Friga !!! - Bashkimi Kombëtar

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Friga !!!

Friga !!!

· 1 · 559

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

ne: 10-02-2008, 23:38:14


SFIDA

Diku mbas dates 17 shkurt, menjehere mbas shpalljes se Pavaresise se Kosoves nga Serbia .
Shteti Serb do te godas shtetin me te ri te botes ne dy drejtime.
Priten trazira serioze ne Mitrovicen Veriore komunat problematike me shumice serbe ne veriun de fakto te okupuar te Kosoves.
Realiteti i ri qe do te krijohet menjehere mbas rifillimit te perplasjes ne Veri do te çrregulloj ekuilibrin e Bashkimit Europian per te mbeshtetur iniciativat e reja preventive qe do te duhet me urgjent maksimale te mirren ne terren .

 
Shkruan: Mehmet Salihu

Kjo do te qoj ne shtimin e masave shtese te NATO-s , qe do te rikthej vitin 1999 ne zonat e mundshme te konfliktit.
Eklispin politik Europian do ta keqshfrytezoj Rusija qe do mbeshtes Serbine ne invazionin e saj ne Veriun e Kosoves.
Gjendja e re e forcave ne Veri do te imponoj kryengritjen Shqiptare ne Luginen e Presheves.
Hakmarrja Shqiptare per pushtimin Serb do te shtrihet gjeresisht ne Komunat Presheva, Bujanoci .
Serbia do te mbroj keto qytete me ushtri te rregullt deri sa njekohesisht me instrumentet paralele ne Veri do te kryej pushtimin e Veriut.
Shqiptaret te ndare ne dy fronte mjaft te veshtira dhe me rezistence te dobet do te ndalen tek qyteti i Mitrovices dhe nuk do te ecin me tutje ne Veri. Konfrontimi kryesor do te ishte ai politik me Serbine. Para se te ndodh kjo , strateget e pales Shqiptare forcat e tyre te organizuara ushtarake do ti perqendrojne tek pikat e frontit ne Luginen e Presheves , apo sic thuhet ne fjalorin e tyre Kosova Lindore.
Ata me kete do te arrijn qe te rikthejne problemin ushtarak ne problem politik.
Ata e kuptojne proporcionin e forcave ne relazionin Kosova -Serbia.
Por ata edhe e kuptojne vendsomerin e NATO-s per te mos lejuar luftra te gjera rajonale.
Para se te ndodh nderhyrja arbitrare e NATO-s ata Shqiptaret do te mundohen me cdo kusht qe Luginen e Presheves ta rikthejne ne gjendjen politike 1954 kur ky rajon ishte diskutuar per shkeputje apo mos shkeputje nga Kosova ky do te ishte nje hapje e re e opsionit te vjeter per ndryshim te vijave administrative.
Kjo do te ishte goditja hakmarrese me e pritur qe Shqiptaret do ta benin si kunderpergjigje ndaj invazionit serb ne veri.
Te ballafaquar me nje sukses te shpejt ushtarak dhe strategjik ne Veri , Serbia agresivisht nuk do ec mbrapa as ne Luginen e Presheves. Ata me operacione te gjera speciale dhe te mbeshtetur edhe nga njesitet takniste dhe nga forcat e rregullta ajrore do te mbulojne cdo aktivitet te militanteve shqiptar.
Nuk priten suksese frontale te Shqiptarve ne Luginen e Presheves.
Por priten suksese politike si pasoj e luftes dhe gjendjes se jazhtzakonshme humanitare qe do te implikoj korodn refugjatesh ne Maqedonin fqinje.
Pika kur NATO-ja do te angazhohet ushtarakisht ne rajon do te jete atehere kur konflikti do te rrezikoj nje provokim te luftes rajonale dhe qe seriozisht do te humb balancin e forcave ne rrafshin kontinental .
Trupat paqruajtese te NATO-s do te nderhyjne vetem ne pikat e frontit sikur ne Bosnje pa prekur palet nderluftuese.
Ata vetem do te ndalojn konflitin ushtarak por duke mos sulmuar asnjeren pale nderluftuese.
Ata sdo te prekin asnjeren por do te qendrojne ne vijen e mesme si barrikade sigurie dhe paqe.
Duke vulosur fatin e sukseseve ushtarake te te dyja vendeve.
Veriu i marr ne kontroll nga Serbet dhe Lugina e Presheves e trazuar dhe me zona te okupuara nga Shqiptaret kryesisht ne reliefin malor te Komunes se Presheves do te jen dy ceshtje qe do behen nje.
Ketu NATO-ja do te tregoj edhe njehere seriozitetin e vet dhe efikasitetin per preventiven ushtarake dhe zbutjen e konflikteve.
NATO-ja do ta ndaloj luften ushtarake por do te nxis luften e re politike.
Kapitulli politik do te dominohet nga skemat e reja -vjetra per nje ndryshim te vijave administrative ne raportet Kosova -Serbia.
Humbja do te pasohet me shperblim.
Shperblimi me humbje.
Qellimi final i diplomateve Europian edhe atyre Amerikan dhe Rus do te mbetet ajo qe ishte qe nga kjo mbetej te mos kete humbes dhe fitues.
Kosova do te ikte nga Serbia vetem kur Veriun e saj do te mbetet ne Serbi.
Serbia do te pranonte Kosoven si shtet vetem kur do te zyrtarizonte veten ne Veriun e Kosoves.
Shqiptaret do te pranonin kete dhe do te nenshkruajne koncenzusin vetem kur si demshperblim do te marrin Luginen e Presheves por jo me gjithe teresine territoriale qe e ka tashti.
Suksesi i arbitraritetit ushtarak te NATO-s do te vazhdoj edhe me arbitraritet politik te Perendimit .
Koncenzusi do te nenshkruhet dhe Veriu do mbes Serb , Kosova do te kthehet aty ku ishte para se Jozef Tito e ndryshoj mbas Luftes kunder Nazisteve.
 

Temat e fundit