“Truri” artificial zbulon arsyen pse s’mund t’u besojmë gjithmonë syve tanë - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

“Truri” artificial zbulon arsyen pse s’mund t’u besojmë gjithmonë syve tanë

“Truri” artificial zbulon arsyen pse s’mund t’u besojmë gjithmonë syve tanë

· 1 · 138

  • Postime: 718
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 15-03-2021, 23:52:02
 

Një rrjet kompjuterik i modeluar sipas një pjese të trurit të njeriut, po jep njohuri të reja në lidhje me mënyrën se si truri ynë i përpunon imazhet lëvizëse, dhe nga ana tjetër shpjegon disa iluzione optike çoroditëse. Duke përdorur të dhëna nga studimet mbi perceptimin elëvizjes njerëzore, studiuesit kanë arritur që të trajnojnë një rrjet nervor artificial për të vlerësuar shpejtësinë dhe drejtimin e sekuencave të imazhit.

Sistemi i ri, i quajtur MotionNet, është krijuar për të përputhur strukturat e përpunimit të lëvizjes brenda trurit të njeriut. Kjo gjë i ka dhënë mundësi studiuesve që të eksplorojnë tiparet e përpunimit vizual të njeriut, të cilat nuk mund të maten drejtpërsëdrejti në tru.

Studimi i tyre, i botuar në “Journal of Vision”, përdor sistemin artificial për të përshkruar se si kombinohen në trurin tonë informacioni mbi hapësirën dhe kohën, për të prodhuar perceptimet tona të drejta apo ato të gabuara të imazheve lëvizëse.

Truri mund të mashtrohet lehtësisht. Për shembull, nëse ka një njollë të zezë në të majtë të një ekrani, e cila zbehet kur shfaqet një pikë e zezë në të djathtë, ne do të “shohim” pikën qëlëviz nga e majta në të djathtë. Kjo quhet lëvizje “phi”. Por nëse pika që shfaqet në të djathtë është e bardhë në një sfond të errët, ne “shohim” atë që lëviz nga e djathta në të majtë, në atë që njihet si lëvizje “reverse–phi”.

Studiuesit riprodhuan lëvizjen e “reverse–phi”. në sistemin MotionNet, dhe zbuluan se ai bëri të njëjtat gabime në perceptim si truri njerëzor. Por në dallim nga truri i njeriut, ata mund të shikonin nga afër sistemin artificial për të parë se pse po ndodhte kjo.

Ata zbuluan se neuronet janë “akorduar” në drejtim të lëvizjes, dhe në MotionNet “reverse–phi” po bënte që neurone të akordoheshin në drejtimin e kundërt me lëvizjen aktuale.

Sistemi artificial zbuloi gjithashtu informacione të reja në lidhje me këtë iluzion të zakonshëm:shpejtësia e lëvizjes së “reverse–phi”, ndikohet nga largësia e pikave, pra e kundërta e asaj që pritet. Pikat që “lëvizin” me një shpejtësi konstante, duket se zhvendosen më shpejt nëse ndodhen në një distancë të shkurtër, dhe më ngadalë nëse ndodhen në një distancë më të gjatë.

“Ne e kemi njohur prej kohësh lëvizjen “reverse–phi”. Por modeli i ri gjeneroi një parashikim krejtësisht të ri mbi mënyrën se si e përjetojmë atë, të cilin askush nuk e ka parë ose testuar më parë”- thotëdr.Ruben Rido, studiues në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Kembrixhit, dhe autori kryesor i studimit.

Njerëzit janë mjaft të aftë në përpunimin e shpejtësisë dhe drejtimit të një objekti në lëvizje vetëm duke e parë atë. Kjo është mënyra se si mund të kapim një top, të vlerësojmë thellësinë apo të vendosim nëse është e sigurt të kalojmë rrugën.

Ne e bëjmë këtë gjë, duke përpunuar modelet e ndryshimit të dritës në një perceptim të lëvizjes. Por shumë aspekte sesi ndodh nuk janë kuptuar ende. “Është shumë e vështirë të matësh direkt atë që ndodh brenda trurit të njeriut kur percepton lëvizjen. Edhe teknologjia jonë më e mirë mjekësore, nuk mund të na tregojë të gjithë sistemin që funksionon. Me MotionNet ne kemi një qasje të plotë”- thotë Rido.

Ndonjëherë, të menduarit se gjërat po lëvizin me një shpejtësi tjetër nga ç’është në realitet, mund të ketë pasoja katastrofike. Për shembull, njerëzit priren të nënvlerësojnë sa shpejt po e ngasin makinën kur kanë një fushëpamje të mjegullt, pasi pamjet më të errëta duket sikurpo kalojnë më ngadalë sesa ndodh në të vërtetë. / Eurekalert – Bota.al

Temat e fundit