Mbreti Leka Zogu I, Ëndrra ime, konfederatë Shqipëri-Kosovë... - Bashkimi Kombëtar

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Mbreti Leka Zogu I, Ëndrra ime, konfederatë Shqipëri-Kosovë...

Mbreti Leka Zogu I, Ëndrra ime, konfederatë Shqipëri-Kosovë...

· 3 · 2394

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 04-06-2008, 08:00:30
Leka I: Ëndrra ime, konfederatë Shqipëri-Kosovë dhe referendum për monarkinë



Nga Agim Baci

Ceremonia e ngjitjes deri në katin e dytë, aty ku Mbreti kalon ditën, është gjithnjë strikte. Duhet të lësh emrin në receptor, sapo hyn në katin e parë, të fikësh celularët dhe çdo gjë që është e panevojshme për një intervistë. Në katin e dytë, aty ku deri disa kohë më parë ndodhej një nga zyrat e Institutit të Monumenteve, është rimobiluar salla e pritjes. Leka Zogu I qëndron si gjithnjë në kolltukun e tij. Përballë tij gjendet si gjithnjë Murat Basha, që sapo ka mbaruar “zakonin” e të diskutuarit për politikën e ditës. Këmba e thyer disa muaj më parë nuk e lejon ende të ngrihet në këmbë, por duket në gjendje optimale. Duhani, me paketa të mbivendosura, vijon ta shoqërojë në çdo çast. Një libër në anglisht, duket i sapopërthyer në një faqe.

Stepja e parë vjen nga gjashtë qentë që ndodhen në dhomë. Të afrohen butësisht, por nuk është e lehtë t’i mbushësh mendjen vetes se ata do të jenë paqësorë, edhe pse i zoti i shtëpisë të kujton se janë paqësorë. Më pas ai iu kërkon qenve të shumtë të respektojnë mikun, gjë që ata e zbatojnë në çast.

Si gjithnjë, ka dëshirë ta pyesë mysafirin dhe duket i hapur të bisedojë për gjithçka. Prej shumë muajsh nuk del nga shtëpia. “Sedra ime nuk më lë të shëtis me karrocë”, - thotë Leka. Thotë se mezi pret që të rekuperohet i tëri për të takuar sa më shumë njerëz. Natyrisht, udhëtimin e parë e dëshiron drejt Prishtinës. Nuk e fsheh qëndrimin e tij për të ardhmen e Kosovës, teksa e sheh së paku nën një federatë me Shqipërinë. “Nuk ka rrugë tjetër, po hapi i parë të paktën është bërë - Kosova tani është e pavarur”, - thotë Leka, duke rrëfyer se do të donte të udhëtonte drejt disa vendeve, ku beson se mund të ndikonte në njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Teksa i kthehet politikës në vend, duke se nuk arrin të kapërdijë ndarjen mes legalistëve. Edhe pse ai mendon përtej politikave partiake, kur vjen puna tek itharët e mbretërisë, ai nuk ndalet dot. Leka I thotë se i ka shkëputur marrëdhëniet me LZHK, ndërsa shpreson në bashkëpunimin e legalistëve nën një ombrellë. “LZHK devijoi nga qëllimi dhe unë jam tërhequr nga mbështetja prej saj që para zgjedhjeve të kaluara”, - thotë Leka I. Ndërsa e konsideron vizitën e presidentit Topi pak kohë pas zgjedhjes së tij në krye të shtetit, si një vizitë të veçantë.

