Autostrada Durrës - Morinë, Rruga që do të bashkojë dy shtetet shqiptare ! - Bashkimi Kombëtar

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Autostrada Durrës - Morinë, Rruga që do të bashkojë dy shtetet shqiptare !

Autostrada Durrës - Morinë, Rruga që do të bashkojë dy shtetet shqiptare !

· 22 · 20205

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 07-02-2007, 10:49:05
Afatet e përfundimit, si dhe të dhënat e projektit të plotë



Autostrada Durrës-Morinë është cilësuar si rruga që do lidh dy shtetet shqiptare. Jo vetëm si projekt komunikimi me Kosovën, por segmenti lidhës do të ndihmojë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Rruga lidh portin e Durrësit me pikën kufitare të Kosovës, Morinin. Varianti i rrugës së re, pothuajse është krejtësisht fushor, pasi kalon nga Miloti në Ndërfushë, në Reps, në Thirrë e deri në kufi në Morinë. 400 milionë euro do të arrijnë të përfundojnë këtë projekt infrastrukturor ndër gjigandët dhe më të rëndësishmit në Shqipëri. Sipas drejtuesve të këtij projekti, përfundimi i autostradës parashikohet në korrik të vitit 2009.
Projekti
Qeveria ka përgatitur projektin se ku do të kalojë aksi Durrës-Kukës-Morinë. Kjo rrugë lidh portin e Durrësit me pikën kufitare të Kosovës, Morinën. Varianti i propozuar i rrugës së re, pothuajse është krejtësisht fushor. Kostoja totale e këtij investimi për ndërtimin e këtij aksi lidhës ndërmjet dy vendeve fqinje do të kushtojë rreth 400 milionë euro. Aktualisht kjo rrugë përshkohet nga dy drejtime rrugësh ekzistuese, që as njëra dhe as tjetra, në gjendjen aktuale, nuk iu përgjigjen kërkesave për një rrugë që do të lidhte dy rajonet në fjalë nevojave të trafikut dhe të lëvizjes së mallrave apo pasagjereve. Të dy variantet ekzistues kalojnë në qafa mali në lartësi mbi 1000 metra dhe zbresin në lugina në kuota 300-600 metra, duke përshkuar distancën prej 234 apo 214 km në 5 deri 7 orë, me shpejtësi të automjeteve 30-45 kilometra në orë.
Segmentet
E gjithë autostrada Durrës-Morinë, prej 111 kilometrash, është ndarë në 5 segmente. Segmenti i parë, Durrës-Vorë-Fushë-Krujë-Milot ka një gjatësi prej 59 kilometra, konsiderohet ekzistuese dhe pjesë e Korridorit Veri-Jug dhe Lindje-Përëndim (Korridori VIII). Segmenti i dytë, Milot-Reps, i cili ka një gjatësi prej 54 kilometrash dhe kushton rreth 28 milionë dollarë. Investimi për këtë aks do të financohet nga Banka Botërore dhe qeveria shqiptare. Segmenti i tretë, Reps-Thirrë, ka një gjatësi prej 27 kilometër. Segmenti i katërt, Thirrë-Kalimash, ka një gjatësi prej 13 kilometra, ndërsa segmenti i fundit Kalimash-Kukës-Morinë ka një gjatësi prej 30 kilometrash dhe do të kushtojë rreth 60 milionë dollarë.

Eriona YMERI Tiranaobserver
« Editimi i fundit: 08-02-2007, 13:02:46 nga Berni »

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 24-11-2007, 14:11:15
Rruga Durrës–Kukës do të kushtojë 620 milionë euro

Rruga Durrës–Kukës do të kushtojë 620 milionë euro dhe segmenti me dy tunele të mëdha dhe disa ura Rrëshen–Kalimash do të kushtojë 520 milionë euro. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ka bërë me dije vlerën e plotë të kësaj rruge, duke thënë se aktualisht është duke u punuar mbi detajet të fundit të llogaritjes së kostos së kësaj vepre gjigante. Pas publikimit zyrtar të kostos së kësaj rruge marrin fund të gjitha hamendësimet dhe të gjitha opinionet se rruga Durrës–Kukës po merr 800 milionë apo 1 miliard euro. Segmeti Rrëshen–Kalimash i kësaj rruge është ai i cili merr pjesën më të madhe të këtij financimi dhe për këtë debatet kanë qenë të pafundme, po ashtu edhe akuzat. Tashmë, rruga ka një vlerë të përcaktuar dhe kjo vlerë është habitshmërisht kundër të gjithë zërave që flisnin për një vlerë deri në dyfishin e saj. Akuzat për një vlerë të madhe të rrugës që po merrte paratë e gjithë buxhetit dolën nga opozita dhe nisnin me argumentin se kompania që po punon atje “Bechtel”, punon me çmime shumë të larta dhe me volume dhe jo në bazë të një projekti, ku janë të përcaktuara nga pikëpamja të gjitha detajet e punimeve. Në të vërtetë, këtyre akuzave iu bashkangjit edhe prokuroria, e cila ngriti edhe akuza zyrtare. Më herët ka pasur një ide të ish-qeverive socialiste për ta dhënë me koncesion rrugën para tre vitesh, ku vlera e ndërtimit të saj llogaritej në 35 milionë euro. Në të vërtetë, ajo nuk mund të merret me koncesion nga asnjë kompani në botë dhe llogaria e qeverisë së dikurshme është thjesht një iluzion. Asnjë biznes në botë nuk mund të ndërtojë një rrugë me këtë investim dhe në këtë gjurmë, pasi fitimi nga taksa e mjeteve që do të kalojnë në të do të donte kohë që të mbërrinte. Veç kësaj, kostoja 350 milionë euro është për një rrugë me dy kalime dhe jo për një rrugë si kjo që po ndërtohet aktualisht, me katër kalime dhe me dy kalime anësore në tunele, për rastet e emergjencave. Rruga Durrës–Morinë ka një leverdisshmëri ekonomike të madhe, por jo nga taksat që të mbledhë për shkak të kalimit të mjeteve. Ajo është me rëndësi ekonomike, pasi lidh dy vende të mëdha si Shqipëria me Kosovën dhe po ashtu do të ndihmojë edhe të gjithë zonën verilindore të vendit tonë. Me dy kalime, siç ishte parashikuar të ndërtohej, ajo rrugë nuk do të ishte e kësaj rëndësie, ndërsa sot është një rrugë që lejon një shpejtësi të madhe deri në 100 km/orë. Arsyet e tjera jashtë ekonomike për ndërtimin e kësaj rruge janë edhe më të mëdha.

G.Tema

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 04-12-2007, 14:36:25
Reportazh nga Kalimashi

Ekspres në Kalimash ku po merr formë një ndër tunelet më të gjatë rrugorë të Ballkanit


Megjithëse një vizitë ekspres, në një ditë dimri si këtë fund nëntori nuk mjafton për të përshkruar krejtësisht se çfarë po ndodh në korridorin rrugor verior, më të vështirin që është ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri, pamja që të shfaqet sapo hyn në luginën e Fanit, është krejtësisht e veçantë. Mbas fashitjes të mjegullës së dendur të mëngjesit, në luginën e Fanit të shfaqet lumi me të njëjtin emër, që çuditërisht ishte i kaltër. I kaltër ndonese në mes të tij, manovratorët e vinçave dhe punëtorët e firmës Bechtel-Enka po vendosnin platformat gjigande të urave lidhëse të rrugës Rreps-Thirrë dhe në të dy anët e tij, me makineritë e fuqishme fadroma dhe kamionë Benz, të ardhura kryesisht me kilometrazh zero, lëviznin shkëmbenjtë dhe dherat e kuq poshtë kodrave, për të hapur autostradën e re, që së bashku me Tunelin 6 km deri në Kalimash, përbëjnë segmentin më të vështirë të autostradës Durrës-Morinë.

-Të dy tunelet paralele, deri tani arrijnë gjatësinë 1730 metra-

Ndërsa nuk kanë kaluar as 10 muaj nga 4 shkurti i këtij viti, - data kur nisën punimet për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash, prej 60.85 km, ku bën pjesë edhe tuneli i ri prej 6 km, pjesa më e vështirë e kësaj vepre inxhinierike,- vepra e re në veri të vendit ka filluar të marrë formë. Kompania Bechtel-Enka, një Joint-Venture amerikano-turke, që ka fituar tenderin ndërkombëtar është e vendosur të përfundojë këtë segment në gjysmën e dytë të vitit 2009. Në Rreps, kompania ka kantierin kryesor, ku qindra makineri dhe vinça nisen çdo mëngjes per në kantieret e rrugës, anës së cilës ka rënë një dëborë e lehtë.

Një ndër supervizorët e e firmës kroate që kontrolllon cilësinë e punimeve, inxhinieri gjeolog, i specializuar për punimet e nëntokës, kuksiani Artan Braha, na shpjegon ecurinë e punimeve në tunele. “Puna ka filluar në të dy anët, atë veriore nga Kalimashi dhe këtej nga Thirra”- thotë Tani. E pyesim se sa është avancuar në të dy tunelet paralele. “Njëri prej tuneleve ka arritur në të dy anët rrreth 930 metra, ndërsa tjetri rreth 800 metra dhe gjithsej deri tani arrin shpimi në 1730 metra.” thotë ai. Sipas tij, nga 1 Janari 2008, do të fillojë puna në front më të gjerë me disa brigada të reja, që do të realizojnë sipas objektivit, brenda gjysmës së dytë të vitit 2009 objektin. Puna në thellësi të tunelit është mjaft e vështirë. Pjesa më e madhe e punëtorëve kanë qenë minatorë në minierat e bakrit, të shumta në këtë zonë, që tashmë janë në konservim. Janë 200 minatorë, nga 100 për çdo turn, që punojnë nga 12 orë në turn, në pjesën jugore të tunelit në Thirrë. Shumica janë banorë të zonës, ndër më të varfërat e vendit, që të vetmin zanat kanë pasur atë të minatorit, por bashkë me ta punojnë edhe specialistë dhe minatorë nga Turqia, që firma Enka i ka marrë me kontratë.
Saimir Beci, një djalë i ri punon me një makineri të re për betonimin e tunelit. “Kam ardhur nga Londra, ku isha në emigracion prej 4 vitesh, -thotë Saimiri- duke vazhduar, se kishte dëgjuar për këtë rrugë që do të ndërtohej në zonën e tij nga kompania amerikano-turke”. “Dua që gjatë kësaj kohe të lidhem me inxhinierë amerikanë që kur të përfundojë rruga të kem mundësi të shkoj edhe në SHBA”, thotë Saimiri.

Ndërsa Selam Onuzi, një mekanik i ri i mirëmbajtjes së betonierave dhe sondave shpuese, nga Kukësi është i bindur se tuneli do të përfundojë ndoshta edhe më shpejt se koha e premtuar. “Këto makineri - thotë Selami - janë ndër më modernet, të kohës së fundit, të prodhuara posaçërisht për objekte të tilla të vështira, siç janë tunelet malorë dhe janë krejtësisht të reja”.

Avancimi në tunel arrin rreth 4-5 metra në ditë, por varet dhe nga shtresat shkëmbore që hasen gjatë punimeve. Minatorët paguhen mirë, nga 40-60 mijë lekë në muaj, sipas kualifikimit, ndërsa specialistët marrin edhe mbi 100 mijë lekë në muaj. Por të gjithë nuk paguajnë asgjë për ushqim dhe fjetje se i kanë falas nga kompania. Përkthyesi i vogël nga Dibra, Gjergji, që kishte mësuar turqishten në kolegjin turk të Kavajës, na tregoi mensën dhe kapanonet e minatorëve. Në mensë shërbehej ushqim turistik, që nga mjalti e qumështi dhe asortimente të tjera në mëngjes, te dreka e pasur me mish dhe perime e fruta në drekë, për të ardhur përsëri në një meny të pasur në darkë, që do ta kishte zili, çdo frekuentues lokalesh edhe në Tiranë. “Këtu në mensën tonë, drekoi edhe ministri Sokol Olldashi, para disa ditësh, kur inspektoi punimet e rrugës dhe të tunelit”- thotë Arbeni. Dhomat e kapanoneve të reja, ishin plotë dritë dhe ngrohtësi, duke larguar të ftohtit e acartë të dimrit, të pajisura me dushe 24 orë ujë.

- Te klubi i Lleshit, buzë tunelit -

Minatorë turq, por dhe shqiptarë, kishte pak, në kohën e pushimit mbas mbarimit të turnit në klubin e improvizuar me në mes një sobë druri, të Llesh Gjergj Pjetrit, klub i ndërtuar mbi një shtëpi përdhese. Turqit shijonin birrën Effes, ndërsa shqiptarët rakinë me ngjyrë pak të verdhë të kumbullës. Lleshi, pronari i barit ekzotik, një ish minator i vjetër i bakrit, tashmë në pension, thotë se e ktheu një pjesë të shtëpisë së tij në lokal, sapo filloi ngritja e kantierit të tunelit. Ai pret, ashtu si dy vëllezërit e tij, të marrë kompensimin për një pjesë të pronës që është zënë nga kantieri dhe rruga e re. “Vëllezërit dhe disa banorë të tjerë kanë marë nga 2.7-3 milion lekë kompensim nga shteti”-thotë Lleshi. Një pjesë të familjes ai e ka tashmë në Tiranë, ku kanë ndërtuar shtëpi në Bathore.

Në fshatin Thirrë, nga 130 familje, kanë mbetur vetëm 30, se të tjerët janë shpërngulur në periferinë e metropolit dhe të Durrësit. ‘Rruga edhe mund t’i kthejë përsëri këtu, se hapet punë”- thotë ai.

“Tashmë edhe dëbora e madhe, duket sikur është trembur nga këto punime,- thotë Lleshi,- që mban mend se në vitin 1985 kishte rënë 3.5 metra borë, ndërsa vitet e fundit është pakësuar ndjeshëm.” Efekti serrë duket se ka bërë punën e vet edhe në Thirrë, emër që sipas minatorit të moshuar e ka origjinën nga fjala me “thirr”, sepse banorët e kësaj zone i kanë të ndërtuara edhe sot shtëpitë larg njëri tjetrit, në luginat e maleve apo shpatet e kodrave dhe i vetmi mjet komunikimi ishte kjo fjalë e lashtë.

-Kosovarët të parët nxitojnë të blenë toka të lira anës luginës së Fanit-

Intuita se rruga e re piktoreske, me ura mbi lumin Fan dhe gjelbërimin e kodrave dhe majat e maleve sipër tyre me pisha, do të jetë një burim i ri pasurie, kosovarët kanë filluar të kërkojnë në këto zona, toka të lira për t’i blerë, për të ndërtuar bare dhe restorante, apo edhe shtëpi të reja. Automjete me targa të Kosovës, qarkullonin në këtë zonë, megjithëse rruga ishte mjaft e dëmtuar. “Vijnë këtej, megjithëse rruga tjetër kombëtare nga Kukësi për në Tiranë, është më e mirë, sepse kërkojnë toka për t’i blerë,” thonë banorët. Kosovarët, mbas përfundimit të rrugës së re do ta shkurtojnë kohën për të ardhur në Tiranë nga Kukësi nga 6 orë sot, në 2 orë. Duket se në verën e 2010-tës, qindra mijë pushuesit nga Kosova do ta kenë shumë më të lehtë për të ardhur në plazhet e Durrësit. Edhe nxitimi i tyre për të ndërtuar në rrugën e re objekte shërbimi apo magazina grumbullimi produktesh bujqësore dhe industriale është i kuptueshëm. Fluksi i madh i turistëve në kohën e verës, por dhe zgjerimi i tregtisë me Kosovën, falë marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, e bën mjaft atraktiv këtë segment të ri rrugor.

-Autostrada e re, projekti më i madh i infrastrukturës rrugore në historinë e Shqipërisë-

Segmenti Rrëshen-Kalimash është pjesë integrale e korridorit Durrës-Morinë, ndërsa tuneli bi-tub (një tunel për çdo drejtim kalimi) prej afro 6 km, është një vepër e vërtetë arti. Këtu parashikohet të gërmohen mbi 1 milionë metër kub material shkëmbor. Në realizimin e këtij Projekti, Bechtel & Enka, punëson një personel prej rreth 2500 vetësh, ku përfshihet një përqindje e rëndësishme e punonjësve shqiptarë.

Tunelet po gërmohen me teknologji moderne, në perputhje me metodën e re austriake (NATM), e cila qëndron në shfrytëzimin e kapacitetit mbajtës të shkëmbit, për të siguruar hapjen e tunelit. Sipas kësaj metode, vetëm një përforcim minimal i strukturës së shkëmbit ështe i nevojshëm dhe masa e këtij përforcimi do të varet nga kategoria e shkëmbit që do të haset. Sipas inxhinierit gjeolog Artan Braha, kjo është një metodë më e shpejtë dhe më ekonomike për të gërmuar dhe përforcuar tunelin, në krahasim me metodat e tjera alternative, që bazohen në hipotezat e një kapaciteti mbajtës më të dobët të strukturës shkëmbore.

Për të arritur objektivin e hapjes së shpejtë të tunelit, sipas metodës së sipërpërmendur, Bechtel\ Enka Joint Venture, ka importuar pajisjen speciale Jumbo Driller (Atlas Copco L2C) nga Suedia, për të hapur vrimat e detonimit dhe instaluar elementët e përforcimit të strukturës shkëmbore.

Përveç ndërtimit të tunelit, projekti parashikon ndërtimin e mbi 35 urave e viadukteve. Gjatësia totale e urave do të jetë afërsisht 4500 m dhe ura më e madhe është aktualisht e parashikuar të jetë 100 m e lartë. Këto ura po ndërtohen duke përdorur trare beton-arme të paranderur, me gjatësi standarde 40 m, të cilët do të jenë të parafabrikuar në kantiere të ndërtuar afër autostradës.

Veç kantierit për prodhimin e trarëve të paranderur, po ndërtohen gjithashtu fabrika apo impiante në vende të caktuara, të cilat do të përdoren për të prodhuar beton për strukturat, gurore dhe nyje thyerje inertesh si dhe impiante të prodhimit të tipeve të ndryshme të asfaltobetonit.

-Lehtësirat e qarkullimit-

Shpejtësia e qarkullimit të mjeteve në këtë aks, do të jetë 100 km/orë. Në tunel dhe në disa pjesë të këtij segmenti rruga do të jetë me 4 korsi, ndërsa në pjesët e tjera me dy korsi. Ndërkohë në shpatet e kodrave do të ketë rrugë të tjera lidhëse që lidhin fshatrat. Sipas projektit, seksioni parë është Rrëshen-Reps, 19.5 km, seksioni i dytë Reps-Thirrë 26.5 km, seksioni i trete Thirrë-Kolsh, 14.85 km dhe tuneli afro 6 km. Urat që do të ndërtohen në këtë segment të vështirë malor, do të jenë 35.

Rruga Rrëshen-Kalimash, 60.85 km, është pjesë e autostradës prej 170 km, për të përmirësuar lidhjen me Kosovën. Kjo do të rezultojë në një rrugë më të shkurtër midis portit të Adriatikut në Durrës, pranë Tiranës, dhe Morinës në kufi me Kosovën.

Vendodhja:
Shqipëri

Klienti:
Drejtoria Përgjithshme e Rrugëve Qeveria Shqiptare

Kontraktori:
Bechtel & Enka Joint Venture
(www.bechtel.com dhe www.enka.com)

Fusha e Sherbimit:
Manaxhim Ndertimesh

Kohezgjatja e Projektit
2006 - 2009

Tipare kryesore:
Gjatesia: 60.85 km (5.53 km Tunel)

Tipi: 4-korsi autostrade

Shpejtesia Planifikuar: 80 -100 km/ore

Ura: 27 cope ne total
Afro 4.5 km rrugë do të jetë mbi ura dhe struktura
Deri në 80 m lartësi
Ndërtuar nga trarë gjatë të betonuar 38 m
Rruga: 2 korsi në çdo drejtim plus shpatulla të fuqishme
3,75 m linja gjatësi
2 m shpatull e fortë

“Ky projekt, i cili lidh Shqipërinë me Kosovën, Maqedoninë, Serbinë Jugore dhe rrjetin Trans-Europian të rrugëve, do të përmirësojë situatën ekonomike të zonave nga kalon, do të stimulojë turizmin, ndërtimin dhe shërbimet, si dhe do të përmirësojë pozicionin konkurrues të Portit të Durrësit”, është shprehur ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi./a.gj/klo/

nga Artan Gjata

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 14-12-2007, 15:32:19
Disa foto nga rruga qe po ndertohet.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 14-12-2007, 15:34:02
................

  • Postime: 23
  • Karma: +0/-0

#5 ne: 31-12-2007, 19:35:58
Hej njerz u rrenqetha nga keto pamje dhe disi me duket si e pabesushme.Me c do kusht kjo rruge duhet perfunduar dhe tjau qojm gishtin e mesem serbve qe me vite ju paguajm taksa per te kaluar neper shtetin e tyre famkeq.

  • Postime: 6
  • Karma: +0/-0

#6 ne: 01-01-2008, 20:54:15
Hej njerz u rrenqetha nga këto pamje dhe disi me duket si e pabesushme.Me c do kusht kjo rrugë duhet përfunduar dhe tjau qojm gishtin e mesem serbve qe me vite ju paguajm taksa për te kaluar nëpër shtetin e tyre famkeq.
  projekte  te  tilla  sa me  shpejt me shqipetaret e  malit te  zi te  maqedonise  dhe  camerise

#7 ne: 05-01-2008, 22:43:59
Bravo MAX ... te lumte
Ne Kosovaret e presim me padurim ndonje informate per ndertimin e kesaj autorruge ,por keta gazetaret tane ne te dy anet si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi si duket pertojne ti fusin kembet ne balte per te pare se q'po ndodhe atje!!!qfare po punohet!!!
Keto foto i kopjova dhe ja u kam derguar te gjith miqeve qe i njof
Faleminderit shum MAX   

  • Postime: 3003
  • Karma: +5/-1
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 06-01-2008, 05:30:53
Dashte Zoti te mbarohen punimet sa me shpejt dhe me sukses.

#9 ne: 07-01-2008, 13:57:09
si eshte mor shtet

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 11-01-2008, 11:56:11
273 milionë euro investim për Rrëshen-Kalimash
 
Punimet Durrës-Kukës në vazhdim, fondet e zbardhura


Rruga patriotike, ajo që gjeneroi përplasje politike përgjatë gjithë vitit të shkuar, do të vijojë të ndërtohet e njëjtë dhe për këtë vit të saponisur. Burime zyrtare nga Ministria e Financave bëjnë me dije se fondi i programuar për të kaluar tërësisht për ndërtimin e mëtejshëm vetëm të segmentit shumë të përfolur të rrugës Durrës-Kukës, Rrëshen-Kalimash, do të jetë 273 milionë euro. Kjo shifër përbën vetëm një pjesë të fondit të total, prej 500 milionë euro, që do të adresohet për këtë segment, duke përfshirë këtu edhe taksën e TVSH-së. kjo shifër përbën edhe pjesën më të madhe të të gjithë fondit të dhënë deri tani për këtë segment të shumëpërfolur. Sipas Ministrisë së Financave, segmenti Rrëshen-Kalimash deri më tani ka patur një kosto të përgjithshme prej 500 milionë lekësh, shifër kjo e bërë publike edhe më parë nga vetë ministri i Transporteve, Sokol Olldashi. Ky i fundit është shprehur më parë se segmenti Rrëshen-Kalimash karakterizohet nga një projekt i përfunduar, vlera e të cilit është llogaritur në totalin 520 milionë euro. Sipas tij, aksi Rrëshen-Kalimash përbën pjesën që do të thithë më tepër nga paratë, të cilat janë përcaktuar që të kalojnë për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Ndërkaq parashikohen edhe rreth 100 milionë euro për segmentet e tjera. Këtu përfshihen Milot-Rrëshen dhe Kalimash-Morinë, duke bërë që vlera e përafërt e rrugës të shkojë në rreth 620 milionë euro. Ndërkohë, sipas Ministrisë së Financave bëhen të ditura kostot kronologjike të segmentit Rrëshen-Kalimash. Sipas tyre, në vitin 2006 kur nisën punimet, kjo rrugë kushtoi gjithsej rreth 73 milionë euro. Një vit më pas, fondet për këtë segment u llogaritën në 14 milionë euro. Ndërkaq, qeveria ka parashikuar që për vitin 2008 të investohen për këtë segment rreth 273 milionë euro. Por mbetet akoma i paqartë financimi që kjo rrugë do për vitin 2009, kur është parashikuar të përfundojë punimet. Po ashtu, nga rialokimi i fondeve të Buxhetit 2007, prioritet ishte edhe rruga Durrës-Kukës, e cila do të përfitojë fonde në masë për të ulur huamarrjen e huaj.

Fondi 2008

Ministria e Financave ka përllogaritur fondin e plotë që do të destinohet për këtë vit në punimet e segmentit Rrëshen-Kalimash. Bëhet fjalë për 273 milionë euro, që përbëjnë dhe pjesën më të madhe të të gjitha fondeve të destinuara deri tani për këtë segment.

Fondi total

Fondi i përgjithshëm i llogaritur për ndërtimin final të rrugës Durrës-Kukës është rreth 620 milionë euro. Ndërkaq, vetëm për segmentin Rrëshen-Kalimash do të investohen rreth 520 milionë euro, që përthithin dhe pjesën maksimale të fondeve për rrugën.

G.Metropol

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 14-01-2008, 09:40:50
Kryeministri inspekton punimet në rrugën Rrëshen-Kalimash. "Rruga Durrës-Kukës, aorta e kombit"

Tuneli i Kalimashit, më i gjati në Ballkan


Kryeministri Sali Berisha ka vizituar nga afër veprën më madhore publike të ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri, rrugën Durrës-Kukës, në një nga segmentet e saj në tunelin e Rrëshen-Kalimash, Thirrë-Kalimash. Në këtë vizitë inspektimi të punimeve në këtë pjesë të vështirë në terren, kreu i qeverisë shqiptare ka përgëzuar angazhimin e firmës zbatuese, e cila po punon seriozisht dhe po shpejton kohën e përfundimit. "Jam këtu për të vizituar këtë vepër, e cila për çdo vizitor shqiptar është e përmasave të paimagjinueshme. Çdo vizitor, duke ndjekur trajektoren e saj, kupton se këtu po bëhet një punë e papërsëritshme në historinë e një vendi", tha kreu i qeverisë, duke shprehur më tej vlerësim maksimal për punën e kompanisë ndërtuese. "Dua të shpreh nderimin më të thellë për kompaminë "Bechtel Enka", për të gjithë ekipin e punëtorëve, të inxhinierëve, për këtë punë gjigante që po kryhet. Rruga, për të gjithë ata që i thonë zhvillimit zhvillim, e bën Shqipërinë një vend të zhvilluar, i shton nder, krenari, begati, çdo shqiptari, kudo që ndodhet. Rruga është aorta e kombit", vlerësoi më tej kreu i qeverisë. Kryeministri garantoi përfundimin e rrugës në kohën e paracaktuar, mbështetur në garancitë e dhëna nga "Bechtel Enka". "Unë kam marrë garanci të plotë nga kompanitë, se do t'i përfundojnë punimet brenda afatit. Dy ditë më parë, ata kanë hapur 22 metra tunel, ndërkohë që mesataren e kanë 16 metra. Në një afat kohor prej dy javësh, ata pushojnë vetëm një ditë. Shpresoj që gjatë verës, ata do të punojnë edhe me 3 turne në zonat ku nuk ka rrezik për punëtorët. Është shumë e rëndësishme që të punohet me tre turne dhe të plotësohet ky standard, pasi qeveria shqiptare po e vendos këtë standard për të gjitha kompanitë", tha kreu i qeverisë, Sali Berisha. Kryeministri përshkroi në këmbë pjesën e hapur të tunelit, i cili, në anën e Thirrës, ka arritur një gjatësi 1.3 km në secilin kalim. Në këtë tunel po punohet në të dy anët, paralelisht.

Të verbuar nga madhështia e veprës

Kryeministri nuk ka lënë jashtë vëmendjes në prononcimin e tij për median edhe një qëndrim drejtuar opozitës, e cila e ka kritikuar këtë rrugë. "I ftoj edhe ata, të cilët madhështia e rrugës i ka verbuar totalisht dhe ngrihen çdo ditë e vjellin vrer kundër saj, le të vijnë këtu, se ndoshta kjo punë e paimagjinueshme do t'iu shkrijë të gjitha shtresat e errëta të përgjigjeve të tyre. Do t'u japë dhe do t'i çojë edhe ata drejt vlerave bazë të njeriut, të qytetarit", deklaroi kryeministri Berisha. Duke folur për këtë rrugë, ai nënvizoi se në këtë trajektore, në çdo metër e kilometër të saj, të shtohet më shumë bindja se shqiptarët nuk kanë patur asgjë më të domosdoshme se kjo rrugë. Kryeministri, nga ana tjetër, shtoi se përsa u përket efekteve lokale, ato janë të jashtëzakonshme për të gjithë popullatën dhe janë në funksion të saj. "Unë do të ftoja të gjithë njerëzit të vijnë të shikojnë rrugën në ndërtim e sipër, sepse pasi ajo të përfundojë, ata do të kenë vetëm shijen e asfaltit dhe betonit, dhe nuk do të kenë mundësinë të imagjinojnë vëllimin gjigant të punimeve të kryera në këtë luginë, deri në Tiranë", tha kryeministri, duke u përcjellë drejtuesve dhe punëtorëve të firmës urimet më të përzemërta. "Unë do të vij përsëri dhe do të ndjek punimet e rrugës, me interesin më maksimal. Dua t'ju shpreh përgëzimet më të mëdha për këtë punë që i bën nder çdo shqiptari", vijoi më tej kreu i ekzekutivit. Një nga segmentet e rëndësishme të rrugës Rrëshen-Kalimash, Thirrë-Kalimash, segment që përmban një tunel rreth 6 kilometër të gjatë, që kalon përmes malit Qafa e Kumbullës.

Do të ndërtohen 27 ura me gjatësi 4 km

Duke iu përgjigjur interesit të medias lidhur me hetimet për procedurat e rrugës Durrës-Kukës, kryeministri Berisha shprehu bindjen se kjo vepër gjigande është një shans edhe për ata që i ka verbuar madhështia e saj, që të gjejnë vlerat bazë që ekzistojnë në çdo qenie njerëzore. "Sot, unë jam këtu vetëm për rrugën, për legjendën e saj", u shpreh Berisha. Rruga Rrëshen-Kalimash është pjesë e autostradës prej 170 kilometrash, që lidh bregun e Adriatikut me kufirin e Kosovës. Ky segment do të jetë një segment i rëndësishëm i transportit rrugor kombëtar në Shqipëri, sepse realizon një lidhje jetike me Kosovën dhe vendet e rajonit. Nga pikëpamja teknike, autostrada është e ndarë në 3 segmente: Rrëshen-Rreps, me gjatësi 19.8 km, Rreps-Thirrë, me gjatësi 26.5 km, dhe Thirrë-Kalimash, me gjatësi 14.8 km. Autostrada, me gjatësi të përgjithshme prej 64 km, me katër korsi, ndërtohet nga kompania "Bechtel Enka". Segmenti i tretë, Thirrë-Kalimash, ka një tunel me dy shpime paralele, me rreth 6 kilometra të gjatë, që kalon përmes malit Qafa e Kumbullës. Ky tunel do të jetë një ndër më të gjatët në rajon. Aktualisht, në tunel po punohet në të dy anët, nga ana e Thirrës, tuneli është realizuar në gjatësinë 1.3 km. Ndërsa nga ana tjetër e tunelit, puna ka ecur paralelisht në një gjatësi 1.1 km. Të parashikuara në projekt janë ndërtimi i 27 urave, me një gjatësi totale 4 km, sipërfaqja do të ndërtohet me 6 traversa 40 metërshe, me peshë 165 ton secila. Aktualisht, për ndërtimin e këtij segmenti të rëndësishëm rrugor po punojnë 2800 punëtorë e inxhinierë, të cilët, në varësi nga vendi i punës, marrin një pagë nga 300 deri në 1000 euro e më shumë. Këta punëtorë e kanë fjetjen dhe ushqimin të siguruar falas. Masat e sigurisë në punë janë në nivele shumë të larta dhe deri tani nuk është regjistruar asnjë incident. Në të gjithë trajektoren e saj, pjesa më e vështirë e kësaj rruge janë tunelet. Në punimet e kësaj vepre punohet 24 orë pa pushim, duke bërë vetëm dy ditë pushim në muaj. Parku i kësaj vepre ka të angazhuara 1200 makineri të një teknologjie nga më të avancuarat. Projekti i rrugës Rrëshen- Kalimash, i cili po ndërtohet nga kompania "Bechtel Enka" parashikon ndërtimin e një autostrade prej 61 km, me katër korsi, e cila fillon në Rrëshen, në Shqipërinë qendrore, dhe zgjatet në verilindje deri në Kalimash, afër kufirit me Kosovën. Projekti po zbatohet nën një kontratë me çmim njësi të caktuar, të nënshkruar nga kompania me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve. Ky është projekti më i madh infrastrukturor i zbatuar ndonjëherë në Shqipëri.

"Bechtel_Enka" po punon në katër hyrjet e tunelit prej 5.5 km

Segmenti Rrëshen-Kalimash është pjesë e autostradës Durrës-Morinë, 170 km e gjatë, e cila lidh bregun e Adriatikut me kufirin e Kosovës dhe rajonin. Ndërtimi i këtij segmenti rrugor është veçanërisht i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, sepse lidh tregjet e Europës Juglindore me rrugët kryesore ndërkombëtare detare, nëpërmjet portit të Adriatikut në Durrës. Si gjatë ndërtimit, edhe pas përfundimit, autostrada do të sjellë zhvillim ekonomik në zonën verilindore të vendit, duke tërhequr sipërmarrje dhe turistë në terrenin malor të kësaj zone. "Bechtel-Enka" po punon përgjatë 60 km të autostradës, ndërkohë që po vazhdon puna për ndërtimin e 18, nga 27 urat e planifikuara. Përpjekje të jashtëzakonshme të projektit kanë rezultuar në 9.5 milion metër3 gërmime, prej të cilave 3.25 milion metër3 janë përdorur për mbushje si dhe janë hedhur rreth 52.500 metër3 betonarme. Në të njëjtën kohë, "Bechtel-Enka" po punon në katër hyrjet e tunelit prej 5.5 km, që kalon përmes malit Qafa e Kumbullës dhe deri tani janë shpuar rreth 2.3 km. Në pikën kulminante të punës, projekti pritet të punësojë 4 mijë punëtorë. Terreni malor, i cili përbëhet nga lloje të ndryshme materialesh, duke filluar nga argjilë deri në shkëmb të fortë, që zhvendoset vetëm me shpërthim, parashtron një numër vështirësish teknike, të cilat deri tani janë përballuar me sukses nga skuadra e projektit. Projektet fillestare për të 27 strukturat që kalojnë mbi përrenjtë dhe pjerrësitë e luginave, përgjatë autostradës, parashikojnë se disa prej tyre do të jenë deri 80 metër të larta. Në të njëjtën kohë, "Bechtel-Enka" ka shtruar rreth 50 km rrugë kalimi, për të mundësuar transportin e skuadrave të ndërtimit dhe mjeteve për në vendin e punës.

1900 shqiptarë të punësuar në këtë projekt

Punësimi i shtetasve shqiptarë është prioriteti i projektit dhe drejtuesve të kompanisë. Një gjë e tillë do të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe në forcimin e aftësive profesionale të fuqisë punëtore lokale. Punonjësve u ofrohet trainim dhe eksperiencë në të gjitha aspektet e ndërtimit, duke përfshirë sigurinë në punë, përdorimin e mjeteve të punës dhe shërbimet mbështetëse. Kjo do të sjellë transferimin e teknologjisë që do t'i shërbejë fuqisë punëtore vendore për projekte të tjera. Projekti përdor materiale shqiptare dhe sa më shumë shërbime nga subjekte shqiptare që të jetë e mundur. Aktualisht, në këtë projekt po punojnë rreth 1 900 shqiptarë, kundrejt 900 punonjësve të huaj.

Rilindja Demokratike

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 20-01-2008, 14:17:20
Ceka: Në rrugën Rrëshen- Kalimash po ndërtohet kombi ynë

Nga Armand Maho

Në sallën e Kuvendit kanë qenë të bindur për akuzat e tyre në lidhje me ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash, pjesë e rrugës Durrës-Kukës, por kanë ndërruar mendje, sapo kanë parë nga afër se çfarë punë bëhej në këtë rrugë. Një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, rreth 30, kanë inspektuar dje punimet në këtë rrugë, që kryhen nga firma amerikane “Bechtel-Enka” dhe, me sa duket, kanë mbetur të impresionuar. Madje, deputeti i PBDNJ, Leonard Solis, ka shkuar deri aty sa është shprehur që ministrit të Jashtëm, Lulëzim Basha, t’i kthehet imuniteti, ndërsa kreu i PAD është shprehur: “Në rrugën Rrëshen-Kalimash po ndërtohet kombi ynë”, - dhe se kjo vepër hap një epokë të re për kombin shqiptar, që e afron më shumë vendin me shtetet e Ballkanit dhe të Evropës.


Deklaratat



Nënkryetari i Kuvendit, Fatos Beja, tha se ishte i impresionuar nga përmasat e punimeve. “Është tjetër gjë të shikosh në letër se çfarë bëhet këtu dhe tjetër gjë të prekësh nga afër këtë realitet të mrekullueshëm. Vështirë se do të ketë opozicion për këtë vepër nga çdo vizitor që do të vijë këtu për të parë punimet”, - tha Beja. Ndërsa kryetari i komisionit parlamentar për hetimin e procedurave të tenderimit të kësaj rruge, deputeti Aleksandër Biberaj, tha se “ajo që pamë sot këtu nga afër, në kantieret kryesore, ku punimet po ecin me ritme të larta, ishte diçka e mrekullueshme”. “Ishim 30 deputetë që vizituam sektorët e vështirë, ku puna vazhdonte pa ndërprerje dhe avancimi ishte i lartë, që përbën një model sesi ndërtohet një vepër e përmasave të tilla”, - tha Biberaj. Për deputetin e PS dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financës të Kuvendit, Durim Lamaj, u shpreh se kjo është një vepër madhështore që i përket gjithë popullit shqiptar dhe unë jam këtu për të qenë më i saktë në opsionet e mia në lidhje me këtë rrugë, për të mbajtur qëndrime korrekte për këtë investim gjigant. Me superlativa për veprën që po ndërtohet është shprehur dhe deputeti i PBDNJ, Leonard Solis, i cili ka shkuar deri aty, sa ka deklaruar se ministrit të Jashtëm, Lulëzim Basha, ish-ministër i Transporteve, t`i kthehet imuniteti i deputetit. “Jam shumë i impresionuar dhe mendoj se me këto që pashë, ministrit Basha duhet t'i kthehet imuniteti. Ne duhet të mbështesim investime të tilla që zgjerojnë tregjet dhe afrojnë Shqipërinë me Evropën”, - tha Solis


Debati

Ka qenë opozita shqiptare ajo që në fakt është munduar me çdo kusht që të denigrojë punën e bërë në këtë vepër, e cila konsiderohet si më e madhja e bërë ndonjëherë në Shqipëri. Ftesës së bërë nga Beja për inspektim, iu përgjigj vetëm një pjesë e opozitës, ndërsa deputetët socialistë preferuan ta bojkotonin atë, duke mos iu përgjigjur kësaj ftese. Në bazë të këtyre akuzave, ish-prokurori Dhori Sollaku montoi dhe një akuzë, e cila u konsiderua si politike në ngarkim të ministrit Basha, akuzë e cila po ndiqet dhe nga zëvendësuesja e Sollakut, Ina Rama.

G.Tema

#13 ne: 20-01-2008, 17:55:45
Ne shqiptaret e kemi te lehte per te folur e aq me teper per te marre neper kembe figurat e shtetit e te administrates shqiptare.Eshte,dhe po perfolet shume mbi abuzimet ne kete kantier te madhe te pa pare ndonjeher ne vendin tone dhe mbi ministrin e jashtem te vendit tone  z.Basha, por vellezer,andej nga jugu kane nje shprehje te urte:"fshati qe duket s'ka nevoj per kallauz" prandaj eshte ne te mire te kombit tone qe populli i thjeshte te bej punen e tij dhe politikanet punen e tyre.Ti leme njehere te punojne se fotot e me siperme flasin vete. ;)

  • Postime: 1581
  • Karma: +8/-1

#14 ne: 21-01-2008, 11:53:33
Në Rreps, ku u ndalën makinat qeveritare dhe deputetët për të marrë autobusin, kantierin e “Bektel” e krahasonin me ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Drin. Sidoqoftë, çdo fjali, çdo fotografi dhe çdo përshkrim, sado i detajuar të jetë, është shumë larg mahnitjes që të jep syri kur shikon nga afër punimet. Në të gjitha anët e kodrave, të humbura dhe të shkreta nga Rrësheni në Kalimash shikon punëtorë dhe makineri të rënda që gërmojnë gurë, dhe.
Nisja
Deputetët nuk e kanë humbur privilegjin e makinave edhe pse Beja, nënkryetari i Kuvendit, kishte vendosur në dispozicion dy autobusë të “Joy Travel”. Në fakt të 28 parlamentarët, përveç Cekës dhe Lamajt, të gjithë të maxhorancës, ishin nisur më parë me makinat e tyre private drejt Rrëshenit. Gazetarët dhe kameramanët mbushën vetëm gjysmën e autobusit, kështu që mjeti tjetër nuk udhëtoi drejt Rrëshenit. I vetmi që udhëtoi me autobus ishte Biberaj, i cili u habit nga ikja e deputetëve të tjerë. Sidoqoftë, pavarësisht incidentit të parë, me deputetët u takuam në Rrëshen, aty ku rruga për në Kalimash nuk mund të përballohej nga makinat luksoze dhe nga aftësia e tyre si shoferë. Deri në Rrëshen rruga është e mirë, ose të paktën kështu u duk, pasi autobusit ia hapte rrugën eskorta e policisë. Policët arritën të shmangin edhe pritjen pafund te mbikalimi i Kamzës, ku qindra makina kishin orë që endeshin në trafik. Në Rrëshen, qytetarët u habitën nga pjesëmarrja e kaq shumë deputetëve, duke thyer edhe rekordet e fushatave elektorale. Pas kafesë në lokalin më të mirë të qytetit, edhe pse ishte i pakrahasueshëm me luksin e kafesë pranë Kuvendit, u nisëm për në Rreps.
Drejt Rrepsit
Shenjat e para të ndërtimit të rrugës shfaqen menjëherë pas nisjes nga Rrësheni. Në krah të rrugës së vjetër, mes dy kodrave tepër të thepisura duken këmbët e urës së parë. Nuk dihet se si mund të kenë shkuar makineritë e “Bektel-Enka” deri aty, deri sa shihje një gjarpërim në faqet e kodrës, të formuar nga gjurmët e makinës. Na tregojnë se ura do lidhë rrugën, edhe pse kjo e fundit, duket si e pamundur me sy të lirë të kalojë atje. Kjo ishte vetëm ura e parë, më tej, po në mes malesh, aty ku edhe gjelbërimi kishte pasur frikë të mbinte, duken disa mjete të rënda dhe nja 20 punëtorë, të cilët po hapin një tjetër trase. Më pas një tjetër urë, mes malesh, aq larg sa mezi duket. Pamja përsëritet disa herë. “Po rruga ku do kalojë?, pyet një nga gazetarët, duke komentuar se po shohin vetëm ura dhe kodra. Biberaj nxiton të sqarojë, se në fillim do bëhen urat, më pas do kalojë traseja. Një gjurmë e kësaj të fundit dukej nga rrotat e mjeteve të rënda, por më vonë na thanë, se rruga do të ishte e drejtë, duke shmangur të gjitha kodrat dhe malet në lartësi. Deputetët dhe gazetarët kanë ndaluar disa herë për të bërë foto. Pas rreth 90 minutash, pasi kaluam rreth 10 ura deri në 80 metra të larta, që vetëm inxhinierët e “Bektel-Enka” e dinë si i kanë bërë, nga maja e njërës prej dhjetëra kodrave që kaluam, duket një miniqytet i bardhë. “Ky është kampingu”, tregoi Biberaj, edhe pse ky i fundit i ngjante një fshati të madh mes malesh. Në shtëpitë e bardha, jetojnë rreth 2 mijë punëtorë. Shumica e fshatrave përreth kanë më pak banorë. Të parkuara ishin lloj-lloj mjetesh, të papara. Pavarësisht vizitës së deputetëve, punëtorët vazhdonin normalisht punën dhe kush nisej me makinë në një prej pjesëve të rrugës dhe dikush tjetër kthehej në kamping, pasi kishte përfunduar punën për këtë ditë.
Udhëtimi drejt Thirrës
Pasi shpjegoi të gjitha detajet e projektit, përfaqësuesja e marrëdhënieve me publikun në firmën “Bektel”, Iva Zegar, kërkoi prej të gjithë atyre që do të shikonin nga afër tunelin të pajiseshin paraprakisht me masat mbrojtëse. Kjo duket se ra papritur te deputetët, të cilët nisën të shikonin njëri-tjetrin. Për të bërë të mundur udhëtimin për në Thirrë, firma kishte vënë në dispozicion tre autobusë. Ky duket se ishte edhe mjeti i vetëm që bënte të mundur udhëtimin në atë terren të vështirë. Pak kilometra pas nisjes nga Rrepsi, deputetët kërkuan të ndaleshin në një prej vendeve ku do të kalonte rruga për te tuneli. Kjo pjesë ndoshta ishte edhe më e vështira e ndërtuar. Dikur aty kishte qenë një mal i plotë, tani ishte vetëm gjysma e tij. Mahnitëse. Por hutimin na e thyen Ceka. Ai e hoqi kapelen prej minatori, dhe kur e pyetën përse e bëri u përgjigj. “I hoqa këto, për të qenë ndryshe nga këta të tjerët (deputetët e djathtë), se pastaj do ishim të gjithë njësoj”. Pas malit të përgjysmuar, i afrohemi kantierit më të madh. Dy vrima, si sy shfaqen frikshëm përpara. Një tub i madh ngjyrë alumini dhe dhjetëra makina të rënda, që ndërhynin mes tyre. Ishte tuneli. I frikshëm. Zv/ministri i Punëve Publike, Stavri Ristani, u bë më i zellshëm me pyetjet. Por komunikimi në anglisht mes tij dhe përfaqësuesve të “Bektel” duket se e sosi në një moment durimin e zv/ministrit, deri sa arriti ta pyeste drejtoreshën, Iva Zegar, se pse nuk kishte mësuar shqip, ndërkohë që prej saj mori përgjigjen “po nuk ma keni mësuar ju...”.
Tuneli
Tunelin e hanin përditë dy makineri të stërmëdha. Në fakt nga ana tjetër ishin dy të tjera, që përpiqeshin të bashkoheshin. Inxhinierët na thanë, se gërmonin 4 metra në ditë. Deri tani ishte shpuar 1300 metra, duke e llogaritur nga të dy anët. Tuneli ishte i stërmadh, i pakrahasueshëm me ato ku kalon treni shqiptar drejt Pogradecit. Pengesa prej guri në fund të tij, të zinte frymën, por inxhinierët na sqaruan, se me këtë ritëm shpejt, do kishte dritë nga të dy krahët. Në hyrje të këtij kantieri ishin dy flamuj të vendosur në hyrje të tunelit, ku njëri ishte flamuri shqiptar dhe tjetri, një autostradë e ndërtuar nga firma “Bektel” dhe në një pjesë të saj një shqiponjë, si ajo e flamurit tonë. Tuneli ishte mahnitës edhe për njeriun e Kulturës, Pango. Ky i fundit, duke ndaluar në mes të tij, i kërkoi Gjanës të bënin nga një foto. Jo bashkë, sepse sado miq të ishin, tuneli ishte më mahnitës. Dy ministrat i shërbyen njëri-tjetri duke bërë foto me celularë. Tjetër deputet i magjepsur ishte Ceka, i cili e harroi opozicionin e tij me qeverinë duke deklaruar, se tani kishte ndryshuar mendim për rrugën. Në fakt edhe punëtorëve që hanin malin, nuk i interesonte aspak politika akuzuese e Tiranës. Ata ishin menefregistë. Dhe me ato që pamë atje i kishin të gjitha arsyet të ishin të tillë. 27 ura, vetëm gjysma e tyre dukeshin nga rruga e vjetër për në Rreps, janë të papara, si nga madhështia e tyre, ashtu edhe nga pamundësia e një njeriu të thjeshtë për të menduar si mund të jenë ndërtuar aty. Kurse tuneli është diçka tjetër. Urat mund të krahasohen, sepse ura janë ndërtuar edhe pse shumë më të ulëta se këto, por tuneli ishte i jashtëzakonshëm. Ndoshta, prandaj thith pranë vetes, aq shumë komente.

Deputetët “harrojnë” autobusin
Megjithëse organizatori i këtij inspektimi, nënkryetari i Kuvendit, Fatos Beja, kishte parashikuar që i gjithë udhëtimi të bëhej me autobus, shumë pak deputetë kanë pranuar këtë ide të tij. Një pjesë e madhe e deputetëve janë nisur gjatë mëngjesit të së shtunës me makinat e tyre në drejtim të Rrëshenit. Ndërkohë, para kryesisë së Kuvendit ishin parkuar dy autobusë “Joy Travel”, e njohur kjo si kompania e bashkëshortes së ish-kryeministrit Fatos Nano. Zgjedhjen e kësaj kompania për të bërë të mundur udhëtimin, zyrtarët e lartë të Kuvendit e justifikojnë duke qeshur me faktin se “edhe “Joy Travel” tani nuk është më opozitë”. Pasi është mësuar se të gjithë deputetët janë nisur me makinë, vetëm një autobus është nisur në drejtim të Rrëshenit.

PD-ja “pushton” Rrëshenin
Pika ku të gjithë deputetët do të takoheshin për të shkuar në kampingun e Rrepsit ishte qyteti i Rrëshenit. Rreth orës 11:00 të paradites së të shtunës, grupe deputetësh nisën të hynin në qytet dhe të drejtoheshin në një prej lokaleve më të mirë në qendër të tij. Por kjo vizitë e rrallë për nga natyra e deputetëve të Kuvendit dhe ministrave në qytetin e vogël verior nuk mundi të bëhej pa rënë në sy nga banorët vendas, të cilët, edhe për shkak se ishte ditë pushimi, ishin në numër të madh në rrugët e qytetit. Për rreth 45 minuta deputetët ishin në këtë qytet, ku pasi kanë takuar edhe ata qytetarë të cilët u kanë dalë përpara, ata janë nisur në drejtim të kampingut “Bektel”.


“Opozita e mbështet rrugën”
Gjatë vizitës dje në Korçë, kryeministri Berisha ka komentuar edhe udhëtimin e 28 deputetëve të Kuvendit për të parë nga afër ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Sipas tij, një pjesë e madhe e deputetëve të opozitës e mbështesin ndërtimin e kësaj rrugë. “Më informuan se kishte edhe deputetë socialistë. Pjesa dërrmuese e deputetëve socialistë e kanë mbështetur edhe më parë këtë rrugë dhe është tjetër gjë që nuk i lejonin ta nisnin, ndërsa ne e nisëm. Rruga ka një histori të thjeshtë. Ne thamë se do ta bënim rrugën dhe nuk e bëjmë për të dëmtuar askënd, por në interesin më të
mirë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë”, theksoi Berisha.

Punë me tre turne
Firma “Bektel” duket të jetë e para kompani që punon në infrastrukturën shqiptare, që ka nisur të zbatojë urdhrin e kryeministrit Berisha për të punuar me tre turne. Megjithëse ky urdhër e shtrin zbatimin e tij nga marsi i këtij viti, kjo kompani prej disa muajsh punon 24 orë në ditë, me qëllim që të përfundojë të gjithë këtë vepër brenda afatit. Puna me tre turne ra në sy edhe gjatë kthimit për në Rreps, ku rreth orës 18:00 të ditës së shtunë, teksa ktheheshim, një autobus bënte transportimin e punëtorëve që do të nisnin punën në një prej urave të kësaj rrugë.


Nisin punimet në Korçë-Qafë Plloçë

Kryeministri Berisha përuroi dje fillimin e punimeve për rikonstruksionin e plotë të rrugës Korçë-Qafë Plloçë, 23 kilometra. Rindërtimi i këtij aksi të rëndësishëm rrugor është investim i buxhetit të shtetit, me vlerë 2.3 miliardë lekë. Rruga nisi rikonstruksionin në të 5 lotet përbërëse të saj dhe parashikohet të përfundojë brenda vitit 2008. “Dua të përgëzoj punëtorët, inxhinierët dhe sipërmarrësit për zotimin e tyre solemn për t’ia dorëzuar këtë rrugë Korçës brenda vitit. Unë i ftoj ta përfundojnë atë në ditën më të shënuar të kombit, më 28 nëntor, në këtë mënyrë festat dhe dhuratat do kenë vlerën më të madhe”, u shpreh kreu i qeverisë gjatë vizitës dje në Korçë. Kryeministri theksoi edhe një herë kërkesën për ritme të përshpejtuara të punës në mënyrë që përfundimi i veprave publike të bëhet jo vetëm brenda afatit, por edhe para tij, duke nënvizuar se qeveria do të shpërblejë firmat ndërtuese, që i përfundojnë punimet para afatit dhe me cilësi.


“Bektel”: Rruga, gati brenda qershorit 2009
Firma “Bektel” konfirmon faktin se rruga Rrëshen-Kalimash, do të jetë gati për t’u përdorur brenda afatit të përcaktuar në kontratë dhe që është pikërisht qershori i vitit të ardhshëm. Duke shpjeguar në detaje këtë projekt, që është edhe më i kushtueshmi për buxhetin e shtetit shqiptar, drejtoresha për marrëdhëniet me publikun në këtë kompani, Iza Zegar, thotë se punimet po ecin sipas parashikimeve dhe do të përfundojnë në afat. “Deri në këto momente që flasim, puna po ecën sipas asaj që ne kemi parashikuar dhe për sa i përket përfundimit të rrugës, ajo do të jetë në kohë, që i takon qershorit të vitit 2009”, shprehet drejtoresha Zegar, gjatë shpjegimit të projektit të ndërtimit të kësaj rrugë para deputetëve dhe ministrave. Rruga në të cilën do të kalojë aksi Rrëshen-Kalimash, përfshin edhe dy tunelet, ka një gjatësi prej 61 kilometrash. Sipas Zegar, ky projekt është i ndarë në tre segmente dhe që janë Rrëshen-Rreps (19.5 km), Rreps-Thirrë (26.5 km) dhe Thirrë-Kalimash (14.8 km). Segmenti i tretë, Thirrë-Kalimash përfshin një tunel me dy shpime paralele 5.5 km të gjatë, që kalon përmes malit Qafa e Kumbullës. Ky tunel parashikohet të jetë një ndër më të gjatët në rajon. Aktualisht sipas përfaqësuesve të firmës, në secilin prej tuneleve është ndërtuar rreth 2.5 km e veprës. Përsa i përket të punësuarve në këtë projekt gjigand për infrastrukturën shqiptare, drejtoresha e marrëdhënieve me publikun në firmën “Bektel” shprehet, se aktualisht në këtë projekt janë të punësuar rreth 2 mijë punëtorë shqiptarë dhe 950 punonjës të huaj. Por sipas Zegar, në momente të caktuara të projektit me qëllim që të realizohet përfundimi i tij sipas parashikimit, numri i të punësuarve do të shkojë deri në 4 mijë. Ndërtimi i kësaj vepre është kthyer në një mjet jetese jashtëzakonisht të mirë për të gjithë banorët e këtyre zonave që janë punësuar. Sipas tyre, të ardhurat për një muaj pune në këtë aks rrugor janë rreth 500 euro, ç’ka ka ndikuar dukshëm në ekonomitë e tyre. Për të bërë të mundur realizimin e këtij aksi rrugor, sipas përfaqësuesve të firmës, janë aktualisht në përdorim rreth 1200 mjete pune, që janë shpërndarë nëpër të treja segmentet.

Të dhënat e Rrëshen-Kalimash

Rruga e ndarë në 3 segmente:

Rrëshen-Rreps 19.6 km

Rreps-Thirrë 26.5 km

Thirrë-Kalimash 14.8 km

Gjatësia totale: 60.8 km

Rruga me 4 korsi

Shpejtësia 80-100 km/h

Tunelet në segmentin Thirrë- Rrëshen

Dy tunele (vajtje- ardhje), 5.5 km secili

Deri tani janë hapur 2.5 km në secilin tunel

27 ura në të gjithë rrugën

Gjatësia totale e urave, 4 km

ADI SHKEMBI, Gazeta Panorama

#15 ne: 23-01-2008, 10:30:04
po po duket nje veper gjigande ne syte e nje jo-profesionisti.
ne gjith gjigantizmin e asaj vepre vetem kostoja eshte e tille.
nejse, shpresoj te punoj ne kalimash sepse kam marr vesh qe esht miniere ari aty!

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 13-07-2008, 12:42:22
Projekti që po çan malet dhe bashkon shqiptarët

Rruga që bashkon shqiptarët, Durrës-Kukës, imagjinohej me këto përmasa se mund të bëhej rreth vitit 2020, por realiteti është krejt ndryshe. Në vitin 2008, sheh një punë kolosale të këtij projekti, i cili është njëkohësisht vepra më e madhe e ndërtuar në historinë e infrastrukturës shqiptare. Me ritmin e punës, për t'u patur zili nga kompanitë më prestigjioze në botë, vepra madhështore pritet të përfundojë në vitin 2009 dhe jo vetëm do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, rajonin dhe Europën, por do të sjellë një zhvillim shumë të madh në ekonomi e turizëm, pasi lidh tregjet e Europës Juglindore me rrugët kryesore ndërkombëtare detare, nëpërmjet porteve shqiptare. Segmenti Rrëshen-Kalimash do të jetë pjesë e një autostrade prej 170 km. Ky segment përfshin 27 ura, ku ura më e gjatë arrin 360 metra, ndërsa ura më e lartë shkon deri 80 metra. Në të gjithë gjatësinë e segmentit të urave është gërmuar 20 milion metër kub pohon inxhinieri amerikan nëpërmjet Iva Zagar, që është dhe përfaqësuese e medias në firmën e njohur amerikane Bechtel-Enka. Ndërkohë, që për realizimin e tyre është hedhur 120 mijë metër kub beton. Këto shifra e bëjnë të thjeshtë dhe lehtësisht të kuptueshëm, dhe nga qytetari që ka më pak njohuri në këtë fushë, se projekti ka dashur material dhe fuqi punëtore si asnjë projekt tjetër në Shqipëri, por dhe në rajon. Kjo rrugë merr dimensione madhështore në tunelet e Kalimashit, ku falë punës 24 orë në 24, deri më sot është bërë e mundur hapja e 51 përqind e tij. Ky tunel me dy shpime paralele prej 5.5 kilometër secili, ecën me ritmin e 20 metrave shpim në ditë dhe vetëm muajin e fundit është hapur 500 metra. Ne sot jemi këtu pikërisht në pikën e 51 përqind të të gjithë gjatësisë së tunelit, siç tha edhe menaxheri i tuneleve të kësaj firme, e cila ka bërë këtë projekt gjigand, këtë mrekulli të inxhinierisë. Çdo ditë, ata ecin me një ritëm prej 20 metrash shpim, që do të thotë që vetëm në muajin e fundit ata kanë ecur në 500 metra gjatësi. Duke vazhduar me këtë ritëm, ne shumë shpejt do të shohim të përfunduar gjithë pjesën veriore të tunelit, ashtu dhe pjesën jugore të tij. Është me të vërtetë e pabesueshme që në një vit të realizohen 27 ura që kapin një gjatësi prej 14 km, që për një vit të bëhen 2 tunele me nga 5.5 kilomentra secili. Segmenti Rrëshen-Kalimash do të jetë pjesë e një autostrade prej 170 km. Segmenti më i vështirë i rrugës Durrës-Kukës është padyshim Rrëshen-Kalimash, i cili është 61 kilometra i gjatë. Në këto 61 kilometra, 4 janë ura, ku secila nga urat ka një traversë 40 metërshe me peshë 165 ton secila.

14 km ura do të ndërtohen në të gjithë rrugën

Inxhinieri gjeolog turk shprehet kështu për tunelin:

Në një vit të realizohen 27 ura që kapin një gjatësi prej 14 km, që për një vit të bëhen 2 tunele me nga 5.5 kilomentra secili është me të vërtetë një punë shumë e devotshme. Furkan Selçuk Akbaz, që është teknik i përgjithshëm i shpimit të tuneleve tha gjatë ecjes për në brendësi të tunelit, se ky projekt është më madhori në Ballkan. Ai pohoi se, kjo punë vështirë se ndodh në Perëndim me këtë rendiment. Sipas tij, tuneli do të ecë më shpejt sa çështë parashikuar, sepse tani toka është e fortë. Kur toka është e fortë dhe çpimi me eksploziv bëhet më i lehtë dhe me një sasi më të madhe. Tani është tuneli shumë i fortë dhe punimet për të mund të mbarojnë më shpejt, kurse më parë toka ka qenë e butë dhe kishim frikë nga ndonjë shëmbje. Duhet kohë që të bësh dhe fortifikimet. Tuneli në një mal me përmasa të tilla që është ky, thotë inxhinieri turk është e vështirë të shpohet dhe të jetë i sigurtë. Tuneli ka dhe një rrugë në mes që lidh të dy tunelet. Është projektuar që të ketë një korsi emergjence dhe një zjarrfikëse. Tuneli është pjesa më e bukur e kësaj rruge, e cila duhet thënë që ka përmasa të mëdha.

 

Menca, më shumë se një gjelltore

Menca si një mundësi për t'u ushqyer dhe ata që nuk janë punëtorë në këtë vepër madhore. Menca një nga pikat më të njohura jo vetëm për punëtorët, por dhe për fshatarët e zonës, pasi aty është pika e kuvendimit për problemet që ata kanë. Dikur, bëheshin Kuvendime në një lëndinë, po tashmë kuvendimet bëhen nga banorët e zonës, në një orë pushimi. Në mencë kishte një pastërti dhe një gatim të ndryshëm çdo ditë. Menca ishte si një lokal ku bëheshin argëtime të ndryshme dhe nuk u fliste asnjë moment për punën. Menca kishte një nga veçoritë ku bëheshin ndërmjetësime për martesa me vajza dhe djem kryesisht të një feje. Sipas Zefit, një banori të hershëm i Fanit, rruga ka sjellë një emancipim shumë herë më të madh nga sa mendonte i gjithë fshati. Para se të vinte rruga në fshat u organizonin dy ditë në vit që quhej dita e të pames. Qëllimi i kësaj ishte parja e vajzave, për t'i hyrë pastaj shkesë për martesë. Dita e kishte emrin dita që bliheshin rroba, por asnjeri nuk kishte qëllim të blinte rroba. Rroba nuk perceptohet në këtë zonë si një minitreg në kryeqytet, por rroba të bëra me dorë nga gratë dhe vajzat e asaj zone. Duke pasur një kuriozitet për këtë ditë e pyetëm Zefin, për historinë ose qëllimin. Ai pohoi se, është turp ta pranosh, por kështu funksionon, një zonë që është dhe fanatike në kulm, por dhe fanatike në besimin e saj fetar. Vajzat nuk dalin dhe nuk i sheh njeri, pasi këtu janë zona të thella dhe shumë vajza mbesin pa martuar për shkak se nuk i njeh njeri. Dita e pazarit që njihet në gjuhën e këtyre zonave, ishte dita kur vajzat kërkonin fatin. Kjo gjë sipas banorëve është zëvendësuar nga e ngrëna në mencë, ku të gjithë kanë muhabet me njëri-tjetrin dhe ëshhtë rritur shkalla e emancipimit. Meqenëse këtu punonin gra, ne vendosëm si fshat të thyenim tabutë dhe t'i kërkonim turqve që të merrnin në punë dhe disa gra nga familjet tona. Vajzat e zonës kryesisht lajnë pjata, pastrojnë, por ka dhe nga ato vajza që kanë si punë guzhinieren, pasi gatimi thuaj se është i njëjtë për të gjithë.

Ambulanca e firmës amerikane në shërbim të plotë për banorët

Një ambulancë e bërë me fondet e firmës amerikane, ka bërë që banorët e zonës të mos shkojnë deri në Rrëshen apo në Mirditë. Ambulanca nuk ka hyrë në punë asnjëherë për ndonjë rast të rëndë, pasi rregullat zbatohet pikë për pikë. Këtë pohon dhe Ismail Solak, i cili është drejtues i punimeve. Ne kemi aplikuar një sistem ndëshkimi për punëtorët si në kampionatin europian, tha ai duke qeshur. Ky sistem është me dy faza paralajmëruese dhe e treta përjashtuese nga puna. Kjo gjë me punëtorët është rënë dakord dhe në kontratat që ka firmosur firma me punonjësit. Paralajmërim i jepet një punëtori që shkel rregullat për herë të parë. Në rast se i njëjti punëtor e përsërit, apo shkel një rregull tjetër sigurie, ai merr karton dhe në rast se një gjë e tillë përsëritet, atëherë kontrata prishet dhe punëtori pushohet nga puna. Mjeku i ambulancës quhet Ermir dhe është diplomuar para 4 vitesh në Universitetin e Tiranës. Ai pohon se, deri tani nuk ka pasur ndonjë rast të rëndë tek punëtorët, por tek banorët po. Ermiri thotë se ndihmohet nga 3 infermierë dhe shërbimi është 24 orë. Eksperienca këtu është e jashtëzakonshme tha mjeku, pasi këtu je në aktivitet dhe sheh një ritëm pune të lartë. Rastet që unë kam mjekuar deri tani janë më shumë të banorëve që nuk kanë lidhje me firmën amerikane, e cila më paguan mua. Ne kemi marrë një urdhër nga drejtuesi i firmës që banorëve t'u shërbejmë njëlloj sikur të ishin punëtorë. Mua më ka rastisur që të mjekoj shumë të rinj që i ka pickuar gjarpri. Kryesisht këta të rinj janë barinj, gjë që gjarpërinjtë janë me helm jo vdekjeprurës, por janë shumë të rrezikshëm nga ana infektive.

