Leximi i mendimit, prodhimi autonom i energjisë së banesës, tërheqja e parave nga bankomati me anë të leximit të retinës ose komandës zanore, duken ide të marra nga ndonjë film fantastiko-shkencor por që mund të bëhen pjesë e të përditshmes tonë brenda pak vjetëve. Ky është parashikimi që bën IBM me “5 në 5”, studimi vjetor mbi të rejat që mund të na ndryshojnë jetën vitet e ardhshme.
Kërkimi në fjalë bazohet në analizat e ecurisë së tregjeve dhe në atë se çfarë është duke u përpunuar në laboratorët e kolosëve informatikë. Për 2017 na presin jo pak surpriza fillojnë me leximin e mendimit, afër aplikimit material falë kufjeve speciale që interpretojnë aktivitetin cerebral dhe e transformojnë në komanda për pc, smartphone, etj.
E veçantë dhe ideja se do të mund të prodhojmë vetë energjinë për banesën tonë falë një aparati në gjendje të kapë energjinë kinetike dhe nxehtësinë e prodhuar nga aktiviteti ynë e duke e transformuar atë ne energji elektrike.
Mundësia që ti themi lamtumirë password-eve e të identifikohemi nëpërmjet leximit të retinës ose të dhënave të tjera biometrike, ADN në vend të kodeve.
Është viti i gjashtë që IBM vijon në përpunimin e këtij kërkimi dhe publikon rezultatet e tij, me njëfarë suksesi duhet thënë. Edhe pse në disa raste siç ishte ai i parashikimit të 2006 për një internet në 3D që doli i pavërtetë, në shumicën e rasteve studimi mbi parashikimet e të rejave teknologjike në pesë vitet e ardhshme i kryer nga kompania amerikane ka rezultuar i suksesshëm.
(ar.si/BalkanWeb)