Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 16-02-2021, 23:24:22 »

https://youtu.be/Ds5SbiSBQMA
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti thotë se në rast se do të mbahej një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ai do të votonte “pro”. Në një intervistë për Euronews, Kurti tha se e mbështet ende idenë e bashkimit kombëtar.

“Ne ende nuk kemi ligj për referendumin në Kosovë, por dy referendume ndërmjet shtetit tonë dhe Shqipërisë do ta zgjidhnin një gjë të tillë. Sapo të forcohej shteti i Kosovës. Pasi të arrijmë ta bëjmë këtë në mënyrë paqësore dhe demokratike. Mendoj se do të votoja pro. Po”, – deklaroi Kurti.

Ai foli edhe për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi, për të cilin ka thënë se do kërkojë reciprocitet.

“Jam gati të përfshihem në një dialog ku ka përfitime, por mendoj se nuk është e pranueshme për askënd në Kosovë, natyrisht duke përfshirë edhe mua që të përfshihem në një dialog ku supozohet se do të kompensojmë shtetin e Serbisë për humbjen e këtij shteti gjatë kohës së Millosheviçit. Serbia kreu gjenocid në Kosovë”, – deklaroi i pari i VV-së.

Kurti ka kundërshtuar mundësinë e furnizimit të Kosovës me vaksina anti-Covid nga Kina dhe Rusia, duke argumentuar se orientimi i Kosovës çdoherë ka qenë Perëndimi. ©LAPSI.al