×
Hyrja
Profili

UFO-t, gati hapja e dosjeve në SHBA

UFO-t, gati hapja e dosjeve në SHBA

· 8 · 2989

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 17-11-2007, 15:23:11
A mund të injorojnë ushtarakët ndërkombëtarë më tej sinjalet në hapësirë për objektet fluturuese të paidentifikuara dhe banorët jashtëtokësorë? Të paktën një grup veteranësh të kësaj arme i kanë dhënë përgjigjen jo. Por që në vitin 1969 dosjet që kanë lidhje me vrojtimin e UFO-ve qëndrojnë të mbyllura. Ata që kërkojnë t’i heqin pluhurin këtyre dosjeve janë, jo thjesht ushtarakë dhe aviatorë, por edhe dëshmitarë të ngjarjeve që ata s’i konsiderojnë fantashkencë, por dëshmi reale të banorëve që s’janë si ne, por “kanë bërë një xhiro” në tokë.



Sipas agjencive më të njohura të lajmeve në botë, “BBC”, “Foxnews” etj, ekziston një kërkesë zyrtare ndaj qeverisë amerikane për të çelur të ashtuquajturin “Libri blu”. Ai konsiston në hetimin e rivlerësimin e dëshmive të vjetra në mënyrë që të sqarohet njëherë e mirë fenomeni dhe ato ngjarje që nganjëherë dhe nuk besohen. Paneli, i cili përfshin ish-oficerë ushtarakë nga shtatë vende bën të ditur se të gjithë kanë parë UFO apo kanë kryer kërkime mbi këtë fenomen. Ky grup shprehet se ka ardhur koha që pamjet e qarta të sferave fluturuese, dritave të ndezura dhe objekteve fluturuese me shpejtësi skëterre të mos anashkalohen më.
Libri blu
Paneli i pilotëve dhe zyrtarëve të aviacionit në pension i kërkon ushtrisë amerikane që të rihapë një hetim të prerë në vitin 1969, projekt i quajtur “Libri blu”. Ky projekt ka pasur si subjekt hetimin 12.500 rasteve, ku raportoheshin raste të UFO-ve. Ndër anëtarët e panelit bën pjesë dhe ish-guvernatori i Arizonës, Fife Symington dhe gjithashtu, gjatë muajit të kaluar, kandidati demokrat për president Dennis KUcinich u shpreh gjatë një debati televiziv se kishte parë UFO.
Rastet
Ndër incidentet e UFO-ve të diskutuara në mbledhjen e zhvilluar në Uashington D.C. këtë javë, u përmend dhe vrojtimi i një objekti fluturues me formë trekëndëshe me ngjyra jo të zakonshme, i cili endej nëpër hapësirën ajrore pranë ish-bazës ajrore amerikane në Sufolk në vitin 1980.
“Asgjë në trajnimin tim nuk më kishte përgatitur për atë që do të dëshmonim”, tha për panelin James Penniston, një pilot në pension i forcave ajrore amerikane. Ai u shpreh se UFO-ja me “drita të ndezura blu dhe të verdha dhe e ngrohtë kur e prekje fluturoi me një shpejtësi të paimagjinueshme para 80 dëshmitarëve”. “Në ditarin tim shkrova “shpejtësia: e pamundur”, u shpreh më tej Penniston. Në atë kohë ku rast u emërtua “English Rosëell (Rosuelli anglez) në referencë të bujës që u shkaktua nga pretendimi i zbulimit të pjesëve të një alieni në Nju Meksiko në vitin 1948. Jean-Claude Duboc, një ish-pilot i “Air France” kujton të ketë vrojtuar një “disk të stërmadh fluturues” rreth 305 metra, i cili nuk la asnjë gjurmë në radar teksa fluturonte mbi Paris në mes të ditës në janar të vitit 1994. Ai tha se objekti filloi të bëhej transparent dhe brenda 10-20 sekondash ishte zhdukur pa lënë gjurmë. Skeptikët e UFO-ve insistojnë se “pamjet” janë shkaktuar nga fenomene natyrore si meteorët. Por ky shpjegim nuk është i mjaftueshëm sipas Fife Symington, ish-guvernator i Arizonës, i cili është gjithashtu një anëtar i panelit. Ai u shpreh se është koha që qeveria të rihapë projektin “Blue Book”, hetimit i Forcës Ajrore Amerikane mbi 12,500 raste të raportimi të UFO-ve, projekt që u braktis si “humbje kohe” në vitin 1969. “Ne duam që qeveria t’i japë fund mitit se gjithë UFO-t mund të shpjegohen në mënyrë tokësore”, u shpreh Symington. Diskutimet mbi disqet fluturuese ridolën në sipërfaqe në median amerikane para disa javësh, pretendenti për kandidat demokrat për president, Dennis Kuchinich u shpreh gjatë një debati televiziv se kishte parë UFO.