Trashëgimtari i fronit thotë se nuk ka hequr dorë nga mundësia për përsëritjen e një referendumi për formën e qeverisjes, por nuk e sheh të afërt një hap të tillë. “Ka gjasa që të ndodhë, por nuk e parashikoj tani shpejt”, - thotë trashëgimtati për fronin mbretëror. Thotë se këshillohet shpesh me Princin për shqetësimet e tij të përditshme në politikën e jashtme të Shqipërisë, ku ai shërben si këshilltar i kryediplomatit Basha. Ndërkaq, kur vjen puna për pronat, ai thotë se mbetet gjithnjë e vështirë procedura e kthimit. “Ne kemi shumë prona. Disa prej tyre janë kthyer. Por, për hir të së vërtetës, kthimi i tyre na ha gjithnjë shumë kohë”, - shprehet trashëgimtari i fronit. Ndërsa shpreh habinë se si policia nuk i ka kthyer armët e sekuestruara të familjes, edhe pse qeveria ka vendosur prej muajsh dhe vetë ministri i Brendshëm ka dhënë urdhër për një kthim të tillë. “Nuk e di, pse policia nuk po na i kthen”, - tha dje Leka I, në një intervistë për gazetën “TemA”.

Në fund, trashëgimtari i fronit nuk shmang dot edhe bisedat që lidhen me konfliktin Palestinë-Izrael, një konflikt që ai vijon ta ndjekë me shumë vëmendje. E kaluara e tij për shumë kohë në Egjipt, fare pranë vendit të konfliktit, e ka bërë atë një njeri që mund të flasë për orë të tëra për projektet që qarkullojnë për paqen. “Nëse do t’i kthehej Jeruzalemit pjesa që sot është nën Jordani, ka gjasa që të zgjidhet një pjesë e mirë e konfliktit”, - thotë Leka I. Por, gjithsesi, ai duket pesimist në këtë zgjidhje. “Konflikti Palestinë-Izrael është i vetmi problem, për të cilin të gjithë e dinë zgjidhjen dhe askush nuk përpiqet ta zgjidhë”, - perifrazon trashëgimtari i fronit një nga thëniet e Kisingerit, ish-sekretarit të Shtetit, gjatë presidencës së Niksonit.

Gëzohem që po ju shikoj në një formë shëndetësore shumë më të mirë sesa disa muaj më parë. Mund të na rrëfeni një ditë tuajën të zakonshme në këtë shtëpi? Kë takoni, çfarë ndodh me orët tuaja të përditshme?

Është ende problemi i këmbës që pata thyer, që nuk më lejon të bëj ende shumë lëvizje. Por e ndiej që po përmirësohet. Shpresoj se me këto stërvitje që po bëj prej muajsh, nga shtatori apo tetori do të dal të eci vetë në këmbë, pa patur nevojë për karrocë. Kam nevojë të bëjë disa udhëtime. Tash për tash, në mëngjes kam takime me stafin për gjendjen për fusha nga më të ndryshmet. Ndonjëherë pres edhe njerëz që kanë dëshirë vetëm të përshëndeten, por zakonisht mëngjesin ia kushtoj punës. Ndërsa mbrëmjeve kam takim edhe me politikanë, apo ambasadorë të ndryshëm që vijnë të më takojnë

Thatë se dëshironi të bëni udhëtime dhe takime. Po shkojmë me shpejtësi drejt një viti zgjedhor. A do të thotë kjo se këto takime do të shfrytëzohen për të riprezantuar filozofinë tuaj?

Siç e dini, unë nuk merrem me politikën partiake, por me politikën kombëtare. Nuk shoh se ndërhyrja ime në politikën partiake do të kishte ndonjë rezultat të mirë. Takimet e mia kanë të bëjnë me politikën kombëtare. Çështja e Kosovës, shqiptarët e Maqedonisë, apo edhe Çamëria. Në Shqipëri shihet një stabilitet i gjendjes së brendshme, por ende nuk mund të thuhet se kemi një forcë për disa çështje kombëtare. E unë jam i shqetësuar pikërisht për këto çështje. Kjo qeveri ka bërë disa përmirësime, në disa fusha edhe të shkëlqyera, por nuk është mjaft, pasi kemi nevojë për një politikë kombëtare më të vendosur.

Keni folur për Kosovën, atëherë kur politika shqiptare nuk artikulonte shumë gjëra. A vazhdoni t’i qëndroni idesë se Shqipëria e Kosova do të jenë bashkë?

