×
Hyrja
Profili

Teoria e re: Universi u krijua nga njerëzit

Teoria e re: Universi u krijua nga njerëzit

· 1 · 732

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 06-09-2010, 15:34:34
Për të krijuar një univers të ri do të nevojitej një makineri shumë pak më e fuqishme se Përshpejtuesi i Madh dhe ekzistojnë të gjitha mundësitë që universi ynë të jetë krijuar në këtë mënyrë.

Argumenti se, nëse Universi ka një krijues dhe kush mund të jetë ai, është një ndër më të vjetrit në historinë e njerëzimit. Por, ndër teoritë e shumta ndërmjet besimtarëve dhe skeptikëve, njëra prej tyre është injoruar thuajse tërësisht, ideja se universi rreth nesh u krijua nga njerëz si ne, që përdorën mjete jo shumë të pangjashme nga ato që kanë në dorë shkencëtarët sot.

Si për shumë gjëra të tjera, në fizikën moderne ideja përmban përplasjen e trupëzave nënprotonikë, diçka si ajo që po ndodh në Përshpejtuesin e Madh në Zvicër. Përpara se Përshpejtuesi të niste punën, disa alarmues u shqetësuan se ajo mund të krijonte një vrimë të zezë që mund të shkatërronte botën. kjo nuk ishte një ndër shqetësimet e shkencëtarëve që po organizonin eksperimentin, edhe pse është e mundur që një pajisje të krijojë një vrimë artificiale të zezë, pasi kjo vrimë do të ishte shumë e vogël për të thithur akoma edhe një atom, e jo më mbarë Botën.

Megjithatë, për të krijuar një univers të ri do të nevojitej një makineri shumë pak më e fuqishme se Përshpejtuesi i Madh dhe ekzistojnë të gjitha mundësitë që universi ynë të jetë krijuar në këtë mënyrë.

Kjo është e mundur për dy arsye. Së pari, sepse vrimat e zeza mund që, siç mund ta dinë të apasionuarit pas fantashkencës, të veprojnë si shtegje për zona të largëta të hapësirës dhe të kohës. së dyti, për shkak të faktit të habitshëm se graviteti ka energji negative e si pasojë nuk nevojitet energji për të krijuar një univers. Pavarësisht sasisë kolosale të energjisë që përmban çdo atom i çfarëdolloj materieje, ajo është tërësisht e balancuar nga negativiteti i forcës së gravitetit.

Për më tepër, vrimat e zeza janë shumë thjesht të bëshme. Për çdo objekt, ekziston një rreze kritike, që quhet rrezja ‘Shvarzshild’, në të cilën masa e objektit krijon një vrimë të zezë. Rrezja Shvarzshild për Diellin është përafërsisht dy milje, pra 1 e 200 mijta e gjerësisë së tij aktuale; që Toka të kthehet në një vrimë të zezë ajo duhet të ngjeshet në një top me një rreze prej një centimetri.

Vrimat e zeza që mund të krijohen në një përshpejtues pjesëzash nënprotonike janë shumë të vogla; masa mikroskopike të ngjeshura në volume shumë herë më të vogla. Por për shkak të energjisë negative të gravitetit, nuk ka rëndësi se sa të vogla janë këto vrima; ato gjithsesi e kanë mundësinë që të përhapen dhe të zgjerohen në dimensionet e tyre. ky zgjerim është ekzaktësisht i atillë si zgjerimi i universit tonë pas Big Bangut, kur papritshmërisht shpërtheu nga një sasi mikroskopike materieje në një kozmos gjigant.

Alan Guth i Institutit të Teknologjisë së Masaçusetsit propozoi fillimisht idenë tashmë mjaft të pranuar të inflacionit kozmik, pra që pika fillestare e Big Bangut ishte fillimisht shumë herë më e vogël dhe se zgjerimi i saj shumë herë më i shpejtë sesa mund të imagjinohet. Ai ka analizuar teknikalitetet e “krijimit të universeve në laboratorë“ dhe arriti në përfundimin se ligjet e fizikës e bëjnë këtë krijim të mundshëm, së paku në parim.

Pyetja kryesore është nëse kjo ka ndodhur tashmë, pra nëse universi ynë është një univers i dizenjuar nga vetë njerëzit? Me këtë ide, nuk perceptohet ideja e figurës së Zotit, një “dizenjues inteligjent” që monitoron dhe formon të gjitha aspektet e jetës. evolucioni nëpërmjet përzgjedhjes natyrore dhe të gjitha proceseve të tjera që kanë prodhuar planetin tonë dhe jetën në të janë të mjaftueshme për të shpjeguar se si arritën në pikën ku jemi sot, duke pasur parasysh se ligjet e fizikës veprojnë në universin tonë. Megjithatë, ka një pikë të caktuar që pranon idenë e një dizenjuesi inteligjent të universeve si vrima. Fizika moderne sugjeron se universi ynë është një nga shumë, pjesë të “multiversity” ku rajone të ndryshme të hapësirave dhe kohës mund të ketë veti të ndryshme (fuqia e gravitetit mund të jetë më e lartë në disa dhe më e ulët në të tjera). Nëse universi ynë është krijuar nga një qytetërim teknologjikisht i avancuar në një pjesë tjetër të multiversity, dizenjuesi mund të jetë përgjegjës për Big Bangun, por për asgjë tjetër më shumë.

Nëse dizenjues të tillë bëjnë universin duke krijuar vrima të zeza, mënyra e vetme që ne dimë se diçka e tillë mund të bëhet, ka së paku tri nivele se si ato mund të operojnë: i pari është thjesht krijimi i vrimave të zeza pa influencuar në ligjet e fizikës në universin e ri. Njerëzimi është afërsisht në këtë nivel, që novela “Kosm” e Gregori Bendford e përçon në një kontekst zbavitës: Një kërkues amerikan e gjen veten, pas një shpërthimi në një përshpejtues pjesëzash nënprotonike me një univers në dorë në madhësinë e një topi të vogël.

Niveli i dytë, për një qytetërim pak më të avancuar mund të përmbante ndryshimin e vetive të universeve foshnjore në drejtime të caktuara. Mund të jetë i mundshëm krijimi i vrimave të zeza në mënyrë të atillë, që forca e gravitetit të jetë pak më e fortë sesa në universin prind, pa e bërë të mundur që dizenjuesi të jetë i aftë të thotë se sa më e fortë do të jetë kjo fuqi.

Niveli i tretë, për një qytetërim shumë më të avancuar, do të përmbante mundësinë për të përcaktuar parametra precizë, duke e dizajnuar universin e ri deri në detaje. Një analogji do të ishte me atë të fëmijëve të dizenjuar, në vend që të dizenjonin AND-në për të pasur një fëmijë perfekt, një shkencëtar mund të dizenjojë ligjet e fizikës për të krijuar një univers të përsosur. Por më e rëndësishmja, edhe pse nuk do të ishte e mundur në këto raste, akoma edhe në nivelet më të avancuara është se dizenjuesi nuk do të mund të ndërhynte në universet “foshnje” që do të krijonte. Nga momenti i Big Bangut, çdo univers do të ishte në fatet e tij.

Kjo mund të duket si një rast shumë i ekzagjeruar, por ajo çka është më e çuditshmja për këtë teori është mundësia e lartë që kjo ka të ndodhë, ose të ketë ndodhur tashmë akoma edhe me universin tonë. E vetmja gjë që është e nevojshme është që evolucioni të ndodhë natyralisht në multivers deri në atë pikë që së paku në një univers, inteligjenca të arrijë afërsisht nivelin tonë. Nga kjo pikë farëzimi, dizenjuesit inteligjentë mund të krijojnë mjaftueshëm universe të afta për evolucion, që mund të lindin nga universi i tyre, e të cilat mund të ngjajnë me universin tonë (me fjalë të tjera, të përshtatshme për jetë inteligjente). Këto mund të zgjerohen pambarimisht, aq sa universet “jointeligjente” të bëhen thjesht një pjesë e vogël e mbarë multiversity. Kjo e bën jashtëzakonisht të mundshme që një univers i dhënë, përfshi edhe tonin, të jetë i dizenjuar dhe jo “natyral”.

Ndërkohë që inteligjenca e nevojshme që të kryhet kjo punë duhet të jetë (shumë pak) më e madhe se jona, është e një lloji të ngjashëm me atë që ne kemi, dhe jo e madhe dhe e pambarimtë si ajo e Zotit. Dhe arsyeja më e mundshme që një inteligjencë e tillë të krijojë universe është e njëjtë me atë të veprimtarive si ngjitja e maleve apo studimi i natyrës së pjesëzave nënatomike, pra vetë fakti që ne mundemi ta bëjmë diçka të tillë. Një qytetërim që ka teknologjinë për të krijuar universe foshnje, pa dyshim që do ta kishte këtë joshje të parezistueshme. Dhe nëse inteligjencat janë të përafërta me tonën, do të ishte një tundim i jashtëzakonshëm për nivelet e larta të universit që të dizejnonin punë me rezultate të përmirësuara.

Kjo teori jep fortësinë më të madhe në fjalët që ka thënë Albert Ajnshtajn se “gjëja më e pakuptueshme e universit është që ai është i kuptueshëm”. Universi është i kuptueshëm për mendjen e njeriut, pasi ai është dizejnuar, së paku në një farë mase nga qenie inteligjente me mendje të ngjashme me tonën, thonë tashmë disa shkencëtarë.

Astronomi i madh britanik Fred Hoil sugjeron se ligjet e fizikës janë kaq të mirorganizuara për jetën njerëzore sa që universi duhet të jetë diçka “e bërë me dorë“. Një sërë shkencëtarësh besojnë se kjo është e vërtetë: se universi është realisht një vend i krijuar si një shtëpi për jetën, edhe pse ajo ka evoluar nëpërmjet një procesi të përzgjedhjes natyrore, pa nevojë për ndërhyrje të jashtme. Sipas tyre, nuk është se njeriu u krijua si refleksion i imazhit të Zotit, por se universi ynë u krijua pak a shumë si refleksion i imazhit të dizajnuesve të tij.

Gazeta Standard