×
Hyrja
Profili

Wikipedia dhe domethënia e së vërtetës

Wikipedia dhe domethënia e së vërtetës

· 2 · 1683

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 01-12-2008, 11:55:41
  Kriteri thelbësor për të përcaktuar se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është false është verifikueshmëria. Rregullat e hekurta që drejtojnë popullin e Wikipedia kanë rishikuar dhe korrigjuar nocionin tradicional të saktësisë

Enciklopedia online dhe domethënia e së vërtetës

Pika e parë: verifikueshmëria

Në shkujdesjen e përgjithshme, enciklopedia e shkruar nga komuniteti Wikipedia ka ripërcaktuar përdorimin rëndom të pranuar të fjalës "e vërtetë". Pse duhet të na interesojë? Pse artikujt e Wikipedia janë rezultatet që shfaqen të parët ose të dytët në pjesën më të madhe të kërkimeve në internet. Nëqoftëse shtypni "hekur" në Google dhe artikulli i Wikipedia lidhur me elementin kimik është rezultati i parë; artikulli i saj lidhur me Kryqet e hekurt është i pari kur fjalë për t'u kërkuar janë "kryqe hekuri". Algoritmet kërkimore të Google e klasifikojnë një faqe, duke u bazuar pjesërisht mbi numrin e herëve në të cilën është linkuar; njerëzit lidhen me artikujt e Wikipedia shumë shpesh. Kjo nënkupton se përmbajtja e këtyre artikujve është vërtet e rëndësishme. Standardi përfshirës i Wikipedia - çfarë është dhe çfarë nuk është - influencojnë punën e gazetarëve, të cilët vazhdimisht i lexojnë artikujt e Wikipedia dhe pastaj ua përsërisin përmbajtjen si "sfond" pa u shqetësuar që t'i përmendin. Këto standarde influecojnë studentët, kërkimet e të cilëve mbi shumë argumente fillojnë (dhe shpesh përfundojnë) me Wikipedia dhe këto standarde të influencojnë edhe ty, i dashur lexues, në këtë çast të saktë.

Shumë njerëz, sidomos akademikë, kanë argumentuar që artikujt e Wikipedia nuk janë të besueshëm, pasi janë shkruar dhe dërguar nga vullnetarë dhe nuk i janë nënshtruar kurrë një rishikimi nga ana e ekspertëve. Megjithatë, disa studiues kanë demostruar se artikujt janë jashtëzakonisht të saktë. Arsyeja qëndron në faktin që komuniteti Wikipedia me më shumë 7 milion përdorues të regjistruar ka evoluar në mënyrë organike një seri politikash dhe procedurash për të larguar gabime dhe fallsifikime. Veç kësaj, kjo tregon rritjen eksplozive të Wikipedia: nëqoftëse gjërat që ndodhen të mos i dukeshin "mjaftueshmërisht të vërteta" pjesës më të madhe të lexuesve, këto nuk do të vazhdonin të ktheheshin sërish në të. Këto politika janë bërë kontrata sociale për ushtrinë e Wikipedia në vullnetarë në dukje sypafjetur. Falë tyre, informacioni falls në përgjithësi zhduket me shpejtësi. Por si ia bën populli i Wikipedia të vendosë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo? Mbi çfarë bazohet epistemologjia e saj? Ndryshe nga sa ndodh në matematikë apo në shkencë, "wiki-vërtetësia" nuk bazohet mbi parime si vijueshmëria apo vëzhgueshmëria. Nuk bazohet as edhe mbi ndjenjën e përbashkët apo mbi përvojën e drejtpërdrejtë.

