Çështja shqiptare dhe ekonomia e Ballkanit - Bashkimi Kombëtar

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Çështja shqiptare dhe ekonomia e Ballkanit

Çështja shqiptare dhe ekonomia e Ballkanit

· 2 · 1551

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 03-05-2008, 10:45:18
Dymijë e teta vijon të jetë e do të mbahet mend në histori si “viti i shqiptarëve”, pasi një sërë ngjarjesh të rëndësishme po pasojnë njëra-tjetrën, duke filluar me pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt. Një muaj me gjysëm më vonë, pikërisht në 3 prill, kjo ngjarje historike u pasua nga marrja e ftesës për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO e vlerësimet. e tjera të larta të ndërkombëtarëve për reformat dhe perspektivat tona integruese. Ndërsa javën e kaluar një grup ekspertësh të njohur të Këshillit Europian për Marrëdhëniet Ndërkombëtare vlerësuan se Shqipëria do të hyjë në BE në vitin 2011, ndërkohë që disa ditë më parë ishte konfirmuar anëtarësimi i plotë i vendit tonë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, brenda vitit të ardhshëm. Të gjitha këto ngjarje si dhe ndërmarrja e disa investimeve të rëndësishme publike nga qeveria “Berisha”, me interesa të jashtëzakonshëm edhe për shqiptarët që jetojnë përtej kufijeve tanë shtetror, po i rrisin ndjeshëm aksionet rajonale dhe ato globale të shqiptarëve si komb. Hap pas hapi po na kthehet dinjiteti dhe prosperiteti i mohuar në shekuj. E bashkë me këto vlera po na krijohen mundësi gjithnjë e më të mëdha për t’u zhvilluar e integruar si ta barabartë në botën perëndimore. Këto vlera e mundësi të fundit nuk u importuan dhe as u falën nga të huajtë, por u përkrahën fuqishëm prej tyre në momentin që politika shqiptare e tranzicionit filloi të reflektojë pozitivisht ndaj parimeve të demokracisë dhe ligjësive të ekonomisë së tregut. Nuk është rastësi që ngjarje të tilla madhore ndodhën në harkun e 2-3 viteve të fundit, pas rikthimit në pushtet të demokratëve. Edhe nënshkrimi i MSA-së u bë i mundur në 12 qershor ’06, ndëkohë që negociatat për këtë qëllim kishin filluar që para 3 vitesh, në kohën e qeverisjeve të korruptuara majtiste. Duhet pranuar gjithashtu se ky hap i madh përpara drejt Perëndimit e zhvillimit është bërë duke çarë me vendosmëri në rrugën e paragjykimeve mbi “krijimin e Shqipërisë së Madhe”, “të dy shteteve shqipfolëse në Ballkan”, “imitimit të modelit prej të tjerëve” e kështu me radhë. Sidoqoftë e rëndësishme është që tashmë kemi hyrë jo vetëm në rrugën e pakthyeshme të progresit por jemi bërë edhe faktor në rajon. Kanë ndodhur gjëra të paparashikueshme, drenda një periudhe të shkurtër kohe dhe gjithëçka në saje të vullnetit politik dhe përgjegjësisë kombëtare të mazhorancës aktuale. Nuk është gjë e vogël që Shqipëri të anëtarësohet në NATO dhe BE përkrah Kroacisë apo Kosova përkrah Serbisë. Të paktën në pikpamjen e zhvillimit ekonomik dhe çështjeve të ndryshme të infrastrukturës si Shqipëria ashtu dhe Kosova janë disa vjetë prapa Kroacisë, Serbisë, Malit të Zi apo Maqedonisë. Analiza e veçantë e ekspertëve të Këshillit Europian publikohet në shkrim me titull: "Lamtumirë Ballkan, mirë se vjen Gadishulli Adriatik", vendet që anëtarësohen të parat në BE janë vendet e Gadishullit Adriatik ku përfshihet Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Ndërsa në grupin e dytë janë të përfshira vendet e Ballkanit Qendror ku hyjnë Kosova dhe Serbia, anëtarësimi i të cilave në BE do të jetë në një fazë më të vonë. Në grupin e ekspertëve të Këshillit Europian për marrëdhëniet ndërkombëtare përfshihen edhe ish-kryeministri italian Xhuliano Amato, ish-ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Joshka Fisher, ish-kryeministri finlandez dhe ndërmjetësues për Kosovën, Marti Ahtisari, si dhe ish-eurokomisari për Politikën e Jashtme, Kris Paten. Nga ana tjetër, ekspertët e Bankës Botërore dhe të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim kanë përcaktuar se flamurin e rritjes ekonomike në Ballkan, gjatë dy viteve të ardhëshme, do ta ketë Shqipëria, e cila së bashku me Turqinë dhe Hungarinë në vitin 2008 do të jetë mbi 6%., më e larta e 10 viteve të fundit. Po kështu, me shpalljen e pavarësisë dhe përfundimim e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës, një zhvillim mbreslënës parashikohet të ketë edhe ekonomia kosovare. Ndërkohë pritet që të njëjtin impakt të ketë pas ndërtimit të Rrugës së Arbërit edhe rajoni i Maqedonisë Perëndimore i banuar nga shqiptarët. Reformat institucionale dhe investimet e ndryshme publike të 2-3 viteve të fundit, duket se janë çelësi i suksesit në këtë drejtim. Këto masa kanë nxitur në mënyrë të natyrshme interesin e investitorëve të huaj nga e mbarë botë për sjellë kapitalet e tyre në Shqipëri. Gjatë përurimit të Qendrës së Konsorciumit Italian "Italia Vento Design", kreu i ekzekutivit shqiptar do të thoshte, midis të tjerash se: "Vendosja e taksës së sheshtë 10 për qind, progresi i bërë në dixhitalizimin e procedurave që lehtëson burokracinë administrative, nisma "Shqipëria një euro", tregu më i mirë i punës në Europë, ekzistenca e tregut të lirë nga Kroacia deri në Moldavi, pozicioni gjeografik, potencialet e jashtëzakonshme turistike, hidrike apo në fushën e mineraleve, e bëjnë Shqipërinë një vend të vogël me mundësi të mëdha për investitorët e Venetos, italianë dhe investitorë të tjerë".

