Zbulohet njeriu 2-milionë vjeçar - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Zbulohet njeriu 2-milionë vjeçar

Zbulohet njeriu 2-milionë vjeçar

· 1 · 2165

  • Postime: 27104
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 31-05-2010, 15:18:16
Një fosile e re e zbuluar pak kohë më parë, pritet të ndryshojë tërësisht të dhënat e deritanishme për paraardhësit tanë

Mendohet se ka përdorur mjete, me shumë gjasa edhe zjarrin; bëhet fjalë për specien më të vjetër të gjenezës njerëzore, Homo, sipas studiuesit Darren Kurno. Specia e re që ka marrë emrin Homo Gautengensis është zbuluar pas fosileve 800 mijë deri në 2 milionë vite e vjetër, që përbëjnë njëkohësisht edhe qenien më të vjetër njerëzor. Në fillim skeleti u mendua se ishte pjesë e një Homo Habilisi, qenia e parë Homo, deri tani, kur studiuesit dalluan se bëhet fjalë për një qenie të ndërmjetme mes majmunit dhe njeriut, ose për njeriun më të vjetër të zbuluar ndonjëherë.

Skeleti u zbulua nga Profesori Li Berger i Universitetit të Uituotersrand, teksa eksploronte sisteme tunelesh në rajonin e quajtur Sterkfontein të Afrikës së Jugut, afër Johanesburgut, në një zonë të njohur si “Zemra e Njerëzimit”. Zbulimi duket se ishte aq i rëndësishëm sa Jakob Zuma, presidenti i Afrikës së Jugut, ka vizituar universitetin për të parë fosilet dhe një kampanjë madhore mediatike me dokumentarë televizivë është planifikuar. Profesori Filip Tobias, një anatomist i njohur i njerëzve dhe antropolog i këtij universiteti, që ishte ndër tre ekspertët e parë që identifikuan Homo Habilisin, si një specie të re njerëzore në vitin 1964, e përshkroi zbulimin e fundit si “fantastik” dhe “ekzaltues”. Edhe pse i papërfshirë drejtpërdrejt në gërmime dhe në kërkimet e mëvonshme mbi fosilet, ai është një ndër shkencëtarët e paktë të përzgjedhur jashtë grupit kërkimor, që është lejuar të shohë skeletet. Ai tha se “të gjesh një skelet dhe jo thjesht një grumbull dhëmbësh apo një kockë krahu është e rrallë. Është tjetër gjë të zbulosh një nofull të poshtme me disa dhëmbë, e është krejtësisht tjetër gjë të zbulosh se si kjo nofull bashkohej me kafkën e nga të gjitha këto bashkohen më poshtë me shtyllën kurrizore, kockat etj. Zbulimet e bëra nga Dr. Berger dhe skuadra e tij janë fantastike”. Fosilja e re e skeletit u zbulua krahas një numri tjetër të fosileve gjysmë të plotësuara, të ngjeshura brenda një guri në brendësi të shpellës së njohur si shpella Malapa. Mbrojtja nga elementet e tjera kimike që ekziston brenda kësaj shpelle mendohet se ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e fosileve kaq mirë të mirëmbajtura.

Gazeta Standard

Temat e fundit