A ndahet kombi ynë sa herë shembet dheu në Kalimash? - Bashkimi Kombëtar

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

A ndahet kombi ynë sa herë shembet dheu në Kalimash?

A ndahet kombi ynë sa herë shembet dheu në Kalimash?

· 1 · 773

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

ne: 08-02-2010, 13:41:51
Në Republikën e Shqipërisë (e jo në Shqipëri) dhe në atë të Kosovës, mungon politika legale që mbështet idenë e bashkimit kombëtar. Edhe atëherë kur flitet për këtë, kjo është e mbështjellë më shumë me elemente partiake, sesa kombëtare.

Cila është çështja në këtë kohë të hyrjeve në organizata mbishtetërore a mbikombëtare… A duhet që fillimisht të integrohesh, ndaras, apo më parë duhet bashkimi, e pastaj inkuadrimi? Ideja e bashkimit në një vend tjetër, është e prirë të mos jap asnjëherë atë që thuhet se ky është bashkimi!

Dekadave të fundit më të madhe flitet për zvogëlimin e rëndësisë së shteteve sovrane apo për pranimin e zbehjes së identiteteve të tyre kombëtare. Por, tri gjëra janë të pranishme në këtë mishmash idesh a preokupimesh. E para, ‘asnjë shtet nuk e harron territorin e tij’. E dyta, ‘mund ta vendosni një francez në Gjermani, por, ai, asnjëherë më shumë nuk do ta ndiejë veten të qenit francez’. Dhe, e treta, shtetet dhe kombet, padyshim se, nuk janë të mjaftueshme për vetvete.

Shkalla e sotshme e zhvillimit, “i detyron” të gjitha kombet dhe shtetet e botës të hyjnë në kontakte dhe lidhje të shumëllojshme reciproke, fjala vjen: politike, ekonomike, deri te ato arsimore-kulturore. Andaj, duke qenë se kjo është prezente tek të gjithë, e po ashtu edhe dallueshmëria, “të gjithë” e kanë pranuar (të paktën në ide) ‘unifikimin në diversitet’. Duke e pranuar një dallim të tillë, ato nuk priren të jenë më ndryshe. Madje shtetet që e propagandojnë këtë janë aq të fuqishme sa të mos ndryshojnë vetën.

Sot ekziston ideja, të paktën ndër shqiptarë se, duke hyrë në Bashkimin Evropian, nënkuptojmë edhe bashkimin kombëtar, nën një ombrellë tjetër. Por, një ide tjetër e kundërt me këtë, është se, më parë duhet të arrihet ky bashkim, e pastaj, të tillë të hymë në këtë organizatë shtetesh. Dhe, e fundit, se, duke bërë një organizim të tillë, rëndësia e identitetit kombëtar po zbehet, sepse, shtetet në mënyrë vullnetare, përmes një kontrate po heqin dorë nga disa pjesë të tyre, për ideale më të rëndësishme, që nuk janë në kundërshtim as me identitetet e tyre, porse, kjo heqje dorë nënkupton ta pranosh edhe tjetrin dhe të pranohesh nga tjetri.

Pra, të bashkuar në dallueshmëri, është slogani që mëton të realizohet kjo gjë. Prandaj, ideja e tretë, më së shumti i kundërvihet idesë së bashkimit kombëtar si fillim, e më pak idesë së parë, ku bashkimin mund ta realizojmë dikund tjetër.

Në rastin e shqiptarëve gjendja është pak më ndryshe, sepse, për dallim nga të tjerët, hyrja në Bashkimin Evropian dhe pranimi i të tjerëve ashtu siç janë, bëhet duke mos qenë në gjendje të japësh vlerësime për të tjerët, në fakt, më i rëndësishëm është opinioni i tyre për ne.

Në qershorin e kaluar kishte një shfaqje që thoshte se shqiptarët po bashkohen. U tha te Kalimashi. Por, ishte shumë e pasinqertë. Llaf goje. Aty për kombin si një dhe të parin, u fol më shumë nën valëvitjen e flamujve partiak, sesa atij kombëtar. Kjo ishte një shfaqje politike e kryetarit të PD-së, Sali Berishës, në prag të zgjedhjeve të qershorit, dhe se nuk ishte një paradë ku kalonin dy liderë që synonin të shembnin përnjëmend atë që nuk lejon bashkimin. E që kjo ishte një propagandë e çartë politike, e tregon përngutja që ajo shembja simbolike të bëhej pak para se të votohej. Nëse kjo rrugë është bashkuese e kombit, atëherë a i bie kjo që sa herë shembet dheu në tunel, të ndahemi?! Apo sa herë që ndodh e kundërta, të bashkohemi?!

Sigurisht se ky është një ironizim i gjithë kësaj që po ndodh. Shqiptarët as nuk do të bashkohen, e as nuk do të ndahen, sa herë t’i teket prirjeve natyrore apo ligjeve të gravitetit. Qoftë edhe kur dheu mbahet apo e mbajnë, shqiptarët nuk i bashkon kjo gjë. Madje është e çuditshme ta quash “rrugë e kombit” kur përmes saj interesat ekonomike do t’i realizojnë edhe vendet tjera që kanë ambicie territoriale në dëm të Shqipërisë.

Një Republikë e Shqipërisë që nuk ka politikë legale për bashkimin e kombit, dhe një Kosovë që nuk është e ndërtuar në historinë e së kaluarës, nuk mund të japin si rezultat bashkimin klasik. Kosova nuk është e projektuar në bazë të së shkuarës (në bazë të historisë që është e përbashkët), por në idenë e asaj që do të ndodh, asaj që nuk dihet se çfarë do të jetë, por që shihet me optimizëm.

Merreni Preambulën (Pjesa Ideore) e Kushtetutës së Kosovës, aty duke mos shkruar për të shkuarën vihet në pikëpyetje nëse ka ndodhur ndonjëherë. Në këtë pjesë thuajse gjithçka është e përqendruar në të ardhmen, fjala vjen sikurse në fillim të saj, e që është: “Ne, populli i Kosovës, të vendosur për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet”. Pra, për të ‘ndërtuar të ardhmen’, duke mos përmendur as këtu, por, as edhe në vazhdim ‘të kaluarën’.

A duhet të rikthejmë kohën dhe të përmbysim gjithçka që është bërë? Natyrisht se jo. Madje kjo është e ditur, dhe që mëtohet. Sepse edhe po ta mendonim këtë, kjo është e pamundur. Por, ajo që duhet bërë është bashkërendimi dhe hartimi i politikave të përbashkëta, të cilat, lidhjen emocionale që ekziston sot, ta kthejnë në një lidhje fizike, e cila për shumë kohë nuk ka ekzistuar.

Më 2012 do të jetë 100 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Gati njëqind vjet pas nuk ka politikë të tillë.

Valmir Elezi (Telegraf)

Temat e fundit