Wikipedia ka evoluar një seri standardesh epistemologjike rrënjësisht të ndryshme: standarde që nuk janë veçanërisht habitës duke parë që uebsajti i ka rrënjët e tij në një komunitet të bazuar mbi uebin, por kjo duhet t'u interesohet atyre prej nesh, të ngjitur pas nocioneve tradicionale të së vërtetës dhe saktësisë. Në Wikipedia e vërteta objektive nuk është pastaj dhe aq e rëndësishme. Ajo që e bën një fakt apo një pohim të përshtatshëm për përfshirjen, është fakti që është shfaqur në botime të tjera, më mirë nëqoftëse janë të shkruajtura në anglisht dhe të vjetshme falas online. "Pragu për përfshirjen në Wikipedia është verifikueshmëria, jo e vërteta", përcakton politika zyrtare e Wikipedia lidhur me argumentin. Verifikueshmëria është një prej tri politikave kyçe të Wikipedia; kjo është kodifikuar në gusht të vitit 2003. Dy të tjerat janë "asnjë kërkim origjinal" (dhjetor 2003) dhe "pikëpamje neutrale", që projekti Wikipedia ka trashëguar nga Nupedia, një enciklopedi e lirë e mëparshme e bazuar në ueb e shkruar nga vullnetarë, që ka ekzistuar nga marsi 2000 deri në shtator 2003 (politika NPOV e Wikipedia është kodifikuar në dhjetor 2001).

Këto politika e kanë bërë Wikipedia një lloj agoraje akademike, në të cilën personat e të dyja palët politike mund të diskutojnë në mënyrë racionale pozicionet e tyre, të gjejnë një terren të përbashkët dhe t'i dokumentojnë pa emotivitet diferencat e tyre. Wikipedia ka pasur sukses sepse politikat e saj kanë funksionuar. Ndryshe nga artikujt e Wikipedia, ato të Nupedia qenë shkruar e kontrolluar nga ekspertë, por qenë të pakët ata që qenë shkruar dhe kontrolluar prej tyre. Sigurisht, disa donin të shkruanin kërkimet e tyre, por Larry Sanger, drejtori i Nupedia, i ka dhënë fund menjëherë kësaj praktike. "Kam thënë 'nëqoftëse nuk është rishikuar nga ekspertë të rëndësishëm, atëhere në praktikë po propozohemi si burim parësor lajmesh, informacionesh origjinale dhe nuk jemi të përgatitur për këtë", ka kujtuar Sanger (i cili, në mënyrë pak a shumë ironike, ka qenë vetë një asistent universitar filozofie dhe si stazhier ka qenë epistemolog) duke u folur shokëve të tij të Nupedia.

Duke u penguar ekspertëve të shkruajnë punët e tyre dhe duke mos pasur stimulues për të shkruar për asgjë tjetër, Nupedia është gjendur në vështirësi. Kështu Sanger dhe Jimmy Wales, themeluesit e Nupedia, kanë vendosur të tentojnë një politikë ndryshe në një uebsajt të ri, të cilin e kanë lançuar më 15 janar 2001. Kanë adoptuar teknologjinë e saposhpikur "wiki", duke i mundëusar kujtdo që të kontribuojë në çdo artikull apo për të krijuar një të re për çfarëdo argumenti, thjesht duke klikuar "Edit this page" (modifikoje këtë faqe). Shumë shpejt Wikipedia u pushtua nga promotorë hipotezash ekstravagante dhe idesh të habitshme, duke i shtrënguar vullnetarët e uebsajtit të ri të harxhojnë një pjesë të mirë të kohës duke i riparuar dëmet: të detyruara jo vetëm punës së pafajshme të të pamaturve apo të të zhgënjyerve (një studim i kohëve të fundit i botuar në Communications of the Association for Computing Machinery, ka gjetur se 11 përqind e artikujve të Wikipedia janë dëmtuar të paktën një herë).

