DITA E FLAMURIT - Bashkimi Kombëtar

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

DITA E FLAMURIT

DITA E FLAMURIT

· 5 · 2556

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

ne: 28-11-2007, 22:50:32
DITA E FLAMURIT,...
28 nëntor 2007

Mexhid YVEJSI, Gjakovë



DITA E FLAMURIT,
   DITA E PAVARËSISË,
            DITA E PËRGJEGJËSISË...
 
                      (28 Nëntor 1912 - 28 Nëntor 2007)
 
           “Ky komb nuk mësohet e nuk kulturohet nëpërmjet  lavdit, por nëpërmjet kritikës”.
                                                  - Faik Konica
 
               28 Nëntori-Dita e Flamurit, është një nga ditët më të rëndësishme, në mos më e rëndësishmja, e historisë sonë kombëtare...
               Dita e Flamurit është dita më e gëzueshme, është dita më e vajtueshme për shqiptarët, sepse kjo ditë është Dita e Pavarësisë së Nënës Shqipëri, por pa Kosovë, pa Çamëri...
               Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë, duhet të jetë edhe Dita e Përgjegjësisë,  për çdo shqiptar...Pse? Sepse:   
              Në Ditën e Flamurit, në Ditën e Pavarësisë, përveç gëzimit, përveç vajtimit, secili duhet të bëjë edhe llogari, me përgjegjësi, t’a pyesë veten: ç’bëri gjatë një viti për Kosovën, Çamërinë,  për Shqipërinë…?
             Me 28 Nëntor 1912, u ngrit në qytetin e Vlorës, nga dora Ismail Qemalit, Flamuri Kombëtar...
             Flamuri Kombëtar u ngrit mbas katërqind e sa vjetësh...
Flamuri Kuq e Zi është flamuri më i vjetër në Ballkan, ndër më të vjetrit n’Evropë...
            Flamuri Kombëtar është flamuri i Skenderbeut, por pas vdekjes së tij “vdiq” edhe flamuri, sepse u harrua...
           Pas një harrese prej katërqind vjetësh, e zbuloi një student shqiptar. Studenti shqiptar ishte Faik Konica...
           Faik Konica, zbuluesi i flamurit kombëtar, themeluesi i kritikës shqiptare, atdhetari i devotshëm, ambasadori i Shqipërisë në Uashington (1926-1939),kur vdiq, me 1942, u harrua...Jo vetëm që u harrua, por edhe iu mohua, iu ndalua të varroset në Shqipëri deri sa vdiq komunizmi…, edhe pse kishte paguar edhe vendin, edhe pse ia kishte kushtuar jetën Shqipërisë...
          Mjerisht, kjo nuk i ndodhi vetëm Faik Konicës. Kjo tragjedi u ndodhi edhe atdhetarëve më të njohur, më të mëdhenj të kombit, siç ishin: Mid’hat Frashëri, Mustafa Kruja, Dhimitër Berati, të cilët ishin edhe nënshkrues të                         Dokumentit të Pavarësisë, më 28 Nëntor 1912, krahas Ismail Qemalit, Vehbi Efendi Dibrës. Luigj Gurakuqit...
          Kjo u ndodhi edhe shumë atdhetarëve të tjerë, deri në ditët tona...
          Prandaj, Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë duhet të jetë edhe Dita e  Përgjegjësisë...!
           Në Ditën e Flamurit, nga ballkoni i shtëpisë së Xhemil Beut, Ismail Qemali mbajti një fjalim të shkurtër para popullit të Vlorës dhe rretheve të tjera, ku ndër të tjera, dy herë e përmendi Zotin, e tha: “Deshi Zoti, që me punën tonë, trimërinë dhe guximin e pashoq të shqiptarëve, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut tonë, sepse këtu e tutje, jemi të lirë, të pavarur dhe më vete, prandaj, qeshni dhe gëzohuni!”.
           Ismail Qemali, duke e përfunduar fjalimin e Ditës së Flamurit, tha: “Ja, pra, ky është flamuri ynë! I kuq e me shqiponjë dykrenare në mes. Dhe tani të gjithë bashkohuni si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për ta përparuar e për ta qytetëruar, si i ka hije Atdheut tonë të lirë. Duke përfunduar, nuk më mbetet tjetër gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Math për bekimet e Tij...”.
           Mjerisht, mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut tonë nuk përfunduan me Shpalljen  e Pavarësisë, por ato u shtuan mbrenda e jashtë Shqipërisë...!
          Shqiptarët nuk arritën të bashkohen, si një trup i tërë dhe i pandarë, nuk punuan sa duhet për ta përparuar e për ta qytetëruar Atdheun...
          Tragjedia më e madhe e kombit ishte sundimi komunist-ateist gjysmëshekullor...T ë ishe atdhetar, fetar, i ditur, i ndershëm, ishte rrezik...Shumica e shqiptarëve nisi të jetonte jashtë vetes...
          Heminguej tha: “Kur nis të jetosh jashtë vetes, gjithçka është e rrezikshme”.
          U bënë gabime të mëdha, përjetuam fatkeqësi të vazhdueshme...Gjith ë fatkeqësitë e gabimet, sipas Sokratit, vinin ngaqë njerëzit nuk zotëronin dije          të mjaftueshme...
          Dije e mjaftueshme është Dija Hyjnore...Sipas Lesingut, qëllimi i fundit i diturisë është e vërteta. E Vërteta është Zoti. Zoti është e Vërteta Absolute...Ai, qoftë lavdëruar, e ka shpallur të Vërtetën me argumente...
         Në Kur'an shkruan: “Ata të cilët nuk besojnë në argumentet e All-llahut, All-llahu nuk do t’i drejtojë në rrugë të drejtë; ata i pret vuajtje e padurueshme.” (Kur'ani, 16:104)
         Kujt i besuam ne?! Pse vuajtëm? Pse po vuajmë ? Pse me ne po luajnë? Prandaj kështu jemi dhe kemi ashtu qysh jemi...!
         Vlera e njeriut, thoshte Renani, është sa mëson dhe sa  dashuron. Mësimet rreth Zotit, dashuria për Zotin është çelësi hyjnor për jetë të lumtur e të suksesshme!
         28 Nëntori, Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë së Nënës Shqipëri, por pa Kosovë e Çamëri...!Por, me besim në Zotin, me përpjekje të vazhdueshme, çdo gjë është e mundshme...! Siç ishte e mundshme dalja publike më 28 Nëntor 1997 e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Llaushë, në ditën e varrimit të mësuesit dëshmor, Halit Gecit, vrarë nga policia serbe...Siç ishte e mundshme që komandanti i UÇK-së, Adem Jashari, të lindet më 28 Nëntor …!
           Për mendjen e kufizuar njerëzore është rastësi që komandanti Adem Jashari u lind në Ditën e Flamurit, në Ditën e Pavarësisë, më 28 Nëntor 1955, por nuk është rastësi për Zotin, Krijues, Planifikues e Zhvillues i çdo krijese, që jeta e tij, vepra e tij dhe rënia e tij të bëhet, shembull trimërie, burrnije, qëndrese, shprese, rreze lirie, simbol  pavarësie!
           Kryetari i Çekisë, Haveli, thoshte: “Shteti është krijim i njeriut, ndërsa njeriu është krijesë e Zotit”. Zoti nuk krijon asgjë rastësisht...Ai i fali Shaban Jasharit, në Ditën e Flamurit, në Ditën e Pavarësisë, Ademin, më 28 nëntor 1955, shembullin ringjallës të shqiptarisë...
           28 Nëntori - Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë, ditëlindja e Adem Jasharit, krenaria e shqiptarit, shembulli i qëndresës, simboli i shpresës ...
           Me hajr, për hajr ditëlindja e 52-të, o Adem Jashari! Për hajr edhe Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë...! Ti e pate ndjenjën e përgjegjësisë, ti e pate guximin dhe besimin për të njohur vetveten, për të njohur Kosovën, për të njohur Zotin...
          Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë le të jetë edhe Dita e Përgjegjësisë, për të njohur vetveten, që është hapi i parë për të njohur Zotin, i cili na fali edhe një argument, në Ditën e Flamurit, na fali Adem Jasharin, që me Jasharët t’i falin Kosovës një Diell...
        Një Diell, që me besim në All-llahun, Zotin, Perëndinë, ka m’e ndriçuar ardhmërinë… Amin! Ashtu u bëftë!

  • Postime: 181
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 28-11-2008, 18:25:03
festohet sot nga politikanet e paafte shqiptare e ndare.

  • Postime: 328
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 28-11-2008, 21:27:13
URIME DHE GËZUAR 28 NËNTORI - Dita e pavarësisë së SHQIPËRISË dhe e Flamurit tonë Kombëtar.

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 29-11-2008, 00:37:37
Me gezime dita e  pâmvarsise, urime festa e flamurit !
Me

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 30-11-2008, 17:23:54
Nedim Vlora: Veprimet e mira të shumë njerëzve bashkë, bëjnë kombin
Intervistoi : Laureta Petoshati


Profesori i Universitetit të Barit, Nedim Vlora, i nipi i Ismail Qemalit, këto ditë të fund nëntorit, në vigjilje të Festës së Flamurit, pranoi me kënaqësi të jepte këtë intervistë ekskluzive.
Ku do ta festosh 28 Nëntorin?
-Nuk e di se ku do ta festoj. Ata që bëjnë festat mua nuk më ftojnë.
Kur e ka festuar Nedim Vlora, 28 Nëntorin në Shqipëri?
Në vitin 1992 me ka ftuar Sali Berisha, ishim bashkë në Vlorë, ishte Meksi dhe Kryetari i Parlamentit Pjetër Arbnori. Ishte festë, këngë, ceremoni festive kushtuar pavarësisë dhe personazhit të saj Ismail Qemalit. Kam qenë i ftuar pastaj nja dy herë të tjera dhe nuk më kanë ftuar më. Dua të përmend faktin se para pak vitesh unë u riktheva në Itali në datën 27 Nëntor. Si ju më pyeti dhe një gazetare tjetër, po atë vit dhe unë i thashë po kthehem, se nuk kam asnjë ftesë.
As Kryetari i Bashkisë nuk ju ka ftuar ?
Askush.
Përse ?
Edhe këtë nuk e di. Duhet tua kërkosh atyre këtë përgjigje. Unë besoj se ajo pse vijnë këtu në Vlorë, politikanët dhe pushtetarët, atë ditë më 28 Nëntor, është një veprim politik për propagandë se sa një kujtim i vërtetë i mirëfilltë i kësaj ngjarjeje dhe personazheve kryesore, ku në qendër të tyre është Ismail Qemali si personazh i kësaj pavarësie. Është më shumë një rast për ta shfrytëzuar politikisht, për ta shfrytëzuar në ditën e Festës Kombëtare, për të takuar sa më shumë njerëz dhe për tu thënë se ja ku jemi me ju dhe ne mendojmë për popullin dhe kombin tonë. Kjo nuk është një festë e mirëfilltë...
Po të ishe në vend të tyre si do ta festoje ?
Natyrisht në Shesh të Flamurit, me popullin, me koncerte, por edhe duke organizuar konferenca ndërkombëtare të mirëfillta shkencore-historike, tu bëhej e ditur të gjithëve se pse u bë pavarësia, si u bë dhe kush ishte strategu i saj si dhe mbështetësit e tij. E kam thënë edhe herë të tjera, jo si pasardhës, por si historian, edhe në një konferencë në Bari se është e rrallë që të gjesh një politikan që përpara se të vdesë tu thotë fëmijëve: Unë po ju lë atdheun, jo pará. Sot politikanët u thonë fëmijëve : Unë po u lë një thes me pará, por nuk po u lë atdheun. Pra një personazh i ardhur nga shtresa të larta shoqërore, me princër e pashallëqe, për të bërë shtetin, për të siguruar atdheun heq dorë nga gjithçka. Ndoshta ka kaluar një shekull, por nuk e di se sa njerëz janë gati ta bëjnë këtë sot. Kjo gjë është tipar i familjes Vlora, i atyre që janë me të vërtetë Vlora, pasi këtë mbiemër e kanë mbajtur dhe ndoshta e mbajnë dhe ata që s’janë Vlora.
Mund të ma shpjegoni këtë më saktë dhe lidhjen tuaj të vërtetë me Ismail Qemalin?