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 03-05-2008, 10:45:51
Mbështetur në momentet pikate të historisë së zhvillimit politiko-shoqëor të shumë vendeve, duket se shprehja: “ekonomitë konvergojnë në politikë dhe jo anasjeltas”, ka marrë tashmë formën e një postulate që s’mund të diskutohet më tej edhe në rajonin tonë. Kjo do të thotë që janë arritjet apo krizat ekonomike ato që përcaktojnë zhvillimet politike dhe jo e kundërta. Pa e “ndërkombëtarizuar” më tej problemin, dhe duke iu kthyer realitetit shqiptar shohim që shembujt në këtë drejtim, as këtu nuk mungojnë. Të gjithë i kemi parasysh rastet ekstreme të përfitimit politik të social-majtistëve, duke shfrytëzuar problemet ekonomike, pa patur parasysh shqetësimet e rënda që u krijoheshin qytetarëve. Koncepti politik i trajtimit të kësaj situate ndryshoi, pas zgjedhjeve të 3 korrikut 2005, me krjimin e qeverisë “të shërbimti dhe shërbesave”., duke e shndërruar demagogjinë bolshevike në realitete të prekshme ekonomike. Shëmbujt në këtë drejtim janë të shumtë, por kryevepra ekonomike e qeverisë “Berisha” është ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës brenda vitit të ardhshëm si dhe paralelisht më të edhe ndërtimi i “Rrugës së Arbërit”. Ky investim ekonomik vjen e ndërthuret në këto momente me aspektin politik të pavarësisë së Kosovës dhe marrjen e ftesës për anëtarësimin në NATO nga Shqipëria, duke u shndërruar kështu në faktorë të fuqishëm zhvillimi e integrimi për trojet shqiptare dhe më gjerë. Realizimi i këtyre kushteve ka për t’i futur në efiçiencë ekonomike të gjitha resurset e Kosovës dhe të Shqipërisë, jo vetëm duke shkëmbyer mallra dhe potenciale investuese mes dy vendeve, por edhe duke nxitur interesin e investitorëve të huaj, siç po ndodh me vendet e tjera në zhvilim. Në kuadrin e interesit të ngushtë ekonomik duhet trajtuar, veç të tjerash, edhe lufta politike e Serbisë dhe Rusisë për të mos njohur pavarësinë e Kosovës dhe për të injoruar faktorin shqiptar. Sidoqoftë resurset e saj njerëzore dhe natyrore kanë filluar të prodhojnë gradualisht progres dhe zhvillim ekonomik të standarteve europiane. Përfundimi së ndërtuari në fund të vitit të ardhshëm i rrugës Durrës-Kukës ka për t’i kontribuar ndjeshëm përformancës së lartë ekonomike të të dy vendeve. Natyrisht ekonomia shqiptare do të vijojë të mbetet në rolin e lokomotivës, e cila ka për të tërhequr gjithnjë pas vehtes e me të njëjtin ritëm edhe ekonominë kosovare, pse jo dhe atë të vendeve të tjera fqinje të dala nga regjimi komunist, përtej trojeve . Ndërkohë duhet thënë që ky zhvillim rajonal është pjesë e zhvillimit global të disa vendeve të Europës Lindore, Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine, pas kizës që ka pushtuar ekonomitë e disa vendeve të zhvilluara të botës, rritja ekonomike e të cilave nuk e kalon pragun e 2%-shit. Ndërkohë që në disa prej vendeve në zhvillim ky tregues do të variojë nga 7,1-10.8%. Parashikime të kësaj natyre ka edhe për ekonomitë tranzitore të Ballkanit, si pjesë e ekonomisë së vendeve të Europës Lindore, ku Shqipëria qëndron në vend të parë. Zhvillimet e deritanishme në infrastrukturën dhe energjitikën shqiptare tregojnë se janë hedhur bazat për një zhvillim të qëndrueshëm të dy ekonomive më të varfëra të Ballkanit, Kosovbës, Shqipërisë, por edhe të shteteve të tjera prej ku banojnë shqiptarë. Parashikimet dhe vlerësimet pozitive të ekspertëve dhe institucioneve ndërkombëtare për ekonominë shqiptare kanë qënë të shumëta këto kohët e fundit. Gjithëçka është produkt i efiçiencës qeverisëse të kabinetit “Berisha”, pas zgjedhjeve të përgjithëshme parlamentare të 3 korrikut 2005, kur u krijuan mundësitë për çrrënjosjen e sistemit të korrupsionit dhe përdorimin efektiv të parasë publike. Investimet e shumëta në rrugë, energjitikë, turizëm, bujqësi, arsim, shëndetësi, por para së gjithash, reformimi i administatës