×
Hyrja
Profili

Zemërimi i natyrës

Zemërimi i natyrës

· 1 · 530

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 23-03-2011, 23:53:56
Zemërimi i natyrës

Fakti që "tsunami" është një prej të paktave fjalë të gjuhës japoneze, që përdoren në të gjithë globin, është një tregues për familjaritetin që ky vend ka me fatkeqësitë natyrore. Por edhe po ta masësh me historinë e dhimbshme të Japonisë, gjendja e sotme është e mjerueshme. Tërmeti 9 ballësh, më i madhi në historinë e vendit, i barabartë me 30 mijë Hiroshima, u shoqërua nga një dallgë që fshiu nga faqja e dheut qytete të tërë. Shkalla e tmerrit vazhdon të zmadhohet me çdo lajm të ri që vjen prej komuniteteve bregdetare. Mësymja e ujit të ftohtë shtyu në brendësi të vendit mijëra ton mbetje të qyteteve të shkatërruar, duke u sjellë vdekjen atyre që ishin shumë të moshuar apo shumë të ngadaltë për të gjetur strehim në vende me lartësi më të mëdha. Shifra zyrtare e të vdekurve 5429, me siguri do të rritet. Në shumë qytete, më shumë se gjysma e popullsisë është mbytur ose nuk gjendet.

Përballë katastrofës, një popull i mirë ka treguar se ka një aftësi ekstreme rimëkëmbjeje: Nuk ka grabitje e vjedhje; ka shumë pak ankesa mes të mbijetuarve të tsunamit. Në Tokio, njerëzit u vunë të heshtur në radhë për të respektuar afatet e pagesës së taksave. Kudo kishte një vendosmëri të qetë për të ndjellë pak rregull prej kaosit. Vullnetarët kanë nxituar të ndihmojnë. Forcat e Vetëmbrojtjes në vend, të cilat nguruan pas tërmetit në Kobe në vitin 1995, janë dyndur në zonat e goditura. Naoto Kan, Kryeministri i vendit, i cili e nisi këtë krizë me një mbështetje shumë të ulët të publikut, ka arritur tani të ruajë një farë rregulli në vend, pavarësisht një serie fatkeqësish që do të sfidonin edhe udhëheqësit më të fortë. Menaxhimi i ngathët që qeveria i bëri krizës së fatkeqësisë së Kobe-s bëri që Japonia të humbte shumë nga vetëbesimi.

Shqetësimi

Tragjedia e menjëhershme mund të jetë e Japonisë, por ajo ngre shumë pyetje afatgjata që do të kenë ndikim tek njerëzit kudo ku janë nëpër glob. Tregjet e aksioneve ngecën nga frika e impaktit të tërmetit mbi ekonominë e tretë më të madhe në botë. Banka qendrore e Japonisë duket se ka qetësuar zërat për panik financiar me injeksione të mëdha likuiditetesh. Vlerësimet e hershëm të dëmit total janë disi më të lartë se 100 miliardë dollarët që ishte kostoja e Kobe-s, por jo aq sa për të shkatërruar një vend të pasur. Ndërprerjet e energjisë elektrike do të dëmtojnë rritjen ekonomike dhe që tani janë shfaqur probleme për një pjesë të zinxhirit të furnizimit në Azi, por shpenzimet e reja në infrastrukturë do të kompensojnë një pjesë të dëmit që tërmeti ka shkaktuar ndaj rritjes ekonomike.

Por këto përllogaritje mund të ndryshojnë shumë nëse kriza bërthamore përkeqësohet. Këtë fundjavë helikopterët kanë vazhduar të hedhin ujë për të ftohur lëndën djegëse bërthamore të depozituar në impiantin Dai-ichi të Fukushimës, aty ku ka patur shpërthime, zjarre dhe lëshime të rrezatimit edhe më të mëdha nga sa kanë bërë të ditur autoritetet japoneze...

RD