Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 22-03-2021, 00:54:22 »

Miliona vetëtima mund të kenë nisur jetën në Tokë, sipas një studimi të ri. Një nga përbërësit kryesorë për të cilën ka nevojë jeta është fosfori dhe sasia e madhe e vetëtimave që goditën në planetin tonë rreth 4 miliardë vite më parë, mund të kenë çliruar sasinë e nevojshme të fosforit për të krijuar themelet e jetës.

“Fosfori nevojitet te molekulat që formojnë strukturat bazike të qelizave dhe membranat qelizore. Ky element ishte i fshehur në Tokë, i bllokuar brenda mineraleve”, shpjegoi udhëheqësi i studimit, Benjamin Hess.

Studimi u publikua të martën, në revistën “Nature Communications”.

Deri më sot, mendohej se meteoritët ishin ata që i dhanë Tokës elementët e duhur për të nisur jeta në planetin tonë.

© SYRI.net
Postuar nga: M A X
« ne: 30-04-2020, 23:55:49 »

 

Një vorbull e fuqishme polare që e ka mbajtur të hapur vrimën e ozonit për afro një muaj, më në fund është mbyllur, raportojnë mediat ndërkombëtare. Pasi qëndroi mbi Antarktik për afro një muaj, vrima më e madhe e ozonit që ndonjëherë është detektuar në Polin e Veriut, më në fund është mbyllur, kanë bërë të ditur hulumtuesit e CAMS.

Në një postim të bërë më 23 prill nga CAMS, thuhet se “Precendenti i vitit 2020, vrima e ozonit në Hemisferën Veriore më në fund mori fund”, transmeton Telegrafi. Vrima në shtresën e ozonit – një pjesë e atmosferës së Tokës që mbron planetin tonë nga rrezatimi i dëmshëm i rrezeve ultravjollcë – fillimisht u hap në Antarktik në fund të marsit, ku erërat e pazakonta mbërthyen ajrin e ftohtë në Polin e Veriut për disa javë me rresht. Këto erëra të njohura si vorbulla polare, kanë krijuar një kafaz në formë rrethi me ajër të ftohtë, që qoi në formimin e reve mbi këtë rajon.

Këto re të përzierja me ndotje të shkaktuar nga njeriu siç është chlorine dhe bromine, bën që vrima me madhësi sa tri Grenlanda të hapet në atmosferë. Derisa vrima të mëdha të ozonit hapen çdo vjeshtë në Polin e Jugut, kushtet që lejojnë këto vrima të formohen në Hemisferën Veriore janë shumë më të rralla, kanë njoftuar hulumtuesit nga ESA. Vrima e ozonit u hap këtë vit në Antarktik, për shkak se ajri i ftohtë ishte përqendruar në këtë zonë më gjatë sesa që ndodh zakonisht. /Telegrafi/
Postuar nga: M A X
« ne: 02-02-2020, 20:44:26 »

Lajme dhe artikuj interesant nga fusha e shkencesh. Te rejat e fundit nga shkenca.