×

Stephen Hawking

· 8 · 1665

Stephen Hawking

· 8 · 1665

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 26-04-2010, 14:57:02
Gjeniu i shkencës Stephen Hawking deklaron se alienët ekzistojnë, porse do të ishte gabim fatal nëse do ti kontaktonim ata.
Profesori fizikant 68 vjecar jep detaje nëpërmjet një dokumentari të ri sesi do të dukeshin alienët.
Por, frika e shkencëtarit është pikërisht mundësia se alienët mund të vijnë dhe të kontrollojnë burimet e tokës. “Mendoj se ata jetojnë në disa anije të mëdha, duke përdorur të gjitha burimet e tyre të mundshme”, tha shkencëtari.

"Në qoftë se alienët na vizitojnë, duhet të jeni të bindur se rezultati do të jetë më i madh se ai i Kristofor Kolombit dhe kristoforave të tjerë që mbërritën në Amerikë. Kam parasysh këtu atë që hoqën vendalinjtë nga kristoforat”, pohon fizikanti.

Hawking, 68, që aktualisht është i paralizuar në motorin e neuroneve, siguroi se jashtë Tokës ka jetë pasi ekzistojnë mbi 100 bilion galaktika që përmbajnë qindra miliona yje si puna e Diellit.
Ai shtoi “Numrat e vetëm e bejnë këtë perfektisht racionale”.
Dokumentari i Universit nga Stephen Hawking's Universe do të shfaqet në 9 Maj në Discovery Channel.

(d.b/BalkanWeb)
« Editimi i fundit: 14-01-2012, 13:51:59 nga M A X »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 29
  • Gjinia: Mashkull
lphalo
#1 ne: 26-04-2010, 21:58:31
dokumentaret e tij lidhje me universin ,jeten ,dhe udhetimet ne kohe paraqiten ne menyre periodeike duke filluar nga 25. prill. 2010....
ne discovery channel
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1498
Zara
#2 ne: 27-04-2010, 12:24:24
NUk e di ,mirepo keto jane vetem supozime.Nuk e nenvleresoj nje shkencetar si ai,mirepo cdo paramendim mund te jete i mundshem....mund te themi se edhte mire te kontaktojme paasi ka mundesi qe "alienet" te jene te njejte si ne.......mund te themi se eshte keq ,pasi ato mund te kene nje teknologji me te zhvilluar se ne....
pastaj,ne lidhje me invazionin,nese ato do te kishin natyre te keqe dhe predatore,do te beheshte nje katastrofe e madhe ama jo e paberballueshme....
prap gjithcka eshte vetem supozim
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 29
  • Gjinia: Mashkull
lphalo
#3 ne: 27-04-2010, 20:19:32
edhe nese kjo teme ne ditet e sotme paraqet sci-fi'' ,, besoj qe alienet' duhet te kontaktohen kur ekziston teknologjia e larte ne ushtri dhe mjekesi..  .........
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1498
Zara
#4 ne: 28-04-2010, 08:47:33
Me qudit edhe kjo thenia,po citoj "mos kontaktoni alienet".NUk eshte ne duart tona kjo zgjidhje.Me hulumtimet shkencore te sistemit diellor dhe te galaksise,eshte vertetuar se nuk ka tani per tani jete te gjalle,keshtu qe ne nuk mund te shkojme tek ato pasi nuk dijme se ku jane.Se a do te kontaktojne ato me ne apo jo,eshte zgjidhja e tyre,nese e kane ate aftesi nenkuptohet.Une besoj se ka jete ne ndonje planet tjeter,pasi ne univers ka miliona sisteme diellore,me miliarda planete,keshtu qe nuk ka mundesi qe te mos ekzisoje nje planet me kushtet e njejta per jetese si i joni....
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 28-04-2010, 10:11:02
Hawking duket se ka rrjedhur totalisht. Ne radhe te pare te thuash qe ka aliene eshte nje spekullim i madh, sepse siguri nuk ka edhe se mundesia per te pasur nder miliarda galaktikat qe ekzistojne, eshte shume e madhe. Por nga ana tjeter te thuash "mos i kontaktoni se jane te rrezikshem, eshte nje mega-spekullim, qe vetem nga nje mendje e rrjedhur mund te dale.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 100
  • Gjinia: Femer
Harmony
#6 ne: 12-06-2010, 16:37:45
Ne fakt beri shume mire dr.Hawking qe na e tha kete informacion se mua po me bezdiste nje alien kohet e fundit dhe s'dija c'te beja:p.Ai alieni e ka shume qejf kengen'Fell in love with an alien'LOL :P
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#7 ne: 14-01-2012, 13:52:12
Fizikani i famshëm britanik Stephen Hawking kërkon një ndihmës i cili do të ia zhvilloj dhe mirëmbaj sistemin me të cilin shkencëtari komunikon, është publikuar të premten në ueb faqen e Hawkingut.
Bëhet fjalë për pozitën e ndihmësit teknik të Stephen Hawking, është thënë në lajmërim. Me pagën e paraparë prej rreth 25,000 funt në vit, ky “nuk është një post për doktor ose studimet post-doktor për ndonjë shkencëtarë që dëshiron të studioj fizikën, por thjeshtë një pozitë teknike e cila profesor Hawkingut do ti ndihmoj që të funksionoj në botën e fizikës dhe si folës publik”. Kandidati i suksesshëm do të fitoi rreth 25 mijë dollarë, ndërsa duhet të jetë i gatshëm që së paku tri muaj në vit ti kaloj jashtë vendit, thuhet në kumtim.

Vendi i punës fillimisht ishte i menduar ashtu që të “ndihmoj profesorin Hawking në fushat në të cilat ai ka problem për shkak të invaliditetit”, ndërsa tani përshkrimi i punëve është zgjeruar në organizimin e udhëtimeve vendore dhe ndërkombëtare, mirëmbajtjen e sistemeve të komunikimit që përdorë ai, blerjen dhe mirëmbajtjen e karrocave dhe furgonit, përgatitja e ligjëratave dhe fjalimeve publike, mirëmbajtja e marrëdhënieve me mediat dhe përgjigja në pyetjet e publikut si dhe mirëmbajtja e ueb faqes së Hawkingut.

Në faqen e Hawking thuhet se kjo ende nuk është shpallje zyrtare dhe se paraqitjet e kandidatëve sipas të gjitha gjasave do të fillojnë kah mesi i janarit, por se kandidati do të duhet të punoj në presion, të mirëmbaj sistemet e komunikimit të Hawking pa përkrahje teknike dhe pa udhëzime, duhet të njoh mirë elektronikën, duhet të jetë në gjendje që të tjerëve të u tregoj se si shërbehet me sistemet e komplekse dhe të flas para një numri të madh të njerëzve.

Funksionin e ndihmësit të profesorit Hawking e financon universiteti i Cambridge-it, thuhet në faqen e Hawkingut dhe shtohet se zakonisht bëhet fjalë për një marrëveshje 12 mujore, por se ndihmësit zakonisht mbeteshin në punë për më shumë se një vit. /Telegrafi/
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super