Atëherë : Ismail Qemali djalin e tij të parë e kishte me emrin Nedim, i biri i parë i Nedimit ishte Ismail Qemal –Galip Aleksandër -Vlora i Dytë që ishte babai im dhe unë jam Nedim Vlora i dytë, djali im është Aleksandër-Ismail Qemal –Vlora i tretë. Pra, sipas ligjit salitik të gjakut, merret i parëlinduri, unë jam direkt i parëlinduri i nipërve dhe stërnipërve të Ismail Qemalit. Unë e kam mbiemrin Vlora pasi ka një vendim të Gjykatës së Nicës, pasi babai im ka lindur në Nicë, si dhe hallat e mia Suzan dhe Polette Blanche të kishin mbiemrin Vlora. Babai e hoqi titullin bej mbas Luftës së Dytë Botërore dhe mbeti Vlora. E mbajmë mbiemrin Vlora me krenari, dinjitet dhe me të drejta të plota gjaku. Tani është vendosur e përhapur ky mbiemër me të drejtë dhe pa të drejtë, me vendime a pa vendime gjyqësore.
Çdo të thotë kjo?
Kjo do të thotë që ka njerëz që ndërrojnë emrat dhe mbiemrat si u do qejfi dhe interesi, kanë apo s’kanë lidhje gjaku direkt me Ismail Qemal bej Vlorën apo djemtë e tij. Këtë mund ta bëjnë edhe për arsye “marketingu”, siç donin për shembull ta heqin për arsye“marketingu”, nga Universiteti i Vlorës, apo siç kam dëgjuar edhe për ndonjë personazh tjetër të rëndësishëm të kombit shqiptar...
Mos doni të aludoni për Skënderbeun?
Pikërisht. Ka njerëz që duan ti ngatërrojnë ngjarjet dhe idetë edhe për Skënderbeun. Nga pikëpamja historike, por ama vetëm dhe rreptësishtë historike, duke parë dokumentet, Skënderbeu, ashtu si gjithë personazhet e rëndësishëm historikë, duhet studiuar, por këtë gjë duhet ta bëjnë vetëm historianët dhe vetëm në kontekstin e kohës. Këtu diskutimi bëhet ndryshe, nga historik kthehet në politik. Për shembull që tek Flamuri. Flamuri Kombëtar është ai i familjes Arianiti, por fusha është e modifikuar duke vendosur ngjyrën e kuqe të familjes së tij. Skënderbeu, është një nga baballarët e kombit shqiptar, ka pasur dhe të tjerë që kanë luftuar para tij për pavarësinë si Gjergj Arianiti, por Skënderbeu ishte i fundit prej plejadës që bëri luftën më të ashpër. Bashkimi i tij me Arianitët me martesën me Donikën bëri bashkimin e principatave shqiptare dhe më tej formësoi kombin. Por edhe Skënderbeu, para se të ishte mbret, ishte njeri. Si njeri dhe si personazh edhe Skënderbeu ka dritëhijet e veta si çdo udhëheqës i fuqishëm i çdo kombi, por nuk duhet abuzuar as politikisht dhe as privatisht me të.
Si profesor historie, ç’nënkuptoni me abuzim?
Për shembull disa vite përpara u paraqit para meje një tip, një djalë i ri, i cili mu prezantua si një trashëgimtar i Skënderbeut. Në fakt, ai nuk ka trashëgimtarë, të gjithë janë të rremë. Por, më që Skënderbeu është një gur kilometrik nga ana historike, ai as nuk mund të thyhet dhe as të baltoset për të shitur ndonjë libër siç kanë bërë disa autorë, që duan të bëhen të njohur duke goditur ata që janë bërë mite dhe shtylla të kombit, pasi në perëndim është shfaqur një sëmundje që siç duket ka prekur edhe Shqipërinë: të shkatërrojë gjithë mitet, pasi duke rrëzuar apo shkatërruar ato, vetë autorët kthehen në mite. Në Itali filluan me Dante Aligherin, pastaj këtu filluan me Kadarenë, pastaj filluan me studiuesin Qose, pastaj i vunë