Edhe 10 metra ndajnë Republiken e Shqipërisë nga Kosova - Bashkimi Kombëtar

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Edhe 10 metra ndajnë Republiken e Shqipërisë nga Kosova

    Edhe 10 metra ndajnë Republiken e Shqipërisë nga Kosova

    · 3 · 1062

    • Postime: 28631
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull

    ne: 24-05-2009, 09:06:13
    Durrës-Kukës, vepra më e rëndësishme inxhinierike shkon drejt fundit

    Edhe 10 metra ndajnë Shqipërinë nga Kosova

    Vetëm 10 metra e ndajnë Shqipërinë nga Kosova. Tuneli, që fillon në Thirrë e përfundon në Kalimash, vetëm pas 10 metrave, ai do të mund të bashkohet me anën tjetër. Sondat që punojnë në dy krahët e tij, janë bashkuar në mesditën e djeshme, çka sipas drejtuesve të punimeve, do të thotë se tuneli do të hapet brenda dy ditësh. Kështu, vepra më e rëndësishme dhe më e vështira për nga ana inxhinierike e rrugës Durrës-Kukës është drejt fundit. Tuneli i dyfishtë, më shumë se 5 km e gjysmë i gjatë, ndër më të mëdhenjtë në rajonin e Ballkanit, pas pak orësh do të shohë dritë në fundin e tij. Ajo që nisi si një ide në vitin 1996 tashmë është bërë konkrete.

    Një tjetër ëndërr e shqiptarëve realizohet!

    Kosova dhe Shqipëria, janë më pranë në sajë të këtij korridori që nis në portin e Durrësit e do të përfundojë në Prishtinë. Rruga do të lidhë më lehtë Shqipërinë me rajonin dhe do t'i japë më shumë rëndësi strategjike vendit tonë në Ballkan. Ajo po u ndryshon jetën edhe shqipëtarëve që jetojnë përgjatë saj. Inxhinierët shprehen se është ndërtuar një trajektore krejtësisht e re. Kështu, pas rreth 28 muajsh që nga nisja e punimeve, përfundimi i saj po pritet me ankth, nga kompanitë ndërtuese, por edhe nga porositësit e saj, qeveria shqiptare. Gjithashtu, 3500 vetë, 1200 makineri nga më modernet po punojnë në këtë vepër të jashtëzakonshme, kantierin më të madh ndërtues që ka njohur ndonjëherë vendi ynë. Në këtë mënyrë, bashkimi i dy anëve të tunelit të Kalimashit, vepra më e rëndësishme e rrugës Durrës-Kukës, është në ditët e fundit. Në fillim të muajit qershor, siç bëjnë të ditur burime të stafit teknik të kompanisë Enka, njëri nga dy tunelet do të jetë gati për t'u përshkuar me makinë. Vepra, që ka tashmë edhe një karakter simbolik, atë të bashkimit të dy anëve të kufirit Shqipëri-Kosovë, po shkon drejt finalizimit të saj.

    Ecuria e punimeve për shpimin e tunelit

    Nga seksioni i tunelit të parë, i gjatë 5.5 kilometra, kanë ngelur pa u gërmuar edhe 10 metra, çka do të thotë se deri më tani tuneli është punuar në mbi 99 përqind të tij. Distanca e mbetur sipas drejtuesve teknikë të kompanisë me ritmet e deritanishme gërmohet për dy ditë. Ndërkohë, në seksionin e tunelit të dytë, që është paralel dhe me të njëjtin gjatësi me të parin, puna do të kërkojë pak më shumë kohë. Deri më tani, ai është gërmuar në 97 përqind të volumit të punës dhe mbeten për t'u përshkruar edhe shumë pak metra lineare. Deri më tani, në këtë tunel është punuar me dy turne, ndërkohë që po punohet me një intensitet edhe më të lartë. Tuneli është vepra e parë e këtij lloji në Shqipëri dhe kostoja e ndërtimit të tij është më shumë se 200 milion euro. Objektivi ishte që të paktën shpimi në të dy seksionet të përfundonte deri në fund të muajit maj të këtij viti.

    Puna për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës

    Puna për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës po vazhdon me ritme të shpejta, çka në prag të sezonit turistik do të mund të funksionojë për lëvizjen e mijëra turistëve kosovarë. Kompania Bektel Enka ka bërë të ditur se, po punohet pa ndërprerje në të gjithë gjatësinë e segmentit të autostradës Fushë Dukagjin-Rrëshen, 60,4 kilometra të gjatë. Ndërkohë, mësohet se punimet vazhdojnë edhe në segmentin e parë Rrëshen-Reps me gjatësi 19,5 kilometra me ngritjen e murëmbajtëseve, ndërsa në segmentin e dytë Reps-Thirrë, e gjatë 26,5 kilometra ka nisur hedhja e 3 shtresave të stabilizantit, krahas procesit të asfaltit.

    Segmenti Thirrë-Kalimash

    Në segmentin Thirrë-Kalimash, me gjatësi 14,8 kilometra, ku vendin kryesor e zë tuneli, për hapjen e të cilit po punohet nga të dy anët, kanë mbetur për t'u bashkuar edhe fare pak metra. Tuneli ka një lartësi prej 10 metrash dhe në çdo 400 metra, ka rrugë që lidhin dy tunelet me njëri-tjetrin. "Pavarësisht ndonjë vështirësie, pasi po punohet në shkëmb të butë, gjë që ul ritmin e punimeve, të dy anët e tunelit do të bashkohen në ditët e fundit të majit", pohojnë burime të kompanisë. Ndërkaq, drejt përfundimit janë dhe ndërtimi i urave të këtij aksi rrugor.

    Shkojnë drejt përfundimit ndërtimi i urave të këtij aksi rrugor

    Deri tani ka përfunduar ndërtimi i 24 urave, nga 29 gjithsej. Të gjitha urat janë 4 kalimëshe, ndërsa ura më e madhe ndodhet pranë tunelit, në anën veriore të tij, me gjatësi prej 316 metrash dhe lartësi 88 metra.

    Projekti gjigant në formën e superstradës

    Kur kanë ngelur fare pak ditë nga inaugurimi i rrugës Durrës-Kukës, projekti gjigant ka marrë formën e një superstrade. Kompania Bektel-Enka po punon me ritme të shpejta në të gjithë gjatësinë e rrugës prej 61 kilomatrash, në mënyrë që bashkimi natyral i kombit shqiptar të ndodhë sa më shpejt. Duke udhëtuar drejt kantierit më të madh të ndërtimit, të duhet të kalosh mijëra kthesa, të cilat të ngjajnë me një rrugë që nuk do të mbarojë kurrë. Burimet theksojnë se, kompania për të lehtësuar rrugën dhe për të eliminuar tërësisht kthesat e rrezikshme ka shtuar dy ura me gjatësi të ndryshme. Janë gjithsej 29 ura gjigante që po ndërtohen nga kompania, ndërkohë që 23 ura janë të përfunduara tashmë. Pohohet se urat e përfunduara përdoren nga kompania për të lehtësuar trafikun. Inxhinierët e kompanisë theksuan se dhe 6 urat e tjera kanë përfunduar në 80% të punimeve. Më tej, inxhinierët sqaruan se tek 3 urat e papërfundura kanë përfunduar bazamentet dhe këmbët janë në vijimësi.

    Lehtësirat e qarkullimit

    Shpejtësia e qarkullimit të mjeteve në këtë aks, do të jetë 100 km/orë. Në tunel dhe në disa pjesë të këtij segmenti rruga do të jetë me 4 korsi, ndërsa në pjesët e tjera me dy korsi. Ndërkohë, në shpatet e kodrave do të ketë rrugë të tjera lidhëse që lidhin fshatrat. Sipas projektit, seksioni i parë është Rrëshen-Reps, 19.5 km, seksioni i dytë Reps-Thirrë 26.5 km, seksioni i tretë Thirrë-Kolsh, 14.85 km dhe tuneli afro 6 km. Urat që do të ndërtohen në këtë segment të vështirë malor do të jenë 35. Rruga Rrëshen-Kalimash, 60.85 km, është pjesë e autostradës prej 170 km, për të përmirësuar lidhjen me Kosovën. Kjo do të rezultojë në një rrugë më të shkurtër midis Portit të Adriatikut në Durrës, pranë Tiranës dhe Morinës në kufi me Kosovën. Ky projekt, i cili lidh Shqipërinë me Kosovën, Maqedoninë, Serbinë Jugore dhe rrjetin Trans-Europian të rrugëve, do të përmirësojë situatën ekonomike të zonave nga kalon, do të stimulojë turizmin, ndërtimin dhe shërbimet, si dhe do të përmirësojë pozicionin konkurrues të Portit të Durrësit.



