“Vdes” laboratori i fundit fotografik - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

“Vdes” laboratori i fundit fotografik

“Vdes” laboratori i fundit fotografik

· 1 · 897

  • Postime: 28193
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 30-12-2010, 17:42:22
Filmi i fundit në historinë e aparateve fotografike u zbardh sot, në laboratorin e fundit të teknologjisë së vjetër, i cili u mbyll përgjithmonë në mesditë.

Ngjarja ndodhi në Kansas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku filmi i prodhuar nga Kodak u zbardh brenda dhomës së errët. Vetë kompania nuk prodhon më filma të tillë që prej vitit 2009.

Duke nisur që nga viti 1935, Kodak ka shkruar historinë e fotografisë. Filmat e saj u përdorën gjerësisht nga specialistët dhe njerëzit e thjeshtë, pasi ishte në gjendje të ofronte detaje dhe ngjyra që asnjë film tjetër në botë nuk mund të riprodhonte.

Kodak ishte kompania që shpiku edhe aparatin e parë fotografik e filmin e parë me ngjyra të historisë, por ata nuk mundën të krijonin asgjë që mund të konkurronte me zhvillimin marramendës të aparateve dixhitale.

Laboratori i mbetur në Parsons, Kansas, kishte informuar se në fundin e vitit do të mbyllej dhe si rrjedhojë, me dhjetëra mijëra njerëz lanë filma të vjetër gjatë vitit në këtë vend.

53-vjeçari Jim DeNike shpenzoi pothuajse 16 mijë dollarë, për të zbardhur mbi 1 500 filma, për një total prej rreth 50 mijë fotografish, të gjitha me pamje nga trenat.

”Kodachrome nuk ishte vetëm një film, por një ikonë e vërtetë e një epoke, filmi i parë me ngjyra që mund të blihej nga të gjithë”, deklaroi Todd Gustavson, drejtues i një muzeu fotografie pranë laboratorit.

Fotoja e fundit e printuar, nga teknologjia e filmit është ajo e stafit të laboratorit, që duke nisur që prej ditës së sotme duhet të nisin të kërkojnë një punë të re.  /top channel

Temat e fundit