kundër njeri-tjetrit duke intriguar për të shitur gazetat dhe rritur tirazhin. Pra, autorët duan të zëvendësojnë mitin me vetveten. Edhe Shaska këtë deshi të bënte. Në perëndim, kjo tendencë bëhet për motive historike, këtu bëhet për motive politike. Pra, nuk bëhet një kritikë historike, shkencore, por thjesht për motive që mund të thuhen kështu: Ta shkul këtë mit e ta hedh poshtë dhe në vend të tij të vihem unë!!! Ky veprim sensacional, të bën të njohur në mënyrë të rrufeshme. Por këto nuk janë veprime demokratike. Këtyre njerëzve u jepet një “armë” në dorë dhe godasin në emër të demokracisë, por demokracia është diçka tjetër. Unë nuk po shoh shumë demokraci, as këtu, e as në Itali, madje kur erdha këtu, pata një ndjenjë frike...
Frikë, për çfarë?!
Frikë për atë që u bë për emrin e Universitetit, thashë që zoti Shaska e bëri për sensacion, nuk është ai dora, ka diçka më të thellë poshtë se maja e ajsbergut. Ka qenë përherë një dorë e fshehur që godet. Kur nuk ia dolën me ne, filluan përsëri me gjyshin edhe pse i vdekur tashmë.
A ju kanë goditur ndonjëherë?
Po. Ngjarja ka qenë kështu: Në vitin 1990 nuk kanë ekzistuar partitë, sapo erdhën refugjatët e parë në Itali, ata të ambasadave, në Brindisi. Unë shkova dhe i gjeta atje. Sinqerisht ata më mallëngjyen pasi më thanë se: Na thuaj se çfarë duhet të bëjmë dhe ne do ta bëjmë. Atëherë unë thirra 5-6 drejtues të grupeve të refugjatëve, pasi ata kishin formuar grupe. I ftova në Bari , më duket se ishte data 3 gusht 1990 dhe prej andej i shpalla qeverisë shqiptare disa kërkesa publike për liri politike, liri ekonomike, lirimin e të burgosurve politikë, të drejtën e fjalës, etj. Si pasojë, më erdhi Sigurimi i Shtetit në shtëpi, duke më kërcënuar : Po lëvize, do të zhdukim. U thashë se mbas meje është një tjetër, e kisha fjalën për djalin. Kur erdha këtu në Shqipëri, kur ajo u hap, një vit më vonë, i ftuar nga Berisha, sapo hyra në Kakavijë, më vunë revolen tek koka.
Kush qenë?
Një polic shqiptar, që e bëri këtë gjest, sapo unë i tregova pasaportën dhe ftesën. Po kështu ndodhi edhe në lulishten para Hotel “Dajtit” në Tiranë, kur po hyja aty ndjeva vërshëllimin e plumbit pranë veshit.
Si ndodhi, po më tej?
Nuk e di. Di vetëm që ndjeva plumbat. Në atë kohë këtë problem e kam diskutuar edhe me Berishën kur isha në një miting elektoral me të dhe Meksin në Berat. Aty, madje i thashë Berishës se këtu ka lindur shkëndija për ndryshimin politik, forcat e brendshme po lëvizin vrullshëm, por unë nuk kam ndërmend të përzihem me politikë. Kur ishte President Berisha, shkova ta takoj, më përqafoi fort në korridor, herën e dytë nuk doli fare nga dhoma e Presidencës dhe herën e tretë nuk më priti më. Largësia filloi të rritej pak nga pak. Ndoshta sepse unë jam kundër të gjitha diktaturave, të majta dhe të djathta, apo atyre të kamufluara si demokraci që pretekstin e kanë që të votohen, por diktatura vazhdon, sepse politika di si ta kthejë një demokraci në diktaturë. Jo vetëm politika, por dhe shumë institucione që duan ti zgjidhin problemet me anë të imponimit, si tashmë plani me gjashtë pika i Ban Ki Mun, i cili do që t’ia imponojë Kosovës si karamele, por që është gatuar në kuzhinën e Beogradit.
