Studenti që po trondit shkencën botërore
Fatbardhë Zeka
20-vjeçari përballë dishepujve të shkencës
Prishtinë, shkurt - Koncepti që shkencat janë ekskluzivisht produkte të mendjes perëndimore akoma vazhdon të mbetet i pacenuar. Edhe Kosova vazhdon të ketë njerëz të shquar, me mendje të zhvilluar, madje që në moshë të re. Rrugëtimi i zakonshëm i një matematikani të zakonshëm, në të fshehtat e shkencës së matematikës nuk do të ishte një risi, mirëpo rasti i Valmir Krasniqit, është më se i veçuar, ai është student i vitit të dytë në bachelor i Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore në Universitetin e Prishtinës, i cili që në vitin e parë të studimit është vërejtur nga profesorët e tij se ka një talent të shquar brenda vetes dhe i cili ka bërë njëmbëdhjetë punime shkencore matematike, të cilat i janë pranuar në recensionin ndërkombëtarë, ndërsa disa nga to tani më veç janë botuar.
Shpresa
Valmir Krasniqi (1989) nga fshati Begaj (ish Novosella e Begut) e Vushtrrisë, shkollën fillore dhe të mesme i ka mbaruar në Vushtrri, ka regjistruar Fakultetin e Matematikës në vitin shkollor 2008/2009, dhe tani është student i vitit të dytë në këtë fakultet.
Ai ka disa punime shkencore me recension ndërkombëtar në fushën e Analizës matematike, dhe atë në lëmin e teorisë së funksioneve të Ojlerit (funksionet gama), ku ka arritur të bëjë aplikimin e disa funksioneve të tilla në zgjidhjen e inekauacioneve, punë kjo që nuk ka arritur ta bëjë askush nga matematicientët më të shquar që i njeh historia e njerëzimit. Punimi i parë i Valmirit nga kjo fushë është “Disa veti të p-gama funksioneve” , i cili në thelb ka përgjithësimin e këtyre funksioneve. Ky punim do të botohet në një revistë profesionale të nivelit të lartë shkencor në Tajvan, brenda pak kohësh.
Ndërkohë, Valmir Krasniqi, shkencëtari i ri i matematikës, pohon se ka edhe punime të tjera, të cilat janë gati për dërgim në ndonjë revistë profesionale. Esenca e këtyre punimeve është përgjithësimi i rezultateve të hulumtimeve të matematicientëve me renome botërore, si Horst Alzer nga Gjermania, Fenk Qu Bai nga Kina, Kristian Berg nga Danimarka.
Ai tani akoma si student, është bashkautor edhe me disa punonjës shkencorë vendor të Matematikës, dhe atë me dr. Naim Brahën, Faton Merovcin, Mr Armend Shabanin mësimdhënës dhe asistentë në FSHMN në Prishtinë.
“Profesorët në Universitet ishin ata që zbuluan tek unë aftësitë e mia, ishin kryesisht asistentët dhe profesorët e mi, profesor Ramadan Zejnullahu, dhe ass, Armend Shabani, këta ishin ata të cilët i kanë vërejtur aftësitë e mia në fushën e matematikës, të cilët, që të dy janë profesor në fushën e matematikës në Universitetin e Prishtinës, ndërsa tani unë jam student i vitit të dytë në departamentin e matematikës, duke arritur suksese në disa aspekte profesionale ndërkombëtare, punime me recension ndërkombëtarë të pranuara prej institucioneve më prestigjioze, të cilat janë nën ombrellën e shoqatës së matematicientëve të Amerikës dhe të Evropës, disa prej të cilave janë në shqyrtim. Punimet që i kam bërë deri më tani janë, 11 punime të cilat janë pranuar për botim, një është botuar në vitin 2009, ndërsa 10 të tjera presin kohën, kur duhet të publikohen, diku ka gjysma e këtij viti. Mirëpo i kam edhe disa të tjera që i kam dërguar për shqyrtim”, thotë Valmir Krasniqi.
Edhe përkundër publikimeve jashtë vendit, ai thotë se nuk ka marrë as edhe një ftesë për të studiuar atje, pasi që hulumtimet që i ka bërë ai i bëjnë ekspertët, të cilët e kanë përfunduar karrierën e studimeve, dhe nuk mendojnë se akoma, vetë Krasniqi, është duke studiuar.
Vlerësime për punimet dhe punën që ka bërë deri më tani studenti, Valmir Krasniqi, i vlerësojnë edhe profesorët dhe asistentët e matematikës në FSHMN, derisa disa mësimdhënës edhe ngurrojnë të flasin, edhe pse kanë dëgjuar për të, por nuk kanë shpreh dëshirën që ti shohin edhe punimet e tij, ndërsa arsyeja e kësaj nuk dihet nëse është xhelozia apo konkurrenca.
Ndërkohë, ai nuk ka kërkuar ndihmë nga institucionet përkatëse, siç është edhe Ministria e Arsimit, mirëpo Avduallah Aliaj drejtor i departamentit të arsimit të lartë në MASHT konsideron se ai duhet, që të kërkoj ndihmë, ndërsa shprehet i gatshëm që talentet e tillë, t’i ndihmojë dhe t’i mbështesë parimisht.
“Në parim MASHT është e përkushtuar që ri përkrah talentet e tillë, por fillimisht do të ishte mirë që ai studentë kërkesën ta adresoj në rektorat dhe pastaj në Ministrinë e Arsimit”, theksoi Aliaj.
Ndërkaq, Mynir Efendia dekan në FSHMN, konsideron se Valrmi Krasniqin do ta përkrahin, aq sa do të kenë mundësi. Mirëpo për punimet e tij ai vetëm ka dëgjuar, dhe nuk është interesuar që ti shoh.
