×

Stonehenge, një hap pranë zbulimit të misterit

· 2 · 260

Stonehenge, një hap pranë zbulimit të misterit

· 2 · 260

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 30-06-2011, 01:31:15
Shkencëtarët në Uells të Britanisë kanë bërë një zbulim të rëndësishëm drejt zgjidhjes së misterit të gurëve të famshëm Stonehenge

Stonehenge, një hap pranë zbulimit të misterit

Shkencëtarët në Uells të Britanisë kanë bërë një zbulim të rëndësishëm drejt zgjidhjes së misterit të gurëve të famshëm të vendosur në formë qarku dhe të njohur me emrin Stonehenge.

Nëpërmjet teknologjive të reja, ata kanë provuar me preçizitet origjinën e disa prej gurëve të këtij monumenti. Zbulimi i tyre ka ngjallur debate rreth pikëpyetjes tjetër të madhe: Si u transportuan këta gurë dhe si u vendosën ata në formën e rrethit.

Stonehenge është një monument antik që ngrihet madhështor në Pllajën Sallsberi, në jugperëndim të Anglisë. Se ku u morën këta gurë dhe si u transportuan atje mbetet ende enigmë. I ndërtuar rreth vitit 3100 para erës së re, origjina dhe qëllimi i tyre mbeten temë debati në gjithë botën.

Në Muzeumin Kombëtar të Uellsit në Kardif po bëhen disa ekzaminime që mund të ndihmojnë zgjidhjen e këtij misteri historik. Me preçizitet dhe durim, Dr. Riçard Bevins analizon me mikroskop një mostër që është marrë nga ky monument mistik 5000-vjeçar. Dr. Bevins thotë se vendosja e disa prej gurëve, tashmë është e njohur.

"Stonehenge është i përbërë nga një qark i jashtëm, një i brendshëm dhe një patkua brenda tij. Gurët e qarkut të jashtëm janë nga zona e Stonehenge-t, Pllaja Sallsberi".

Në vitet 1920, shkencëtarët studiuan origjinën e gurëve të tjerë, të njohur si Blustons dhe konkluduan se ato vinin nga një zonë e papërcaktuar e kodrave Presli në Pembrokshajër të Uellsit Perëndimor, 240 kilometra nga Stonehenge. Mbetet ende e paqartë se si janë transportuar këta gurë kaq të rëndë, nga një distancë kaq e madhe, në periudhën e qytetërimit antik.

"Këta gurë që formojnë qarkun e brendshëm dhe patkuan, Blustons, peshojnë dy deri në tre ton. Edhe këta janë gurë shumë të mëdhenj për t'u transportuar nëpër zonat rurale, nëse janë lëvizur nga njerëzit".

Një zbulim i veçantë po e ndez edhe më shumë debatin se si arkitektët e Stonehenge-t i transportuan materialet e ndërtimit nga Uellsi në jugperëndim të Anglisë.

Dr. Bevins dhe ekipi i tij i shkencëtarëve kanë krahasuar mostrat nga Stonehenge me ato të kodrave Presli dhe kanë zbuluar origjinën e tyre të saktë. Ata e realizuan këtë duke shfrytëzuar teknologjitë e reja për të analizuar dhe krahasuar përbërjen minerale të gurëve...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 10-04-2019, 23:31:25
 