Me që po flet për Kosovën si nip i Ismail Qemalit, si u ndjeve në ditën e Pavarësisë së saj?
Dua të them se kur doli UÇK-ja për të luftuar, unë isha në Bari dhe pashë shumë djem që niseshin në luftë, unë doja të nisesha me ta...(fillon të lotojë...)
Më fal zoti Nedim, përse po lotoni?
Kur i thashë një djali nga Kosova se edhe unë dua të vij me ty, ai më tha përqafomë fort, më uro fat që ne të kemi pavarësi si ajo që shpalli Ismail Qemali, se lufta është për të rinjtë, është në male, jo për moshën tënde. Dhe unë përherë lotoj se gjithmonë do dalë diçka kundër meje. Këtë radhë ishte mosha. Mijëra vite histori nuk mund të fshihen me një të rënë të lapsit, me anë të diktaturës së imponimit që bëri Europa në 1913 dhe pastaj me anë të ditirambeve, e diktatorëve të paskrupuj si Milosheviçi e bashkëpunëtorët e tij dhe të atyre që vazhdojnë të thonë se Kosova është Serbi. Unë si historian kam një pyetje për ta: Ku ishte Serbia mijëra vite përpara kur lulëzonte Dardania dhe çfarë fisesh kishte ajo?!! Unë kam një shkrim të gjyshit tim Ismail Qemali që thotë: Unë jam kosovar, kështu që jam shqiptar, për të thënë se Kosova është Shqipëri dhe Shqipëria nuk mund të kuptohet pa Kosovën, zemrën, palcën e Shqiptarisë.
E ke këtë dokument akoma?
Natyrisht, është e shkruar në frëngjisht, është një fashikull i shkruar me shkrim dore dhe si ky material kam dhe shumë të tjerë. Për këto dokumente i kam shkruar Sali Berishës një letër rekomande por nuk mora përgjigje. Herën e dytë i kam dërguar letër nëpërmjet ambasadave, por as këtë radhë asnjë përgjigje. Pastaj e nisa nëpërmjet konsullatës në Vlorë dhe atëherë erdhi përgjigja. Ajo që kërkova nuk ishte asnjë lloj pasurie, nuk ishte as një metër katror tokë nga 13 mijë hektarë tokë, shtëpi, saraje, as pjesë nga Sheshi i Flamurit, pronë e gjyshit tim. Unë kërkova një shtëpizë për të vendosur gjithë dokumentet, letërkëmbimet me Sulltanin me filigrame, certifikata lindjesh, letërkëmbime me personalitete të ndryshme, kontratat e qirave të shtëpive ku ka jetuar Ismail Qemali kur gjatë Luftës së Parë Botërore shkoi në Barcelonë, kur mbas dorëheqjes shkoi në Nicë, etj.
Po flisnim për Kosovën, si e përjetove 17 shkurtin, ditën e Pavarësisë së saj?
Ishte një ditë shumë emocionuese për mua. U mallëngjeva kur Hashim Thaçi firmosi aktin që u shfaq në tërë televizionet e botës. Duke lotuar, me duart që më dridheshin nga emocioni shkova në postën e Barit dhe doja të dërgoja një telegram për atë dhe për Presidentin e Republikës, zotin Sejdiu. Mbas dy ditësh mu rikthye telegrami, duke më thënë se nuk kemi komunikacion me Kosovën dhe kështu që nuk e dërgova, por do ta gjej rastin.
Po sikur të mi jepje mua ti botoja të shkruara ashtu, me dorën tënde?
Sigurisht, ja, kam disa kartolina të Vlorës, po i shkruaj me shkrimin tim, madje njëra është edhe për një gazetar, kryeredaktorin e gazetës “Illyria”, zotin Dalip Greca, i cili i ka kushtuar qoftë Pavarësisë Kombëtare, qoftë asaj të Kosovës vëmendjen e merituar, shpirtin e tij.
Siç po shoh, paske edhe një kartolinë për familjen Jashari...
