“Çmendina” maqedonase dhe shqiptarët - Bashkimi Kombëtar

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

“Çmendina” maqedonase dhe shqiptarët

“Çmendina” maqedonase dhe shqiptarët

· 1 · 483

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 03-10-2009, 12:27:20
Gjatë këtyre ditëve ka patur boll prononcime lidhur me të ashtuquajturën enciklopedi maqedonase. Bie, fjala paçavurja enciklopedike të digjet para Akademisë së Shkencave, apo që shqiptarët të djegin flamurin maqedonas etj. Përtej këtyre deklaratave të dhëna në momentin dhe kohën e duhur, ka plot variante të tjera, të cilat do të përmbushnin atë që quhet detyrim moral, njerëzor, politik dhe kombëtar. Për rrjedhojë, shtrohet dilema ç’duhet të ndodhë më shumë sesa ajo që ngjau me paçavuren enciklopedike që shqiptarët të kuptojnë peshën dhe rëndësinë e të qenit komb i lashtë dhe pasardhës të ilirëve, apo duhet të presim që në “korrigjimin” e paçavures të nënvizohet; “shqiptari me bisht”! Në këtë kontekst, mënyrat e veprimit politik dhe shoqëror janë të pashtershme dhe lehtësisht të realizueshme. Për shembull, reagimi katërcipërisht konstruktiv do të ishte braktisja e institucioneve shtetërore, qeveritare, parlamentare dhe publike nga ana e shqiptarëve. D.m.th., padëgjueshmëri qytetare, fundja ky veprim ngërthen në vete edhe mekanizmën mbrojtës: argumentet. Në kushtet aktuale askush nuk e posedon forcën bindëse për të parandaluar veprimin politik dhe shoqëror të shqiptarëve ndaj një sistemi kryekëput në funksion të përbaltjes së kombit shqiptar. Sikundër, askush nuk mund të bëjë presion për lojalitet ndaj shtetit maqedonas, ngaqë paçavurja enciklopedike i ka vendosur minat gjithçkaje që shërben për relaksimin e marrëdhënieve ndëretnike.
II
Nga sa thamë më sipër shtrohen disa pyetje: ç’do BDI në një qeveri katërcipërisht antishqiptare? Ç’duan akademikët shqiptarë në një akademi mostrum, po parlamentarët shqiptarë?. E thënë më troç, ç’kuptim ka tani e tutje që partia e Ahmetit të qëndrojë në sofrën e Nikolla Gruevskit? Ç’kuptim ka që ata akademikët tanë të rrinë në karantinën e çmendinës maqedonase? Fundja ç’kuptim ka bashkëjetesa… Me ç’të drejtë morale, politike e kombëtare shëtitësit e salloneve të qeverisë mund të flasin për integrime, për përmirësim të statusit të shqiptarëve, për integritet dhe dinjitetit kombëtar. Tani e tutje as manipulimi e gënjeshtra përmes amoralitetit politik nuk ka treg. Kjo qeveri, fryma maqedonase në tërësi ka një qëllim të paracaktuar: të fyejë, poshtërojnë shqiptarët etnikisht dhe kombëtarisht. Kjo qasje prej të çmendurish do të zgjatet pafundësisht…
Për pasojë janë katër arsye të forta që shqiptarët të bojkotojnë institucionet e sistemit. Së pari, e ashtuquajtura “enciklopedi” maqedonase është “mbarsur” nga qeveria aktuale dhe lindi në “maternitetin” e Akademisë së Shkencave. Së dyti, ai mostrum antishqiptar është financuar nga Ministria e Kulturës, pra me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Së treti, ajo palo enciklopedi nëpërkëmb dhe fyen rëndë një komb të lashtë, duke hyrë në konflikt të thellë me historinë dhe më kryesorja elitat, shtetarët, qeveritarët dhe parlamentarët maqedonas, përgjithësisht mbrojnë verbërisht, atë paçavure (deri më tani nuk kemi asnjë deklaratë nga bartësit e pushtetit dhe të shtetit për ta hequr paçavuren nga qarkullimi).
III
Të gjithë kemi pohuar se palo enciklopedia është fyerje e rëndë për popullin shqiptar në Maqedoni dhe kombin shqiptar në tërësi, taktika maqedonase për kinse “korrigjim” është shumëfish tallje dhe fyerje. Siç shihet gatuesit e kësaj çorbe që mban era model serb dhe nacionalizëm primitiv maqedonas nuk kanë ndërmend të shprehin asnjë ndjenjë pendesë. Shikoni, çfarë po ndodh. I çmenduri ndër të çmendurit Bllazhe (redaktori), thotë se do të “fshijë me gomë” diçka që lidhet me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, asgjë më shumë. Ndonjë i lajthitur tjetër flet përçart, por në thelb këmbëngul se nuk ka sprapsje. Nga ana tjetër, kryeministri maqedonas herë në mënyrë të sofistikuar dhe shpesh hapur forcon pozicionet e paprekshmërisë së palo enciklopedisë. Ndërkaq, opozita maqedonase dhe intelektualë të tjerë e shfrytëzojnë këtë moment thjeshtë për të përfituar politikisht. Pra, marrë në tërësi mendësia maqedonase bëhet garant e paçavures të vetëquajtur enciklopedi. Prandaj, teza e përhapur së fundi se gjoja do të pasojnë “korrigjime”, nuk është gjë tjetër veçse një “ilaç” për të vënë në gjumë shqiptarët. Në këtë kontekst përtej taktikës tinzare maqedonase nuk do të ndodhë asnjë risi. Sot e gjithë ditën e ashtuquajtura enciklopedi gjendet në libraritë maqedonase, me qindra e mijëra ekzemplare janë në treg.
