×

Tërmeti, Japonia u zhvendos 4 metra

Tërmeti, Japonia u zhvendos 4 metra

· 1 · 397

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 15-03-2011, 10:18:09
Shkencëtarët kanë ribërë llogaritë për fuqinë dhe pasojat e tërmetit të Japonise. Vendi-ishull është zhvendour jo 1.5 metra sic u tha në fillim, por plot katër metra nga pozicioni i mëparshëm.

Ndërsa aksi i planetit tonë ka lëvizur me 16.5 centimetra, duke shtuar shpejtësinë e rrotullimit të tij, por efekti në gjatësinë e ditës është i pallogaritshëm.

Të dhënat e gati 1200 stacioneve monitoruese të përmbledhura nga rrjeti GeoNet, tregojnë se lëkundjet katastrofike të tokës kanë shkaktuar një zhvendojse masive. Për insitutin gjeologjik britanik kjo nuk është dicka e pazakontë pas një tërmeti kaq të fuqishëm. Tërmeti me të gjitha gjasat, lëvizi edhe aksin e tokës me rreth 16 cm cka e bën planetin të rrotullohet rreth vetes më shpejt. Shkurtimi i ditës që vjen si pasojë e një ndryshimi të tillë është i papërfillshëm, 1.8 të miliontat e një sekondi.

Agjencia meterologjike e Japonisë propozoi rishikimin e magnitudës së tërmetit të së premtes prej 9 ballësh. Kjo do ta bënte tërmetin e 5 më të madh që nga fillimi i regjistrimeve, por agjencitë e tjera nuk janë përgjigjur.

Një ekspert britanik shpjegon se tërmeti ndodhi përgjatë dy pllakave tektonike, asaj të Paqësorit në Lindje dhe asaj që shumë gjeologë e shohin si zgjatim të pllakës amerikano-veriore në Perëndim. Pllaka e Paqësorit po lëviz drejt Perëndimit pikërisht poshtë Japonisë. Përplasja mes pllakave i dha një goditje fundit të detit që zhvendosi sasi gjigante uji duke prodhuar dallgën shkatërrimtare 10 metër të lartë dhe mesa duket edhe një zhvendosje të Japonisë. /top channel