Shqiperia Etnike, Shqiperia E Tane, Shqiperia E Jone. - Bashkimi Kombëtar

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shqiperia Etnike, Shqiperia E Tane, Shqiperia E Jone.

    Shqiperia Etnike, Shqiperia E Tane, Shqiperia E Jone.

    · 12 · 3257

    • Postime: 28646
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull

    ne: 27-04-2004, 03:27:24
    Shqiperia Etnike, Shqiperia E Tane, Shqiperia E Jone.
    Nese e pyesim nje rus se ku fillon e ku mbaron Rusia, veshtire se mundet me u pergjigj i shkreti rus.
    Mundeni me pyet pse eshte kaq e veshtire me dite me iu pergjigj kesaj pyetje?!!Une them se eshte e veshtire jo vetem per nje rus t'paditur por edhe per nje rus shume t'kulturuar me iu pergjigj kesaj pyetje.

    E para sepse Rusia eshte per me shume se 2/3 nji shtet artificial, pra i krijuar n'nje shtrat qe historikisht nuk eshte banuar nga popullate ruse.
    E dyta, sepse shtrirja e Rusise eshte kaq e madhe sa veshtire te thote dikush se e ka shkelur fund-e-krye, e per vijimesi s'mund te themi se e njeh ''me sy mbyllur'".
    Tjeter se Rusia eshte e populluar nga me shume se 50 popuj te tjere te vegjel e te medhenj (flasim vetem per Rusine, duke perjashtuar ish republikat sovjetike qe tashme jane shtete te pavarura), keshtu qe edhe per nje rus eshte teper e veshtire per te kuptuar se me t'vertete ku fillon e ku mbaron "Rusia e Vertete".

    Sot pas shkermoqjes se ish Perandorise Ruse - Bashkimit Sovjetik, gjeografikisht Rusia fillon nga Kaliningradi (ish Kenigsberg), nji "ishull ne kontinent", ish pjese e Ost Projsen (Prusia Lindore) - ne perendim, kercen si gjeli me nje kembe Lituanine e Letonine, rifillon, e mbaron ne gadishullin e Kamcatkes (emer i marre nga popullata kamcadale qe banon gadishullin) - ne lindjen e larget; po keshtu ne veri kufizohet me Oqeanin Arktik, buzedet ose me sakte buzeoqean plotesisht i banuar nga popuj te vegjel e te panjohur edhe per enciklopedite e jo me per njeriun e thjeshte; keshtu filluar prej kufinit me Finlanden e Norvegjine vijne n'sira - karelo-finet, lapponet, nentcet, komi-permjaket, hantet, manset, jamalet, tajmalet, votjaket, maret, mordvet, tataret, bashkiret, eveket, jakutet, cukcet, koriaket e kamcadalet n'kufi me Alasken.

    Ne jug prej stepave te Donit e Vollges, e tokave ranore n'brigjet e Kaspikut e deri n'kufi me Korene Veriore e detin e Japonise - numerohen adiget, cerkezet, cermiset, kabardinet, ingushet, osetet (e veriut - ata te jugut perfshihen ne Gjeorgji (Gruzi)), cecenet, dagestanasit, kalmuket, gjermanet (e Vollges), altajasit, hakaset, tuvinet, burjatet, mongolet, saskacevanasit, e deri ne Krahinen Autonome Cifute me kryeqender Birobdishan n'kufi me Kinen ne brigjet e lumit Amur.
    Pa llogaritur ketu edhe dhjetra popuj te tjere qe nuk i dihet emri e vendndodhja e qarte.
    Keshtu tataret i gjejme ne Republiken Tatare, ne Krime, ne zonen midis lumit Don e Vollga, si edhe ne Kazakistan. Vetem 1/5 e tyre jeton ne Republiken Autonome te Tatarise.
    Me meshire mundem me thene qe rusi i shkrete nuk ka faj qe eshte injorant e ''jo nacionalist i devotshem".
    Eshte tamam si ai njeriu i shkrete qe punonte gjithe diten e gjate, e kur kthehej naten n'rrugicen e shtepise e pyeti njerin prej shume femijve (t'tij) se i kujt ishte; e femija iu pergjegj se ishte femija i tij!!!

