×
Hyrja
Profili

“Telepatia Sintetike”

“Telepatia Sintetike”

· 1 · 1078

  • Postime: 26635
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 25-11-2008, 13:23:15
Ushtria amerikane i ka paguar një shumë prej plot 4 milion dollaresh Universitetit te Irvine ne Kaliforni, për te zhvilluar atë qe me sa duket do të jetë e ardhmja e komunikimit te forcave te armatosura ne territor armik. Një sistem i quajtur “telepati sintetike” do të zhvillohet për ti lejuar ushtareve ne front te dergojne mesazhe direkt nga truri i tyre, pa nxjerre asnjë tingull nga goja. Ky sistem do të jetë i perbere nga një nderfaqe neurale e cila do të kape disa prej sinjaleve celebrale, përmbajtja e te cilave do të shfaqet tek marresi qoftë ne version teksti, qoftë ne version mesazhi zanor.
Ne vitet 60 kerkuesi Edmund Dewan kishte arritur te modulonte frekuencat e valeve te tij alfa për te shkruar një mesazh ne alfabet mors, por metoda qe do të përdoret nga kerkuesit do të jetë shumë me e sofistikuar.
Si fillim do të klasifikohen aktivitet e ndryshme te trurit, për te zbuluar ne mënyrë te pagabueshme sinjalet e dërguara sidomos ato me te rendesishmet dhe antonime si për shembull sinjal për “PO” dhe “JO” (kuptohet lehtë se sa e rëndësishme është të mos gabohen këto mesazhe). Me pas një trajnim special për çdo ushtar do të kryhet ne mënyrë qe te krijohet një kaske e personalizuar për aktivitetin e tij cerebral.
Ja një shembull i procedures qe është imagjinuar. I tregohen pacientit te mbuluar me një kaske special (kaske e tipit EEG) shkronjat “Y” për “yes” dhe “N” për “NO”. Një ose dy sekonda me vonë i kërkohet te mendoje “yes” ose “no”, dhe regjistrohen valet e gjithë procesit. Eksperimenti përsëritet me dhjetra here, derisa te mund te percaktohen ne mënyrë optimale valet qe shfaqen ne trurin e pacientit në rast te një pohimi ose mohimi. Normalisht nevojitet një kohe mjaft e gjatë për te krijuar një fjalor te mjaftueshem për te komunikuar, por megjithatë procesi është i realizueshem.
Kaska e veçantë nuk do të sherbeje vetëm si kapese dhe krijuese valesh. Valet cerebrale lejojne gjithashtu percaktimin e personit te cilit i drejtohet mesazhi. Kështu kaska do të mund te dije kujt dhe ku duhet te dërgoje mesazhin e kapur.
Normalisht pasi te jetë kualiduar dhe perdorur teresisht ne aspektin ushtarak, një version më pak i komplikuar i këtij sistemi mund te përdoret edhe ne fusha te tjera duke filluar qe nga lojrat kompiuterike deri tek edukimi ne distance.

http://blogshkenca.wordpress.com/2008/11/24/kur-ushtarët-do-te-komunikojne-nëpërmjet-mendimit/