×
Hyrja
Profili

Udhetimi ne kohe me uren e Ajnshtajnit

Udhetimi ne kohe me uren e Ajnshtajnit

· 1 · 1659

  • Postime: 26635
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 20-09-2009, 11:57:50
  Vrimat e Krimbit dhe Vrimat e Bardha që lidhin dy universe të ndara, janë ato që njihen si Ura e Ainshtainit dhe përbëjnë një nga konceptet më të mahnitshme të fizikës teorike

UDHËTIMI NË KOHË ME URËN E AINSHTAINIT

Në fizikë një Vrimë e krimbit, e njohur edhe si Ura e Ainshtajnit (ose Ura Podolsky e Ainshtainit), është një karakteristikë hipotetike topologjike e kohës në hapësirë dhe konsiderohet si një rrugë e shkurtër mes kohës dhe hapësirës.

Një Vrimë e krimbit ka të paktën dy gojë, të cilat lidhen me një fyt të vetëm. Materiali mund të udhëtojë nga një gojë në tjetrën duke kaluar përmes fytit. Emërtimi Vrimë e krimbit vjen nga analogjia përkatëse e përdorur për të shpjeguar fenomenin: imagjinoni sikur universi të ishte lëkura e një molle dhe një krimb po udhëton drejt sipërfaqes së saj. Distanca nga njëra anë e mollës në tjetrën është e njëjtë me gjysmën e perimetrit të saj nëse krimbi qëndron në sipërfaqe, por nëse ai vendos të përdorë një Vrimë krimbi, e cila të çon në mënyrë direkte në brendësinë e mollës, atëherë distanca që do t'i duhej të përshkonte është shumë më e vogël.

Vrimat e krimbit intra-universale, lidhin një vendndodhje të universit me një vendndodhje tjetër të të njëjtit univers. Një Vrimë krimbi duhet të jetë e aftë të lidhë distanca shumë të mëdha në univers duke krijuar një lakim të kohës në hapësirë, duke lejuar udhëtimin midis tyre në një kohë shumë më të shkurtër seç do t'i duhej dritës të kryente një udhëtim në hapësirë normale.

Vrimat e krimbit intra-universale lidhin një univers me një tjetër. Kjo lejon ngritjen e shumë spekullimeve se një Vrimë krimbi mund të përdorej për të udhëtuar nga një univers në një tjetër paralel. Këto vrima, që zakonisht lidhin universet e mbyllura me njëri-tjetrin, njihen edhe si Vrimat e krimbit Schwarzschild.

Një përdorim tjetër i një vrime krimbi do të ishte udhëtimi në kohë. Në këtë rast do të ishte një rrugë e shkurtër midis një pike në hapësirë, në kohë dhe një tjetre. Në teorinë e fillit, një "Vrimë krimbi" është përfytyruar sikur lidh dy D-membrana, pra gojët janë të ngjitura me dy membrana, të cilat më pas lidhen me njëra-tjetrën me anë të një tubi rrjedhës.

Ka dy lloje kryesore Vrimash krimbi: Lorentzian dhe Euclidean. Vrimat e krimbit Lorentzian studiohen kryesisht nga graviteti klasik, ndërsa vrimat e krimbit Euclidean studiohen në fizikën e grimcës elementare. Vrimat e krimbit të përshkueshme janë një lloj i veçantë të vrimave Lorentzian, të cilat mund të jenë të afta të lejojnë një person të udhëtojë nga njëri cep i tyre në tjetrin.

Serguei V. Krasnikov hodhi termin e rrugës së shkurtër midis kohës dhe hapësirës si një term më të përgjithshëm për Vrimat e krimbit (të përshkueshme) dhe të sistemit të propulsionit si udhëtimi Alcubierre dhe tubi Krasnikov për të përcaktuar udhëtimin hiper të shpejtë ndëryjor.

Është gjithashtu e panjohur nëse Vrimat e krimbit (Lorentzian) janë apo jo të mundshme në planin e relativitetit të përgjithshëm. Zgjidhjet më të njohura të relativitetit të përgjithshëm që lejojnë Vrimat e krimbit, kërkojnë ekzistencën e materies ekzotike, një substancë teorike, e cila ka dendësi me energji negative. Megjithatë, nuk është provuar ende matematikisht nëse kjo është një domsdoshmëri absolute për Vrimat e krimbit dhe gjithashtu nuk është përcakuar ende nëse materia ekzotike nuk mund të ekzistojë. Kohët e fundit, Amos Ori, përfytyroi një Vrimë krimbi, e cila mund të lejonte udhëtimin në kohë dhe nuk kërkonte materien ekzotike dhe plotësonte kështu kushtet energjetike të dobëta, dominante dhe të fuqishme. Përderisa nuk ka asnjë teori të vërtetuar të gravitetit kuantum, është e pamundur të thuash me siguri nëse Vrimat e krimit janë të mundura apo jo në planin teorik të fizikës.