     RD

    • Postime: 28631
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull

    #1 ne: 26-05-2009, 08:17:10
    Në ora 06:00 të mëngjesit të sotëm, u bashkuan dy pikat e tunelit të Kalimashit, vepra më e madhe inxhinjerike në Shqipëri

    Plot pas dy vjetësh nga fillimi i punimeve për dy tunelet e Kalimashit, vepra më e madhe inxhinjerike që po ndërtohet në Shqipëri, pjesë e autostradës Durrës- Kukës, njëri prej tyre tashmë ka përfunduar plotësisht. Tuneli 5,6 kilometra i gjatë, i ndërtuar në një terren të vështirë malor në verilindje të vendit, dhe me shpejtësinë më të madhe, tashmë është i hapur. "Një plasje e fuqishme në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm bashkoi dy anët e njërit tunel në Kalimash, gjë që konfirmon bashkimin e dy anëve të tunelit”, bënë të ditur burime zyrtare të kompanisë "Bektel- Enka", e cila po merr masat për festën që do të organizohet sot me punëtorët aty, pranë tunelit, ku pritet të jenë të pranishëm dhe autoritete të larta të shtetit. Jo pak njerëz ishin skeptikë para dy vitesh nëse do të arrihej të ndërtoheshin për dy vjet 2 tunelet më të mëdhenj në Ballkan, secili me gjatësi 5,6 kilometra, me lartësi 10 metra dhe gjerësi 13 metra. Gjithçka nisi fiks dy vjet më parë, në 25 maj 2007, rreth orës 16, kur u krye plasja e parë që shënoi fillimin e punimeve për ndërtimin e tunelit pas një pune përgatitore nisur me kohë.  Njëri prej pjesëmarrësve në atë ngjarje, inxhinieri Muhamet Elezi, i cili ishte supervizor, kujton sot me kënaqësi. "Disa ditë u punua për përgatitjen e plasjes së parë, me masa sigurie, kontroll i sasisë së dinamitit, sigurimi i mjeteve, etj. Ishte një ditë me diell dhe të gjithë, specialistë dhe shumë punëtorë ishim të pranishëm. Realizimi i plasjes së parë i ishte besuar turkut Ali Carkrri. Tek të gjithë të pranishmit emocionet ishin të mëdha, veçanërisht te Aliu, i cili gjithë kohës i shihte të gjithë në sy. Ishte plasja e parë që do të shënonte fillimin e një pune që do të zgjaste 2 vjet. Çdo plasje e realizuar bënte të avancohej rreth 1,5 metra, por edhe kjo varej nga fortësia e gurit", kujton Elezi.

    Punime me ritme të përshpejtuara janë përqëndruar dhe në tunelin tjetër të kësaj autostrade që parashikohet të hapet në muajin shtator. Kompania "Bektel - Enka" ka rritur ritmet e punimeve dhe në sektorë të tjerë si përfundimin e 29 urave të këtij segmenti rrugor me gjatësi prej 60,4 kilometra si dhe në procesin e asfaltimit. Gjatë 2 viteve të fundit "Bektel - Enka" në dy sektorët e saj punësoi rreth 3400  punonjës, shumica shqiptarë. Në funksion të vazhdimit normal të punës u vunë mbi 1300 mjete të llojeve të ndryshme. Autostrada Durrës- Kukës , një projekt i qeverisë shqiptare, është vepra më e madhe inxhinjerike në Shqipëri. Një vit më parë, gjatë inspektimit të punimeve në këto tunele, Kryeministri Sali Berisha u shpreh se "mendimi i parë që të vjen në mendje është se malet nuk ndajnë më kombin, nuk i ndajnë më shqiptarët. Udhëtimi tek tunelet të rikujton legjendat e shkrirjes së maleve, pasi këto janë punime të përmasave gjigande, të cilat kanë bërë që 'aorta' e shqiptarëve të mbartë një famë në mbarë Europën, si kryevepër e njeriut". Ai e konsideroi këtë rrugë "si mrekullinë më të madhe shqiptare të kohërave në fushën e ndërtimit".

    • Postime: 11424
    • Karma: +336/-221
    • Gjinia: Femer

    #2 ne: 31-05-2009, 14:40:50
    Urime gjithe shqiptareve.
    Emri:

    Email:
    Verifikimi:
    Flamuri yne ka ngjyre?: