×
Hyrja
Profili

Vizitë në shenjat 12 000-vjeçare pranë Tiranës

Vizitë në shenjat 12 000-vjeçare pranë Tiranës

· 1 · 715

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 21-01-2011, 10:41:11
Zbulimi i rrallë arkeologjik pranë Tiranës, i disa veprave murale të vjetra 10-12 mijë vjet, u pasqyrua në emisionin e pasdites në Top Channel.

Fshati i Bovillës, i njohur për ujëmbledhësin që furnizon ujësjellësin e Tiranës, mbart brenda vetes edhe vlera të tjera të jashtëzakonshme.

”Mbas një rrugëtimi jo shumë të gjatë, por as të shkurtër, ndodhemi tashmë në pikturën shkëmbore të Bovillës. Jemi atje ku kanioni i Bovillës ngushtohet më shumë”, thotë Ilir Zaloshnja, specialist i Institutit të Arkeologjisë.

Ndonëse se pikturat kanë qenë këtu prej mijëra vitesh, ato u vunë re nga një bari që njoftoi specialistët vetëm pak kohë më parë.

“Informacionet e para i morrëm përpara katër vitesh. Menjëherë ngritëm një grup pune të kryesuar nga profesor Myzafer Korkuti. Erdhëm me një staf prej katër vetash, pasi morrëm njoftimin dhe punuam në kushte të vështira. Kushtet atmosferike ishin të këqija, por identifikuam rreth 18 shenja”, vazhdon Zaloshnja.

Për dikë që është mësuar të kalojë jetën duke gjurmuar qytetërimet e lashta, “pamja që të shfaqet është mbresëlënëse. Kemi të bëjmë me një momunemt natyror shkëmbor sugjestionues”.

Ajo që e bën veçanërisht të rrallë zbulimin është koha kur datojnë këto shenja. “Këtu flitet për minumumi 10-12 mijë vjet më parë”, thotë Zaloshnja.

”Këto janë shifrat që na kanë dhënë edhe specialistë të huaj të veprave murale në pellgun e Mesdheut. Kjo i përket periudhës së eneolitit. Zbulimi ka një vlerë të madhe, është një dëshmi për popullimin e zonës dhe riteve pagane. Besojmë se shenja që duket qartë, ajo e kryqit të rrethuar nga një rreth, personofikon diellin”, përfundoi eksperti. /top channel