Vrimt e krimbit të përshkueshme Lorentzian mund të lejojnë udhëtimin nga një anë në tjetrën të të njëjtit univers ose udhëtimin nga njëri univers në tjetrin me një shpejtësi shumë të madhe. Për faktin se Vrimat e krimbit nuk lidhin vetëm vendndodhje hapësinore, mund të lejojnë edhe udhëtimin në kohë.

Shpesh ndodhin ngatërresa rreth idesë se Vrimat e krimbit lejojnë udhëtimin superluminal (më të shpejtë se drita) në hapësirë. Faktikisht, në këtë çështje nuk përfshihet asnjë udhëtim superluminal. Le të mendojmë për një çast se Vrimat e krimbit lidhin dy vendndodhje shumë të humbura. Në udhëtimin përmes një Vrime krimbi mund të përdoret shpejtësi subluminale (më e ngadaltë se drita). Koha në të cilën do të përshkohej distanca do të dukej shumë e shkurtër seç do t'i duhej dritës për të bërë një udhëtim të tillë në hapësirë normale dhe kjo sepse distanca është më e shkurtër dhe jo shpejtësia më e lartë.

Një Vrimë krimbi mund të lejojë potencialisht udhëtimin në kohë. Kjo do të mund të arrihej duke përshpejtuar njërën anë të Vrimës së krimbit në mënyrë relative me tjetrën dhe më pas duke e rikthyer në gjendjen e mëparshme; ngadalësimi i kohës relative do të mundësonte që të kalonte më pak kohë për anën e përshpejtuar të Vrimës së krimbit në krahasim me atë në gjendje të qëndrueshme, që do të thotë se çdo gjë që do të hynte nga ana e qëndrueshme e Vrimës së krimbit, do të dilte nga ana e përshpejtuar e saj në një pikë më të largët të kohës në krahasim me hyrjen.

Rruga përmes kësaj Vrime të krimbit quhet kthesë kohore e mbyllur dhe vrima që ka këtë cilësi shpeshherë emërtohet si Vrimë kohore. Thuhet se nuk do të ishte kurrë e mundur ta konvertosh një vrimë krimbi në një makinë kohe në këtë mënyrë, megjithatë, disa metoda matematike përcaktojnë se një lak prapaveprues me grimca virtuale mund të qarkullojë nëpër Vrimën e krimbit me rritje shumë të madhe intensiteti, duke e shkatërruar atë para se çfarëdolloj informacini të përçohej nëpërmjet saj.

Sugjerimi se radiacioni do të shpërhapej dhe zhdukej pas udhëtimit përmes Vrimës së krimbit, duke parandaluar përqendrim infinit, ka shkaktuar shumë dilema dhe pikëpyetje. Ekziston gjithashtu edhe unaza romake, e cila është një konfigurim shumë i qëndrueshëm për më shumë se një vrimë krimbi.

Kjo unazë përcakton një lak kohor të mbyllur me Vrima krimbi të qëndrueshme. Debati mbi këtë çështje është përshkruar nga Kip S. Thorne në librin "Black Holes and Time Warps", që specifikon domosdoshmërinë e gravitetit kuantum për t'u gjetur një zgjidhje. Shumë fizikantë, përfshirë edhe Stephen Hawking, besojnë se Vrimat e krimbit do të krijonin teorikisht disa probleme, përfshirë edhe udhëtimin në kohë, që ligjet themelore të fizikës do ta kundërshtonin dhe ndalonin.

Megjithatë, kjo dhe shumë çështje të tjera vazhdojnë të mbeten spekullime dhe nocioni se natyra do të censuronte këto objekte të papërshtatshme ka dështuar me kohë në rastin e principit të censurimit kozmik.

Vrimat e krimbit, të njohura si vrimat Schwarzschild, janë ura teorike midis zonave në hapësirë, të cilat mendohen të gjenden në qendër të një Vrime të zezë ose të një Vrime të bardhë, që lidhin dy universe. Ato ekzistojnë në zgjidhjet e ekuacioneve të Ainshtainit dhe mendohet se janë tejmase të paqëndrueshme dhe se mund të shkatërroheshin në të qindën e sekondit, që në momentin e krijimit. Ekzistojnë disa spekullime se kazarët janë pikërisht Vrima të bardha dhe jo Vrima të zeza supermasive.