Është ndër misteret më të famshme, dhe më enigmatiëe në të gjithë arkeologjinë:si ia dolën ndërtuesit neolitikë, duke përdorur vetëm gurë, vegla druri dhe ato prej kocke, të ndërtonin shtyllat blu të stilit Stonehenge në zonën kodrinore të Uellsit Perëndimor – dhe si i transportuan ato më shumë se 230 km deri në pllajën e Salisbërit?
Tani, një gërmim ka zbuluar dëshmi të reja intriguese, mbi metodën me të cilën u ndërtuan gurët e mëdhenj nga shkëmbinjtë, në dy pjerrësira buzë kodrave të Preslit në Pembrokshajër. Vendndodhja e dy guroreve monolite, sipas arkeologëve, hedh poshtë teorinë se gurët u morën në Uiltshajër nga deti, duke sugjeruar se blloqet 2-tonësh, deri në 80 në total, janë zhvendoseshin ose transportuar mbi tokë.
Hulumtimi i arkeologëve, mbështet gjithashtu në mundësinë që gurët blu – që mendohet se datojnë në fazat e para të ndërtimit në Stonehenge – mund të jenë qenë përdorur fillimisht në një rreth të ngjashëm gurësh në Uells, para se monumenti të shkatërrohej, dhe transportohej qindra kilometra në në juglindje, për shkaqe që mbeten ende një mister.
Profesor Majk Pirson i Kolegjit Universitar në Londër, që udhëhoqi gërmimet, tha:”Ajo çka është vërtet emocionuese për këto zbulime, është se ata na çojnë një hap më pranë zgjidhjes të misterit më të madh të Stonehenge, dhe përse gurët e tij erdhën nga aq larg”.
“Çdo monument tjetër neolitik në Evropë, u ndërtua nga megalitët, që u sollën jo më shumë se nga 16 kilometra larg. Tani po synojmë të zbulojmë, atë që ishte kaq e veçantë në Kodrat e Preselit 5.000 vjet më parë, dhe nëse këtu ka ndonjë qark të rëndësishëm guri, të ndërtuar para se gurët të zhvendoseshin në Stonehenge”.
Gurët blu të Stonehenge, nuk janë shtyllat e famshme për të cilat ai është më i famshëm, por një grup i veçantë gurësh, që tani qëndrojnë brenda rrethit, por që mendohet, se mund të kenë formuar dikur një rreth shumë më të madh, kur monumenti u ndërtua në fillim, rreth 3.000 vite Para Krishtit.
Megjithëse më i vogël se Stonehenge – dhe shpesh i neglizhuar nga vizitorët – ato janë akoma rreth dy metra në lartësi, dhe secili prej tyre peshon gati sa një makinë, thotë Dr.Rob Ikser, një nga bashkëautoret e raportit. Gërmimi i ri, u përqendrua në një shkëmb të quajtur Karn Godog, ku shkëmbinjtë dolomitë, shkaktojnë natyrshëm ndarjen në pllaka në formë shtylle.
Pirson dhe ekipi i tij, ishin në gjendje të identifikonin ndërprerjet në faqen e shkëmbit, prej të cilave ishin gdhendur shtyllat. Dhe karboni që gjendej midis pllakave, jep datën deri në mijëvjeçarin e IV Para Krishtit.
Ata gjithashtu zbuluan një numër të mjetesh pune, në formë e pykave për përpunimin e gurit, të formuar nga gur ranor i importuar, të cilin ata besonin se është përplasur midis pllakave për t’i ndarë ato nga njëra-tjetra, dhe identifikuan boshllëqet në formë V-je, në mes të shtyllave që mendohej se janë prerë nga shkëmbi, për të lejuar depërtimin e pykës.
Studimi i tyre është botuar në revistën “Antiquity”. Gërmimi ka zbuluar gjithashtu një platformë artificiale me gurë. Profesor Kolin Riçards, i cili ka gërmuar gurore të tjera të identifikuara të Britanisë së Madhe në Ishujt Orknej, tha: “Shtyllat me gurët blu, mund të vendoseshin lehtësisht në këtë platformë, e cila ishte ideale për t’u spostuar në një slitë druri, përpara se t’i zvarritnin”.
Ai tha:”Ideja ishte se ato u zvarritën nëpër shpatet e jugut në Milford Hejvën, dhe pastaj u transportuan me anë të trapeve përgjatë grykëderdhjes Severn, dhe përgjatë lumit Ejvën, deri në Salisbëri. Ndërkohë tani ne besojmë, dhe kjo duket shumë e mundshme, që gurët janë transportuar të gjithë me dorë”.
Ai beson se rruga e ndjekur, është përafërsisht ajo ku sot shtrihet autostrada A40. Ixer tha:”Ka mjaft hapësira në datat e dhëna nga prania e karbonit për të thënë ‘A ekzistonin gurët e ngritur në formë rrethi në Uells, para se të ngriheshin si një rreth në Stonehenge?’.
Fundi i këtij artikulli studimor, sugjeron se do të ishte me vlerë të shiheshin disa nga format rrethore prej guri në kodrat Presli, për të parë nëse ato përmbanin dikur mbanin pllakat blu të Stonehenge. Megjithatë, edhe nëse kjo do të zbulohet, çështja se pse u transportuan, nuk mund të jetë një përgjigje shteruese, thotë ai. “Ne nuk do të arrijmë ta kuptojmë kurrë Stonehenge. Kjo është edhe bukuria e këtij monumenti”.
“The Guardian”
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super