×
Hyrja
Profili

Vargmale të ngjashme me Alpet nën akullin e Antarktidës

· 3 · 1406

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 02-03-2009, 14:24:48
Malet Gamburtsev të varrosura thellë nën akull vazhdojnë të qëndrojnë një nga enigmat më të mëdha të historisë

Vargmale të ngjashme me Alpet nën akullin e Antarktidës

Nuk bëhet fjalë për një nivel disi të ngritur, por për maja mbi 4 mijë metra dhe lugina. Ajo që vazhdon të qëndrojë një mister është krijimi i tyre.

Misioni u krye. Pjesëtarët e projektit ndërkombëtar AGAP (Antarctica's Gamburtsev Province), të cilët janë nisur nëntorin e kaluar për të arritur në zemrën e Antarktidës dhe për të studiuar malet misterioze Gamburtsev nën akuj, janë rikthyer në bazë. Janë kthyer me një koleksion të jashtëzakonshëm të dhënash, të cilat do të na lejojnë të zbulojmë natyrën dhe origjinën e një zinxhiri vargmalesh të mëdhenj gati sa Alpet të varrosura katër mijë metra thellë nën akuj. Kjo është një nga enigmat më të mëdha të Tokës.

Malet misterioze të Antarktidës - Malet Gamburtsev, janë zbuluar në vitin 1958 nga një ekspeditë sovjetike dhe për gati gjysëm shekulli kanë mbetur thjesht një pikëpyetje e madhe në hartën e Antarktidës. Hipotezat mbi origjinën e tyre janë të ndryshme: bëhet fjalë për një masiv vullkanik të ngjashëm me Hoggar-in në Algjeri, apo një reliev i ngritur si malet Lesotho të Afrikës së Jugut? Të tjerë dyshonin se mund të ishin rezultat i përplasjeve të ndodhura rreth 360 milion vite më parë në superkontinentin Gondëana, në të cilën bëntë pjesë edhe Antarktida orientale. Të dhënat ishin tepër të vakta për të zbardhur enigmën e madhe.

Më pas, me afrimin e vitit të katërt Polar ndërkombëtar, (i cili do të përfundojë më 1 mars pas 24 muajsh aktiviteti intensiv në Antarktidë dhe në Arktik) është organizuar një ekspeditë e madhe ndërkombëtare me pjesënmarrjen e amerikanëve (të financuar nga Fondacioni i Shkencës Ndërkombëtare), anglezët e BAS, australianët, kinezët, gjermanët dhe japonezët. Një nga temat e vitit polar ishte pikërisht, eksplorimi i territoreve të panjohura në kontinentin e akullt.

Një vargmal i ngjashëm me Alpet - Çfarë kanë parë konkretisht pjesëtarët e AGAP? "Nuk është një reliev i ngritur, por një vargmal i vërtetë me përmasa dhe pamje të ngjashme me Alpet, me maja dhe lugina të paimagjinueshme të strukturuara nga aktiviteti i reshjeve dhe akujve", tregon Fausto Ferraccioli, gjeofizikant drejtues i skuadrës britanike të "British Antarctic Survey". Se si ka arritur një vargmal kaq gjigand të mos shkatërrohet nga i gjithë aktiviteti gërryes, vazhdon të jetë një mister. Ndoshta mbulesa e akullit është krijuar shumë shpejt. "Tashmë - shton Ferraccioli - sfida e vërtetë është të analizojmë të gjitha të dhënat e mbledhura dhe të kuptojmë se çfarë ka ndodhur me të vërtetë. Të dhënat do të na ndihmojnë të krijojmë një hartë të re të topografisë nën akull, e cila do të shërbejë modelistëve për të ngritur hipoteza të reja rreth gjenezës së mbulesës së akullt.

Ekspedita - Nga pikëpamja logjistike, kjo ka qenë një nga ekspeditat më të komplikuara të organizuara deri më sot. Është bërë e mundur vetëm falë bashkëpunimit ndërkombëtar dhe falë kohës së duhur të përfaqësuar nga Viti Polar Ndërkombëtar. Për të qenë në lartësinë e kësaj ekspeditë, pjesëtarët amerikanë dhe anglezë kanë kaluar disa ditë në qendrën USA Amundsen-Scott në Polin e Jugut (2.800m) para se të transferoheshin në kampet përkatëse të zonave të thella, ku temperaturat arrinin deri në -30oC, që nga kjo pikë, skuadrat kanë fluturuar mbi zonat e studimit në bordin e dy aeroplanëve të vegjël Tëin Otter të pajisur me mjetet e nevojshme për studime aerogjeofizike (radar, magnetometër dhe gravimetër).

Është studiuar 20% e mbulesës - "Kemi patur 2 javë vonesë, shpjegon Ferraccioli, por më pas kemi qenë shumë me fat: 25 ditë kohë të mirë të pandërprera, të cilat na kanë lejuar të fluturojmë të lirshëm për 120.000 km, distancë e barabartë me 3 herë xhiro rreth botës". Kemi eksploruar 20% të mbulesës së Antarktidës orientale. Kemi fluturuar mbi zonën e disa lumejve nën akull dhe kemi përcaktuar pikën ekzakte të mbulesës, në të cilën do të kryhet projekti i ardhshëm i shpimit të thellë në akull. Në atë thellësi që duam të arrijmë, akulli fsheh një arkiv klimatik një milion vjeçar.

Sipas programeve, karburanti për Tëin Otter-in amerikan duhej të dërgohej në qendrën e AGAP me anë të një karvani autobotesh të nisur nga McMurdo përmes Polit të Jugut. Fatkeqësisht, rrugës kanë hasur probleme të mëdha dhe ka arritur me shumë vonesë në Polin e Jugut. "Na është dashur ta dërgojmë karburantin me anë të Hercules LC-130 të Forcave Ajrore Amerikane". Ndërsa, qendra AGAP e veriut e ka marrë karburantin nga qielli të lëshuara me parashuta nga C-17 gjigande amerikane.

Viti i katërt Polar Ndërkombëtar është përmbyllur me konventën e datës 25 Shkurt në Pallatin e Shteteve të Bashkuara në Gjenevë. Ndërkohë, që sipari i kësaj maratoneje shkencore (e cila ka angazhuar 60.000 pjesëmarrës teknikë dhe studiues nga 60 vende të ndryshme) ulej dalëngadalë, silueta e dobët e maleve misterioze Gamburstev bëhej gjithnjë e më e dukshme në ekranin e radarëve. Ndoshta shumë shpejt do të kemi mundësi t'i kthjemë një përgjigje të gjitha pyetjeve tona, pyetje, të cilat ndoshta nuk kanë qenë aspak mister për gjeografët para 2.000 vitesh.

Përgatiti:

KLARITA BAJRAKTARI

  • Postime: 5
Qetesi
#1 ne: 02-03-2009, 21:24:03
Kjo qenka shume interesant, mirepo, kam frike po realizohen edhe disa shenja te kijametit, fundit te botes. Gjate ketyre hulumtimeve, dy fshehtesi jane te nendheshme (ka shume te tjera), ari i fshehur dhe populli i xhuxhmaxhuxheve! Nese e kam gabim, ju lutem te me permiresoni.
Po, tema shuem interesant!

  • Postime: 5
mondi90
#2 ne: 28-04-2009, 18:55:50