Është e mundur për një udhëtar që të kalojë përtej këtyre Vrimave të krimbit, sepse ato kanë vetëm një horizont që shkon në një drejtim të vetëm. Nëse udhëtari është i krijuar nga një materie jo-ekzotike, në momentin që arrin në qendër të vrimës Schwarzschild, nuk mund të kalojë në anën tjetër dhe nuk mund të kthehet mbrapsht, përderisa ana nga e cila u fut është një Vrimë e zezë, gjë që do të thotë se në momentin që futet në vrimën Schëarzschild asgjë nuk mund të dalë përsëri jashtë rrezes së saj. Vrimat e krimbit janë gjithashtu një karakteristikë e librave shkencorë. Ato janë elementi kryesor i novelës së Carl Sagan, "Contact", për të cilën Sagan u këshillua rreth përdorimit të "Vrimave të krimbit" në novelën e tij me Kip Thorne.

Vrimat e krimbit janë gjithashtu mjeti kryesor i udhëtimit në kohë në filmin "Stargate" dhe të telefilmave "Stargate SG-1" dhe "Stargate Atlantis". Projekti kryesor i programimit të objektit është një rrjet transportimi i përbërë nga objekte në formë rrethore të njohura si "Stargate", të cilat gjenerojnë "Vrima krimbi" që lejojnë transmetimin në një drejtim midis portave kur formohen koordinatat e sakta hapësinore.

Vrimat e Bardha

Vrimat e bardha janë teorikisht e kundërta e Vrimave të zeza dhe ekzistenca e tyre bëhet e mundur nga zgjidhja e rrënjës katrore negative të Schwarzchild. Metrika Schwarzchild bazohet në Relativitetin e Përgjithshëm që është simetria e kohës. Kjo do të thotë që shumica e përkufizimeve teknike të një Vrime të bardhë përqendrohen thjesht në teorinë se është një Vrimë e zezë që udhëton mbrapa në kohë. Është një vendndodhje në hapësirë që, në vend të jetë e pamundur të dalësh prej saj, është e pamundur ta arrish.

Sipas përkufizimit të dhënë nga zgjidhja e këtij ekuacioni ato shtyjnë çdo gjë, përfshirë grimcat masive ashtu edhe fotonet, asgjë nuk mund të futet në to. Askush nuk ka zbuluar deri më sot asnjë Vrimë të bardhë dhe duke iu mbështetur këtyre cilësive mendohet se do të ishte e vështirë që ato të mos të viheshin re. Për më tepër, një objekt që sillet në këtë mënyrë, thyen ligjin e dytë të termodinamikës, e cila cilëson se nxehtësia buron në mënyrë natyrale nga një rajon me temperaturë shumë të lartë drejt një rajoni me temperaturë të ulët.

Kontradiksioni që shkakton kjo çështje është se çdo objekt me nxehtësi duhet që në mënyrë të pashmangshme të përhapë nxehtësinë e tij në ambientin që e rrethon dhe një Vrime të bardhë, sipas përkufizimit, asnjëherë nuk i shteron nxehtësia apo masa dhe kjo thyen të gjitha ligjet kryesore të fizikës që ekzistojnë, në mënyrë që të vërtetohet ligji i dytë i termodinamikës.

Megjithatë, ky vërtetim vlen vetëm për universin tonë. Të njëjtat ekuacione që sugjerojnë ekzistencën e Vrimave të bardha gjithashtu duket se përcaktojnë se ato ekzistojnë në një univers paralel me tonin dhe se ekzistojnë të lidhura me një Vrimë të zezë, siç lidhen Vrimat e krimbit në mënyrë që të përfundohet gjeometria Schwarzchild e sugjeruar nga ekuacioni që parashikoi ekzistencën e Vrimave të zeza. Kjo wVrimë e krimbitw që lidh dy universe të ndara, është ajo që njihet si Ura e Ainshtainit dhe përbën një nga konceptet më të mahnitshme të fizikës teorike.

Ndërkohë që koncepti i kësaj lidhjeje është tejmase nxitëse, dihet shumë pak rreth saj përderisa nuk ka asnjë Vrimë të bardhë që mund të observohet dhe Vrimat e zeza janë ekstremisht të vështira për t'u diktuar në sajë të aftësisë së tyre për të thithur dritën. Pavarësisht studimeve dhe kuptimit të Vrimave të zeza dhe Vrimave të bardha, asnjëri nuk është i sigurtë që kjo lloj lidhjeje ekziston apo jo dhe nëse ekziston ku mund të na çojë. Studimet e fundit nuk arrijnë as të japin informacione të mjaftueshme për të sugjeruar se kjo lidhje mund të ekzistojë të paktën në një univers tjetër.

