Krasniqi: Bashkim me Shqipërinë - Bashkimi Kombëtar

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Krasniqi: Bashkim me Shqipërinë

Krasniqi: Bashkim me Shqipërinë

· 2 · 627

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 29-11-2008, 10:29:29
Kreu i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi lidhur me miratimin e raportit të Ban Ki Mun, që përmban planin 6 pikësh kerkoi bashkimin e shqiptareve. Këtë reagim ai e ka bërë pas takimit që ka pasur ne Prishtine me kryetarin e PS-së, Edi Rama.

PRISHTINE-Shqiptarët duhet të bashkohen nëse ka përpjekje për të shkelur parimet e Grupit të Kontaktit, të cilat përjashtojnë mundësinë e ndarjes, bashkimin me ndonjë shtet tjetër dhe kthimin para vitit 1999. Kështu u shpreh kreu i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në reagimin e parë institucional lidhur me miratimin e raportit të Ban Ki Mun, që përmban planin 6 pikësh. Këtë reagim ai e ka bërë pas takimit që ka pasur me kryetarin e PSSH-së, Edi Rama. “Nëse dikush tenton të ndryshojë deklaratën e Grupit të Kontaktit, sidomos tri parimet e saj, ndoshta shqiptarët duhet të mendojnë edhe në atë aspekt. Është e drejtë e tyre”, - u shpreh Krasniqi. Edi Rama, në përvjetorin e 96-të të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë ishte për vizitë në Kosovë, i shoqëruar edhe nga deputetët Pandeli Majko e Shpëtim Idrizi. Ai ka marrë nga Krasniqi një kopje të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, në sfond të së cilës është punuar figura e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Lidhur me pasojat e mundshme nëse preket sovraniteti i Kosovës, Rama është përgjigjur se “këto duhet t’i llogarisin ata që shikojnë këtë ëndërr me sy hapur. Për sa na takon ne, sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm”. “Ne mendojmë që deklarata ishte e balancuar. E rëndësishme është që askush në Këshillin e Sigurimit nuk kontestoi sovranitetin e Kosovës dhe në këto momente është shumë e rëndësishme që edhe në Këshillin e Sigurimit u konfirmua sovraniteti i Kosovës”, - tha Krasniqi. Krasniqi dhe Rama folën edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, e ka garantuar kryeparlamentarin Krasniqi për mbështetjen e gjithë institucioneve shtetërore dhe subjekteve politike të Shqipërisë, për ecjen e mbarë të Kosovës në rrugën e zhvillimit edhe të afirmimit pozitiv ndërkombëtar. Kryeparlamentari Krasniqi, i ka dhuruar z. Rama një kopje të Deklaratës së Pavarësisë, në sfond të së cilës spikat figura grafike e Adem Jasharit. Pas takimeve me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, Presidentin Fatmir Sejdiu, Kryeministrin Hashim Thaçi, lideri i opozitës shqiptare, Edi Rama, është nisur për në Prekaz, pikërisht te shtëpia e Adem Jasharit, pasi 28 nëntori është dhe ditëlindja e tij. Në këto takime, Rama mbështeti liderët e Kosovës për reagimin kundër planit gjashtëpikësh dhe tha se shqiptarë janë një, teksa skenari i tyre i vetëm është Bashkimi Evropian. Pas takimit me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, Kryetari i PSSH-së, Rama tha se u ndje i privilegjuar që është i pari lider opozitar, që kryen një vizitë të tillë, në një ditë kaq simbolike për të gjithë shqiptarët, në Kosovën e pavarur. “Përtej të gjitha përpjekjeve dhe përplasjeve edhe të natyrshme në fazën e njohjes dhe e konsolidimit të prezencës ndërkombëtare të Kosovës së re demokratike, ka një Kosovë reale, një Kosovë konkrete, të përditshme, që evoluon në drejtimin e duhur”, - u shpreh Rama. “Rikujtoj se Kosova nuk u pavarësua për t’u ndarë, por për t’u bashkuar për në familjen europiane, ku aspirojmë të jemi së bashku”, tha Rama.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 29-11-2008, 10:33:01
Kosova te bashkohet me Shqiperine nese shkelen tre parimet e Grupit te Kontaktit.

Keshtu ka deklaruar kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi duke iu referuar tre parimeve te GK per Kosoven, te cilat perjashtojne ndarjen, bashkimin me ndonje shtet tjeter dhe kthimin e Kosoves ne situaten para vitit 1999.

“Nese dikush tenton te ndryshoje deklaraten e GK, sidomos tre parimet e saj, ndoshta shqiptaret duhet ta mendojne edhe kete mundesi. Eshte e drejta e tyre”, ka pohuar Krasniqi pas nje takimi me kryetarin e PS te Shqiperise, Edi Rama.

Ky i fundit, duke u e vene theksin tek pasojat qe mund te vijne nga prekja e sovranitetit te Kosoves eshte shprehur: “Keto duhet t’i llogarisin ata qe shikojne kete enderr me sy hapur. Per sa na takon neve, sovraniteti i Kosoves eshte i pacenueshem”.

TCH http://www.top-channel.tv/new/artikull.php?id=136411

Temat e fundit