Nevoja për reforma: Altoparlantizmi fetar dhe interesi kombëtar! - Bashkimi Kombëtar

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Nevoja për reforma: Altoparlantizmi fetar dhe interesi kombëtar!

Nevoja për reforma: Altoparlantizmi fetar dhe interesi kombëtar!

· 2 · 740

  • Postime: 196
  • Karma: +1/-1

ne: 14-10-2008, 15:34:26
Nevoja për reforma: Altoparlantizmi fetar dhe interesi kombëtar!

Nga Bajram Kabashi
Ka ardhë koha ta mbrojmë të vërtetën e vetme, objektive, nga turrjet çmendurake të antishqiptarëve të të gjitha ngjyrave. Deri para Luftës Nacional Çlimrimtare të UÇK-së dhe NATO-s kundër pushtimit të Serbisë në Kosovë edhe une, sikurse shumica e shqiptarëve të Kosovës, asnjëherë nuk jemi preokupuar me çështje fetare. Në të vërtetë e vetjma gjë që më ka preokupuar ka qenë pushtimi në paqe i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, KOASH-it, nga grekomadhi Anastasios Janullatos me bekimin e qyqarëve të politikës shqiptare. Mirëpo pas luftës çlirimtare u hapën lloj-lloj temash e “temash” nga njerëz injorantë,- dashakëqinj të kombit, serbofilët, turkoshakët e grekofilët, që e kishin dhe e kanë të vetmin synim: shkatërrimin e kombit shqiptar.
Mirëpo kjo nuk do të lejohet dhe kësaj çmendurie antishqiptare ka kush t’i del përpara, pra nuk është kjo çështje që ka mbetur në duartë e priftërinjve të zgjuar e atdhetar katolik, por është kryesisht çështje e popullit shqiptar. Mirëpo është fakt se ajo që e thotë Dom Lush Gjergji me kompetencë e me argumantacionin e duhur historiografik shihet qartë se është një pengesë e madhe për dogmatikët e ndryshëm dhe për turmat marroqe që i nget e ndërsen sherbimi secret serb, i cili na e ka lënë një “armatë” të tërë të rrjetit të bashkëpunëtorëve të tyre në Kosovë për të nxitur mosdurim e konflikte brendakombëtare, siç është ai fitil që do ta ndeze Behari, studenti i të vetëquajturës letërsi.
Në Kosovë nuk mund të bëhet fjalë për konvertim fetar se të flasësh për konvertim duhet ta pranosh se një person e braktis një fe për ta marrur një fe tjetër ndërsa tek ne një gjë e tillë nuk është e mundur pasi shumica e popullsisë janë laramane, indiferent fatar, -gjendje e trashëguar që nga koha e pushtimit të Perandorisë Osmane. Mirëpo pas luftës në Kosovë ka ndodhur një provokim i madh fetar nga pozitat e panislamizmit që është shprehur jo me nevojën për ndërtimin racioanal të ndonjë objekti fetar të besimit islam, -xhamije pra, por përmes një islamizimi e xhamizimi të paparanueshëm për popullin shqiptar. Pas 8 vitesh isha me gjithë anëtarët e familjes sime në Kosovë dhe ajo që më ka shqetësuar së shumëti e me të cilën si njeri e si si shqiptar nuk mund të pajtohem është pikërisht xhamizimi i Kosovës, një ligjërim i padurueshëm e tejet i rrezikshëm, në esencë antishqiptar, nga pozitat e nxitjes së një mburrjeje jovendëse panislame, në kundërshtim me traditën tonë shekullore e kulturore shqiptare, ku feja edhe në ditët më të rënde për njerëzit e zgjuar ka koekzistuar në frymën e shpresës nacinal-çlirimtare.
Xhamitë e sotshme të Kosovës sonë të dashur (nuk po flas për xhamitë tradicionale të dikurshme) terrorizojnë, dogmatizojnë dhe e ç’syzojnë jetën e një populli të tërë, xhamiizimi e islamizimi (pra, jo xhamija dhe islami) i sotshëm në Kosovë ka marrë përmasa përbindshe ndaj jetës së njeriut të thjeshtë atje: e ka vërshuar jetën e një kombi të tërë. Kjo është e kobshme dhe kësaj të keqeje do t’i del përpara një popull i tërë krenar për traditën dhe kulturën e vet shqiptare.
Me xhamizimin e sotshëm të Kosovës po fyhet e shkelet dinjiteti i një populli të varfër, i cili në vend se të ketë arsimim të duhur e cilësor, në vend se të pajiset me dijet e nevojshme për botëkuptimin shkencor, terrorizohet me altoparalant që çirren deri në vrasje të shpirtit kombëtar e njerëzor në favor të një profeti e një feje që do të na ofrohet dhunshëm. Asnjë fe që na ofrohet dhunshëm nuk kemi për t’a pranuar. Kjo le të dihet dhe të jetë e qartë nga të gjithë antishqiptarët që kujtojnë se do t’i lëmë të bëjnë dhunë ndaj priftërinjve katolik shqiptarë. Kurrë!
Koha e asaj dhune ka përfunduar më 1912 e më 1999, kur përfunduan pushtimet,në një mënyrë, pushtimet osmane-serbe.
Kosova do të jetë shumëfetare, një vend shqiptar, ku njerëzit që i përkasin një familje e një kombi do të kenë të drejtën dhe lirinë për ta pasur fenë që duan, që u flenë në zemër e nuk u imponohet as me altoparlantët e blerë nga bota islamike-arabe as nga Janullatosët e Greqisë. Feja e Ymer Prizrenit po, feja e Naimit-po, por jo fetë e armiqëve të kombit shqiptar. Imponimi i dhunshëm i një feje, islame në rastin konkret, përmes altoparlantizmit shurdhues pesë herë në ditë do ta ketë një STOP të madh e serioz në kohën që vije. Absolutisht një STOP të domosdoshëm ligjor nëse nuk dëshirohet t’i marrim vet punët në dorë si popull i zgjuar e serioz. Altoparlantizmi fetar aq i madh, intensiv, shurdhues, në kohën kur lexohen aq pak libra në vendin tonë është i palejueshëm në çdo aspekt, e në rend të parë kjo bije ndesh,e kundërshton nesër-pasnesër Ligjin për Mbrojtjen nga Ndotja Akustike. Populli shqiptar nuk do të lejojë që pushtuesit e dikurshëm të njihen si çlirimtar, pra që xhamija si ajo e Sulltan M.Fatihut në Prishtinë të mbajë emrin e sulltanit njeri/e/shqiptarvrasës.

LINK: http://kosova.albemigrant.com/?p=845

  • Postime: 691
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 27-10-2008, 23:43:58
Ju pergezoj per temen.Une ndejhem i lodhur ne te tilla tema por nuk mund te rrija pa te pershendetur.Bukur e the -xhamia Fatih xhamija e vrasesit te shqipetareve.Perret h saj, mjekerroshe te pa afte per tu integruar ne jeten nomale te shoqerise dhe si njerez te shitur jetojne me para turpi!!!!!!!!!!!!!!!Se shpejti do tu vije fundi.

Temat e fundit