Fatkeqësisht, teoritë aktuale sugjerojnë se nuk vlen të përfytyrohet as destinacioni i fundit i një Vrime krimbi, pasi mendohet se kalimi përmes një Vrime krimbi është e pamundur. Vdekja në moment do të ishte pak a shumë një siguri absolute edhe sikur të posedoheshin mjetet më të mira të imagjinueshme të sigurisë dhe në çdo rast, kthimi do të ishte i pamundur duke u bazuar në informacionet që dihen rreth Vrimave të zeza dhe mënyrën se si mund të bashkëveprojnë ato me Vrimat e bardha.

E vetmja mënyrë me të cilën vdekja nuk do të ishte një siguri absolute do të ishte sikur një Vrimë krimbi do të mund të stabilizohej në një farë mënyre për një kohë më të gjatë se sa koha shumë e shkurtër në të cilën mendohet se qëndron e stabilizuar. Kjo është një hipotezë e pamundur duke u bazuar në dijet shkencore që posedohen deri më sot dhe do të ishte tentativa më gjigante që do të ndërmerrnin ndonjëherë qeniet njerëzore në historinë e Tokës.

Është teorikisht e mundur, edhe pse tepër e vështirë që një Vrimë krimbi të mund të stabilizohet në një farë mënyrë, duke bërë të mundur kështu lejimin e një kalimi të sigurtë përmes saj. Rruga e vetme teorike përmes së cilës mund të arrihej kjo gjë do të ishte vetëm me anë të përdorimit të një "materie ekzotike", një materie ndryshe nga çdo e tillë e njohur. Në mënyrë që të stabilizohej një Vrimë krimbi, fyti i saj do të duhej të rrethohej nga kjo materie, e cila do të ishte me natyrë sferike. Karakteristika që do të duhej të posedojë kjo materie do të ishte masa negative e saj, por në të njëjtën kohë të ishte përsëri e aftë të ushtronte një presion me sipërfaqe pozitive.

Materia do të duhej të kishte këto dy karakteristika për disa arsye specifike. Masa negative bën të mundur që fyti i "Vrimës së krimbit" të shtrihet jashtë zonës së sigurtë dhe sipërfaqja pozitive e shtypjes është cilësia që eviton kolapsin e tij. Këto veti të materies nuk janë aspak natyrale dhe tërësisht teorike, por deri tani është përcaktuar se kjo është një lloj gjeometrie e kohës hapësinore e nevojshme për të prodhuar një Vrimë krimbi të stabilizuar.

Ekuacioni i Ainshtainit specifikon se përmbajtja energji-momentum e materies duhet të jenë në një zonë për të prodhuar gjeometrinë e nevojshme. Duke imagjinuar për një moment që një materie e tillë të ekzistonte, këto do të ishin cilësitë e saj që do të duheshin për të krijuar një "Vrimë krimbi" të stabilizuar plotësisht. Nocioni i një materie me masë negative është natyrisht disi shqetësues, megjithatë, për shkak të pluskimit të vakumit në afërsi të Vrimave të zeza, mendohet se nuk është totalisht diçka e pamundur.

Në astrofizikë, një Vrimë e bardhë përkufizohet si një trup qiellor që shtyn materien jashtë, me fjalë të tjera një antivrimë e zezë, ose koha e kundërt e një vrime të zezë.

Vrimat e bardha gjithashtu janë përdorur tejmase në libra dhe filma shkencorë. Ato janë cilësuar si mjete transporti ndërmjet pikave të ndryshme në hapësirë, madje edhe ndërmjet universeve të ndryshme. Për shkak të natyrës funnel-like të Vrimave të zeza, materia që udhëton përmes një vrime të zezë për të dalë nga një vrimë e bardhë do të shndërrohej në një masë shumë të vogël, por me një densitet tejmase të lartë, gjë që do të bënte këdo që të ishte kundër këtij transporti, pasi është e pamundur që Vrima e zezë të ishte më pas e aftë ta rikompozojë materien për ta kthyer në gjendjen e mëparshme kur hyri në Vrimën e zezë.

Ekzistenca e Vrimave të bardha është hipotetike, pasi siç e thamë, ato duket se thyejnë ligjin e dytë të termodinamikës. Megjithatë, çdo gjë hipotetike është e mundur deri në momentin që të provohet e kundërta dhe mungesa e provave dhe analizave nuk i ka penguar asnjëherë shkencëtarët dhe njerëzit në përgjithësi të spekullojnë, të aludojnë dhe madje të ngrenë hipoteza ndonjëherë të pabaza. Shkencëtarët deri sot kanë arritur të provojnë dhe të analizojnë deri në kufirin që vendos fizika dhe ligjet shumëvjeçare. E pashpjegueshmja dhe e vërteta përtej ligjeve të fizikës më pas i përket shkrimtarëve dhe regjisorëve, të cilët nuk kanë vonuar të krijojnë mite dhe legjenda nëpërmejt këtyre hipotezave.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

RD