fiskale dhe shtimi i të ardhurave buxhetore, janë baza mbi të cilën përgatitet të shpërthej rritja ekonomike gjatë viteve të ardhshme në Shqipëri. Para së gjithash kjo reformë institucionale u pa e lidhur me efeketivitetin e luftës kundër korrupsionit, si rezultat i të cilës në vitet ’06 dhe ’07 u realizuan dy buxhete shtesë, fondet e të cilave po përdoren kryesisht për investime publike në infrastrukturë. Nga ana tjetër, nëpërmjet rritjes së shpenzimeve buxhetore për investime efektive rritet indirekt edhe aftësia paguese e buxhetit familjar të qytetarëve shqiptarë, të cilën të majtët duan ta shikojnë vetëm tek shtimi burokratik i pagave dhe pensioneve, që për të së vërtetës duhet thënë se janë rritur jo pak. Nga ana tjetër, tashmë që pavarësia e Kosovës u bë fakt, sfida kryesore për shtetin më të ri në botë mbetet zhvillimi ekonomik i vendit në përputhje me standartet perëndimore, pasi pavarëisht territoreve të ndara, në aspektin ekonomiko-shoqëror këto janë si dy barkushet e një zemre. Jetojmë në kohën kur sipas filozofisë moderne, “ekonomitë konvergojnë në politikë dhe jo anasjeltas”, gjë që do të thotë se politika më e mirë për Kosovën në ditën që do të vijnë është zhvillimi dhe integrimi i saj ekonomik, me qëllim që të nderojë kështu jo vetëm vehten por edhe Shqipërinë. Maturia e deritanishme politike është, para së gjithash, garanci për konsolidimin institucional, i cili mbështetet edhe nga misionet e ndryshme të komunitetit ndërkombëtar. Por reformat dhe zhvillimi i duhur ekonomik realizohen edhe me pjesmarrjen e faktorëve të tjerë, qofshin këta natyror, social apo akademik. Suksesi në këtë drejtim varet nga kombinimi efiçeint i të gjithë këtyre faktorëve. Në Kosovë ka potenciale natyrore dhe energji të pashtereshme njerëzore, që nuk e vënë në dyshim suksesin, por duhet mbajtur parasysh që gjithëçka, në drejtim të zhvillimit ekonomik, fillon nga “zero”. Megjithatë, pavarësisht prapambetjes që evidentohet në këtë drejtim, situata e ekonomisë së Kosovës as që ka të krahasuar me situatën që trashëgoi Shqipëria në fillim të viteve ’90. Në atë kohë në Shqipëri diskutohej buka e gojës, jo më të tjerat. Por siç dihet, brenda 2-3 vitesh qeverisja e demokratëve e shndërroi atë në “vendin me rritjen më të lartë ekonomike, krahasuar me vendet e tjera ish komuniste të Europës Lindore”. Mjafton të kujtojmë se, në vitet ’94-’95 Shqipëria arriti treguesin më të lartë të rritjes ekonomike në botë, në shifrën 13,3%. Ndërmarrja e reformave të thella në fushën ekonomiko-institucionale ishte baza e këtij suksesi të arritur. Por megjithëse situata aktuale e ekonomisë kosovare është shumë herë më e mirë se sa ka qënë në Shqipërinë e viteve ’94-’95, kjo eksperiencë mund të shfrytëzohet prej autoriteteve institucionale të shtetit më të ri të botës, për të reformuar dhe integruar ekonominë e prapambetur të këtij vendi. Ndërkohë, qeveria shqiptare ka 2-3 vjet që po investon në këtë drejtim. Ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës është ndoshta mbështeja më e madhe ekonomike që Shqipëria mund të jepte për Kosovën e pavarur. Kjo është rruga e integrimit europian të Kosovës, por dhe i shumë rajoneve të tjera në Lindje dhe Verilindje të kufijeve tanë shtetror. Prurje të tilla të zhvillimit ekonomiko-shoqëror në rajon përmban edhe “Rruga e Arbërit”, që mund të konsiderohet si investimi i dytë më i rëndësishëm infrastrukturor për Shqipërinë dhe trojet shqiptare përtej kufirit tonë shtetror. Interesi i ndërtimit të kësaj rruge lidhet me përmirësimin e infrastrukturrës rrugore për shfrytëzimin e pasurive minerale të rajonit të Dibrës e më gjerë. Siç rezulton nga mjaft studime të ndryshme, në këto zona takohen shumë vendburime, objekte e shfaqje të mineraleve të dobishme metalore e jo metalore, objekte arkeologjike e historike, potenciale turizmi e kështu me radhë.

Nga Feti Zeneli
 

Temat e fundit