×
Hyrja
Profili

Virusi, armiku më i madh i njerëzimit

Virusi, armiku më i madh i njerëzimit

· 1 · 353

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 16-06-2011, 01:12:37
Viruset qëndrojnë në krye të historisë së zhvillimit të jetës. Ata janë më të vjetër se çdo qelizë komplekse, nga e cila sot ndërtohet secili organizëm i gjallë, qoftë shtazor, qoftë bimor. Ata janë dëshmitarë të historisë

Virusi, armiku më i madh i njerëzimit

"Viruset qëndrojnë në krye të historisë së zhvillimit të jetës. Ata janë më të vjetër se çdo qelizë komplekse, nga e cila sot ndërtohet secili organizëm i gjallë, qoftë shtazor, qoftë bimor. Ata janë dëshmitarë të historisë. Miliarda vjet të vjetër dhe akoma ekzistues, që t'i vështirësojnë jetën qelizave", thotë virologu nga Universiteti i Parisit, Ali Saib.

Dhe vërtet, edhe pse të padukshme dhe parazitë, ato demonstrojnë fuqi magjike: Janë në gjendje, që për pak kohë, ta mposhtin edhe gjallesën më të madhe tokësore. Kanë mposhtur dinozaurë gjigandë, balena disa tonelatëshe, por edhe ushtritë më të famshme të kohës si atë të Napoleon Bonapartit.

Shumë herë gjatë historisë njerëzore, shfaqja e mortajave të ndryshme ka marrë me miliona jetë. Epidemia e quajtur "Loimos", që kishte përfshirë Greqinë në vitin 430 para erës së re, në një farë forme edhe i dha fund "epokës së artë", të cilën e shijonte Athina asokohe. Nga kjo epidemi vdiqën, pothuajse një në tre banorë dhe shkaktari i saj nuk u zbulua kurrë.

800 vite më vonë, malaria e përfshiu qytetin antik Romën, duke e kthyer këtë metropol në një qytet të rrënuar. Vetëm 17.000 banorë, thuhet se kishin arritur të mbijetonin. Një epidemi e shkaktuar nga lia, popullatës së Meksikos i kushtoi mbi 18 milionë jetë njerëzish.

Brenda 100 viteve (1720-1816), kjo popullatë që numëronte asokohe 20 milionë banorë, mbeti me vetëm 1.6 milion banorë. Dhe njëra ndër tragjeditë më të mëdha globale në këtë drejtim është pandemia e viteve 1918-'20, që u quajt "gripi spanjoll". Brenda dy viteve ajo arriti të marrë mbi 50 milionë jetë njerëzish.

Fakti që viruset mund të nxisin sëmundje të tmerrshme dhe të përhapen me shpejtësi marramendëse në çdo pikë të globit, nuk është ndonjë temë e re. Dëshmia më e fundit është "gripi i derrave" H1N1, që po përhapet me shpejtësi të madhe në të gjitha anët e botës dhe që i ka vendosur para një sfide tejet serioze të gjitha institucionet më të rëndësishme botërore. Një mutacion i mundshëm dhe ky virus mund të shkaktojë një pandemi me përmasa të paparashikuara për njerëzimin.

Dhe nga ky shkak, Organizata Botërore e Shëndetësisë, me seli në Gjenevë të Zvicrës, më 11 qershor 2009, shpalli edhe zyrtarisht virusin e derrave si pandemi globale, duke e ngritur gjendjen alarmuese në shkallën më të lartë, në të gjashtën. Është hera e parë që, pas më shumë se 40 vitesh (nga "gripi i Hong Kongut" në vitet 1968/'69, nga i cili vdiqën mbi 2 milionë njerëz), kjo organizatë (OBSH) të shpallë gjendje pandemie...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
 

Virusi qe transformon fluturat në zombi

Nisur nga M A XRubrika Biologji / Kimi

Postimi i fundit 10-09-2011, 10:10:55
nga M A X
Çfarë është virusi "V"?

Nisur nga M A XRubrika Shkenca

Postimi i fundit 22-06-2011, 01:30:36
nga M A X
Kujdes!Virusi sulmon permes Gtalk

Nisur nga euroginaRubrika Shfletuesit

Postimi i fundit 12-03-2009, 23:48:17
nga Ardit Dashaj
Virusi win32trojan????Help

Nisur nga [shqiptaringavlora]Rubrika Ndihmë | Internet & Kompjuter

Postimi i fundit 25-01-2009, 21:07:54
nga Konjaku
INTERNETI, VIRUSI PSIKOLOGJIKO-SHPIRTEROR

Nisur nga M.SHKODRANIRubrika Ese Islame

Postimi i fundit 15-05-2008, 13:47:00
nga M.SHKODRANI