Po si ia bënin redaktorët vullnetarë të Wikipedia të thonin nëse diçka ishte e vërtetë? Zgjidhja ishte ajo që t'u shtonin referime dhe shënime artikujve, "jo për të ndihmuar lexuesin, por për të përcaktuar shkallën e kënaqësisë bashkëpunëtorëve (të tjerë)", shpjegon Sanger, i cili e ka lënë Wikipedia përpara se të adoptohej politika e verifikueshmërisë (Sanger dhe Wales, që tani është President i Merituar i Wikipedia Foundation, janë përplasur lidhur me rolin aktiv që ka pasur Sanger në krijimin e Wikipedia). Sot Sanger është krijuesi dhe drejtori i Citizendium, një alternativë ndaj Wikipedia e përpunuar për të nënvizuar papërshtatshmërinë e "besueshmërisë dhe cilësisë" së tij. Verifikueshmëria është vërtet një kriter për autoritetin: jo atë të së vërtetës, por të botimeve të tjera. Vërtet, çdo botim tjetër. Në këto ditë është e lehtë që informacioni i shtuar në Wikipedia pa një kontroll të përshtatshëm është goditur nga një shenjë me një "citim të nevojshëm: nga një prej redaktorëve të vetëemëruar të Wikipedia. Provoni ta hiqni shenjën dhe dikush tjetër do ta rivendosë. Mbajeni dhe mund të ndodhesh ballë përballë me një tip tjetër autoriteti: një prej 1500 administratorëve në gjuhën angleze të Wikipedia, që kanë mundësinë të vënë mbrojtje gjithnjë e më kufizuese mbi faqet e përmbajtjeve në të cilat rregullat injorohen. Për të qenë të ndershëm, politika e verifikueshmërisë së Wikipedia përcakton se "artikujt duhet të bazohen mbi burime të besueshme të botuara nga të tretë", që aderojnë në politikën NPOV të Wikipedia. Në përgjithësi duhet të shmangen artikujt e botuara nga vetë autorët dhe dekurajohen burimet joanglezë, nëqoftëse janë të disponueshëm, pasi që shumë prej njerëzve që lexojnë, shkruajnë e modifikojnë En. Wikipedia (versioni anglisht i Wikipedia) mund të lexojnë vetëm në anglisht.

Kur kërkohet të kuptohet Wikipedia ndodh një gjë interesante: sa më shumë zhytesh thellë, aq më shumë gjëja bëhet e deformuar

Maoizëm dixhital

Në një ese të vitit 2006 në uebsajtin e teknologjisë e të kulturës Edge.org, futuristi Jaron Lanier e ka quajtur Wikipedia një shembull "maoizmi dixhital": njerëzimi ka arritur në një rol masiv funksional. Lanier është shtyrë të shkruajë për Wikipedia pasi dikush ka vazhduar të modifikojë një faqe të tij në Wikipedia për të thënë se ai ishte regjisor. Lanier përshkruhet si "computer scientist, kompozitor, artist viziv dhe autor". Është i zoti në të gjitha këto gjëra, por nuk është regjisor. Sipas esesë së tij, ka drejtuar një film të vogël eksperimental në vitet '90-të dhe ishte i "tmerrshëm". "Kam kërkuar që t'i jap fund karrierës së regjisorit në atë univers alternativ që është Wikipedia disa herë, por dikush çdo herë më mashtronte", ka shkruar Lanier. "Çdo herë që faqja ime e Wikipedia korrigjohet, brenda një ditë konvertohem sërish në regjisor". Duke parë që tentativat modifikuese të kryera nga Lanier në vetë faqen e tij Wikipedia qenë bazuar mbi një njohje të drejtpërdrejtë të karrierës së tij, ishte në shkelje të drejtpërdrejtë të tri politikave kyçe të Wikipedia. Ka një pikëpamje: po shkruante mbi bazën e kërkimeve origjinale të tij dhe ajo që shkruante nuk mund të verifikohej duke ndjekur një link në ndonjë gjini botimi të legjitimuar, autoritar dhe të verifikueshëm. Standardi i Wikipedia për "të vërtetën" ka një kuptim të mirë nga pikëpamja teknike dhe ligjore, duke qenë që kushdo mund të modifikojë artikujt e vet. Nuk kishte asnjë mënyrë për Wikipedia, si komunitet, të dinte nëse personi që po kontrollonte artikullin mbi Jaron Lanier ishte vërtet Jaron Lanier apo ndonjë vandal. Kështu që është më shumë e sigurtë të mos merren njerëzit në fjalë dhe në fakt t'i kërkohet kujtdo, ekspert ose jo, që të kontribuojë konfirmimin e një botimi tjetër. Kur kërkohet të kuptohet Wikipedia ndodh një gjë interesante: sa më shumë zhytesh thellë, aq më shumë gjëja bëhet e deformuar.

