×
Hyrja
Profili

Teza të reja mbi prejardhjen e njeriut

Teza të reja mbi prejardhjen e njeriut

· 3 · 4463

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 20-06-2010, 21:37:07
Ekspozita shkencore në Washington, teza të reja mbi prejardhjen e njeriut

Shkencëtarët thonë se dy skelete të gjetura në një shpellë të Afrikës së Jugut, i përkasin një specieje të

paklasifikuara më parë, të hominidit, apo parardhësit të njeriut. Ky zbulim mund të ketë hedhur dritë të re tek evolucioni i species njerëzore, homo sapien dhe nxit interes të mëtejshëm tek evolucioni i njeriut. Në Muzeun e Historisë së Natyrës në Qendrën Smithsonian në Washington, është hapur një ekspozitë e re, e cila bazohet tek kërkimet shkencore të më tepër se një shekulli, lidhur me origjinën e njeriut:
Punonjësi i muzeut Rick Potts thotë se 300 fosile dhe artifakte të tjera të ekspozuara ilustrojnë një mozaik gjurmësh fizike dhe të sjelljes që ka evoluar me kalimin e kohës.
"Të gjitha këto specie tani nuk janë më… Ne jemi të vetmit pasardhës të kësaj peme famijare të shumëllojshme",- thotë ai.
Vizitorët shohin nga afër replikat e njerëzve të lashtë, ulen tek vatra e paraardhësve të tyre dhe ecin në gjurmët e gdhendura prej tyre 4 milionë vjet më parë në Tanzani.
"Këto gjurmë janë ekzaktësisht siç i kanë lënë tre individë, të cilët kanë ecur nëpër pllajat afrikane në të periudhë".
Në këtë kuti ndodhen dy fosile, njëra është një kafkë 28 mijë vjeçare e njerëzve të parë modernë që kanë jetuar në Evropë, të njohur si Cro-Magnon. Kafka tjetër njihet si Neanderthal, një specie e cila ecte në këmbë, bashkëkohëse me Cro-Magninin, deri në zhdukjen e tyre rreth 30 mijë vjet më parë.
Të dy kafkat janë marrë hua nga Muzeu i Njeriut në Paris. Ato janë zbuluar në Francë rreth së njëjtës periudhë, kur Charles Darwini publikoi veprën e tij të famshme “Mbi origjinën e specieve”, në vitin 1859.
Alain Froment, i cili punon me koleksionin e antropologjisë në muzeun francez, thotë se puna e DarWinit ka luajtur një rol kyç  në studimet e tyre.
"Ky zbulim ka ndezur debatin lidhur me origjinën e njeriut dhe është për t’u çuditur që ka ekzistuar një njeri kaq modern në periudhën e fosileve, krahas me kafshët e zhdukura", - thotë ai.
Vizitorët i ftojnë të prekin replikat e paraardhësve, për të transformuar një imazh të fytyrës së tyre në një version të njeriut të lashtë dhe për t’u angazhuar me replika që përçojnë evolucionin.
Kjo histori 6 milionë vjeçare po ashtu shpaloset gjatë një epoke ndryshimesh të mëdha klimatike. Rick Potts thotë se ekspozita tregon se si iu adaptuan njerëzit ndryshimeve të mëdha të motit, nga i ngrohtë në të ftohtë, me lagështirë dhe i thatë.
"Këtu mëson se ata jo vetëm që ju përshtatën savanave afrikane, por Neanderthalët ju përshtatën edhe epokës së akullnajave, mëson se si u krijua aftësia e njeriut për të punuar vegla, për të patur një tru kompleks, si dhe aftësia për të përdorur simbolet, gjuha… Të gjitha këto nuk janë thjesht përshtatje ndaj mjedisit, por një përshtatje për të qenë të adaptueshëm."
Mësuesja e shkollës fillore Neisha Speights Burno ka në plan t’i njohë nxënësit e saj me këto zbulime.
"Ekspozita i mëson ata se të gjitha objektet që shohin këtu kanë ekzistuar", - tha ai.
Ndjenja e lidhjes është e rëndësishme për Charla Weis-Wurm, vizitore nga Teksasi.

"Me gjithë këto konflikte që ndodhin sot në mbarë botën, kur vjen këtu sheh se të gjithë kemi një origjinë dhe mendon, përse të mos shkojmë mirë kur jemi të gjithë njëlloj?"- thotë ajo.

Rick Potts shpreson se ekspozita i përgjigjet kësaj pyetjeje, duke treguar se ja vlen të njohësh paraardhësit tanë dhe jetën e tyre. Dhe duke i njohur, shton ai, ata na mësojnë se çdo të thotë të jesh njeri.

http://www.lajmifundit.com/lajmet/teknologji/shkence/8164-ekspozita-shkencore-nw-washington-teza-tw-reja-mbi-prejardhjen-e-njeriut

  • Postime: 7062
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 21-06-2010, 21:57:21
...dhe konkretisht cfare do te thote te jesh njeri?????
homo
#2 ne: 28-08-2010, 17:59:36
Pra sa i perket kesaj teme munde te them se specja e vetme per gjat evulucionit eshte njeriu edhe nga ana islamike pra njeriu ne menyre kategorike munde te themi se nuk e ka prejardhjen nga majmunet antropid,nese dikushe vetem endalet dhe mendon shum thjesht si eshte e mundur qe siq thuhet nga darvini njeriu ka evoluar nga majmuni kur ai ishte specie e ndryshme madje nese polemizojm e gjejm lemshin ngase edhe islami ka parashtruar qeshtjen ne menyr precize,pra si eshte e munur qe majmuni ka evoluar ne njeri dhe tani ajo nuk po ndodhe ose pse tegjithe majmunet nuk evoluan ne njeri,por keto jan shpikje dhe fantazime sepse edhe kurani (si fjal e zotit)e percakton se qdo qenje ne tok dhe ne gjithesi eshte e veqant dhe se te gjitha te tjerat jan gravituese te njeritu.
 

Teza mbi ilirishten

Nisur nga M A XRubrika Letra

Postimi i fundit 19-12-2008, 14:42:18
nga M A X
Shitet teza e konkursit

Nisur nga M A XRubrika Forumi i Studentëve

Postimi i fundit 23-09-2005, 05:38:09
nga *Ena*