Ngurrim apo xhelozi
“Unë kam dëgjuar që ka punime shkencore, e di që me të vërtetë ai ka disa punime shkencore, por nuk i kam parë. Sa i përket asaj që unë mund ta vlerësoj si student timin, ai dallon shumë nga studentët e tjerë, dhe ligjëratat që i shpjegoj unë kam përshtypjen se ai nuk ka nevojë që ti shfletoj më shumë sepse ka kapacitet që ti kuptoj aty për aty, ndërsa më shumë unë nuk di për të, mirëpo vetëm e di që ai me të vërtetë ka punime dhe sigurisht se pasi që ka punime shkencore ka edhe zbulime”, thotë dekani Efendia.
Derisa, Prof. dr. Ramadan Zejnullahu, ndjehet krenar të flas për Valmir Krasniqin, ndërsa nuk dëshiron të thotë shumë fjalë, pos që është një talent i veçuar ndër gjeneratat e reja.
“Vlamir Krasniqi ka arritur të shquhet me një përkushtim dhe të krijoj një talent, sepse talenti pa ndonjë përkushtim nuk ecën, do të thotë ai ia ka kombinuat të dyja dhe tani kemi të bëjmë me një talent, i cili shquhet në gjeneratat e fundit, prandaj edhe nuk di se sit ë them sepse kësi lloj talentesh i duhen Kosovës”, thotë Zejnullahu.
Kështu, edhe ass Armend Shabani, shprehet krenar me punimet që i ka bërë Valmiri, madje veten e quan si asistent të tij, duke veçuar me një mendjemprehtësi të rrallë dhe aftësi të jashtëzakonshme për të gjurmuar në shkencën e Matematikës, dhe këtë e kam vërejtur duke qenë si asistent i tij. Ai shpesh, detyrat dhe madje detyrat e vështira, i zgjidhte në mënyrë të pavarur nga zgjidhja që prezantohej.
“Si lëmi bazë me të cilën merret për momentin Valmiri është Teoria e mosbarazimeve, konkretisht mosbarazime që ndërlidhen me njërin nga funksionet më të rëndësishme dhe më të zbatueshme speciale, me Gamma funksionin e Eulerit. Ai tanimë ka hedhur edhe hapat e parë në mosbarazitë integrale si dhe në teorinë e përafrimeve për disa klasë të polinomeve të tipit të Jacobit”, thotë Shabani.
Punimi i tij i parë i botuar ishte, “Valmir Krasniqi, Armend Sh. Shabani, On some Feng Qi, tipi h - integral inequalities, Int. J. Open Problems Compt. Math., Vol. 2, No. 4, December 2009” ndërsa shihet edhe ne faqen e internetit:
http://www.ijopcm.org/Vol/09/IJOPCM(vol.2.4.3.D.9).pdfShabani thekson se Valmiri nuk ndalet dhe as nuk izolohet që të jetë i vetmuar dhe të jetë vetëm për veten.
Pengesat ligjore dhe burokratike
Mendim të ngjashëm ka edhe dr. Naim Braha, i cili thotë se punimet që i ka bërë Valmiri do ti kishte takuar një titull shkencor, mirëpo për të kaluar nga bachelor e të marr një titull shkencor nuk ka as mundësi ligjore dhe as përkrahje institucionale.
“Valmiri merret me kërkime shkencore, dhe kjo është diçka që e dallon nga të tjerët, dhe këto kërkime kërkohen nga student të doktoratë, ndërsa ky i ka bërë në nivelin e parë të studimeve, deri më tani ka arritur të publikoj disa punime në revista shkencore ndërkombëtare dhe ajo ka shumë rëndësi, mirëpo sa i përket punimeve të tij ai me të vërtetë meriton të ketë një titull shkencor, mirëpo autoritete vendore nuk janë në gjendje që të kujdesen për të, por as ky nuk ka kërkuar sepse ata kërkojnë shumë procedura”, thotë Braha, duke shtuar se fakti që ai studion akoma bachelor është sepse ai është përcaktuar të hulumtoj në një segment, në atë teorike, prandaj edhe është duke i vazhduar studimet për të studiuar akoma më shumë, por he nga fakti se nuk i është ofruar ndonjë bursë që të shkoj diku dhe të vazhdoj më tutje. Prandaj, Braha konsideron se duke qenë edhe profesor i tij, shtetit duhet të kujdeset që t’i ofroj një përkrahje më të madhe atij.
Bashkëpunëtorë të tij kohën e fundit janë edhe Naim Rraha, e Fatmir Shatri me të cilin ka pasur edhe bashkëpunim profesional mirëpo ka pasur përkrahje edhe nga profesor të tjerë jashtë Kosovës, pra nga Izraeli, nga Gjermani, kështu që ka bashkëpunuar edhe me një autor të madh matematicientë, Tofik Mansell.
Mirëpo, Valmiri për veten thotë se matematikën e ndjenë edhe si argëtim, ndërsa deri më tani në aspektin material nuk është shpërblyer, përveç që ka gjetur përkrahje nga profesorët e në aspektin moral, ndryshe nuk i është ofruar ndonjë ndihmë.
Valmiri ka dy plane, e para që t’i tregojë botës se edhe në Kosovë punohet, dhe reprezentimi i saj, në mënyrë që të tregojë nëpër punime se po bëhet shkencë edhe në Kosovë, madje nëpër të gjitha punimet figuron emri i Kosovës, dhe ka për qëllim që të vazhdojë edhe më tutje sepse kjo është vetëm fillimi. Ndërsa, planifikon që të bëjë edhe një lëvizje më të gjerë.
burimi:
http://www.botasot.info/def.php?category=33&id=46287