    A thua per shqiptarin eshte ky problem nje ekuacion me pese apo gjashte te panjohura?!
    Them se eshte shume me e thjeshte.
    Shqipnija nuk ka nji sterzgjatje e turlilloj popujsh mbrenda vetes, qe t'jete kaq e veshtire me kuptuar se ku fillon e mbaron.
    Pra eshte e mundur me u shkel e qemtuar me mjaftueshmeri cdo cep i saj.
    Fatkeqesia qendron n'ate qe ne akoma nuk kemi nje histori apo gjeografi qe t'na tregoje saktsisht kete.
    N'botimet e meparshme behej e qarte qysh n'parathanie se: Kjo eshte historia e popullit shqiptar brenda kufirit te Republikes se Shqiperise.

    Pra po vazhdojme me i qene perjetesisht besnik vendimeve t'Kongresit te Permetit; ku u vendos qe kufijte e Shqipnise jane te pandryshueshem.
    Keshtu ne vazhdojme ''me ja fal dreqit'" shqiptaret qe jane jashte kufinit nderkombas!
    Ma qarte me thane qe nuk kemi nje histori t'popullit shqiptar por kemi nje histori t'popullates qe jeton brenda ketij kufini ''qe e duam kaq fort" megjithse na e kane vene t'tjeret e ne s'na pyeten fare.
    Jemi pothuaj injorante ne shtrirjen, vendndodhjen, emertimet e qyteteve, krahinave, lumejve e maleve; e jo me fshatrave, prrojve apo liqeneve.
    Duke qene se nuk permenden prej me shume se 55-se vjetesh ato
     po hyjne ne fondin e harreses, tamam ashtu sic desherojne ata qe punojne per kete pune, sigurisht jo ne te miren tone.

    Eshte per te ardhur keq qe edhe gazetare apo foles ''te njohur" - por qe nuk kane formimin e duhur, pjeserisht jo per faj te tyre, keqinformojne masen e gjere te popullates me perdorimin e emertimeve te tilla si: Xhakovica (per Gjakoven), Pec (per Pejen), Florina (per Follorinen), Bitola (Manastiri), Kastoria (Kosturi), Biellopoja (Fushebardha), etj., etj...
    N'historine e Shqipnise nuk perfshihen jo dhjetvjecare, por qindravjecare e mijavjecare qe fatkeqsisht ne i degjojme me habi nga te tjere, qe edhe pas qindra vjetesh e ndiejne veten me shqiptare (megjithse nuk e flasin shqipen rrjedhshem) se ne qe jemi lind n'truallin shqiptar.
    E n'disa raste vejme ne tallje e dyshim rezultate te nje pune dhjetravjecare t'personaliteteve qe bota i respekton, e ne me t'drejten e padijes i injorojme apo hedhim poshte; sic eshte rasti i Manjanit, Katapanos, Shuflait, Koljes etj., etj...

    Me plot goje mund t'themi qe ''me gishtat e dores" jane ata shqiptare qe munden me thene saktesisht se ku i thone bukes-buke, e ujit-uje, pra se ku asht "Shqipni".
    Eshte e vertete qe nje numer i vogel njerezish njohin ne menyre evazive (te paqarte) shtrirjen e Shqipnise, por pjesa me e madhe pothuajse nuk e njeh fare.
    Sot e kesaj dite si mashtab mbahet harta e "Shqipnise se vertete" e Prof.
    Ahmet Gashit (Qe nuk perfshihet ne tekstet e historise).
    Pa minimizuar vlerat e saj per ate kohe: A eshte e mjaftueshme kjo?
    Mendoj qe jo!
    E para qe edhe kjo harte eshte teper e percipte, pra me pak te dhena.
     Eshte perpiluar n'vitin 1944, pra pothuajse perpara 60-te vjeteve.
    Pra s'mundet me qene e vyeshme per kohen.
    Jane bere perpjekje per te botuar harta te tjera, por te pashoqeruara me propaganden e duhur nga shteti apo institucionet kulturore.
     Duket eshte frika se na idhnohen kojshijt.
    Ka pasur periudha te shkurtra kur politika ''liro-shtrengo", ne reflektim te plote me marrdheniet ndershtetnore lejonte me rizgjuar kujtesen popullore se trupi i Shqipnise vazhdonte pertej kufinit.

    Atehere njerzit kujtoheshin se kishin lane trojet e t'parve, dikush vllaznin, krushqin, nane e babe pertej asaj vijes abstrakte e t'padukshme qe quhet kufi; pra aty ku fillon e mbaron dicka.

    Keshtu linden koncepte abstrakte per shqiptaret e Jugosllavise, duke i emertuar te gjithe si "kosovare". Keshtu ''kosovare" u globalizuan si shqiptaret e Kosoves, ashtu edhe ata te Malit te Zi, ata te Kroacise (Dalmacise), Sanxhakut, Bosnjes, Kosoves lindore, ai i nahise se Maqedonise.
    Po keshtu me emertimin ''cam" u globalizuan te gjithe shqiptaret e trevave qe sot gjenden pertej kufirit te Shqiperise me Greqine, gje qe s'eshte e drejte.
     S'mundemi me emertuar ''cam" - shqiptarin e nahise Kostur - Follorine, Korfuzit, ate te Arte - Prevezes, Thesalise apo Selanikut, Atikes apo Athines, apo te Peloponezit ose ishujve te Egjeut (E gjiut).

    Kur dikush tash trumbeton nismen per nje linje te re ajrore me Shkupin (Tirane-Shkup), askush nuk kujtohet me thene se kemi pasur deri para lufte (Luftes s'Dyte Botnore) linja ajrore me Dibren, Shkupin, Strugen, Manastirin e Ohrin (flasim vetem per nahine e Maqedonise).
     Kesaj kulture dasie e harrese i sherbeu edhe heshtja e plote pothuajse per ngjarje e njerez shqiptare tej kufinit.
    Vetem n'ato raste kur ngjarja eshte madhore, apo vazhdoi veprimin edhe n'territorin e sotem te Shqiperise, atehere ajo mund te ceket ne dy-tre rreshta ose rallehere n'kapitujth.
    Me keqardhje konstatohet se informacioni per emertime, emra personash, data, ngjarje plotesuese qe kane lidhje me ngjarje madhore, n'rastin me te mire vetem permenden, tjeterhere ose nuk thuhen, ose i nderrohen vendet personave si t'ishte fjala per nje skuader futbolli.

    Bjen fjala figura botnisht t'njoftuna si: Thoti, Knonsi, Omiri, Enea, Aqileu, Agamemnoni, Paridi, Odhiseu, Leka i Madh, Dari, Bardhyli, Spartaku, Kostandini i Madh, Justiniani, Dikloceani, Kopiliqi, Araniti, Qyprilit, Napoleoni, Mehmet Aliu, Bushatllinjt, Gjikat, e deri tek Kryezinjte, Toptanasit, Zogu, Hasan Prishtina, Idriz Seferi, Fishta,
     Konica, Shaban Polluzha, etj., etj.,; te gjithe keta emra e qindra e qindra te tjere ose nuk bejne pjese n'Historine e Shqipnise ose permenden vetem si figurant n'te, pra i thuhet emri por mbetet pothuajse enigmatike veprimtaria e tyre.

    Kjo vetkrasitje, ose me mire vetkastrim, solli ate gjendje tragjikomike te dhjete-dymbedhjete viteve me pare kur nje shqiptari nga Kosova me t'drejte i behej pyetja naive po aq edhe fyese: ''Sa mire e paske mesuar shqipen?!!"
     Fale zhvillimeve t'fundit te viteve 90-te filloi me u zbeh percja letargjike.

    Por ndegjegjja kombtare eshte pak me thane se eshte ''pertoke" (sic ka thene poeti ''" ''pse ke ra me kry n'hi").
    Dihen pak-a-shume arsyet se pse eshte kjo gjendje; rrjedhur nga niveli ekonomik e politika servile e me shume se e nenshtruar kundrejt shteteve t'huaja, mbytja e ekonomise vendase qysh ne qelize, politika doganore, etj.
    Si mundet shqiptari me e ndjere veten krenar i t'qenurit shqiptar, kur edhe djathi, qumeshti, tlyni, domatet, patatet, kastravecat, vezet, e deri edhe buka vijne nga jashte?!
    Por a mundemi me ja lane fajin shqiptarit t'thjeshte per kete gjendje?!
    Besoj se pergjigjen e dijne t'gjithe, edhe ata qe nuk duan ta pranojne.

    Eshte detyra e cdo intelektuali e shqiptari njekohesisht me e rrit e mbajt lart ndergjegjen e bashkkombasve.
    Sa me e larte t'jete ndergjegjja kombtare ne total e gjithe shqiptareve pa dallim se eshte i kesaj pjese t'Shqipnise apo asaj, aq me mire kane me filluar me shkuar punet e Shqiperise.
    Por gjithmone duhet me kuptuar se kusht i pare eshte rimekembja ekonomike!
    Vetem atehere mundemi te fillojme, te shpresojme per nje psikoze apo psikollogji gjithekombtare, qe do t'ishte fillesa e kthimit n'rrugen e duhur t'asaj qe do ta kishte emrin ''E mira e Shqipnise eshte e mira ime".

    Nuk vazhdohet me tej me moralin e asaj fabules: ... ra kolera n'vend; larg krahines time, ra n'krahine; larg katundit tim, ra n'katund; larg shtepise time, ra n'shtepi; larg b... time.
    Dihet qe shtetaret apo pseudopolitikanet tane jane pjelle (term qe perdoret per kafshet) e sistemit te kaluar, e pra kane mungesa te medha si ne drejtimin e vendit ashtu edhe ne dozen e kombetarizmit.
    Kjo vihet re jo vetem ne spektrin e ashtuquajtur te majte, por edhe tek te vet'emeruarit te djathte, si edhe ata qe nuk e dine se c'jane.
    Ndryshe si mund t'shpjegohen pranimi pa kushte i rilidhjes se marrdhenieve me Beogradin, nderkohe qe ishin ata qe kerkuan nderprerjen e marrdhenieve diplomatike me Shqiperine, ishte Beogradi ai qe shpernguli mese 500.000 shqiptare vetem ne Shqiperi (Cili vend i zhvilluar ne bote do ta perballonte nje fluks te tille refugjatesh?!). Shqiptaret e mbajten vellain e tyre se e ndjene per detyre ndaj vetvehtes e jo se i detyroi qeveria apo dikush tjeter.
     E keshtu kane qene shqiptaret gjithehere.

    Kufiri verior i Shqipnise ishte ne gjendje lufte t'pashpallur (Lufta per lirimin e Kosoves 1998).
    Kurre nuk u kerkua falje zyrtare apo individuale nga Beogradi.
    N'lakoren kohore 1878-1990 u vrane e masakruan sipas shifrave qe kurre nuk u shpallen nga ata qe e kane per detyre mos me i shpalle: 1.000.000-1.500.000 shqiptare, vetem nga pjesa shqiptare qe sot gjendet jashte kufirit t'Shipnise zyrtare (qe eshte pothuaj dy here me e madhe se Shqiperia zyrtare (e njohur)), pa llogaritur ketu t'shperngulurit.
    Gati n'cdo qytet te madh shqiptar kemi lagjet e muhaxherve, lagjja e kosovarve, lagjja e dibraneve, lagjja e camve.
     A eshte kaq e veshtire me i shpjegu keto?!
    Pa llogaritur ketu ata qe i detyruan te nderrojne fene e emrin, e me kushtin qe t'pakten ne publik mos me e perdor gjuhen shqipe.
    E sot perballemi me fenomenin e cuditshem te shpikjes se popullsise myslimane, qe per sa mendoj une eshte keshtjella e fundit qe u zgjodh nga ata shqiptare per me e dalluar vehten nga sllavet.
    Nga Beogradi kerkohet me ngulm qe te kthehen rreth 200.000 serbe, qe na paskan jetuar n'Kosove, e te kene t'drejte vote.
    Kerkush nuk u ngrit me thane pse t'mos kthehen edhe ata 300.000 shqiptaro-kosovare te Shqipnise, po ata miliona shqiptare te Turqise (behet fjale per 5.000.000 qe e flasin shqipen ne shtepi, e ne tota
     l rreth 8.000.000 qe jane me origjine shqiptare, shumica nga Sanxhaku, Malizi, Kosova e Maqedonia), kur qyteti me numrin me popullsi me te madhe shqiptare (Tirana Ilogaritet te kete rreth 800.000) edhe sot e kesaj dite mbetet Stambolli (me mbi 1.000.000 banore shqiptare).
    « Editimi i fundit: 14-02-2005, 11:04:26 nga ^eLjIeRtEa^ »

    • Postime: 28646
    • Karma: +48/-5
    • Gjinia: Mashkull

    #1 ne: 27-04-2004, 03:27:43
    Mijra t''tjere qe emigruan n''brigjet e Dalmacise e n''Itali, te tjere ne Bosnje (para luftes ne Bosnje llogariteshin saktesisht 31% boshnjake-myslimane, 23% serbe, 18% kroate dhe 5% e popullsise se Bosnjes te ishte shqiptare, kryesisht ne Sarajeve, qe eshte vazhdimi i trungut shqiptar - Sanxhak-Kosove).
    Kerkush nuk u interesua per ta.
     A thua do t''ia japin edhe atyre t''drejten per te votuar?!
    Na vdiq se c''na vdiq nje kryeminister apo nji zvendeskryeminister serb (Lexo: Serv-sherbyes, sherbtor)!!!
     Parlamenti shqiptar duhet me e treguar vehten perpara Evropes se ne e qajme ate edhe me shume se t''zotet e shpise.
    Ne i duam kojshijt (ne kete rast hasmin) me shume se njerezit tone!!!
    Ne mbajme zi, s''ka gje se ai eshte shtetar i nje shteti qe ka vra e vazhdon me vra mishin e gjakun tone.
    Po s''ka gja, ne jemi bashkkohor, nuk duhet t''i vejme re keto gjera t''vogla!!!

    Na erdhi se c''na erdhi nji ambasador i ri: Per pak nuk filluan te kendojne ate kengen ''Nusja re, moj nusja re...", sa i mire mor xhan, apo nuk e flitka shqipen uje... Reklame me t''qelluar zorr se behet.
    Tani qe na erdhi ky ambasador i zgjidhem hallet!Na dridhet goja me thane nje fjale per shqiptaret e Maqedonise, edhe kur flasim themi shifra qesharake: 23-25% shqiptare.
    Se mos i ngelet hatri qeverise maqedonase!?
    Kur krisi pushka u pa se sa ishte perqindja e popullsise; ''maqedonasit" s''kishin burra me ju pergjigj shqiptarve.
    A thua maqedonasit jane t''gjithe gra?!?
    Ndoshta!
    Si mundet qe popullsia shqiptare (megjithe shpernguljet masive te here-pas-hershme deri me 1968) n''Maqedoni t''jete vetem 23-25%, kur gati t''gjithe qytetet e medhej jane qytete shqiptare; duke filluar nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Dibra, Kercova, Ohri, Struga, Manastiri e Perlepi.
    Per qytete te ashtuquajtura ''maqedonase" (se ata nuk meritojne te perdorin emrin e vendit te Lekes se Madh te Maqedonise - qe ishte padyshim shqiptar, e jo vetem ai por e gjithe popullsia ishte shqiptare), na mbeten vetem Stobi e Gjevgjelia.
    Nuk po permendim ketu lindshmerine e larte te shqiptareve, qe eshte emertuar teper e rrezikshme si nga serbet, malaziasit, e maqedonet; qe nuk shpjegohet nga ''kultura jo e larte e popullates", perkunder eshte nje kunderpergjigjje teper e ndergjegjshme e ndjenjes se forte e t''patundshme te atdhedashunise se shqiptarve.

    Ne jemi vend qe kemi pranuar te jetojme n''paqe me fqinjet qe na i vrasin bashkekombasit n''kufi, edhe pse ekziston nje ligj qe ndalon ta vrasesh tjetrin per kalim kufiri.
    Ministrat maqedonas deklarojne se ne Shqiperi na jetokan 350.000-400.000 maqedonas (t''gjalle-e-t''vdekur se bejne dot kete numer!!), e kerkush nuk i pergjigjet, kerkush nuk fyhet.
    T''njejten gje bejne edhe greket; e ne na dridhet zeri per te kerkuar nje vize per kalim kufiri.
    Per ti bere qejfin Evropes ne behemi t''gjithe te krishtere, bile edhe cifute po t''na thone, per t''qene t''pranueshem, ne e ndalojme hoxhen me kendu n''minare, se mos na besdisen ambasadat e huaja (qe jane edhe turistet e vetem n''Shqiperi), s''ka gje se kembanat e kishave bien sa here e kane per detyre me ra.
    Si mundet Evropa me na treguar ne marredheniet nderfetare, kur historikisht ata i kane pare fete e tjera si kundershtare.
     Kur Kostandini i Madh (nga e mori emnin Kostandinopoja), qe e njohu per here te pare zyrtarisht fene e krishtere (pas gjithe atyre masakrave) ishte nje shqiptar.
    E pra ne njerzit e prapambetur, me bisht, qe kemi tre fe, brenda nje kombi, e qe shkojme kaq mire me njeri-tjetrin, duhet t''marrim shembull nga Evropa qe ne t''shumten e rasteve ka nje grup fe-she ose derivate te nje feje (katolike, ortodokse, protestante, anglikane, evangjeliste, kalviniste etj., qe kane nje histori shume t''hidhur me njeri-tjetrin (Luftrat fetare)).

    Sipas tregimeve gojore ne fund-fillimin te ketij shekulli ne Tirane u shperngulen nga rrethinat e Shkodres 20 familje katolike.
    Familjet tiranase myslimane pervec lejimit te banimit ne tokat e tyre, ndihmes ne ushqime e faljes se banesave; mblodhen leke per ndertimin e kishes katolike, qe keta njerez te kishin mundesi te kryenin ritin e lutjeve ne shtepine e zotit.
     Ku ka ne bote nje shembull te tille?!
    Kjo u perserit me rastin e rihapjes se kishave e xhamijave; njerzit pa dallim feje ndihmuan ne hapjen e rindertimin e tyre.

    Ne i shkojme per vizite n''gezime fetare njeri-tjetrit edhe pse jemi me fe t''ndryshme, por sic duket keto veprime i bejme nga prapambetja qe kemi!!
    Kush duhet te mesoje per kete problem nga njeri-tjetri?
     Pergjigjja eshte teper e qarte!
     Me e dashte Shqipnine ka vetem nje menyre; me qene i ndershem.
    Pra mos me ba pazar n''kurriz t''bashkombasve tane, sic kane bere (fatkeqsisht) shume njerez qe jane bere milionere n''dollare brenda nates.
    Po nuk kane per t''pare dite te mire, se ato jane gjaku e djersa e shqiptarve!
    Pra vellezer shqiptare - Shqipnia duket e vogel, por eshte kaq e madhe, sic eshte shpirti i shqiptarit, por edhe ka halle shume, sic ka shqiptari.
    A ka shembull qe mund t'i perqaset Nane Terezes, a ka shembeltyre me te mire per shqiptarizmen?

    Shqipnija Etnike nuk behet me deklarata a shkrime qe fund e krye kane ndjenjen e peruljes, disa here edhe t''lypjes.
     Si mundet me e konceptuar veten shqiptari ''lyps".
    Asgje nuk fitohet me lutje, vetem sa zgjat ditet e agonise.
    N''qoftese ne nuk japim shenja se jemi akoma n''jete, e t''vlefshem per njerzimin sic kemi qene per mijera vjet, kemi me u shujte pak e nga pak.
    Kerkush nuk don me ndihmu nje njeri qe eshte n''buze te varrit.
    E n''Shqiperi investohen miliona per me ja arrit kesaj.
    Shumkush e din kete.

