×

Aleanca Kuqezi, nismë për shqiptarizimin e toponimeve

Aleanca Kuqezi, nismë për shqiptarizimin e toponimeve

· 2 · 524

  • Postime: 23007
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 30-07-2011, 15:32:27
Aleanca Kuqezi ka ndërmarrë një nismë të re bashkërenduar me nismën kundër regjistrimit të popullsisë mbi bazë etnie dhe përkatësie fetare.

Përfaqësues të kësaj lëvizje gjatë një takim të zhvilluar në qytetin e Pogradecit kanë propozuar një nismë për ndryshimin e emërtimeve që nuk janë në gjuhën shqipe.

Kreshnik Spahiu është shprehur se toponimet në gjuhën sllave apo greke duhen ndryshuar dhe kthyer në gjuhën shqipe dhe për këtë ai ka shtuar se do të propozohet miratimi i një ligji të veçantë.

Ndërkohë lidhur me regjistrimin e popullsisë, Spahiu është shprehur se pavarësisht se qeveria ka miratuar ligj, lëvizjet kundër kësaj nisme do të vazhdojnë. /shekulli

AK, AKSION PER SHQIPTARIZIMIN E EMRAVE TE QYTETEVE

  • Postime: 23007
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 30-07-2011, 15:44:07
Aleanca Kuq e Zi: Shqiptarizim emrave të qyteteve

Aleanca Kuq e Zi nis një aksion të ri per shqiptarizimin e emrave te qyteteve.
Kreshnik Spahiu, kreu i lëvizjes, duke folur nga Pogradeci, u shpreh se se do të propozohet një ligj për toponimet me qëllim ndryshimin e emrave të qyteteve me origjinë sllave.

Regjistrimi, Spahiu: Protesta në tetor

Kreshnik Spahiu deklaron se Greqia nuk mund t'i imponohet Shqipërisë për të ndjekur procesin e regjistrimit etnik, kur vetë ajo si anëtare e BE-së nuk e aplikon këtë procedurë.

"Greqia nuk njeh pakica etnike apo pakica kombëtare në territorin e saj. Ne denoncojmë servilizimin qeveritar ndaj Greqisë", tha Spahiu, duke paralajmëruar nisjen e protestave të Anëtarëve të Aleancës Kuq e Zi në muajin tetor.

Historiani Pëllumb Xhufi theksoi se regjistrimi me kriteret e vendosura në ligj, shënon përplasje flagrante me konventën ndërkombëtare.

"Ky lloj regjistrimi është në kundërshtim me Kushtetutën.Ideja për këtë regjistrim dhe alarmi i parë janë dhënë që në vitin 2004, tha Xhufi.

Ndërkohë që shtohet lista e anëtarësisë së Aleancës, pasi me dhjetëra intelektualë i bashkohen kësaj nisme. Nga ana e saj Aleanca Kuq e Zi deklaron se deputetët e parlamentit shqiptar shkelën rëndë Kushtetutën, duke votuar edhe për kolegët që nuk ishin në sallë. /top channel