×
Hyrja
Profili

Teknologjia që ju duhet në udhëtim

Teknologjia që ju duhet në udhëtim

· 1 · 337

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 28-06-2011, 01:17:30
Puna kërkon gjithnjë e më shumë impenjime mbi kompjuter pa marrë parasysh se ku gjendeni? Për këtë, sa më i përparuar të jetë teknologjikisht celulari që keni, aq më mirë do të jetë

Teknologjia që ju duhet në udhëtim

Puna kërkon gjithnjë e më shumë impenjime mbi kompjuter pa marrë parasysh se ku gjendeni? Për këtë, sa më i përparuar të jetë teknologjikisht celulari që keni, aq më mirë do të jetë. Në të kaluarën kemi diskutuar për veglat online si kalendari i Google, shërbimet për mesazhet tekst, shërbimet voice to test, etj. Këto janë 15 teknologjitë dhe veglat e celularit që mund t'i shfrytëzoni kur jeni në udhëtim.

Përdoreni laptopin si Wi-Fi hotspot

Kur të gjendeni përsëri në një dhomë hoteli me lidhje interneti vetëm për një kompjuter dhe keni disa laptopë me të cilët duhet të punoni, shtoni një "hoc wireless" dhe shpërndajuani laptopëve të tjerë. Fillimisht lidhni kabullin e internet me laptopin. Për të krijuar një rrjet të ri, sigurohuni që të vendosni shpërndarësin e internetit, duke e lënë atë në opsionin "allow", që t'u lejojë përdoruesve të tjerë lidhjen në internet përmes këtij kompjuteri. Që këtu, vendosja e "hoc network" ndryshon prej XP-së në Vista.

Në XP, me tastin e djathtë të miut klikoni ikonën Wi-Fi dhe zgjidhni "open network connections". Pastaj sërish me tastin e djathtë të miut klikoni në Wireless Network Connections dhe zgjidhni properties. Në Wireless Networks klikoni butonin add dhe më pas shënoni një emër dhe fjalëkalim për rrjetin e ri. Përfundojeni procesin duke e regjistruar në This is a computer to computer network.

Në Vista, me tastin e djathtë të miut klikoni ikonën Network dhe zgjidhni Connect to a network. Klikoni Set up a connection or network në shiritin anësor dhe më pas zgjidhni opsionin Set up wireless ad hoc network. Ndiqni instruksionet e konfigurimit dhe më pas ruajeni rrjetin e ri. Pasi të jetë krijuar rrjeti wirelles, mund të lidhni edhe kompjuterat e tjerë.

Vendosni sistemin e sigurisë për laptop

Nëse jeni një udhëtar i shpeshtë, jeni mësuar të punoni me laptopin në vende publike. Për më shumë siguri gjatë rrugës, ju duhet ruajtje fizike e laptopit dhe një sistem sigurie për softuerin. Kur aktivizohet, alarmi i laptopit, lëshon një sinjal akustik të lartë, nëse ndokush prek kabullin e korrentit, lëviz miun apo tenton ta fikë kompjuterin. Për ta plotësuar sistemin e sigurisë, provoni Yawcam, një aplikacion që e kthen kamerën e laptopit në një sensor lëvizjeje të ndjeshëm, që fotografon njëkohësisht atë që ka para. Në fund zgjidhni veglën Laptop lock, e cila përqendrohet në sigurinë e shtuar për laptopët. Me laptoplock mund të fshini skedarët, të enkriptoni të dhënat dhe të lidhni adresën IP të laptopit...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI