×

Ruset blejne prona Ulqin!

Ruset blejne prona Ulqin!

· 4 · 956

  • Postime: 1578
  • Gjinia: Mashkull
Scard
ne: 23-10-2005, 06:35:16
 Pushteti lokal, aleati më i mirë       

Është e vështirë dhe ndoshta e pamundur që të gjesh një vend tjeter si Ulqini, që me një politikë të vjetëruar dhe kaq të pakuptueshme e bën të dyshimtë vetë të ardhmen e vet. Jemi në procesin e vështirë të privatizimit e ndoshta edhe në prag të realizimit të shumëpritur të Master Planit për zhvillimin e turizmit. Por, sa mund t'i besojmë politikës aktuale lokale se këto procese do të rrjedhin në drejtimin e duhur?! Këtë do të përpiqem ta shpjegoj duke iu kthyer gjashtë muaj mbrapa kronologjisë së ngjarjeve dhe duke bërë analizën e tyre. Në muajin prill u trajtuan disa tema me rëndësi, si Iniciativa për mbrojtjen e ekonomisë së Ulqinit (NHT ›Riviera e Ulqinit"), kontestimi i Projektplanit të të Mirave Detare dhe Kthimi i ullishtave (Valdanosi), që u përcollën me një vëmendje të posaçme nga të gjitha mediat lokale.

Hapja e tenderit për hotelin ›Otrant" zgjoi pakënaqësi të arsyeshme në Ulqin, sepse u nis me një privatizim të pafavorshëm për Komunën tonë dhe filluan të shiten objektet më të mira duke lënë anash mundësinë e kërkimit të investitorëve seriozë me kapital të shëndoshë. Hoteli iu dha firmës ruse ›Barkley", me kapital të dyshimtë, ndërsa u refuzua firma që e kemi praktikisht në shtëpi, dhe e cila, siç thonë ekspertët, jep më tepër siguri se firma ruse. Inicohet po ashtu mbledhja e nënshkrimeve dhe çdo gjë fillon. Kërkohet që të rishikohen kufijt e NP ›Të mirat Detare" ose ›Të këqijat detare", siç i thotë Mehmet Bardhi, të cilin e citojnë sikur Marksin kurdo që përmendet kjo ndërmarrje. Në televizion emetohen disa emisione për këtë temë. Në njërin nga ato ftohen personat nga jeta ekonomike e Ulqinit dhe nga ndërmarrja e lartpërmendur.

Sikur të kishte ndonjë shkallë për matjen e shikueshmërisë së emisioneve televizive, jam i bindur se ky emision do të mbante të gjitha rekordet e deritanishme televizive në Ulqin. Sikur i gjithë Ulqini e shikonte këtë emision dhe bënte pjesë në 'demonizimin'e kësaj ndërmarrjeje dhe sikur të gjithë së bashku me pjesëmarrësit e këtij debati çliruan atë natë një hidhërim të madh ndaj kësaj ndërmarrjeje që me vite vjel taksat nga të mirat tona, pa investuar asgjë nga ato të ardhura. Në të njëjtën kohë, në qytetet bregdetare të Malit të Zi vendosen afishe të mëdha me parullën ›Të mirat detare, të mirat e Qytetit tim", që mbajnë emrin e grupit inicues të qytetarëve dhe të disa OJQ-ve. Këto afishe ishin vendosur edhe në një rrugë në hyrje të Budvës, qytet ku gjendet vetë selia e Ndërmarrjes së 'famshme'. D.m.th ›demonizimi" i kësaj ndërmarrjeje merr përmasa më të mëdha. Personalisht mendoja që diçka do të fillojë të ndryshojë dhe se është zgjuar një mendim pozitiv që nuk lejon më eksploatime të padrejta. Por, vetëm pak ditë më vonë, në të njëjtin televizion lokal, jepet një lajm sensacional!Image Kryetari i Komunës nënshkruan para kamerave televizive marrëveshjen me NP ›Të mirat detare" për disa investime të imëta. Marketing i mrekullueshëm! E njëjta ndërmarrje që ditë me radhë paraqitet në media si shkaktare e mosinvestimeve në Ulqin, si demon që na lë pa bukë, na shfaqet si diçka tjetër. Të qeshur dhe të rregulluar para kamerave, kryetari i Komunës dhe drejtori i NP ›Të mirat detare" shpjegojnë që këta të dy kanë raporte të mira shumëvjeçare dhe që nuk është e vërtetë se kjo ndërmarrje nuk investon kurrgjë dhe nuk vjel të ardhura nga kjo komunë aq sa flitet. Doli që tani ky mund dhe këto iniciativa ishin të kota dhe ne nuk kemi ditur asgjë. Atë që e konsideruam si demon, na doli hero që na sjell mirëqenie. Iniciativa për mbrojtjen e ekonomisë së Ulqinit (NHT ›Riviera e Ulqinit") u shua. Hoteli ›Otrant" u privatizua dhe kaloi në duart e rusëve. Para hyrjes së hotelit shkruan qartë ›Pronë private"! Këshilli inicues mban një konferencë për shtyp ku shfaq pakënaqësi me pushtetin lokal dhe çdo gjë mbaron këtu. Jo! Nuk mbaron çdo gjë këtu! Pushteti lokal me partitë në pushtet dhe Ministria për Mbrojtjen e Pakicave fillojnë një iniciativë shumë interesante - kthimin e Ullishtës së Valdanosit. Mrekulli!

Organizojnë një tribunë me qytetarë për ekspropriimin e ullishtave ose më thjeshtë, që ta kuptojnë të gjithë, kthimin e ullishtave të marra ose ›blera" nga Ushtria Jugosllave, tani serbo-malazeze. Valdanosi që vite me radhë ishte pronë e Ushtrisë, u transferua në pronë të shtetit të Malit të Zi. Tash qytetarët me anë të kësaj iniciative kërkojnë që t'u kthehet ullishta e marrë ose e blerë padrejtësisht. çdo gje në vend, çdo gjë në rregull. Krijohet një komision dhe grumbullohen të dhënat nga qytetarët. Komisioni punon në zyrën e tij dhe priten rezultatet. Duke pritur rezultatet, në fund të qershorit dëgjojmë në televizionin lokal që qytetin tonë erdhën ta vizitojnë kryeministri malazez, Milo Gjukanoviq me ministrat e tij, atë të Pyjeve dhe Mjedisit dhe atë të Turizmit. Të gjithë ata, megjithë punën e tyre, gjetën interesim të vizitojnë Gjirin e Valdanosit, të shoqëruar nga ministri i Pakicave dhe kryetari i Komunës. Si duket, po punohet shumë bukur për kthimin e ullishtave. Në një konferencë për shtyp me këtë rast, të mbajtur në hotelin ›Galeb", kryeministri Milo Gjukanoviq shprehet: ›Së shpejti do të shpallim tender ndërkombëtar për Valdanosin!" dhe vazhdon: 'Në frymën e bashkëpunimit tradicional me pushtetin lokal, jemi marrë vesh që së bashku të bëjmë një përgatitje kualitative në realizimin e projekteve më të vlefshme, si Valdanosi, Ada dhe Plazhi i Madh". Pas kësaj interviste ai u largua për t'i lënë ministrat tjerë që të na ndriçojnë bulevardin me venien solemne në funksion të ndriçimit publik. Vetëm një ditë më pas, ›Dan" shkruan se Gjukanoviqi u takua fshehtas të njëjtën ditë me kryebashkiakun e Moskës, ku diskutuan për shitjen e Valdanosit. Nuk e kam të qartë dhe sinqerisht më brengosë fakti se duke qenë të vetëdijshëm që Komuna e Ulqinit nuk funksionon si duhet dhe duke ditur që prona jonë është duke na humbur, gjendet dikush të thotë se pushteti malazias ka raporte të mira me pushtetin lokal. Millo Gjukanoviqi, i cili që nga momenti i rrëzimit të pushtetit komunist në Mal të Zi e deri tani është në pushtet, paska krijuar me kohë raporte tradicionale me pushtetin lokal në Ulqin! Para se dikush nga ithtarët e partive nacionale të thotë se partia e tyre nuk ka lidhje me këto gjëra, dua t'i përkujtoj se secili kryetar i partive ›shqiptare" është tash 15 vjet në politikë dhe secili nga ata, gjatë karrierës së tij, ishte kryetar i Komunës dhe nëse raportet e mira tradicionale, sipas Gjukanoviqit, janë të vërteta, atëherë çdonjëri nga ata ka kontribuar në këto raporte. Që të mos keqkuptohem, nuk them që nuk duhet bashkëpunuar me pushtetarët malazezë. Por, këtë bashkëpunim tradicional ta përdorim për mbrojtjen e pronës tonë dhe t'i ndihmojnë mirëqenies sonë, e jo me veprimet tona të kontribuojmë në shkatërrimin e pronave, ëndrrave dhe idealit tonë. Duam të mbrojmë pronën tonë nga NP›Të mirat detare", kurse kryetari nënshkruan kontrata me drejto-rin e kësaj ndërmarrjeje duke i bërë të njëjtit marketing! U besojmë që duan të na mbrojnë Valdanosin me ullishtë, ndërsa në anën tjetër përgatisin tender për shitjen e tij dhe njëkohësisht kryetari bën udhëtime nëpër Rusi. Pas të gjithave, kryetari jonë thotë që nuk do të ketë tender për Valdanosin dhe çdo gjë funksionon si duhet! Kronologjia e këtyre problemeve që i përmenda duke i analizuar me kujdes, më bën personalisht të kuptoj se e vetmja gjë që funksionon këtu është shitja e të mirave tona nga ana e pushtetit të Millo Gjukanoviqit dhe pasurimi i arkës së ›shtetit". E dashur, pa dashur, në realizimin e këtij privatizimi jo të drejtë, pushteti lokal me tri parti në pushtet është aleati më i mirë! Tradicional apo jo, këtë do ta tregojë koha dhe rrjedha e mëtutjeshme e privatizimit dhe realizimit të Master Planit, kuptohet nëse do të jenë edhe më tutje në pushtet.

  • Postime: 2357
  • Gjinia: Mashkull
kreksi
#1 ne: 23-10-2005, 06:57:05
Keq shumë paska ndodhur Skard,
Megjithse Mali i Zi eshte pjelle e rusisë cariste, ju e dini fortë mireë historikishte, por kurr s'do kisha besuar deri sotê se gjukanoviqi është aq shumë i lidhur shpirtërishtë me aleancat e së  kaluares.
Nese rusen ia kan arritur qe ta blejn hotelin, ata pse jo do ia arrijn qe ta blejn edhe ullishten, pse jo, ndoshta edhe boka e kotottit eshte e shitur rusve si baz ne adriatikë(keto ishin dikur vetem pershperitje e sa ka te vertete  nuk e di).
pere boken e kotorit s'po flasim por ulqini dhe rrethina me te vertetë më dhimbsen shumë ! Ajo eshte e vetmja perle qe i ka mbetur ilirve e po te na dali prej doresh, është humbja e madhe.
Sipas shkrimit qe lexova me siper, une mendoj se keto negociata jan bere më heret qe krerët ruse ne te ardhmen te gjejn nje fole paradiziake pere miliarderet e tyre e ulqini i plotson, mjerishte, ato kushte pere të privilegjuarit rusë.
E vetmja gjë qe na mbetetdo ishte mire qe edhe ne t'iu bejm thirrje shqiptarve te amerikes qe kan mundesi financiare ti blejn ullishtat e rivieren para se te bie ne dor te rusve, bile te shpetohet çka eshte e mundur....  

  • Postime: 8
gabelica
#2 ne: 18-11-2007, 18:37:36
SHOQATA E ULLISHTARËVE – ULQIN Ulqin, 01.08.2007
SHOQATA PËR KTHIMIN DHE MBROJTJEN Nr. 2 / 07
E PRONËS PRIVATE - ULQIN



Ne, në bazë të Vendimit të Seksionit për punë pronësore dhe juridike, kadastrës dhe punë gjeodezike nr. 06-2275/2, nga 17.01.1978, pronarët e ullishtave të eksproprijuara ,,Ullishta e Valdanosit’’ në Ulqin dhe qytetarët të cilët i bashkohen kërkesës për ekspropriim, me përcaktimin që ,,Ullishta e Valdanosit’’ është eksproprijuar për qëllim të ndërtimit të objektit ushtarak të karakterit të përhershëm – të ndërtimit të shpallur bazës ushtarake, që objekti ushtarak nuk është ndërtuar, që shfrytëzuesi i eksproprijimit në sipërfaqe prej 5 % të truallit – ullishtës ka ndërtuar kompleks turistik, që shfrytëzuesi i eksproprijimit ka përfituar dhe ka të drejtë që patundshmërinë e eksproprijuar ta shfrytëzojë për qëllim të ndërtimit të objektit ushtarak të karakterit të përhershëm dhe që ullishta e eksproprijuar nuk ka mundur të shfrytëzohet për qëllime tjera, që me shkeljen e Kushtetutës dhe të Ligjit për kthim, Ministria e financave i ka tjetërsuar vendimet e Komisionit për kthim dhe kompensim të komunës së Ulqinit, kurse Gjykata administrative, gjithashtu duke shkelur Kushtetutën dhe Ligjin, ka refuzuar aktpaditë e pronarëve të mëparshëm me të cilat kërkohet kthimi, që shfrytëzuesi i eksproprijimit e ka hekë dorë nga ndërtimi i objektit ushtarak të karakterit të përhershëm, që Unioni serbi - Mali i Zi e ka kthyer ullishtën Malit të Zi, që ullishta nuk është kthyer komunës së Ulqinit në shfrytëzim dhe disponim, që Qeveria e Malit të Zi ka vendosur dhe emëruar Komisionin i cili do ta shesë pronën private, që Ministria e bujqësisë nga eksproprijimi i vitit 1978 e deri më sot nuk e ka mbrojtur ullishtën nga shkatërrimi fizik, që me Ligjin për ullirin ,,Ullishta e Valdanosit’’ në Ulqin është e mbrojtur, që kompleksi nuk është privatizuar, që organet ekzekutive të KK të Ulqinit nuk kanë ndërmarrë masa për realizimin e vendimeve të KK të Ulqinit për kthimin dhe de eksproprijim, më poshtë të nënshkruar, të udhëhequr nga shkaqet:

Që nga pronarët e mëparshëm në procesin e eksproprijimit ullishta është marrë me mashtrim, me përdorimin e modelit të kërcënimit, të forcës dhe të detyrimit, me shpikjen e qëllimit të ndërtimit të bazës ushtarake, e gjithçka në formë të presionit perfekt i cili është paramenduar që nuk ka mundur dhe nuk ka guxuar të hasë në kundërshtimin e pronarëve të mëparshëm,
Që ndërtimi i objektit ushtarak të karakterit të përhershëm nuk ka filluar dhe ullishta dhe trualli e cila është eksproprijuar nuk është përshtatur qëllimit në bazë të interesit të përgjithshëm të përcaktuar me vendim për eksproprijim,
Që shfrytëzuesi i eksproprijimit – Sekretariati federativ për mbrojtjen popullore dhe më vonë Ushtria Jugosllave dhe Ushtria e SMZ e ka braktisur qëllimin e eksproprijimit, trualli u është kthyer Malit të Zi, e Mali i Zi këtë nuk ia ka kthyer komunës së Ulqinit dhe pronarëve të mëparshëm,
Që me ligjin për ullirin, ullishta është e mbrojtur nga çfarëdo lloj ndërtimi, kurse pronarët e mëparshëm pranojnë ta kthejnë vlerën e marrë të revalorizuar në procesin e de eksproprijimit,
që e drejta e shfrytëzimit të kompleksit të eksproprijuar nuk është transformuar në pronë shtetërore,
që për atë se trualli nuk është përshtatur destinimit, ky në bazë të rregullave të de eksproprijimit e ka tretmanin e pronës private,
që truallin/uliishtës i cili në bazë të Kushtetutës dhe ligjit nuk është transformuar në pronë shtetërore, Qeveria nuk mund ta shesë as ta japë me qira,
që me Vendimin e KK të Ulqinit (Fz. RMZ, Dispozitat komunale nr. 18/07, prej 18.05.2007) ullishta e eksproprijuar duhet t’i kthehet pronarëve të mëparshëm dhe që Qeveria nuk është përcaktuar në raport me Vendimin e KK të Ulqinit,
që është e papranueshme që resursi i cili është i mbrojtur me ligj, të mos shfrytëzohet 28 vite,
të bindur që në Gjyqin ndërkombëtar të Strazburit prona do t’i kthehet pronarëve të mëparshëm dhe që kthimi ka si rezultat dëm për Shtetin e Malit të Zi, i drejtohemi Qeverisë së Malit të Zi,



K Ë R K E S Ë

Që Qeveria e Malit të Zi të nisë procedurën e shqyrtimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së eksproprijimit të ullishtës, të drejtën e de eksproprijimit, obligimin e kthimit me vërtetimin që kompleksi ,,Ullishta e Valdanosit’’ nuk është përshtatur qëllimit,që e drejta e shfrytëzimit nuk është transformuar në pronë shtetërore, që me Ligjin për eksproprijim ullishta është pronë e cila duhet t’i kthehet pronarëve të mëparshëm dhe ta përcaktojë që ajo nuk mund të shitet e as t’i jepet me qira personave të tretë.

