×
Hyrja
Profili

Vegjetariania shpëtohet nga një zemër derri

Vegjetariania shpëtohet nga një zemër derri

· 1 · 462

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 29-11-2011, 00:29:21
Një 18-vjeçare me një keqformim të lindur në zemër iu nënshtrua një transplanti të rrallë, ku në trupin e saj u fut një pjesë e një zemre të derrit.

E përballur me një vdekje të sigurt dhe në pamundësi për të gjetur në një kohë të shpejtë një zemër të re, britanikja Robyn Cairney pranoi operacionin eksperimental, në të cilën asaj iu përshtat një valvulë dhe një pjesë nga aorta e zemrës së derrit.

Me këtë operacion, ajo mund të jetojë edhe për 20 vjet të tjera pa ndërhyrje, kohë për të cilën pjesa e përshtatur mund të kryejë punën e saj pa problem. Për ironi të fatit, 18-vjeçarja është një vegjetariane.

”Mbeta e shokuar kur mësova për diagnozën dhe u trondita dyfish kur më thanë për zgjidhjen që kishin gjetur. Unë jam një vegjetariane dhe kjo ishte një zgjedhje e vështirë, por mjekët më bënë të qartë që nga kjo do të varej nëse do të vazhdoja të jetoja ose jo. Pavarësisht parimeve të mia, mendova se duhet të zgjidhja jetën”, deklaroi adoleshentja për një gazetë.

E diagonistikuar fillimisht me azëm, analizat e detajuara zbuluan se 18-vjeçarja, në fakt vuante nga një stonezë e aortës, që është një ngushtim i venës kryesore të trupit. Si rrjedhojë e kësaj sëmundjeje të rrallë, jo i gjithë gjaku që pompohet nga zemra vazhdon rrugën e tij, pasi një pjesë kthehet pas për shkak të presionit dhe me kalimin e kohës, shkakton bllokimin e zemrës. /top channel