Nuk e fsheh dot që Kosova ka qenë ëndrra e jetës sime. Hapi i parë është bërë - tani Kosova është e pavarur. Tashmë duhet parë edhe gjendja gjeografike. Kosova nuk ka dalje në det. Ne shohim që shumica e kosovarëve vijnë të pushojnë pikërisht në Shqipëri. Gjithë kjo lëvizje e sidomos rruga Durrës-Morinë do të përshpejtojë komunikimet. Kufiri duket tashmë një vijë formale. Këto marrëdhënie do të çojnë drejt lidhjes, bashkimit, i cili duhet pranuar se kulturalisht dhe ekonomikisht po ecën me shpejtësi. Unë e quaj Pavarësinë Kosovës si hap të parë, edhe pse jo drejtpërdrejt, drejt bashkimit. Por ky bashkim mund të jetë edhe një konfederatë mes dy shteteve. Ndërsa për çamët shpresoj shumë te kompensimi për pronat që kanë patur. Duhet të jemi të bindur se Greqia nuk dëshiron fuqizimin e shqiptarëve, ndaj ky hap do na marrë kohë. Shqipëria duhet të vazhdojë rrugën e saj si një shtet që, duke fuqizuar veten, mund të fuqizojë gjithë çështjen kombëtare.

Keni ndërmend ta vizitoni shpejt Kosovën?

Shpresoj që po. Ne kemi lidhje shumë të ngushta me politikat kosovare. Gjatë kësaj kohe që nuk kam mundur të lëviz, ka qenë princi që ka shkuar shpesh. Duhet të pranoj se sedra ime nuk më ka lënë të dal, sepse lëviz me karrocë, ndaj lus Zotin që të nis të lëviz sa më parë që t’iu rikthehem takimeve.

Ju flisni për politikën e madhe. Por legalistët aktualisht duken të ndarë mes PLL dhe LZHK, duke mos mundur të jenë bashkë. A keni menduar një zgjidhje për t’i bashkuar sërish në një ombrellë të vetme?

Unë, siç thashë, nuk merrem me politikë partiake. Por Legaliteti ka qenë përmbi zemrën time, ndaj dhe e shikoj me interes atë që ndodh mes legalistëve. Dua të them se nga bashkëpunimi me LZHK unë jam tërhequr dy muaj përpara zgjedhjeve të shkuara parlamentare. Ajo u projektua si një lëvizje kombëtare. Por ajo u transformua për interesa personale nga drejtuesit e saj dhe atëherë unë u tërhoqa nga përkrahja ime për LZHK. Megjithatë, kjo na krijon një ndasi mes Legalitetit dhe shumë mbretënorëve që u bashkuan për një periudhë me LZHK. Shpresoj se shumë shpejt ata që u futën në LZHK do të bashkohen me lëvizjet tona.

Pse mendoni se LZHK devijoi? Mungesa juaj në Kuvend duket sikur ka lënë pa një megafon idetë tuaja që më parë bëheshin prezente në Kuvend përmes përfaqësueve legalistë...

LZHK devijoi nga konceptet kombëtare në lëvizje të ngushtë politike. Kjo krijoi një situatë të papranueshme për mua, ndaj dhe u tërhoqa nga mbështetja ime për LZHK një muaj përpara zgjedhjeve. Unë shpresoj se Legaliteti do të dijë të bashkohet e të tregojë veten në raport me interesat e kohës dhe interesat kombëtare.

A shpresoni se mund të kthehen shanset për një referendum për Mbretërinë?

Ka mundësi. Nuk është e pamundur. Mbretëria ka një stabilitet, pasi Mbreti nuk ka nevojë të zgjidhet nga një parti apo nga një tjetër. Mbreti është i paanshëm dhe mban kryesinë e shtetit si një element që nuk lejon ngatërresat që zhvillohen në parlament. Ka gjasa që të ndodhë. Por, aktualisht, nuk është momenti për të paraparë një gjë të tillë.

A keni projekt? A studiohen mundësitë sesi mund të vijnë rrethanat për një përsëritje referendumi?

Mosha ime nuk më lejon të parashikoj larg. Por gjithnjë mundet që të ndodhë dhe për këtë duhet të jemi gjithnjë të gatshëm. Askush nuk mund ta parashikojë rrjedhën e ngjarjeve. Siç e dini, në vitin 1997, ne besojmë se fituam me një rezultat shumë të lartë.