     Po e shohim qarte se si semundjet qe deri dje i kishte vetem Shqipnija, sot vrejme se jane injektuar edhe n''Kosove, Maqedoni e tjeterkund.
    Po kurrsesi nuk duhet te plogeshtohemi, s''duhet me e humb shpresen!
    Ka ardhur nje kohe e re, e m''duket n''favorin tone, e kemi nje mik t''madh qe po na ndihmon.
    Marathonomaku eshte nisur (ai qe thote te marat, te mbarat, lajmet e mbara, lajmetari).
    Eshte nje shans qe ndoshta nuk na vjen me ne nje mijevjecar.
    Duhet me dite si me e dashte veten me fort e me drejt.
    Koha po punon per ne, por ne akoma nuk po punojme per kohen tone.
    Shqipnija Etnike eshte tek cdo shqiptar.
    Sa me e madhe e me e forte behet Shqiperija aq ma i forte e me i nderuar eshte cdo shqiptar, edhe ai qe nuk jeton n''truallin ame.
     Nje Shqiperi me e forte dhe e vertete vetkupton edhe nje shqiptar me te prezantueshem ne bote.
    Eshte nje ceshtje reciproke e dyemerthit: Shqiptar-Shqipni !
    Nuk eshte shume e veshtire per ta kuptuar kete.
    Jens Zajmi-Katanolli.

    ___________________ ___________________ _________
    « Editimi i fundit: 14-02-2005, 11:11:32 nga ^eLjIeRtEa^ »
    *


    #2 ne: 20-08-2004, 15:46:29
    Kjo eshte Shqiperia Etnike

    [attachment[/attachment]
    « Editimi i fundit: 14-02-2005, 11:12:20 nga ^eLjIeRtEa^ »

    #3 ne: 29-08-2004, 00:55:07
    Nje hart nga viti 1878 , ku jan te perkufizuara 4 vilajetet e medhaja shqiptare.
    Kjo foto eshte marr nga arkivi qendror ne Angli

    [attachment[/attachment]
    « Editimi i fundit: 14-02-2005, 11:13:59 nga ^eLjIeRtEa^ »

    • Postime: 2355
    • Karma: +0/-2
    • Gjinia: Mashkull

    #4 ne: 25-01-2005, 22:39:43
      A di sa më dhimbset Manastiri !

    Si e lshuan shqipëtarët këtë vendë ?

    Tani kan mbetur më duket se më pakë se 40%
    Tragjedi.

    • Postime: 278
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull

    #5 ne: 14-02-2005, 03:45:36

      A di sa më dhimbset Manastiri !

    Si e lshuan shqipëtarët këtë vendë ?

    Tani kan mbetur më duket se më pakë se 40%
    Tragjedi.

    Ashtu si po humbet manastiri ashtu do humbasin te gjithe trojet shqiptare qe do mbesin jasht kufijeve po nuk do behet gje tani imagjino ti dhe 100 vite cdo te behet me manastir do harrohet a ka qene shqiptare .
    eshte per tu dhimbsur kreksi i bashkangjitem per zemersisht mendimit tend

    [attachment[/attachment]

    [attachment[/attachment]

    • Postime: 992
    • Karma: +1/-0
    • Gjinia: Mashkull

    #6 ne: 14-02-2005, 13:40:59
    Ja dhe i tjeter t'i bejme qefin vetes, se per shqiperi etnike neper endrra kena per ta pa me ato politikane atje.
    Kjo ka te gjitha vendbanimet. Pra kjo do ishte "kerkesa maksimale". Ato siper jane kerkesa e Ismail Qemalit ne mos gabohem, pa Korfuzin ama. Ka nje diference midis asaj etnike dhe asaj qe quhet "e madhe", dhe eshte rreth 20.000 km te tjera me shume per ate Etnike kuptohet.

    [attachment[/attachment]
    « Editimi i fundit: 14-02-2005, 13:42:40 nga Cyclo »

    • Postime: 2355
    • Karma: +0/-2
    • Gjinia: Mashkull

    #7 ne: 20-03-2005, 19:57:22
    Po ta studioje nje Extra -terrestre (jashte toksore) nga larë harten e shqiperisë ai do thote se ketë pjese e paskan futur ne tela se me siguri kan pasur ndonje smundje ngjitse ose kan qen njerez te rrezikshem mbrenda ketyre kufijve, sikur te thonin: do i mbyllin ne nje burg keta njerez.

    Gjithmon ne kosovaret ankohemi si viktim e themi se neve na ndan me forc nga shqiperia...
    Po pse dikush su qu e  te vajtoje e thote: si e izoluan kete pjese te ballkanit fuqite e mdhaja, te pa meshirë !
    Ne njeren an detin ne tjetren rrethekuar me malet e larta izolim total !
    Si askushi s'kerkoj dem shperblim nga ato konferenca famkeqe se kjo qe i ka ndodhur shqiperise eshte një krim ndaj njerzimit...
     

    #8 ne: 30-04-2005, 11:41:09

    Po ta studioje nje Extra -terrestre (jashte toksore) nga larë harten e shqiperisë ai do thote se ketë pjese e paskan futur ne tela se me siguri kan pasur ndonje smundje ngjitse ose kan qen njerez te rrezikshem mbrenda ketyre kufijve, sikur te thonin: do i mbyllin ne nje burg keta njerez.

    Gjithmon ne kosovaret ankohemi si viktim e themi se neve na ndan me forc nga shqiperia...
    Po pse dikush su qu e  te vajtoje e thote: si e izoluan kete pjese te ballkanit fuqite e mdhaja, te pa meshirë !
    Ne njeren an detin ne tjetren rrethekuar me malet e larta izolim total !
    Si askushi s'kerkoj dem shperblim nga ato konferenca famkeqe se kjo qe i ka ndodhur shqiperise eshte një krim ndaj njerzimit...
     
    ;)

    • Postime: 12
    • Karma: +0/-0

    #9 ne: 18-05-2005, 21:05:02
    O SOT O KURRE .Pavaresisht se banoj larg trojeve shqiptare .Te qenurit larg me ka bere me patriot .Lot me shpetojne kur degjoj per R. HAJREDINAJ vllezerit e vet, Si  munden sot e kesaj dite me na depertu agjenturat e me na c'burrnu per nji grusht paresh,kur politikanet tone bejne feste ne dite zie kombetare.Kur kam thene para disa kohesh ne nje website shqiptar se politikanet  pseudo-shqiptare qe ka SHQIPERIA SOT duhen te fshihen nga faqja e dheut stil AVNI RUSTEMI NE PARIS .Nje bashkeatdhetar mu kunderpergjigj se isha i pacelivizuar,por prape une i qendroj asaj se ato njerez nuk duhet te shijojne lukset me gjakun e milionave shqiptareve,per mua ato lloj politikanesh duhen ndeshkohen e te ndrydhen sa kur te vijne te tjeret per te hyre ne politike te maten mire pra se te ndermarrin perfaqesimine popullit ne dore e mos ta perdhunojne nderin e historine e kombit si po bejne kumargjijte e sotem

    • Postime: 12
    • Karma: +0/-0

    #10 ne: 18-05-2005, 21:11:39
    me fal jo i pacelivizuar,por i pacivilizuar,eshte ora 3 e mjesit besoj me kuptoni

    • Postime: 852
    • Karma: +3/-0

    #11 ne: 30-06-2005, 00:47:19
    Ashtu vertet egziston ajo thenia "zot ne trojet tona" dhe te ledhaton krenarine.
    E keqja eshte se ndodh qe zoterit ne truallin e tyre humbin nganjehere cdo lloj kredibiliteti,  pocaqisen fene e te pareve, bejne nje palo pavaresi me ndihme te te huajve ne 1912, groposin shtetin e pare demokratik ne ballkan me nje mret te vetshpallshem mustaqelli e duhanxhi, prodhojne nje elite profashiste, kallangjosen ne nje komunizem te shfrenuar, qe per pasoje nuk mund te pillte vecse nje demokraci te deshtuar.

    Del qe edhe OKB sikur ka humbur kredibilitet dhe kjo eshte ceshtja:
    Kush mund te na beje sot punen si keshilltar per qeverisje legalisht????? Nuk mendoj se ka njeri ta bej  :(


    Emri: Email:
    Verifikimi:
    Flamuri yne ka ngjyre?:

    Temat e fundit