IV
Termi “korrigjim” është thjeshtë fasadë për të mashtruar dhe neutralizuar forcën reaguese të shqiptarëve. Nëse elitat politike, qeveritare dhe shtetare maqedonase do të ishin ndërgjegjësuar dhe pezmatuar, situata do të merrte rrjedhën e normales. Bie fjala:
-Nxjerrje jashtë përdorimit e paçavures së ashtuquajtur; enciklopedi maqedonase e cila është në treg;
-Distancim qeveritar, presidencial dhe parlamentar;
-Falje publike shqiptarëve nga ana e kryeministrit dhe presidentit maqedonas;
-Debate konstruktive intelektuale dhe beteja mediatike në funksion të të drejtës historike dhe ruajtjes së kohezionit të brendshëm etj;
-Enciklopedi e re, e ngritur mbi premisat e origjinalitetit historik, me kusht që bartës të saj të jenë edhe akademikët dhe ekspertët shqiptarë.
Por, siç shihet, maqedonasit nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga paçavurja e tyre, megjithëse edhe taktikisht gabojnë: ata për të shuar flakët e reagimeve shqiptare parapëlqejnë një “kovë me ujë” (korrigjim). Por, ata, harrojnë së ky term është njësoj si t’i hedhësh benzinë zjarrit.
Analizuar hollë-hollë, kjo palo enciklopedi përkthehet nga çorbëbërësit maqedo-nas si kurth për shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Pse? Kryeministri dhe presidenti maqedonas në esencë e preferojnë këtë sfidë të ngritur artificialisht. Përmes palo enciklopedisë ata e largojnë vëmendjen e opinionit vendas dhe ndërkombëtar nga krizat e tmerrshme, siç është problemi i emrit me Greqinë, kriza ekonomike dhe sociale, skualifikimi i MO-së, ç’ekuilibrimi marramendës i kohezionit të brendshëm, mospërmbushja e standardeve demokratike për aderim në strukturat veri-atlantike etj. Sikundër artificialiteti i palo enciklopedisë i ngritur në gërmadhat e nacionalizmit serbo-maqedonas, i shërben qeverisë aktuale si kalë beteje në zgjedhjet e mundshme të parakohshme në Maqedoni.
V
Tashmë shtrohet një tjetër pyetje, ç’duhet bërë për t’i dhënë fund njëherë e mirë çmendinës maqedonase? Së pari, nuk duhet të harxhojmë shumë energji, madje nuk është aq e domosdoshme, as e nevojshme që t’u rrëfejmë maqedonasve të vërtetat historike që lidhen me kombin shqiptar, ngaqë historia është në anën tonë dhe kundër trillit maqedonas. Janë maqedonasit ata që kanë telashe me kombin, identitetin, prejardhjen, historinë, fqinjët etj. Sakaq ne shqiptarët duhet të parandalojmë çdo iniciativë zyrtare me tharm nacionalist e shovinist për të na nëpërkëmbur dinjitetin, identitetin dhe grabitur historinë tonë.
Pra, duhet frenuar vrulli etnocentrik, refraktar, antishqiptar, antidemokratik dhe antinjerëzor i nacionalizmit primitivist maqedonas. Kjo puna e paçavures enciklopedike është maja e ajsbergut e antishqiptarizmit sllavo-maqedonas, sepse e djeshmja dhe e tashmja të marra së bashku formësojnë atë që quhet shovinizëm. Të mos harrojmë se pararendëse e paçavures akademike është diskriminimi i paparë i shqiptarëve të Maqedonisë nga institucionet qeveritare dhe shtetërore. Në këtë kuptim, para se të hedhin vështrimin nga Tirana dhe Prishtina, shqiptarët etnikë në Maqedoni duhet t’i shtrojnë një pyetje vetes, ç’po bëjnë ata për veten e tyre. Kjo pyetje ka përgjigje nëse nuk mungon guximi intelektual, vullneti politik dhe ndërgjegjja qytetare: refuzim institucional dhe parlamentar dhe vendosjen para aktit të kryer të themelimit të institucioneve paralele. Fundja, shqiptarët e Maqedonisë kanë aq kapacitete intelektuale dhe akademikë për të themeluar Akademinë e Shken-cave. Ndërkaq, Tirana dhe Prishtina zyrtare të ushtrojnë autoritetin e tyre zyrtar përmes veprimeve konkrete në mbrojtje të të drejtave themelore të pjesës së kombit shqiptar në Maqedoni. Tashmë heshtja nuk ka kuptim!

G.Panorama

Temat e fundit