×

A do të duhej të ketë Shqipëria familje mbretërore?

A do të duhej të ketë Shqipëria familje mbretërore?

· 29 · 2336

  • Postime: 9
texasi
ne: 16-02-2006, 02:12:14
A do të duhej të ketë Shqipëria familje mbretërore?
Unë mendoj se s'do të prishte pune ta kishim një familje mbreterore e cila si detyrë te vetme shteterore do të kishte pjesëmarrje nëpër ceremoni të ndryshme shteterore dhe gjëra te ngjashme. Kështu ia bëjnë shumë shtete te Evropes perendimore si Britania, Danimarka, Suedia etj.
Pse jo edhe Shqipëria?
« Editimi i fundit: 25-04-2006, 10:02:20 nga Stafi »

  • Postime: 95
  • Gjinia: Mashkull
Legjioni
#1 ne: 24-04-2006, 16:26:44
i vetmi shpëtim për ta shporrur korrupsionin, është sistemi Mbreterore,

Mbreteria, për mua është shpëtim i Popullit.
Por dua nje mbreteri si ne Holande, Suedi Belgjike, etj.

  • Postime: 1826
  • Gjinia: Mashkull
Sirio00
#2 ne: 25-04-2006, 02:57:35
Keto vende qe ju sillni si shmbull e kane monarkine pjese te radites se tyre shume shekullore dhe tani monarki atje eshte me teper nje simbol i tradites sesa nje zgjidhje politike. Ne nuk e kemi kete tradite dhe nuk kemi pse e krijonme me zorr.

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#3 ne: 25-04-2006, 03:03:12
Ju shume mire e dini qe ne Britani Mbreteresha luan nje rol vetem si figure  :) dhe asgje tjeter .
Sa per figure shahu edhe ne mundemi te vendojme mbreterine  :) :) ^o)

  • Postime: 95
  • Gjinia: Mashkull
Legjioni
#4 ne: 25-04-2006, 06:57:20
Këto vende qe ju sillni si shmbull e kanë monarkine pjesë te radites se tyre shumë shekullore dhe tani monarki atje është me tepër një simbol i tradites sesa një zgjidhje politike. Ne nuk e kemi këtë tradite dhe nuk kemi pse e krijonme me zorr.


eshte e vertet ate qe thua ti plako,
por kur vjene puna kyc, atehere monarhia vendose, po te kemi nje monarhi shume pune nuk do te ndodhin,
siq jan duke ndodhur sot ne Shqiperi.Korupsioni do te jete me i vogel dhe shume gjera do te rregullohen ?

  • Postime: 1632
  • Gjinia: Mashkull
arbias
#5 ne: 25-04-2006, 18:13:10
Besa kjo esht njera nder zgjidhjet me te mira te popullit shqiptar, edhe pse per ket duhet rrespekt te madh me deshir do ta kisha pergezu mbretrin e re edhe ne Kosov Familjen jashari. :perqafim

  • Postime: 1826
  • Gjinia: Mashkull
Sirio00
#6 ne: 26-04-2006, 02:31:14
Me postimin e mesiperm doja te thosha se ne ato vende evropiane monarkia eshte nje mbetje dhe jo nje krijim.
Kurse kjo puna e familjes Jashari me duket thjesht per te qeshur. Me gjithe respektin per sakrificat e kesaj familje eshte absurde te mendosh te behet dikush mbret prej nje familjeje fshatare. Mbreterit jane pjese e aristokracise se nje vendi dhe kane qene te tille qe nga fillimi...

  • Postime: 124
treminator
#7 ne: 26-04-2006, 03:21:55
Nuk mund te kete edhe mbret edhe parti politike.
Ne mbreteri duhet te behet vetem deshira e mbretit.
Boll me gjerat simbolike!
Ne na duhet nje sistem i mbeshtetur mire ne ligje te pastra ekonomiko-politike.
50% e bujqeve duhet te msohet qe te zhvillojne prodhimin vendas qe te rrisin mirqenien.
Qe prodhimi vendas te jete fitim prures ferma duhet te jete mbi 20 ha dhe jo ne parcela te vogla si sot.
Kjo do te thote qe edhe sikur te behemi mbreteri, pas nja 20 vjetesh mund te mendojme se mund te konkurojme tregun qe na rrethon.
Cfare mbreterie mbreteron ne Maqedoni, po ne Turqi, po ne Bullgari???
Pse duhet te vijne 80% e fruta perimeve prej andej?

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#8 ne: 26-04-2006, 09:54:30
O treminator pse Spanja nuk ka dhe mbret edhe parti politike,cfar te keqe ka nga kjo gje.