Po. Më ka tronditur shumë vetëflijimi i asaj familjeje, lufta që ata bënë dhe vdekja e Adem Jasharit duke kënduar himnin kombëtar. Familje si kjo, ku vetëflijohen gjyshër, bij e nipër, tregojnë se sa e madhe është dashuria dhe vetëdija kombëtare. Ka disa familje të mëdha shqiptare dhe mënyra të ndryshme vetëflijimi për kombin. Familje e tillë ishte edhe ajo e Gjergj Kastriotit që për një çështje të madhe u vetëflijua duke lënë më pas trojet e duke shkuar në mërgim, si ajo e Ismail Qemalit që shkriu gjithçka e varfëroi tërësisht familjen. Djemtë iu kalbën burgjeve nga Sulltani dhe nga komunizmi, njëri prej tyre ka vdekur në Maqedoni, një hallë ka vdekur emigrante në Kanada. Ka qenë një moment kur gjyshja për të mbijetuar ka shitur edhe një tabaka floriri me diamante që ia kishte dhuruar Francesco Giuseppe. E respektoj shumë familjen Jashari dhe të gjithë ata që japin jetën për kombin janë po aq të respektuar sa Ismail Qemali. Veprimet e mira të shumë njerëzve bashkë, bëjnë kombin.
A të duket një koincidencë hyjnore lindja e tij më 28 Nëntor?
Po, ka disa koincidenca të tilla. Ai e deshi shumë Atdheun duke e njohur mirë këtë datë, e kuptoi se çdo të thotë Pavarësi, ndaj luftoi për të. Mua më pëlqen fakti që edhe djali im Aleksandër-Ismail Qemal –Vlora i tretë, jeton në Bari, në rrugën “Gjergj Kastrioti”. Duket se kjo lidhje na ndjek kudo të gjithëve. Madje në Bari është edhe vendi ku ka jetuar Luigj Gurakuqi, edhe vendi ku e vranë...Më vjen mirë që Adem Jashari është “Qytetar Nderi i Vlorës”, po ashtu dhe Thaçi, i cili kur erdhi në Vlorë i vendosi kurorë gjyshit tek Varri i tij.
Si u ndjeve në atë moment?
Unë e pashë në televizor, por natyrisht i emocionuar. Thaçi me sa kam dëgjuar është historian, por edhe një njeri që ka luftuar për Kosovën. Ai luftoi dhe po përpiqet për të ndërtuar një shtet të lirë dhe sovran dhe e ka kuptuar se sa e vështirë është kjo rrugë, ai e di që gjyshi im edhe mbasi e dorëzoi qeverinë nuk pushoi së punuari për Shqipërinë.
Po Flamuri i Kosovës si të duket?
Të mos i ngatërrojmë gjërat. Bëhet fjalë për një flamur shtetëror dhe jo kombëtar. Mua më interesonte pavarësia në fillim, në këto momente duhet konsoliduar pavarësia dhe shteti. Natyrisht do të doja një flamur dhe bashkim me Shqipërinë, por për momentin do të sillte jo zgjidhje, por probleme, sepse Ballkani do të rebelohej, do të thonin që ju kërkoni Shqipëri të madhe që në fakt ajo është Shqipëri natyrale apo etnike. Këtë gjë do ta kërkonte edhe Greqia duke kërkuar bashkim me Qipron greke apo me pretendime të tjera të saj në Turqi, po kështu dhe Bullgaria. Europa do integrim dhe unë mendoj se gjithçka bëhet në momentin dhe kohën e duhur, shkallë-shkallë se ka disa forca transversale që vendosin disa veto. Por natyrisht duhet integruar fillimisht brenda vetes pastaj me Europën.
Po gjyshi juaj ka folur për vetëvendosje, ju jeni kundër?
Unë jam me mendimin e gjyshit tim, por shikoj dhe kontekstin e kohës. Ismail Qemali e bëri këtë kërkesë në Konferencën e Ambasadorëve ku kërkoi që në vendosjen e kufijve të Shqipërisë të përfshiheshin të gjitha trojet etnike ku jetonte një popull me gjuhë e gjak shqiptar. Këtu futej Kosova, pjesa shqiptare e Malit të Zi, e Maqedonisë dhe Çamëria. Të mos harrojmë që ai studioi në Janinë, në trojet dhe tokat e tij.
Ju flisni për troje përgjithësisht apo keni pasur prona në Janinë?
