×
Hyrja
Profili

Zbulimi, njeriu nuk ka paraardhës majmunin

Zbulimi, njeriu nuk ka paraardhës majmunin

· 2 · 887

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
ne: 30-10-2009, 17:19:17
ETIOPI- Historia e prejardhjes së njeriut ka marrë një tjetër kthesë pasi duket se njeriu nuk ka paraardhës majmunin shimpanze. Shkenctarët kanë zbuluar se njeriu , bashkë me shimpazenë kanë evoluar nga i njëjti paraardhës shumë kohë më parë, por secili është evoluar në mënyra të ndryshme. Këto të dhëna kanë dalë pasi shkenctarët zbuluan Ardin, një qenie njerëzore që ka jetuar 4.4 milionë vite më parë në atë që njihet tashmë si Etiopia. Skeleti i një femre ka jetuar miliona vjet para Lusit, që është studiuar si skeleti më i hershëm njerëzor. Ky skelet i vjetër rezervon të njëjtën mençuri të evolucionit njerëzor, thonë antropologët.
Një studim i skeletit Ardi tregon se speciet njerëzore jetonin në pyje dhe mund të ngjiteshin me të 4 gjymtyrët në pemë, por zhvillimi i krahëve dhe këmbëve tregon se ata nuk kalonin shumë kohë në pemë por ata ecnin drejt me 2 këmbë kur zbrisnin në tokë. Ky është një nga zbulimet më të rëndësishme të qënieve njerëzore. Skeleti Ardi ka këmbë , kokë, duar dhe pjesët më kritike të trupit. Shkencëtarët e krijuan skeletin pas gjetjes së 125 pjesëve të tij.

(e.n/News24/BalkanWeb)

  • Postime: 776
  • Gjinia: Mashkull
Dalber
#1 ne: 30-10-2009, 19:19:17
Epo une kam nje shndet per tja pire darvint :)