë i konsiderojnë si qeliza të rrezikshme për njerëzit. Ato mund të rigjenerojnë organet dhe kurojnë sëmundjet. Në listën e sëmundjeve të mundshme për kurim janë edhe Parkinson, Alzheimer, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Qelizat prodhohen nga kompania private Geron që mori dritën jeshile nga “Food and Drug Administration”. Enti qeveritar që rregullon tregun mjekësor ka miratuar projektin në të cilin u shpenzuan plot 170 milionë dollarë. Aktualisht transplanti bëhet vetëm në Atlanta por shumë shpejt do të aplikohet edhe në 6 qendra të tjera.

Eksperimentet e kryerja ndaj minjve tregojnë se 7 ditë pas incidentit, qelizat fillojnë të përmirësojnë kapacitetin e kafshëve. Ky është shkaku pse Pacienti Zero është rasti i një personi të aksidentuar vetëm 14 ditë më parë.   Top Channel

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 15-02-2012, 00:51:12