×
Hyrja
Profili

Zbulohet ylli më i madh, është qindra herë më i madh se Dielli (VIDEO)

Zbulohet ylli më i madh, është qindra herë më i madh se Dielli (VIDEO)

· 1 · 1672

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 22-07-2010, 01:27:39
 Shkencëtarët kanë zbuluar një yll masiv, i cili është qindra herë më i madh se Dielli.

Astrofizikanti Paul Crowther, nga Universiteti Sheffield në Britani, tha se gjiganti i emëruar R136a1 është identifikuar në qendër të bashkësisë yjore të quajtur Tarantula Nebula.

Monster Star Discovered - July 2010 Part 1/2

Për të arritur deri në këtë zbulim, ata kanë përdorur një teleskop shumë të madh të vendosur në Kili, raporton radio Evropa e Lirë.

Një përbindësh. Kështu e kanë cilësuar shkencëtarët yllin më masiv që ka qenë ndonjëherë në orbitën e botës, të sapozbuluar.

Ai do të quhet R136a1, ka një masë rreth 265 herë më të madhe se ajo e Diellit dhe një shkëlqim drite të tij, 10 milion herë më të fortë.

Astronomët besonin se yjet nuk mund të ekzistonin me një masë më të madhe se 130 herë sa Dielli, por me këtë zbulim, i bie që fizika duhet të rishikohet.

Kjo për shkak se është llogaritur që "ylli përbindësh", kur ai me të vërtetë ka filluar të shkëlqejë, kishte një masë të barabartë me 320 herë diellore, pohon Crouther Pali, profesor në Universitetin e Sheffield, i cili kreu studimin rreth këtij ylli të gjithësisë.

R136a1 u identifikua duke përdorur një kombinim të instrumenteve të teleskopit shumë të madh me një observator astronomik në Kili.

n.e/NOA