Kryekomunari Prenga shprehet se, ambulanca është investimi më i vyer për banorët e kësaj zone. Çdo banori i janë kursyer shumë para nga vizitat që kryenin në qytet.

Durrës-Kukës po kthen shpresat në zonat e braktisura përgjatë Fanit

Projekti madhor i qeverisë shqiptare, që lidh Shqipërinë me Kosovën siç e njohin të gjithë, ka bërë të marrin jetë shumë fshatra që rruga i përshkon. Fshatra që dikur para fillimit të kësaj rruge ishin pa perspektivë, pa vitalitet, tashmë kanë marrë një gjallëri. Duke parë që vetëm në fshatin Fan të Mirditës janë hapur 9 rrugë të reja të shtruara me zhavorr tregon zhvillimin e kësaj zone. Mikpritja që është dhe një nga traditat më të bukura të vendit tonë, ka funksionuar pothuaj në mënyrë perfekte, ku vetëm në fshatin Fan, kanë ngritur rezidencat e tyre rreth 1500 punëtorë nga i gjithë vendi, por dhe nga Turqia dhe SHBA. Rezidencat dy kate i kanë dhënë gjallëri dhe hijeshi zonës. Vënia e një gjeneratori të madh në mungesë të dritave, ka bërë që dhe banorët e zonës të furnizohen me drita sa për një televizor dhe një dritë dhome. Duke parë që zona po zhvillohet, janë marrë masa nga banorët që tokat e tyre të mos i lenë të pa punuara po t'i shfrytëzojnë për qëllime fitimi. Në fshatin Fan dhe Klos, tashmë janë vetëm 45 familje që marrin ndihmë ekonomike. Kurse para fillimit të rrugës e merrnin 500 familje ndihmën ekonomike. Banorët thonë se, epoka në këto fshatra nuk ndahet, para lindjes së Krishtit dhe pas lindjes së tij. Në këto zona ndahet, para rrugës, gjatë ndërtimit të rrugës, dhe përfundimi i rrugës. Para 5 viteve dhe tani, të kalosh në këtë rrugë është një stres i madh. Kjo sidomos kur vijnë 100 kthesa rresht. Këto kthesa janë si kthesa vdekjeje, kur çdo pasagjer mendon: shyqyr shpëtova dhe kësaj here. Nuk mund të shkojë njeri në Kosovë pa e zënë autobuzi, pasi kthesat janë me të vërtetë të frikshme dhe stresante. Humnerat që i bëjnë shoqëri çdo kthesë i shtojnë makthin çdo shoferi dhe pasagjeri. Kthesat e shumta si dhe gjatësia ka bërë që turizmi malor që është tepër i favorshëm për këtë reliev të mos zhvillohet. Sipas drejtuesve të firmës amerikane, kthesat e vdekjes nuk do t'i kemi më për një periudhë 1-vjeçare. Më pas, rruga drejt popujve vëllezër do të jetë e drejtë dhe e shpejtë.

Komuna e Fanit, më e favorizuara nga rruga

Kryetari i Komunës shprehet se Komuna ka marrë një zhvillim, duke u rritur standardi i jetesës dhe të ardhurat. Gjergj Prenga, kryetar i Komunës Fan të Mirditës, pohon se projekti më madhor në infrastrukturë në vendin tonë ka bërë që zona të zhvillohet së tepërmi. Sipas tij, territori i kësaj komune përshkohet rreth 20 kilometra nga kjo rrugë që është jetike për zonën. Kjo zonë ka pyje të shumta ku spikasin drunjt e lartë dhe zhvillon një turizëm të vakët malor për shkak të një infrastrukture tepër të amortizuar që gëzon kjo rrugë para dy-tre vitesh. Gjatë një ecje në këmbë prej disa minutash, kryekomunari i Fanit na informoi se, me këtë projekt është zhvilluar dhe buqësia dhe blektoria. Kjo ka ndodhur nga punësimi i shumtë i fshatarëve të zonës nga kompania amerikane. Në këtë fshat, i cili ka qenë mbajtur me të ardhurat e emigracionit, tanimë janë shtuar investimet e vogla nga ana e fshatarëve, të cilat kanë punuar më shumë tokat, të cilat kanë qenë djerrë, kanë blerë më shumë dhen. Kjo ka bërë që prodhimet blektorale të shtohen së tepërmi. Jo vetëm zonës së Fanit, por dhe në qytet shkojnë prodhimet tona. Duke parë rrugët e reja që janë hapur në këtë zonë, fshatarëve të kësaj zone u janë krijuar mundësitë që tokat t'i punojnë në mënyrë bashkëkohore. Një bujk na shpjegon ngritjen e menjëhershme ekonomike të zonës. Ai quhet Frrok dhe ka shtatë fëmijë. Frroku shprehet tepër i kënaqur me investimet që janë bërë në këtë zonë. Kjo është rrugë që lidh mbarë shqiptarët me njëri-tjetrin dhe na ka shpëtuar nga uria si fshat. Frroku vetë merret me rritjen i dhive dhe deleve, por kultivon patate dhe një sërë perimesh që rriten në zonë. Para se të fillonte rruga, në këtë zonë ne jetonim si familje me 150 mijë lekë të vjetra në muaj, duke llogaritur 10 vetë që përbëhet familja ime, bashkë me nuset e djemve. Nga këto 100 euro mi sillte djali nga Italia dhe 30 deri në 50 mijë lekë punonim hamall në Mirditë, Rrëshen apo ku të gjenim punë. Tani më janë punësuar dy djem tek firma amerikane, dhe marrin 700 mijë lekë të vjetra sëbashku në muaj. Kurse djali tjetër që jeton në emigracion më sjell 100 euro në muaj. Kështu, unë kam shtuar shumë dhen dhe qumështin ia shes po kompanisë amerikane dhe produktet e tjera. Fëmijët e mi e hanë një vakt në mencë përveç tri vajzave. Ne kemi pasur një fat të madh, që kjo rrugë na ra në Komunën tonë. Shkolla që është në këtë komunë, ka marrë një pamje moderne falë një investimi në vitin 2006 nga qeveria. Me kënaqësi konstatohet ndërgjegjësimi, thotë i gëzuar kryetari i komunës, se çdo familje e çon me detyrim fëmijën për të kryer arsimin e detyrueshëm, dhe në rast se është vajzë. Kjo ka sjellë dhe një kulturë të re tek banorët e zonës, përsa i përket arsimimit të fëmijëve të tyre.

Thyerja e tabuve

Thyerja e tabusë në zonë ku katolikët punojnë me muslimanët, aq më tepër që janë të sekseve të ndryshme. Disa gra nga fshati Klos, që janë të punësuara si sanitare tregojnë kushtet dhe emancipimin që i ka sjellë puna atyre. Afërdita, një 28-vjeçare tregon se, ka rreth 8 muaj që punon dhe është shumë e kënaqur. "Unë kam në punë këtu rreth 8 muaj dhe e ndjej veten tepër të vlerësuar". Afërdita ka bërë vetëm ciklin e detyrueshëm shkollor, pasi mentaliteti i zonës nuk e ka lënë atë të vazhdojë më tej arsimimin, megjithëse ka qenë nxënëse e mirë. Teksa e gjen duke ngrënë në pushimin e drekës me një nxitim, pasi puna është një faktor shumë i rëndësishëm. Ajo thotë se në zonën prej nga vjen nuk ka femër të martohet me një djalë të një feje që nuk është katolike. Por me punësimin shprehet e gëzuar ajo, kjo tabu po thyhet, pasi me turqit që kemi si përgjegjës shkojmë shumë mirë, madje na respektojnë shumë. Ne marrim një pagë të kënaqshme rreth 200 mijë lekë të vjetra në muaj. Afërdita tregon se ajo merr çdo ditë njohuri nga gjuha turke, meqënëse, firma turke ka hapur kurse për këtë gjuhë. Pastrimi i një godine që është rreth 800 metër katrorë bëhet nga tre gra, që sipas saj është e mjaftueshme. Afërdita shprehet dhe për ëndrrat e saj, të cilat janë duke u bërë të realizueshme falë punësimit dhe të tre anëtarëve të tjerë të familjes së saj këtu. Ato kanë blerë tashmë një truall, i cili është afër rrugës dhe do të bëjnë një shtëpi. Sipas saj, kjo zonë ka qenë tepër e varfër. Një tjetër punëtore sanitare që vjen nga fshati Klos, që është rreth 25 minuta në këmbë nga rruga që po ndërtohet, shprehet shumë e kënaqur që po punon në këto ambiente. Ajo quhet Pëllumbesha, dhe po bën rreth 6 muaj që punon. Puna i dedikohet një politike që ka ndjekur firma, duke punësuar shumë banorë të fshatrave përreth. Këto fjalë të bukura unë i mbaj mend se kështu na tha inxhinieri turk para se të na merrte në punë. Është shumë bukur të punosh me një rregull dhe disiplinë, ku çdokush e di detyrën që ka. Unë me këtë punë kam fituar shumë gjëra, e para që kam mundësinë që të dal nga shtëpia. Kam mundësinë që të kontribuoj në ngritjen e ekonomisë të familjes.

Burimet e ujit në malet dhe kodrat e kësaj zone janë të shumtë

Teksa shkon në këmbë i shoqëruar nga disa banorë, të cilët ishin kuriozë të dinin më shumë, se si e kuptojnë jetën e tyre banorët e qyteteve të mëdha. Burimet që vijnë nga malet në këtë zonë janë të shumtë dhe pse sipas drejtuesve të Komunës, uji është pak problem. Sipas Prengës, kryetar i Komunës Fan, mungesa e investimeve dhe mospasja e shumë bizneseve ka bërë që ujësjellësi të lihet pas dore. Mos shtrirja e tubacione për mungesë fondesh, ka bërë që uji të jetë i pranishëm në rubinetat e fshatarëve të zonës vetëm 12 orë. Por, kryekomunari premtoi se kjo situatë do të ndryshojë se me fondet që ka tashmë në dispozicion komuna do të bëhet një ujësjellës i madh, që do të furnizojë me ujë të gjithë zonën. Fshatarët thonë se rrjedhjet e shumta nga malet kanë bërë që përroi të mos thahet asnjëherë. Zona e Fanit ka një arkitekturë interesante, ku shtëpitë buzë rrugës janë uniform dhe pothuaj të njëjtën model. Në kohën e diktaturës kjo zonë njihej si zonë që mund të internonin shkrimtarë dhe intelektualë para se ata të burgoseshin. Iva Zagar, kordinatorja për mediat e firmës amerikane Bechtel-Enka, tha se aktualisht punojnë për këtë projekt 3956 punëtorë. Numri i këtyre specialistëve ndryshon nga muaji në muaj, pasi për çdo hap të punimeve kërkohen specialistë të tjerë.

