DEKLARATË E GRUPIT NISMËTAR TË PARTISË SË INTEGRIMIT - Bashkimi Kombëtar

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

DEKLARATË E GRUPIT NISMËTAR TË PARTISË SË INTEGRIMIT

DEKLARATË E GRUPIT NISMËTAR TË PARTISË SË INTEGRIMIT

· 1 · 542

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

ne: 17-04-2008, 21:52:22


DEKLARATË E GRUPIT NISMËTAR TË PARTISË SË INTEGRIMIT

Partia e
Integrimit Kombëtar, e themeluar më 29/03/2008 në Tiranë, nga një grup intelektualësh prej të gjitha qarqeve të Republikës së Shqipërisë, shfaq shqetësimin e saj për çka ndodh në Himarë dhe rreth saj. Me këtë rast PIK deklaron:

Ndërsa z.
Bollano kërkon implementimin e “Pakos Ahtisaari” në qëndër të Labërisë, në Himarë, NE ripërsërisim qëndrimin tonë politik në lidhje me përfshirjen e të gjithë Ballkanit nga një standart juridik i vetëm. Pra, zbatimin praktiko-juridik të kësaj Pakoje ashtu si në Kosovë, edhe në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Serbi.

Bazuar te
legjitimiteti, te garancia demokratike për të drejtat e pakicave etnike, te mjetet juridike për stabilitetin e krizës së Kosovës si dhe te mënyra më e përshtatshme për garantimin e të drejtës mbi pronën e këtyre pakicave - sipas “Pakos Ahtisaari”, NE si forcë e re politike kërkojmë publikisht që kjo pako të jetë mishërim i njëstandartizimit demokratik të të drejtave të popujve etnik në të gjithë Ballkanin.

Nëse “Pako Ahtisaari”
kërkon rikthimin e pakicave serbe, (të ardhur në Kosovë pas luftrave në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë), atëherë pse kjo e drejtë të mos i njihet edhe popullsisë shqiptare të krahinës së Çamërisë, të cilët në Republikën e Shqipërisë jetojnë tashmë e 63 vjet si emigrant?
 

Temat e fundit