Super teleskop për të gjurmuar UFO-t - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Super teleskop për të gjurmuar UFO-t

Super teleskop për të gjurmuar UFO-t

· 2 · 663

  • Postime: 692
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

ne: 03-10-2011, 17:13:13
Ky do jetë syri më i madh dhe më i fuqishëm në qiell. Bëhet fjalë për teleskopin “European Extremely Large Telescope”. Ndërtimi i tij do bëhet i mundur falë një fondi prej 3.5 milion paund nga Këshilli Britanik për aftësi Shkencore dhe Teknologjike.

Teleskopi do të vendoset në Atacama, Kili dhe do të zërë një hapësirë sa një stadium futbolli. Ai është 10 herë më i madh se teleskopi aktual më i madh në botë.

Me anë të tij astronomët shpresojnë të zbulojnë se si është ndërtuar galaksia para 14 miliard vitesh si dhe të vihen në gjurmim të alienëve nëse vërtet ekzistojnë.

Gjithashtu pritet të zbulohen sekretet e errësirës dhe energjisë së zezë për të kuptuar pak sa lidhur me forcën e hapësirës.

Shpresohet që sistemi të vihet në punë në vitin 2020. /albeu.com/

  • Postime: 27977
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 04-10-2011, 10:02:26
Një teleskop për të zbuluar jashtëtokësorët

Agjensia Hapësinore Europiane ka nisur zbatimin e planeve për ndërtimin e teleskopit më të madh ndonjëherë, i cili do të hedhë më shumë dritë rreth misterit së ekzistencës së formave të tjera të jetës në univers.

I quajtur në mënyrë të thjeshtë, “Teleskopi Extra Large”, ai është i pajisur me një xham zmadhues sa gjysma e një fushe futbolli dhe me një sistem novator me rreze infra të kuqe.

Pajisja do të instalohet në shkretëtirën e Atakamës, në Kili, e ndodhur në një lartësi prej 4 500 metrash dhe shumë e favorshme për vëzhgime hapësinore, duke qenë se në 350 ditë nga 365 gjatë një viti, qielli është tërësisht pa re për shkak të kushteve të veçanta meteorologjike të zonës.

Telekskopi pritet të zbulojë më shumë edhe rreth mikrogrimcave, duke dhënë një ndihmesë në kuptimin më të mirë të procesit të evolucionit. Sipas drejtuesve të projektit, ky teleskop do të jetë 15 herë më i fuqishëm se ai “Hubble”, i cili i vendosur në një satelit në vitin 1990, dha një ndihmesë të jashtëzakonshme në njohjen më të mirë të sistemit tonë diellor dhe të sistemeve më të afërta me Tokën. /top channel

Temat e fundit