Përgatiti: Elis KUÇI

  • Postime: 691
  • Karma: +0/-0

#17 ne: 16-07-2008, 00:40:21
Në Rreps, ku u ndalën makinat qeveritare dhe deputetët për të marrë autobusin, kantierin e “Bektel” e krahasonin me ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Drin. Sidoqoftë, çdo fjali, çdo fotografi dhe çdo përshkrim, sado i detajuar të jetë, është shumë larg mahnitjes që të jep syri kur shikon nga afër punimet. Në të gjitha anët e kodrave, të humbura dhe të shkreta nga Rrësheni në Kalimash shikon punëtorë dhe makineri të rënda që gërmojnë gurë, dhe.
Nisja
Deputetët nuk e kanë humbur privilegjin e makinave edhe pse Beja, nënkryetari i Kuvendit, kishte vendosur në dispozicion dy autobusë të “Joy Travel”. Në fakt të 28 parlamentarët, përveç Cekës dhe Lamajt, të gjithë të maxhorancës, ishin nisur më parë me makinat e tyre private drejt Rrëshenit. Gazetarët dhe kameramanët mbushën vetëm gjysmën e autobusit, kështu që mjeti tjetër nuk udhëtoi drejt Rrëshenit. I vetmi që udhëtoi me autobus ishte Biberaj, i cili u habit nga ikja e deputetëve të tjerë. Sidoqoftë, pavarësisht incidentit të parë, me deputetët u takuam në Rrëshen, aty ku rruga për në Kalimash nuk mund të përballohej nga makinat luksoze dhe nga aftësia e tyre si shoferë. Deri në Rrëshen rruga është e mirë, ose të paktën kështu u duk, pasi autobusit ia hapte rrugën eskorta e policisë. Policët arritën të shmangin edhe pritjen pafund te mbikalimi i Kamzës, ku qindra makina kishin orë që endeshin në trafik. Në Rrëshen, qytetarët u habitën nga pjesëmarrja e kaq shumë deputetëve, duke thyer edhe rekordet e fushatave elektorale. Pas kafesë në lokalin më të mirë të qytetit, edhe pse ishte i pakrahasueshëm me luksin e kafesë pranë Kuvendit, u nisëm për në Rreps.
Drejt Rrepsit
Shenjat e para të ndërtimit të rrugës shfaqen menjëherë pas nisjes nga Rrësheni. Në krah të rrugës së vjetër, mes dy kodrave tepër të thepisura duken këmbët e urës së parë. Nuk dihet se si mund të kenë shkuar makineritë e “Bektel-Enka” deri aty, deri sa shihje një gjarpërim në faqet e kodrës, të formuar nga gjurmët e makinës. Na tregojnë se ura do lidhë rrugën, edhe pse kjo e fundit, duket si e pamundur me sy të lirë të kalojë atje. Kjo ishte vetëm ura e parë, më tej, po në mes malesh, aty ku edhe gjelbërimi kishte pasur frikë të mbinte, duken disa mjete të rënda dhe nja 20 punëtorë, të cilët po hapin një tjetër trase. Më pas një tjetër urë, mes malesh, aq larg sa mezi duket. Pamja përsëritet disa herë. “Po rruga ku do kalojë?, pyet një nga gazetarët, duke komentuar se po shohin vetëm ura dhe kodra. Biberaj nxiton të sqarojë, se në fillim do bëhen urat, më pas do kalojë traseja. Një gjurmë e kësaj të fundit dukej nga rrotat e mjeteve të rënda, por më vonë na thanë, se rruga do të ishte e drejtë, duke shmangur të gjitha kodrat dhe malet në lartësi. Deputetët dhe gazetarët kanë ndaluar disa herë për të bërë foto. Pas rreth 90 minutash, pasi kaluam rreth 10 ura deri në 80 metra të larta, që vetëm inxhinierët e “Bektel-Enka” e dinë si i kanë bërë, nga maja e njërës prej dhjetëra kodrave që kaluam, duket një miniqytet i bardhë. “Ky është kampingu”, tregoi Biberaj, edhe pse ky i fundit i ngjante një fshati të madh mes malesh. Në shtëpitë e bardha, jetojnë rreth 2 mijë punëtorë. Shumica e fshatrave përreth kanë më pak banorë. Të parkuara ishin lloj-lloj mjetesh, të papara. Pavarësisht vizitës së deputetëve, punëtorët vazhdonin normalisht punën dhe kush nisej me makinë në një prej pjesëve të rrugës dhe dikush tjetër kthehej në kamping, pasi kishte përfunduar punën për këtë ditë.
Udhëtimi drejt Thirrës
Pasi shpjegoi të gjitha detajet e projektit, përfaqësuesja e marrëdhënieve me publikun në firmën “Bektel”, Iva Zegar, kërkoi prej të gjithë atyre që do të shikonin nga afër tunelin të pajiseshin paraprakisht me masat mbrojtëse. Kjo duket se ra papritur te deputetët, të cilët nisën të shikonin njëri-tjetrin. Për të bërë të mundur udhëtimin për në Thirrë, firma kishte vënë në dispozicion tre autobusë. Ky duket se ishte edhe mjeti i vetëm që bënte të mundur udhëtimin në atë terren të vështirë. Pak kilometra pas nisjes nga Rrepsi, deputetët kërkuan të ndaleshin në një prej vendeve ku do të kalonte rruga për te tuneli. Kjo pjesë ndoshta ishte edhe më e vështira e ndërtuar. Dikur aty kishte qenë një mal i plotë, tani ishte vetëm gjysma e tij. Mahnitëse. Por hutimin na e thyen Ceka. Ai e hoqi kapelen prej minatori, dhe kur e pyetën përse e bëri u përgjigj. “I hoqa këto, për të qenë ndryshe nga këta të tjerët (deputetët e djathtë), se pastaj do ishim të gjithë njësoj”. Pas malit të përgjysmuar, i afrohemi kantierit më të madh. Dy vrima, si sy shfaqen frikshëm përpara. Një tub i madh ngjyrë alumini dhe dhjetëra makina të rënda, që ndërhynin mes tyre. Ishte tuneli. I frikshëm. Zv/ministri i Punëve Publike, Stavri Ristani, u bë më i zellshëm me pyetjet. Por komunikimi në anglisht mes tij dhe përfaqësuesve të “Bektel” duket se e sosi në një moment durimin e zv/ministrit, deri sa arriti ta pyeste drejtoreshën, Iva Zegar, se pse nuk kishte mësuar shqip, ndërkohë që prej saj mori përgjigjen “po nuk ma keni mësuar ju...”.
Tuneli
Tunelin e hanin përditë dy makineri të stërmëdha. Në fakt nga ana tjetër ishin dy të tjera, që përpiqeshin të bashkoheshin. Inxhinierët na thanë, se gërmonin 4 metra në ditë. Deri tani ishte shpuar 1300 metra, duke e llogaritur nga të dy anët. Tuneli ishte i stërmadh, i pakrahasueshëm me ato ku kalon treni shqiptar drejt Pogradecit. Pengesa prej guri në fund të tij, të zinte frymën, por inxhinierët na sqaruan, se me këtë ritëm shpejt, do kishte dritë nga të dy krahët. Në hyrje të këtij kantieri ishin dy flamuj të vendosur në hyrje të tunelit, ku njëri ishte flamuri shqiptar dhe tjetri, një autostradë e ndërtuar nga firma “Bektel” dhe në një pjesë të saj një shqiponjë, si ajo e flamurit tonë. Tuneli ishte mahnitës edhe për njeriun e Kulturës, Pango. Ky i fundit, duke ndaluar në mes të tij, i kërkoi Gjanës të bënin nga një foto. Jo bashkë, sepse sado miq të ishin, tuneli ishte më mahnitës. Dy ministrat i shërbyen njëri-tjetri duke bërë foto me celularë. Tjetër deputet i magjepsur ishte Ceka, i cili e harroi opozicionin e tij me qeverinë duke deklaruar, se tani kishte ndryshuar mendim për rrugën. Në fakt edhe punëtorëve që hanin malin, nuk i interesonte aspak politika akuzuese e Tiranës. Ata ishin menefregistë. Dhe me ato që pamë atje i kishin të gjitha arsyet të ishin të tillë. 27 ura, vetëm gjysma e tyre dukeshin nga rruga e vjetër për në Rreps, janë të papara, si nga madhështia e tyre, ashtu edhe nga pamundësia e një njeriu të thjeshtë për të menduar si mund të jenë ndërtuar aty. Kurse tuneli është diçka tjetër. Urat mund të krahasohen, sepse ura janë ndërtuar edhe pse shumë më të ulëta se këto, por tuneli ishte i jashtëzakonshëm. Ndoshta, prandaj thith pranë vetes, aq shumë komente.

Deputetët “harrojnë” autobusin
Megjithëse organizatori i këtij inspektimi, nënkryetari i Kuvendit, Fatos Beja, kishte parashikuar që i gjithë udhëtimi të bëhej me autobus, shumë pak deputetë kanë pranuar këtë ide të tij. Një pjesë e madhe e deputetëve janë nisur gjatë mëngjesit të së shtunës me makinat e tyre në drejtim të Rrëshenit. Ndërkohë, para kryesisë së Kuvendit ishin parkuar dy autobusë “Joy Travel”, e njohur kjo si kompania e bashkëshortes së ish-kryeministrit Fatos Nano. Zgjedhjen e kësaj kompania për të bërë të mundur udhëtimin, zyrtarët e lartë të Kuvendit e justifikojnë duke qeshur me faktin se “edhe “Joy Travel” tani nuk është më opozitë”. Pasi është mësuar se të gjithë deputetët janë nisur me makinë, vetëm një autobus është nisur në drejtim të Rrëshenit.

PD-ja “pushton” Rrëshenin
Pika ku të gjithë deputetët do të takoheshin për të shkuar në kampingun e Rrepsit ishte qyteti i Rrëshenit. Rreth orës 11:00 të paradites së të shtunës, grupe deputetësh nisën të hynin në qytet dhe të drejtoheshin në një prej lokaleve më të mirë në qendër të tij. Por kjo vizitë e rrallë për nga natyra e deputetëve të Kuvendit dhe ministrave në qytetin e vogël verior nuk mundi të bëhej pa rënë në sy nga banorët vendas, të cilët, edhe për shkak se ishte ditë pushimi, ishin në numër të madh në rrugët e qytetit. Për rreth 45 minuta deputetët ishin në këtë qytet, ku pasi kanë takuar edhe ata qytetarë të cilët u kanë dalë përpara, ata janë nisur në drejtim të kampingut “Bektel”.


“Opozita e mbështet rrugën”
Gjatë vizitës dje në Korçë, kryeministri Berisha ka komentuar edhe udhëtimin e 28 deputetëve të Kuvendit për të parë nga afër ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Sipas tij, një pjesë e madhe e deputetëve të opozitës e mbështesin ndërtimin e kësaj rrugë. “Më informuan se kishte edhe deputetë socialistë. Pjesa dërrmuese e deputetëve socialistë e kanë mbështetur edhe më parë këtë rrugë dhe është tjetër gjë që nuk i lejonin ta nisnin, ndërsa ne e nisëm. Rruga ka një histori të thjeshtë. Ne thamë se do ta bënim rrugën dhe nuk e bëjmë për të dëmtuar askënd, por në interesin më të
mirë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë”, theksoi Berisha.

Punë me tre turne
Firma “Bektel” duket të jetë e para kompani që punon në infrastrukturën shqiptare, që ka nisur të zbatojë urdhrin e kryeministrit Berisha për të punuar me tre turne. Megjithëse ky urdhër e shtrin zbatimin e tij nga marsi i këtij viti, kjo kompani prej disa muajsh punon 24 orë në ditë, me qëllim që të përfundojë të gjithë këtë vepër brenda afatit. Puna me tre turne ra në sy edhe gjatë kthimit për në Rreps, ku rreth orës 18:00 të ditës së shtunë, teksa ktheheshim, një autobus bënte transportimin e punëtorëve që do të nisnin punën në një prej urave të kësaj rrugë.


Nisin punimet në Korçë-Qafë Plloçë

Kryeministri Berisha përuroi dje fillimin e punimeve për rikonstruksionin e plotë të rrugës Korçë-Qafë Plloçë, 23 kilometra. Rindërtimi i këtij aksi të rëndësishëm rrugor është investim i buxhetit të shtetit, me vlerë 2.3 miliardë lekë. Rruga nisi rikonstruksionin në të 5 lotet përbërëse të saj dhe parashikohet të përfundojë brenda vitit 2008. “Dua të përgëzoj punëtorët, inxhinierët dhe sipërmarrësit për zotimin e tyre solemn për t’ia dorëzuar këtë rrugë Korçës brenda vitit. Unë i ftoj ta përfundojnë atë në ditën më të shënuar të kombit, më 28 nëntor, në këtë mënyrë festat dhe dhuratat do kenë vlerën më të madhe”, u shpreh kreu i qeverisë gjatë vizitës dje në Korçë. Kryeministri theksoi edhe një herë kërkesën për ritme të përshpejtuara të punës në mënyrë që përfundimi i veprave publike të bëhet jo vetëm brenda afatit, por edhe para tij, duke nënvizuar se qeveria do të shpërblejë firmat ndërtuese, që i përfundojnë punimet para afatit dhe me cilësi.


“Bektel”: Rruga, gati brenda qershorit 2009
Firma “Bektel” konfirmon faktin se rruga Rrëshen-Kalimash, do të jetë gati për t’u përdorur brenda afatit të përcaktuar në kontratë dhe që është pikërisht qershori i vitit të ardhshëm. Duke shpjeguar në detaje këtë projekt, që është edhe më i kushtueshmi për buxhetin e shtetit shqiptar, drejtoresha për marrëdhëniet me publikun në këtë kompani, Iza Zegar, thotë se punimet po ecin sipas parashikimeve dhe do të përfundojnë në afat. “Deri në këto momente që flasim, puna po ecën sipas asaj që ne kemi parashikuar dhe për sa i përket përfundimit të rrugës, ajo do të jetë në kohë, që i takon qershorit të vitit 2009”, shprehet drejtoresha Zegar, gjatë shpjegimit të projektit të ndërtimit të kësaj rrugë para deputetëve dhe ministrave. Rruga në të cilën do të kalojë aksi Rrëshen-Kalimash, përfshin edhe dy tunelet, ka një gjatësi prej 61 kilometrash. Sipas Zegar, ky projekt është i ndarë në tre segmente dhe që janë Rrëshen-Rreps (19.5 km), Rreps-Thirrë (26.5 km) dhe Thirrë-Kalimash (14.8 km). Segmenti i tretë, Thirrë-Kalimash përfshin një tunel me dy shpime paralele 5.5 km të gjatë, që kalon përmes malit Qafa e Kumbullës. Ky tunel parashikohet të jetë një ndër më të gjatët në rajon. Aktualisht sipas përfaqësuesve të firmës, në secilin prej tuneleve është ndërtuar rreth 2.5 km e veprës. Përsa i përket të punësuarve në këtë projekt gjigand për infrastrukturën shqiptare, drejtoresha e marrëdhënieve me publikun në firmën “Bektel” shprehet, se aktualisht në këtë projekt janë të punësuar rreth 2 mijë punëtorë shqiptarë dhe 950 punonjës të huaj. Por sipas Zegar, në momente të caktuara të projektit me qëllim që të realizohet përfundimi i tij sipas parashikimit, numri i të punësuarve do të shkojë deri në 4 mijë. Ndërtimi i kësaj vepre është kthyer në një mjet jetese jashtëzakonisht të mirë për të gjithë banorët e këtyre zonave që janë punësuar. Sipas tyre, të ardhurat për një muaj pune në këtë aks rrugor janë rreth 500 euro, ç’ka ka ndikuar dukshëm në ekonomitë e tyre. Për të bërë të mundur realizimin e këtij aksi rrugor, sipas përfaqësuesve të firmës, janë aktualisht në përdorim rreth 1200 mjete pune, që janë shpërndarë nëpër të treja segmentet.