Duke qenë trashëgimtar i Gjergj Arianitit natyrisht ka pasur trojet e tij në despotatin e Epirit. Epiri është vetëm një. Nuk ka dy Epire: një i Jugut dhe tjetri i Veriut siç thonë grekët. Ka vetëm një Epir Shqiptar dhe është tërësisht tokë shqiptare. Edhe kjo është e drejtë historike e shqiptarëve, mirëpo do hapeshin shumë orekse të vendeve të tjera dhe do kishte destabilizim. Çamët duhet të kthehen në trojet e tyre, ata kanë të drejtën e pronës që bën pjesë në të drejtën e lirisë së njeriut. Ndërsa për sa i përket 30% të shqiptarëve që jetojnë në tokat e tyre etnike në Maqedoni, në se ka dallime të theksuara ndërmjet etnive, shqiptarët mund të kërkojnë federatë dhe të vetëqeverisin secili për hesap të vet federatën dhe së bashku gjithë shtetin si Zvicra ku ka gjermanë, francezë dhe italianë.
Me që po flisnim për Maqedoninë, ç’mund të na thoni për Kongresin e Manastirit?
Nga shënimet që kam nga Ismail Qemali, apo informacionet e familjes kuptoj se ai ka qenë një filo-perëndimor dhe di që edhe në hapjen e Shkollës së Parë Shqipe në Vlorë më 1808, ai ka dhënë porosi për alfabetin latin dhe ishte pikërisht alfabeti i njërit prej vëllezërve Frashëri, që kryesonte Kongresin e Manastirit, që u vendos në këtë shkollë. Madje edhe këtu në Vlorë ka mundësuar ardhjen e dy mësuesve patriotë, njëri prej të cilëve ishte delegat i mandatuar në Kongres sepse Vlora ka pasur disa delegatë. Unë kam parë dokumentet e Ismail Qemalit, letërkëmbimet e tij me Sulltanin, në qëndrimet e tij në lidhje me Rusinë, duke i thënë se ajo donte të arrinte në Mesdhe në bashkëpunim me serbët. Ai nuk donte germa turke, as cirilike, ai ngulte këmbë për germa latine sepse ishte iluminist si francezët dhe praktik si anglezët apo amerikanët.
Çdo të thotë ky kombinim?
Që Ismail Qemali me iluminizmin dhe diplomacinë e tij dinte të bënte vepra praktike. Ai iluminizmin e tij, mendjen e tij, diti ta bashkojë me armët dhe kryengritjet e shqiptarëve. A nuk ju duket e tillë lidhja e tij me Isa Boletinin, me trimin e Kosovës dhe të krejt kombit shqiptar? Ai zgjodhi ata njerëz që mbështetën idenë e tij, idenë e pavarësisë, kishin apo s’kishin erudicionin e tij. Ky ishte dhe ndryshimi i tij me Rugovën, të cilit kur i ndjeri ishte gjallë ia kam thënë në sy disa herë.
Me që nuk më thatë se ku do ta kaloni 28 Nëntorin, a mund të më thoni se çfarë po shkruan Profesor Nedim Vlora?
28 Nëntorin do ta festoj në shtëpinë time në Bari, nuk e di a do të kem ndonjë ftesë nga Ambasada shqiptare në Romë. Po shkruaj një libër mbi ngjarjet që u kanë ndodhur familjarëve të Ismail Qermalit mbas vitit 1944, me bashkautor Savina Barin, vlonjaten e talentuar.
Çfarë ju mërzit apo ju gëzon më shumë në 28 Nëntor?
Që nuk më quajnë italian në Itali dhe as shqiptar në Shqipëri. Në Itali e kanë kuptuar që unë vuaj për Shqipërinë edhe kundër Vatikanit që nuk ka njohur Kosovën kam dalë, ndërsa këtu në Shqipëri që m’i dinë rrënjët më quajnë italian. Ajo që më gëzon më shumë është populli shqiptar, njerëzit e thjeshtë, ata më respektojnë më shumë. Në fund të fundit politika shkon e vjen, populli mbetet, atij i uroj : Gëzuar 28 Nëntorin, Festën e Pavarësisë Kombëtare

Temat e fundit