Merrni politikën e verifikueshmërisë. Wikipedia mendon se burimet më të besueshëm janë "revistat peer-reviewed dhe librat e botuar nga universitetet", pasuar nga "tekstet universitare", pastaj revista, gazeta, "libra të botuar nga shtëpi botuese të respektuara" dhe në fund "të përditshmet" (por jo faqet e opinioneve lidhur me këto të fundit). Sërish, kjo e ka një kuptim, duke parë pamundësinë për Wikipedia që të kontrollojë me sukses identitetn e autorëve. Ankimet e Lanier kur faqja e Wikipedia këmbëngulte të thoshte se ishte regjisor, nuk mund të merreshin seriozisht nga "bashkëpunëtorët" e Wikipedia deri kur Lanier të mos kishte bindur redaktorët e Edge të shtypnin artikullin e tij duke ankuar reklamën. Ky artikull i Edge i shkruar nga Lanier, ka qenë i mjaftueshëm për të bindur popullin e Wikipedia se artikulli i botuar në të lidhur me Lanier nuk ishte korrekt: në fund të fundit, ishte një link i klikueshëm! Me sa duket, redaktorët e Edge e kanë shkruar artikullin e tyre me sqarimet e duhura, kështu që wikiword tani mund të korrigjohej. Fati e do që Lanier më pas është kritikuar pse ka modifikuar faqen e tij. Kritika të ngjashme më janë bërë kur kam korrigjuar numrin e gabimeve të natyrshme në faqen time Wikipedia. Praktikisht, "kritika" është një fjalë e dobët për tipin e wiki-drejtësisë të zbatuar personave që janë aq të çmendur sa të merren për të modifikuar faqet e tyre në Wikipedia: faqet shënohen me një baner në kokën e faqes që thotë "një prej bashkëpunëtorëve që ka kontribuar në këtë artikull apo krijuesi i saj ka një konflikt interesash lidhur me këtë subjekt". Baneri shoqërohet nga një figurë e vogël që tregon shkallët e drejtësisë të titulluara nga e majta. Politika "autobiografike" e Wikipedia shpjegon në mënyrë mjaft të detajuar sesi të peshkohet nga dituria jote për të modifikuar një faqe të Wikipedia, lidhur me vetveten. I shkel tre politikat bazë të uebsajtit: e ilustron pikën me një apel tjetër ndaj autoritetit, një citim nga The Hitchhiker's Guide to the Galaxy. Por ka një problem në apelimin ndaj autoritetit të fjalëve të shkruara nga njerëz të tjerë: shumë botime nuk i kontrollojnë aspak faktet dhe ajo që shumë bëjnë është thjesht t'i telefonojnë subjektit të artikullit dhe të pyesin nëse autori ka shkruar drejt apo gabim. Për shembull, Dun dhe Bradstreet i marrin informacionet për raportin e tyre të informacionit për biznesin e vogël pjesërisht, duke u kërkuar kompanive të vogla që të mbushin një pyetësor lidhur me veten.