Të dhënat e Rrëshen-Kalimash

Rruga e ndarë në 3 segmente:

Rrëshen-Rreps 19.6 km

Rreps-Thirrë 26.5 km

Thirrë-Kalimash 14.8 km

Gjatësia totale: 60.8 km

Rruga me 4 korsi

Shpejtësia 80-100 km/h

Tunelet në segmentin Thirrë- Rrëshen

Dy tunele (vajtje- ardhje), 5.5 km secili

Deri tani janë hapur 2.5 km në secilin tunel

27 ura në të gjithë rrugën

Gjatësia totale e urave, 4 km

ADI SHKEMBI, Gazeta Panorama
I lumte qeverise ,Andi Shkembit por dhe ty qe kontribon per ti vene ne dukje.Uroj qe ashtu sic po ndryshon vendi te ndryshojne dhe njerzit dhe atehere do ta kemi per nder te qenurit shqipetare

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 18-07-2008, 07:52:04
Paloka: Turp që opozita nuk ka vizituar ende Durrës-Kukës

Gjatë diskutimit të lirë në seancën e djeshme deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, pas një vizite që bëri në rrugën Durrës-Kukës, tha se ritmi i punimeve të saj është në nivele shumë të kënaqshme. Paloka vizitoi rrugën pak ditë më parë, së bashku me një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë dhe një grup deputetësh nga Kuvendi i Kosovës, mes të cilëve një deputet serb dhe një boshnjak. Ai theksoi se tuneli i Kalimashit është një vepër arti e arrirrë. "E kuptova se nga vinte xhelozia e opozitës për këtë vepër. Kjo është një vepër që do të hyjë në historinë e Shqipërisë, jo vetëm si vepër patriotike, por si një vepër që do të bashkojë shqiptarët nga të dy krahët e vendit, por dhe një vepër inxhinierike tepër e madhe", u shpreh Paloka gjatë seancës së djeshme parlamentare. Kjo vepër, vijoi më tej ai, trajtohet me xhelozi nga opozita, sepse ata kishin shansin ta bënin këtë vepër gjatë mandatit të tyre, por nuk e bënë. "Opozita është xheloze, tha më tej Paloka, sepse nuk mundi dot të vendosë shenjën e saj në këtë rrugë, tashmë kjo rrugë mban vulën si e bërë tërësisht nga Qeveria e Partisë Demokratike. Kjo është arsyeja e histerisë së opozitës ndaj kësaj rruge", tha Paloka. Ai komentoi edhe impresionet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. "Kur morën vesh se asnjë deputet i opozitës nuk ka marrë pjesë në asnjë prej vizitave dhe nuk ka denjuar ta vizitojë këtë rrugë, ngelën të befasuar. Ata thanë se ky është një reagim që nuk i shkon për shtat asnjë opozite", vlerësoi më tej Paloka.

Elis KUÇI

  • Postime: 1826
  • Karma: +3/-3
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 28-07-2008, 14:30:36
e cuditshme , te gjithe keta qe i lepihen Berishes flasin po njelloj. Njerez pa personalitet....

  • Postime: 691
  • Karma: +0/-0

#20 ne: 28-07-2008, 16:04:35
e çuditshme , te gjithë këta qe i lepihen Berishës flasin po njelloj. Njerez pa personalitet....
O Sirio!po pe njeri mes Tirones qe  ne vend te heci drejt shkon shtremet dije se i ka hik petlla nga komunizmi.Mbas kesaj mos pretendon ti dhe ti lavderoje ne parlament?Nuk ofendohemi dhe me pase te meta,pasi kur krahasohemi me sjelljen e gjysherve tane (ne qytet)e kuptojme se jemi degjneruar si rezultat i luftes per formimin e njeriut te Ri.-Thanks

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#21 ne: 28-06-2009, 23:38:10
Për herë të parë, shqiptarët në Ballkan po ndërtojnë arterie të vërteta komunikimi

Rruga Durrës-Morinë

Kim MEHMETI

Shqiptarët, si edhe gjithë popujt e kësaj bote, gjithmonë kanë ndërtuar rrugë. Ata e kanë ditur se rrugët janë damarët e tokës, se ato kalojnë nëpër qytete e fshatra, se ato ndërlidhin vendbanimet që janë si shumë zemra nga rrjedh gjaku që e freskon trupin gjeografik të një etnie. Por, nëse i shikoni vëmendshëm rrugët që gjatë shekujve kanë ndërtuar shqiptarët, do të vëreni se ato kanë pikënisje, por nuk janë të ndërlidhura mes veti, fillojnë diku e keni bindjen se nuk të çojnë më larg se aty nga je nisur. Do të vëreni pra, se rrugët që dikur i kanë ndërtuar shqiptarët, janë si rrugë pa dalje, si rrugë që nuk shprehin paskajshmërinë e kësaj bote, por janë të mbyllura, nuk kanë vazhdimësi, sa më shumë u afrohen kufijve që Shqipërinë e ndajnë nga vetvetja, ato rrugë bëhen edhe më të ngushta dhe më të pakalueshme. Apo, do të vëreni se rrugët që i kanë hapur shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të shtetit amë, gjithashtu përfundojnë si shtigje qorre, se janë si kaptinat e rrëfimit për pashpresën se kurdo qoftë ato rrugë do të lidhen mes veti dhe do të mbulojnë tërë trupin territorial të këtij kombi.

Nëse njeriu shëtit rrugëve që dikur kanë ndërtuar shqiptarët, do ndjehet sikur është duke ecur shtigjeve të së kaluarës së këtij populli, i cili nuk ka komunikuar mes veti nëpërmjet rrugëve të dukshme, por duke ecur shtigjeve që nuk është dashur t'i sheh askush. Që do të thotë se ky popull nuk ka mundur t'i përkushtohet ndërtimit të rrugëve të gjëra, por hapjeve të shtigjeve të ngushta, rrugicave të padukshme që të çojnë të takohesh me të afërtit e t'u, por vetëm nëse ke fat mos të të vërejnë ata që donin vendbanimet shqiptare të mbetemi si zemra me damarë të mbyllur, si zemra të cilat nuk kanë si ta shpërndajnë gjakun nëpër trupin etnik. Pra, në të kaluarën, shqiptarët as që kanë mundur të hapin rrugë me shenja të dukshme që tregojnë nga duhet të shkosh, nëse nisesh nga Durrësi për në Morinë, që pastaj të vazhdosh drejt Prizrenit e Gjakovës, apo ku duhet të kthesh majtas në hyrje të Shkupit, që të mos e gabosh rrugën e në vend se në Prishtinë, të shkosh në Beograd, çka edhe shpesh u ka ndodhur shqiptarëve.

Në të kaluarën, shqiptarët e Shqipërisë dhe këta këndej kufirit, në vend të hartave rrugore që kishte çdo shtet dhe çdo popull, kishin topografinë e shtigjeve të fshehta, të regjistruar në vëmendjen e tyre si sekret që nuk duhej ta dinin të tjerët. Pra, rrjeti i shtigjeve të fshehta nga ecën me shekuj shqiptarët e shumë shteteve të Ballkanit që të takoheshin mes veti, ishte i shënuar në ëndrrën e tyre që të shëtisnin lirshëm nëpër gjitha trojet shqiptare. Andaj ato shtigje të fshehta që lidhnin shqiptarët matanë kufirit me këta këndej vijave të shumta shtetërore që ndanin këtë popull nga vetvetja, nuk kanë qenë kurrë të shënuar në hartat topografike, as kanë pas shenja rrugore, që të tregojnë nga duhet të shkosh që të arrish lirshëm atje ku të presin me "mirëserdhe". Nëpër ato rrugë shqiptarët kanë ecur të heshtur dhe e kanë përcaktuar drejtimin nga duhet të shkojnë, duke e ndjekur erën e gjakut të fisit që i takojnë.

Pas shumë shekujsh dhe ndoshta për herë të parë, shqiptarët matanë kufirit dhe këta që jetojnë jashtë Shqipërisë, ndërtojnë rrugë që janë të dukshme dhe aq të gjëra sa nëpër to të mund të shkosh drejt ardhmërisë. Pra, pas shumë shekujve, shqiptarët ndërtojnë rrugë, të cilave me të vërtetë shpejt u harxhohet asfalti - shkaku se ndonjë shtresë të tij e hanë politikanët - por që ndërlidhin zemrat shqiptare dhe të çojnë më tej, drejt botës së paskajshme. Andaj rrugët që filloi t'i ndërtojë Sali Berisha në Shqipëri dhe atë që i zgjeron Fatmir Lima në Kosovë, nuk kanë vetëm simbolikën e damarëve të tokës që lidhin hapësirën gjeografike të një populli, por ato rrugë thurin edhe rrëfimin e ri të shqiptarisë, rrëfimin ku nuk do të ketë vend për damarë të padukshëm mbitokësorë nga rrjedh gjaku i një populli.

Rrugët që ndërton qeveria e Berishës dhe ato që i ndërton qeveria në të cilën është ministër Lima, janë vepra me të cilat mburren edhe shqiptarët e Maqedonisë edhe pse rrugët e shtetit ku ata jetojnë, ende janë më të ngushta në vendkalimet kufitare me Shqipërinë dhe Kosovën. Pra, rrugët që zgjerohen në Kosovë dhe autostrada Durrës -Morinë, janë shenjë, me të cilën identifikohen dhe krenohen edhe shqiptarët e këtushëm. Dhe ata kanë nevojë për këtë identifikim dhe mburrje shkaku se e sotmja e tyre është si portet pa fizionomi të qartë, si kalendarë i zbrazur, si dosje ku e sotmja e tyre mbetet diku mes shpresave dhe premtimeve të kota të partive të këtushme shqiptare.

Pra, vlerat që krijojnë Shqipëria e Kosova janë shenjë me të cilën identifikohen edhe shqiptarët kudo që janë. Andaj shqiptarët e Maqedonisë me interes të veçantë i përcjellin edhe debatet publike rreth ndërtimit të autostradës Durrës-Morinë dhe shpeshherë mbeten të habitur nga debatuesit, të cilët, sa nuk i hyjnë njëri-tjetrit në gojë për të dëshmuar se a është kjo rrugë ngjyrë "blu" apo "rozë". Me çka lënë përshtypje se nuk e dinë se, asfalti ka ngjyrë të zezë dhe si i tillë ai mirë duket pranë të kuqes sonë kombëtare. Pra, shqiptarët e Maqedonisë duan të identifikohen me një Shqipërinë e Kosovën që ka rrugë pa gropa, ku asfalti nuk harxhohet brenda një mandati qeveritar. Si të tillë, shqiptarët e Maqedonisë jo se nuk kanë mirëkuptim për ata që kritikojnë ndërtuesit e rrugës Durrës-Morinë, jo se nuk e dinë se ka të atillë që të shpallin tradhtarë vetëm që të mos marrësh guximin e të pyesësh mos janë bërë keqpërdorime gjatë ndërtimit të kësaj rrugë. Por shqiptarët e Maqedonisë e dinë se ka kritikuesit të ndërtimit të rrugës Durrës-Morinë, të cilët, duke shtruar pyetje për kinse keqpërdorimet që janë bërë gjatë ndërtimit të kësaj rruge, duan të realizojnë atë që nuk guxojnë ta bëjnë hapur: të pengojnë ndërtimin e rrugës që është mburrja e gjithë shqiptarëve.

Nuk ka dyshim se shumë nga rrugët që shqiptarët i ndërtuan në të kaluarën, ishin projektuar nga të tjerët. Andaj edhe ngjanin si shtigje që kanë drejtim të gabuar, që nuk të çonin më larg se aty nga je nisur. Sot, mbase për herë të parë, shqiptarët vetë i projektojnë rrugët e tyre. Dhe i ndërtojnë ashtu që ato të jenë damarë nga do të rrjedhë gjaku i një populli. Ku ta dish, ndoshta mes nesh ka edhe shumë nga ata që dyshojnë në aftësitë e këtij populli që vetë t'i projektojë, vetë t'i ndërtojë dhe vetë t'ua caktojë drejtimin rrugëve që i nevojiten. Andaj, shumë nga akuzat që u drejtohen atyre që iniciuan ndërtimin e rrugës Durrës-Morinë, jehojnë si britma të pakuptimta, të duken si orvatje për të bërë tatuazh mbi asfalt. Nuk ka dyshim, se mbi asfaltin e rrugës Durrës-Morinë do të mbetet një tatuazh i pashlyeshëm. Edhe atë, o si nënshkrimi i atyre që janë nismëtarë të ndërtimit të kësaj rruge që bashkon një popull, o si portret i atyre që kritikojnë ndërtuesit e sotëm të rrugëve mbarëshqiptare.

RD

Temat e fundit