Incidenti “Roswell”, autopsia e nje alieni

Incidenti “Roswell” përfshin gjetjen e materialeve të një objekti të paidentifikuar në Rosuell, Nju Meksiko në SHBA, 1947. Që prej asaj kohe ky rast është kthyer në objekt spekulimesh e hipotezash nga më të ndryshmet. Ekzistojnë hipoteza të ndryshme në lidhje me atë që ka ndodhur në të vërtetë atje. Forcat ushtarake të SHBA-së pretendojnë se mbetjet që u zbuluan në vendin e aksidentit ishin ato të një balone top-sekrete që ishte përplasur. Sidoqoftë shumë ithtarë të UFO-ve vazhduan të besojnë se objekt i përplasjes ishte një UFO. Incidenti u kthye në një legjendë urbane dhe Rosuell njihet si incidenti më i njohur që ka lidhje me UFO-t. Në vitin 1995, sipërmarrësi i videove, Ray Santilli nxiti debate të shumta me të ashtuquajturën “autopsia e alienit”, kur pretendoi se kishte xhirime të kryera në një kamp ushtarak amerikan, menjëherë pas përplasjes në Rosuell. Në fillim Santilli i paraqiti filmimet që dispononte në një audiencë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të mediav e, studiues UFO-sh, etj, në Muzeun e Londrës më 5 maj, 1995. Filmimet u shfaqën në shumë vende të botës por, televizioni amerikan FOX, më vonë, pasi i shfaqi ato, deklaroi në një program tjetër se xhirimet ishin false.

Si mendohet të jenë alienët:

1.    Ndërsa elementi kryesor në trupin e njeriut është karboni, mendohet se ai në trupin e një alieni është silic.

2.    Alienët kanë trup të vogël, me një gjatësi sa pothuajse një e dyta e trupit të një njeriu normal.

3.    Kanë kokë të madhe, e cila vjen e ngushtë pranë qafë dhe zgjerohet në majë.

4.    Kanë sy të mëdhenj e të zinj së bashku me veshë të mprehtë e të mëdhenj.

5.    Nuk kanë hundë, por në vendin e saj ndodhen dy vrima.

6.    Janë ngjyrë gri dhe nuk kanë flokë dhe qime në trup.

7.    Zhvillimi i inteligjencës tek këto qenie jashtëtokësore është shumë më i zhvilluar se tek njerëzit.

8.    Nuk komunikojnë, mendohet se lëshojnë ultratinguj.

9.    Disa objekte UFO kanë formën e një pjate filxhani, me majë në formën e lodrës apo në formën e diskut pa një forcë shtytëse të dukshme apo të dëgjueshme.

10.    Disa objekte të tjera UFO mendohet të kenë formën e puros pa dritare të shndritshme

Tiranaobserver

  • Postime: 776
  • Gjinia: Mashkull
Dalber
#1 ne: 26-11-2007, 10:27:26
kam degjuar dikur se sipas fese Islame, ky ishte nje fenomen i pranuar me shume gjasa te jete i vertet.

un personalisht su besoj.

  • Postime: 2
bleronn
#2 ne: 29-11-2007, 18:46:07
s besoj qe jo rrena valla

  • Postime: 4
  • Gjinia: Femer
hajdini
#3 ne: 04-12-2007, 17:17:55
qfare sistemi rrenjor kane bimet e shkretetires?
ju lutem me pergjigjuni
 

  • Postime: 3
clark
#4 ne: 17-06-2008, 18:48:04
nue mendoj se ekzistojne ufot pasi   shume pak njohim ne nga universi saqe po te mendosh ate qe ne dime dhe ta krahasosh me ate qe duhet ditur mund te arrish ne perfundimin se edhe ato qe ne dime mund te jene kombineime te artyre
VISJANO
#5 ne: 12-09-2008, 18:32:15
UFOT EKZISTOJNE DHE KJO ESHTE E VERTETE SEPSE ..... JANE KRIJESA SI NE POR ME ME SHUME TEKNOLOGJI

  • Postime: 1
durjoni
#6 ne: 12-09-2008, 22:46:38
te them te drejten une besoj se autopsija e roswelltit eshte e sakte dhe ufot ose alienet siq jemi mesuar ti quajme ekzistojne.

  • Postime: 17
shejtone
#7 ne: 17-09-2008, 17:28:51
sigurisht keto teorira te tipit,"blu book"jane top-sekret,te cilat jo se kane zene pluhur ne NASA,apo Pentagon,por shkencetaret kane frike nga pavertetsia e tyre.
sigurisht nuk jemi te vetmit ne kete hapsire planetare. por... ajo qe me ben pershtypje eshte,perse keto jashte-toksor,kane format e nje njeriu,athua koicidence apo "zoti" i sheh te gjith pothuajse njesoj.
nice ka thene ,se ekziston nje zot,-mos valle kjo eshte fantazie e njeriut?!
por edhe nese  ekzistonje ,pse duhet me pas frik,ato s`mund te jetojne ne toke ,nese jane te formuar nga silic.
nese kane deshire me bo noi xhiro,ashtu sikurse anijet kozmike toksore benje te tyret ,cfar te keqe ka.mund te marrim eksperience planetare apo jo?.
dhe tani keshtu si per muhabet,ken ndigju noi konkluzion qe te kene bere ufot,per keto objekte fluturuse toksore.
do ishte shum interesante.