Kërkime origjinale të përjashtuara

Është e vështirë të thuash se çfarë nënkupton e gjitha kjo. Në përgjithësi, nuk jam i preokupuar nga mosbesueshmëria e Wiki (cilësia e të shkruarit është një subjekt i ndryshëm). Si computer scientist, më duhet ta përdor Wikipedia në bazë ditore. Faqet e saj, lidhur me algoritmat, arkitekturat, mikroprocesorët dhe argumente të tjera teknike, zakonisht janë të shkëlqyeshme. Kur nuk janë dhe nuk di më tepër, kujdesem vetë dhe kur janë të gabuara e nuk di më tepër: mirë, nuk di më shumë, apo jo? Edhe kam shpenzuar kohë duke i kontrolluar artikujt e Wikipedia lidhur me gjëra të veçanta, si "Singularity Scalpel", "Treaty of Algeron" dhe "Number six". Kërkoji këto terma dhe do të dërgohesh në artikuj të Wikipedia me tituj si "List of Torchwood items", "List of treaties in Star Trek" dhe lidhur me një robot Cylon të personifikuar nga aktorja kanadeze Trincia Helfer. Të gjithë këta artikuj ia detyrojnë wiki-ekzistencën referimeve të çmuara ndaj episodeve origjinale të Dr. Who, Torchwood, Star Trek dhe Battlestar Galactica (spektakle televizivë popullorë që bashkëpunëtorët e Wikipedia i nderojnë me fjalën "canon"). Dëfrehem në përdorimin e këtyre artikujve si fshikull për të pickuar Wikipedia, por përfaqësojnë një përqindje të vogël të përmbajtjes së përgjithshme të uebsajtit. Nga ana tjetër, kanë përfaqësuar qysh nga fillimi një pjesë të rëndësishme të kulturës Wikipedia. Sanger thotë se menjëherë Wikipedia ka kërkuar të ketë një larmi të gjerë artikujsh: "Ka shumë hapësirë në disk dhe deri kur atje jashtë ka njerëz të aftë të shkruajnë një artikull të mirë lidhur me një argument të caktuar, pse të mos i lejosh t'i bëjnë? … Mendoja se ishte e bukur dhe argëtuese që njerëzit të shkruanin artikuj për të gjithë aktorët e Lord of the Rings. Nuk e shikoja si problem, ashtu siç e konsiderojnë disa tani". Ajo që nuk shkon me artikujt për botët fantastike është se janë në kontrast me rregullin e Wikipedia "asnjë kërkim origjinal", duke parë se pothuajse të gjithë i marrin "reference" e tyre nga të njëjtat spektakle dhe jo nga burimet dytësore ka mundësi më të besueshme. Nuk i kam treguar këto artikuj për një eleminim të menjëhershëm, pasi që Wikipedia bën përjashtim për fiction dhe sepse, të them të vërtetën, dëfrehem kur i lexoj. Dhe gjatë këtyre ditëve pjesa më e madhe e faqeve janë shënuar si të referuara në universe fiksioni.

Domethënë, çfarë është e vërteta? Sipas faqeve të Wikipedia lidhur me argumentin, "termi nuk ka një përkufizim të vetëm, të cilit i aderojnë shumica e filozofëve profesionistë dhe të studiuesve". Por në praktikë, standardi i Wikipedia për përfshirjen është bërë ai vetë standardi për të vërtetën dhe pasi që Wikipedia është referimi online më i lexueshëm i planetit, është standardi i së vërtetës që pjesa më e madhe e njerëzve e përdor në mënyrë implicite kur shtyp një term kërkimi në Google apo Yahoo. Tek Wikipedia, e vërteta është e pranuar si e vërtetë: vizioni unanim i një argumenti. Ky standard është i thjeshtë: një gjë është e vërtetë, nëqoftëse është botuar në një artikull gazete, reviste, apo në një libër të botuar nga një universitet: ose nëqoftëse është shfaqur tek Dr. Who.

Simon L. Garfinkel është një pedagog Computer Science në Naval Postgraduate School në Monterey të California.

(Technology Review)

Përgatiti:

ARMIN TIRANA

  • Postime: 14
  • Gjinia: Mashkull
dentisti
#1 ne: 22-12-2008, 02:40:56
shume artikull interesant..