Që në bazë të së drejtës së mbikëqyrjes, sipas nenit 94. alineja 1. paragrafi 7. të Kushtetutës së Malit të Zi, Qeveria të anulojë vendimet e Ministrisë së Financave me të cilat janë tjetërsuar vendimet e Komisionit për kthim dhe kompensim të komunës së Ulqinit.

Që Qeveria e Malit të Zi të anulojë vendimin e vet për formimin e Komisionit për përgatitjen e dokumentacionit të tenderit për shitjen e ,,Ullishtës së Valdanosit’’.

,,Ullishta e Valdanosit’’ në Ulqin t’i kthehet pronarëve të mëparshëm.

Nëse Qeveria e MZ, në afat prej 30 ditësh, nuk vepron në bazë të pikave të mëparshme të kësaj kërkese do të iniciohet aprovimi i tyre në Parlamentin e Malit të Zi.


Pjesë përbërëse e kësaj kërkese është edhe Vendimi i KK të Ulqinit për kthimin e ,,Ullishtës së Valdanosit’’, (Fl. zyrtare RMZ Dispozitat komunale nr. 18, prej 18 majit të vitit 2007) me arsyetim.


SHOQATA E ULLISHTARËVE - ULQIN SHOQATA PËR KTHIMIN DHE PËR
MBROJTJEN E PRONËS PRIVATE


KRYETARI, KRYETARI,

XHAUDET CAKULI SHABAN DOLLAKU

  • Postime: 8
gabelica
#3 ne: 18-11-2007, 18:38:26
SHOQATA E ULLISHTARËVE – ULQIN
SHOQATA PËR KTHIMIN DHE MBROJTJEN E PRONËS PRIVATE - ULQIN


KUMTESE

Lajmi i shpallur para afro një muaji se Qeveria e Malit të Zi e emëroi komisionin për përpilimin e tenderit për shitjen e Valdanosit në krye të cilit komision është emëruar nënkryetari i Qeverisë, z. Vujica Llazoviq, kurse përfaqësues i komunës së Ulqinit në këtë komision u emërua z. Gzim Hajdinaga, vërtetoi se premtimet
e dhëna gjatë fushatës parazgjedhore nga ministrat e Qeverisë dhe vetë Hajdinaga nuk janë duke u realizuar. Kjo ishte shkas që Shoqata e ullishtarëve dhe Shoqata për kthimin dhe mbrojtjen e pronës private edhe një herë të organizojë mbledhjen e nënshkrimeve për kthimin e pronave, e në veçanti për kthimin e ullishtës së Valdanosit pronarëve legjitim.

Me këtë rast i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, strukturave politike dhe civile ( OJQ-ve) të Ulqinit që me nënshkrimet e tyre të përkrahin kthimin e pronave.
Këtë apel ia drejtojmë edhe atyre që premtimet për kthimin e Valdanosit i kishin të sinqerta, por për shkaqe të ndryshme nuk ishin në mundësi t’i realizojnë.

Theksoj se ne veç e kemi përkrahjen shumicës së OJQ-ve nga Ulqini dhe nga vendet e tjera të malit të Zi, dhe me këtë rast i falënderoj.

Pa ia nisur fushatën e mbledhjes së nënshkrimeve, e cila ia nis nesër, me 10 gusht me stenda në Pazar dhe në Ranë, aktivistat e Shoqatës së ullishtarëve dhe Shoqatës për kthimin dhe mbrojtjen e pronës private veç i kanë mbledhur përmbi 1000 nënshkrime.

Meqenëse, përveç fakteve tjera të cekura në kërkesë, nga pronarët e mëparshëm në procesin e eksproprijimit ullishta është marrë me mashtrim, me përdorimin e modelit të kërcënimit, të forcës dhe të detyrimit, me shpikjen e qëllimit të ndërtimit të bazës ushtarake, e gjithçka në formë të presionit perfekt i cili është paramenduar që nuk ka mundur dhe nuk ka guxuar të hasë në kundërshtimin e pronarëve të mëparshëm
dhe pronat në Valdanos duhet të kthehen sepse ekziston baza ligjore në Kushtetutë të Malit të Zi, Në Ligjin për eksproprijim, Ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave dhe në Ligjin për ullishtarinë.

Prandaj i drejtohemi qeverisë së Malit të Zi