Jeni i bindur se më pas rezultati i 29 qershorit 1997 është manipuluar nga politika e atëhershme?

Siç e dini, shumë agjenci dhe televizione prestigjioze në botë dhanë fitoren tonë. Edhe në takimin e atëkohshëm me shkëlqesi Berishën, m’u komunikua se kisha fituar reth 68 për qind të votave. Por ishte gjyqi konstitucional ai që do të vendoste për këtë referendum. Unë besoj se presioni i madh bëri që rezultati të shtyhej e të përfundonte me 38 për qind. Megjithatë, ajo situatë nuk mund të përsëritet. Megjithatë, ne jemi në studim të situatës dhe shpresojmë se mund të rivijnë shanset për një referendum tjetër.

Aktualisht, ka mjaft botime për periudhën e mbretërimit të babait tuaj, Mbretit Zog. A keni menduar që t’i përmblidhni ju vetë këto botime, për të sistemuar të dhënat që vijnë për atë periudhë, pasi disa prej këtyre botimeve janë herë kontradiktore e herë kundërshtuese me njëra-tjetrën?

Është e vërtetë që tashmë ka shumë botime. Unë vetë kam ende një libër që po e shoh për ta bërë gati për botim. Janë kujtimet e ish-adjutantit Hysen Selmani, që kanë të bëjnë pikërisht me periudhën kur Mbreti Zog ishte në mërgim. Shpresoj se shumë shpejt ky libër do të jetë gati për botim. Në këtë libër përfshihen përpjekjet për çështjen kombëtare që Mbreti Zog ka vijuar gjatë gjithë viteve në mërgim. Por në projektet tona natyrisht që është edhe sistemimi i të gjitha botimeve që kanë të bëjnë me periudhën e mbretërimit, pasi është me rëndësi që shqiptarët të dinë të vërtetën për mbretin e tyre.

Aktualisht, një pjesë e pronave janë kthyer. A mos ripërtëritja e pozicionit tuaj është edhe në pritje të të ardhurave që pritet të vijnë nga investimi në këto prona?

Natyrisht. Ne kemi shumë prona. Disa prej tyre janë kthyer. Por, për hir të së vërtetës, kthimi i tyre na ha gjithnjë shumë kohë. Po t’i kisha marrë pronat që na takojnë, do të kishim bërë mjaft investime. Pikësëpari, do të veçoja investimet që kemi menduar për Matin. Ajo është një zonë e varfër, po ne kemi projektuar atje investime të mëdha.

Keni projektuar ta ktheni Matin në shembullin e investimit tuaj?

Natyrisht që Mati është synimi i parë. Por jo vetëm në Mat. Ne kemi menduar disa investime, por, së pari, na nevojitet që të marrim pronat që na takojnë. Ne duam të investojmë në të gjithë vendin.

Presidenti, Bamir Topi, ju vizitoi në shtëpi disa javë pas zgjedhjes në postin e presidentit....

Ishte një kënaqësi e veçantë për mua dhe dëshiroj edhe njëherë t’i shpreh gjithë mirënjohjen time presidentit për atë vizitë.

Aktualisht, cilat janë marrëdhëniet me politikën aktuale?

Parlamenti e ka njohur statusin e familjes mbretërore. Unë kam shumë kontakte me shumë politikanë. Por unë s’kam fuqi, domethënë fuqi ligjore, që t’u imponohem. Ne shkëmbejmë thjesht mendime gjatë takimeve tona.

Pak kohë më parë qeveria ju riktheu me vendim armët që ju ishin sekuestruar. Keni ndërmend të ndërtoni një muze....?

Më falni, por armët nuk më janë kthyer ende. Megjithëse urdhri është dhënë, por policia nuk na i ka kthyer ende. E kemi gati projektin e muzeut, por ende armët nuk po na mbërrijnë. Do të jetë një muze privat, jo publik. Por jemi ende në pritje. Nuk kemi ende një shpjegim se përse nuk kanë mbërritur armët te ne. Duhet ndoshta që ministri i Brendshëm t’i japë sërish urdhër policisë që të zbatojë vendimin për të na kthyer armët që i takojnë kësaj familjeje.

A bisedoni shpesh me Princin mbi situatën aktuale?

Shpesh. Bisedoj shumë shpesh me të. Bisedojmë për mjaft gjëra.

Cila ka qenë këshilla që i keni përsëritur më shpesh?

Varet nga situata që ai ka përpara. Unë vlerësoj se ai po i jep politikës shqiptare atë pjesë që ka përfituar përmes studimeve.

Çfarë mendoni se i mungon aktualisht politikës shqiptare?

Shpesh pyes veten se çfarë i bën shqiptarët të mos dalin në zgjedhje. Mospjesëmarrja në zgjedhje është gjithnjë një rrezik. Është një rrezik për partitë që fitojnë zgjedhjet, pasi nuk janë të sigurta në mbështetjen që kanë, por është edhe një rrezik për qytetarët për atë që mandatohet si drejtues.

Në cilin vend do të donit të udhëtonit, pasi t’i riktheheni lëvizjes?

Do doja të udhëtoja në mjaft vende, për shumë takime që më mungojnë. Por, së pari, do të udhëtoja në ato vende, ku mendoj se do të ndikoja në njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Unë e di që miqësia dhe politika nuk janë një, por do të përpiqesha të udhëtoja në çdo vend që mendoj se do të kisha fuqi të ndikoja.

Keni qenë edhe në Vietnam si ushtarak...

Ka qenë viti 1967, ku së bashku me rejnxhërsat amerikanë e japonezë kam qenë i ftuar nga qeveria e Vietnamit të Jugut, ku kam zbritur në Sajgon. Në atë kohë u takova me të dy presidentët e atëhershëm vietnamezë. Më pas bashkëpunova për rreth 2 muaj me amerikanët, ku patrulluam për të pasqyruar situatën. Bashkë me ushtarakët amerikanë kemi marrë pjesë edhe në disa beteja.

Gazeta Tema

  • Postime: 737
  • Karma: +0/-1

#1 ne: 08-06-2008, 21:00:46
Leka Zogu ku ne kishim disa shpresa na eshte kthyer ne nje degjenrat qe shikon vetem tajaren e tij.

  • Postime: 737
  • Karma: +0/-1

#2 ne: 10-09-2008, 23:48:40
Marre nga Koha Jone,

Del vete vetiu pyetja, ku punon djali i z.Leke Zogut, dhe perse punon me kelyshin-serb Basha...Sali Berisha si gjithemon; denancon, njofton, deklaron, atje ku "duhet" Ne vitin 2001 Saliu njofton se dy persona jane "Agjent" njeri per "UDB" dhe tjetri per "Asfalia"...Personi i UDB ishte (deputet) ne kuvendin e shqiperis z.Dashamir Shehi..Kurse personi i "Asfalis" njeriu me i besuare i Saliut z.Genc Pollo.. Perse z.Leka Zogu i perzuri legalistet e diteve te para, Leka perzuri ata qe flinte dhe ante buke ne shtepirat e tyre!? C'fare e detyrovi Leke Zogun qe mori si kryetar z.Dashamir Shehi!? ne te kundren C'fare e detyrovi qe z.Shehi nuk i ndahet z.Leka Zogut!?..Mbret Hamet Zogu anti-komunist,dhe vdiq i djegur per vendin e ti "SHQIPERIN" C'fare e detyrovi Leka Zogun qe ibiri i Ti te punoj per qeverin e spiuneve dhe te agjenteve, qeveri anti-shqiptare, dhe me e keqja eshte se punon i biri per nje fare Basha,agjent-serb.. Ne nuk e mbesuam Salin per Z.Dashamir Shehi, por vete kupetohet!, kurse per nje fare Genc Pollo Ne e dime dhe e dine se;"familje me gjak-grek (babe e bir agjente)...
SHKUESI
10/09/2008 ora 17:40

Temat e fundit