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#9 ne: 27-04-2006, 09:53:42
Mund te kete disa shtete shqiptare ne ballkan dhe te gjithe te kishin nje mbret qe do simbolizonte dhe institucionalizonte bashkimin e tyre. Mbreti duhet te kete fuqi simbolike, por forca e tij qendron te institucioni bashkues qe ai perfaqson. Princi Leka eshte figura e vetme qe ploteson te gjitha kushtet. I mbetet te ardhmes dhe vullnetit te shqiptareve nese dicka e tille do realizohet ose jo!

  • Postime: 1632
  • Gjinia: Mashkull
arbias
#10 ne: 27-04-2006, 12:16:49
Ne qofse perkohsisht,ose ne koh t pa caktuar,me deshir  apo pa deshir te shqiptarve duhet te egzishtojn du shtete shqiptare ather ,Pse mos t jet edhe Familja  jashari mbretni ne kosov.!!
Shikoni une  sdi qfar mundsije ka nje mbret te ben apo te ndryshon vetem e di se ai ka mundsi te jet njeri nga aorganet me te larta t shtetit,ku ai ngarkon dhe shkarkon ne fund te fjales se parlamentit sikur ketu ne Belgjik kam fjalen.
Shikon partija socialiste ne belgjik kishte fitu votat  Fllams bllok.
Koninku Albert dhe i gjith parlamenti  i belgjikes dhe  ai evropian denuan ket fitore te radikalve dhe qfar ben ose u deshke qe belgjikes ti futen sanksionet sikur austris me hajderin ose me ba nje ndryshim te mbrendshum ne politik i cili u favorizu me nje rezultat shum te mir ..Partijes radikale fllams bllok jo qe ja humben votat dhe poziten koningu por edhe ja ndrroj emrin bile ,Breti  esht gjithmon kunder perqarjes dhe parparimeve te shtetit kur dihet se edhe ai ka nje bugjet shum te fort dhe  financon shum..organizata jo qeveritare shoqrore argetuse sportive kulturore.

  • Postime: 95
  • Gjinia: Mashkull
Legjioni
#11 ne: 07-05-2006, 07:11:55
arbias.
ti me duke se vetem ja ngop,
dhe nuk dine se cfare eshte, Mbreteria. hmmmmm: hmmmmm:

  • Postime: 1632
  • Gjinia: Mashkull
arbias
#12 ne: 07-05-2006, 07:43:10
arbias.
ti me duke se vetëm ja ngop,
dhe nuk dinë se çfarë është, Mbreteria. hmmmmm: hmmmmm:


Un thash se nuk i di mir funksijonet embretnis por ne rastet konkrete ne kosov dhee shqipri , esht me e domosdoshmja kjo zgjidhje qe ne fund te te pytet  mbretidhe tijep fund gjdo fjale vendimi te keq qe bie kundra popullit.
Mbreti esht ligj, kur s funksion shteti...? :)

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#13 ne: 15-12-2006, 02:22:37
Ne te kaluaren shtetet kane patur sundimtare ,monarki=monizem=komunizem!
Keto shtete te hershme qe jane formuar me dhune dhe gjakderdhje poashtu me dhune kane pranuar qe ta shpallin mbretin e tyre.Shpallja e nje mbreti ka qene sikurse shpallja e nje feje apo Profeti te veqante nga te tjeret.Mbreti eshte shpallur vetem qe pushtimet e tija ne opinionin boteror te legjitimohen,siq eshte rasti i Anglise...Serbise,Rusise etj...Ne çdo vend ku ka nje mbret,aty s^ke pse kerkon drejtesi apo liri te tokes sate!
Pra Mbreterite jane formuar per te perligjur pushtimet.
Por ne rastin e shqiperise...valle cilat toka te huaja i pushtoi matrapazi ahmet zogu?Po djali i tij?Kush e pranoi ate si mbret ne bote administrativisht?Kush ia pranoi shtetin e tij si te pavarur nga bota?As Hungaria,dhenderr i se ciles u be(nje bushter hungareze)s`e quajti asnjehere mbret as e pranoi pavaresine e shqiperise se tij!!!!Shqiperia duhet te emroje mbret vetem ate qe i ka bashkuar me pare tera trojet etnike te pushtuara shqiptare  nga Nishi, Podgorica, Preveza, Kumanova  e gjer ne Nish.
Lakej te ndryshem,mbret per te ngrene jete dhe respekt te shtrenjte ne kurriz te popullit te roberuar nga te huajt siq eshte populli shqiptar sot,nuk duhet te kete...por duhet nje pretendenti te tille ti ngarkoje krampin dhe trasten me buke e ne gurthyerje qe te shtrojne rruget e shqiperise si te tjeret...

  • Postime: 3003
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#14 ne: 15-12-2006, 16:13:10
Ne nuk kemi nevoje per familje mbreterore, por per nje udheheqesi te drejte, te pakorruptuar, prosperuese dhe patriotike.

  • Postime: 6
margita
#15 ne: 17-12-2006, 16:57:17
Pyetja ne fakt eshte pak e pakuptueshme:a do te duhej te kete Shqiperia familje mbreterore?Sepse shqiperia ka edhe aktualisht familje mbretore edhe pse nuk jane ne fuqi,ata mbeten po familje mbreterore,e nuk mund te jene ndryshe.Pyetja duhet te ishte shtruar me mire:A duhet te kete mbreteri ne shqiperi?Dhe per mendimin tim mbase nje mbreteri kushtetuese,ku mbreti luan vetem rolin e nje simboli duke perfaqsuar unitet dhe prosperitet kombetar,mund te ishte mire per shqiperine,por ne kushtet e rrethanat e sotme politike nuk e shoh te realizuar nje gje te tille.

  • Postime: 28
  • Gjinia: Mashkull
Fiku
#16 ne: 18-12-2006, 00:21:25
Ne te kaluaren shtetet kanë patur sundimtare ,monarki=monizem=komunizem!
Këto shtete te hershme qe janë formuar me dhunë dhe gjakderdhje poashtu me dhunë kanë pranuar qe ta shpallin mbretin e tyre.Shpallja e një mbreti ka qenë sikurse shpallja e një feje apo Profeti te veçantë nga te tjerët.Mbreti është shpallur vetëm qe pushtimet e tija ne opinionin boteror te legjitimohen,siç është rasti i Anglise...Serbise,Rusise etj...Ne çdo vend ku ka një mbret,aty s^ke pse kërkon drejtësi apo liri te tokes sate!
Pra Mbreterite janë formuar për te perligjur pushtimet.
Por ne rastin e Shqipërisë...valle cilat toka te huaja i pushtoi matrapazi ahmet zogu?Po djali i tij?Kush e pranoi atë si mbret ne botë administrativisht?Kush ia pranoi shtetin e tij si te pavarur nga bota?As Hungaria,dhenderr i se cilës u be(një bushter hungareze)s`e quajti asnjëherë mbret as e pranoi pavarësinë e Shqipërisë se tij!!!!Shqipëria duhet te emroje mbret vetëm atë qe i ka bashkuar me pare tera trojet etnike te pushtuara shqiptare  nga Nishi, Podgorica, Preveza, Kumanova  e gjer ne Nish.
Lakej te ndryshëm,mbret për te ngrënë jetë dhe respekt te shtrenjte ne kurriz te popullit te robëruar nga te huajt siç është populli shqiptar sot,nuk duhet te këtë...por duhet një pretendenti te tillë ti ngarkoje krampin dhe trasten me buke e ne gurthyerje qe te shtrojne rrugët e Shqipërisë si te tjerët...
MEQE S'KAM SE CFARE TE SHTOJ PO CITOJ PARASHKRUESIN....


ISH-MATRAPAZI NUK ISHTE AS BIR MBRETI POR NJE SPIUN ANTISHQIPTAR I SJELLE ME PAHIR KUNDER QEVERISE DEMOKRATIKE TE FAN STILIAN NOLIT NGA USHTRIA SHOVINISTE VRASTARE SERBE.

KUPTUAT O MBRETER-DASHES?????
NE NUK KEMI AS MBRET AS KEMI PAS DHE AS NUK NA DUHEN PLEHRAT FEUDALE.
SA PER ZOGUN AI S'ISHTE MBRET AI ISHTE I VETQUAJTUR MBRET. NE SE KUPTONI ATEHERE HAPNI FJALORIN SHQIP SHQIP E PERKTHENI FJALEN "VETQUAJTJE" SE UN MUND TE VI ME USHTRI PUSHTUESE TE HUAJ TE SHFAROS GJYSMEN E PARLAMENTIT, TE TJERET ZHDUKEN E TE VETQUHEM MBRET. PER TE PAGUAR FATUREN E USHTRISE PUSHTUESE FAL 1/4 E SHQIPERISE SI TRADHTAR QE JAM DHE I THEM POPULLIT QE JAM MBRET, PRA VETQUHEM. POR POPULLI ME KA ZGJEDHUR? JO! ME DO AI? JO! KJO ISHTE NJE SI TIP GJEEGJEZE, MOS I NGJAN NDOPAK SATRAPIT ZOG?
PERGJIGJEN PO JUA LE JUVE.

  • Postime: 7049
  • Gjinia: Femer
erlehta
#17 ne: 19-12-2006, 19:41:13
Dhe mbreterine kemi mangut ne:

  • Postime: 39
AlbNYer
#18 ne: 08-02-2007, 17:53:27
O Texasi, qe ke hapur temën... nuk është puna se te prish apo nuk te prish pune.  Puna është a te rregullon pune, se po të jetë vetëm për te shkuar nëpër ceremoni shteterore beji M$%*&.
mirë i kemi këta kopuke qe janë tani ne pushtete si te majte ashtu edhe te djathte.  një fare janë si Pseudodemokratet ashtu edhe neo-Komunistet.  kelyshe te se njejtes bushter janë.

ne kohën kur ka qenë Shqipëria mbreteri, thonë se ka qenë mirë (se unë vete nuk e kam përjetuar) por nuk e di nëse ishte merite e Zogut apo meqenëse Shqipëria ishte edhe nën protektoriatin e Italise.  Pastaj Zogu nuk ka ndonjë rekord te mirë.
1) Ne pushtet erdhi me ndihmën e Serbeve.
2) Shendaumin (apo Shen Naumin)ja dha Jugosllavise.
3) Ka thënë dikur se nëse Shqipëria do pushtohej, ai do të vishte opingat dhe do dilte malit (për te luftuar), por
   veshi opingat e iku.
Nuk shikohet se cilat shtetet janë monarki por çfarë te intereson ty si shqiptar.  se ti mund të thuash familja Zogu te marrë fronin e ai tjetri nga Kosova thotë për familjen Jashari, prit se nuk kemi dëgjuar te tjerët te Camerise te Ilirides apo ata te mailt te zi, ndoshta kanë edhe ata ndonjë alternative ;). Pastaj këto vendime nuk merren tani, le të bashkohet njëherë Shqipëria, e pastaj le të bëhet një referendum për monarki apo republike. Pastaj le ta sjellin edhe Skenderbeun :).

  • Postime: 3003
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#19 ne: 09-02-2007, 01:14:33
prit se nuk kemi dëgjuar te tjerët te Camerise te Ilirides apo ata te mailt te zi, ndoshta kanë edhe ata ndonjë alternative ;). Pastaj këto vendime nuk merren tani, le të bashkohet njëherë Shqipëria, e pastaj le të bëhet një referendum për monarki apo republike. Pastaj le ta sjellin edhe Skenderbeun :).


Mire e ke,,se p.sh ne Iliride dua qe une te behem mbret. :P

Nejse, kjo ishte sa per shaka... Ajo qe dua te them, eshte se ti shoku ke shkruar me te vertete shume bukur...e meriton nje kompliment te vockel. ;)

  • Postime: 1580
sorelina
#20 ne: 15-02-2007, 17:44:40
Cfare do sillte ?????

  • Postime: 229
  • Gjinia: Mashkull
dardan1
#21 ne: 19-02-2007, 21:25:08
Problem... pasi që çdo Shqiptar dëshiron të jetë Mbret ;)
...E kemi mbretërinë e PPSH qe 65 vjet :)

  • Postime: 187
  • Gjinia: Mashkull
diamant
#22 ne: 20-02-2007, 00:46:24
Po c'fare thoni ne s'durojme veten tone e jo me mbret mbi krye?

  • Postime: 7049
  • Gjinia: Femer
erlehta
#23 ne: 22-02-2007, 21:00:15
Mbreti e tregoj njehere sesa shume e deshi Shqiperine .

  • Postime: 1533
Karatisti
#24 ne: 22-02-2007, 21:16:41
Ajo i duhet popullit, me shumë taksa për ti ushqyer ekstravagancen dhe kapricet e 'familjes mbreterore'. Mos merrni shembuj nga Britania, Kanadaja e Suedia, ata janë shtete te pasura ku ca milione ne vit nuk merren vesh, ne Shqipëri e Kosovë është dallimi ne mes 2 dhe 4 orëve ne ditë pa drita.
 

A janë të sigurta pishinat dhe plazhet këtë vit?

Nisur nga InfoZRubrika Udhetime / Pushime

Postimi i fundit 03-07-2020, 12:08:44
nga InfoZ
Ikin 227 mijë persona, Shqipëria dhe Kosova me eksodin më të lartë në rajon

Nisur nga InfoZRubrika Shqiptaria

Postimi i fundit 01-06-2020, 22:34:42
nga InfoZ
Sa para do të humbin këngëtarët shqiptarë këtë verë

Nisur nga InfoZRubrika VIP

Postimi i fundit 01-06-2020, 22:29:08
nga InfoZ
shqiperia chat nastradini

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 22:53:24
nga InfoZ
www chat shqiperia

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 21:34:32
nga InfoZ