Shqiperia Etnike, Shqiperia E Tane, Shqiperia E Jone.
Nese e pyesim nje rus se ku fillon e ku mbaron Rusia, veshtire se mundet me u pergjigj i shkreti rus.
Mundeni me pyet pse eshte kaq e veshtire me dite me iu pergjigj kesaj pyetje?!!Une them se eshte e veshtire jo vetem per nje rus t'paditur por edhe per nje rus shume t'kulturuar me iu pergjigj kesaj pyetje.
E para sepse Rusia eshte per me shume se 2/3 nji shtet artificial, pra i krijuar n'nje shtrat qe historikisht nuk eshte banuar nga popullate ruse.
E dyta, sepse shtrirja e Rusise eshte kaq e madhe sa veshtire te thote dikush se e ka shkelur fund-e-krye, e per vijimesi s'mund te themi se e njeh ''me sy mbyllur'".
Tjeter se Rusia eshte e populluar nga me shume se 50 popuj te tjere te vegjel e te medhenj (flasim vetem per Rusine, duke perjashtuar ish republikat sovjetike qe tashme jane shtete te pavarura), keshtu qe edhe per nje rus eshte teper e veshtire per te kuptuar se me t'vertete ku fillon e ku mbaron "Rusia e Vertete".
Sot pas shkermoqjes se ish Perandorise Ruse - Bashkimit Sovjetik, gjeografikisht Rusia fillon nga Kaliningradi (ish Kenigsberg), nji "ishull ne kontinent", ish pjese e Ost Projsen (Prusia Lindore) - ne perendim, kercen si gjeli me nje kembe Lituanine e Letonine, rifillon, e mbaron ne gadishullin e Kamcatkes (emer i marre nga popullata kamcadale qe banon gadishullin) - ne lindjen e larget; po keshtu ne veri kufizohet me Oqeanin Arktik, buzedet ose me sakte buzeoqean plotesisht i banuar nga popuj te vegjel e te panjohur edhe per enciklopedite e jo me per njeriun e thjeshte; keshtu filluar prej kufinit me Finlanden e Norvegjine vijne n'sira - karelo-finet, lapponet, nentcet, komi-permjaket, hantet, manset, jamalet, tajmalet, votjaket, maret, mordvet, tataret, bashkiret, eveket, jakutet, cukcet, koriaket e kamcadalet n'kufi me Alasken.
Ne jug prej stepave te Donit e Vollges, e tokave ranore n'brigjet e Kaspikut e deri n'kufi me Korene Veriore e detin e Japonise - numerohen adiget, cerkezet, cermiset, kabardinet, ingushet, osetet (e veriut - ata te jugut perfshihen ne Gjeorgji (Gruzi)), cecenet, dagestanasit, kalmuket, gjermanet (e Vollges), altajasit, hakaset, tuvinet, burjatet, mongolet, saskacevanasit, e deri ne Krahinen Autonome Cifute me kryeqender Birobdishan n'kufi me Kinen ne brigjet e lumit Amur.
Pa llogaritur ketu edhe dhjetra popuj te tjere qe nuk i dihet emri e vendndodhja e qarte.
Keshtu tataret i gjejme ne Republiken Tatare, ne Krime, ne zonen midis lumit Don e Vollga, si edhe ne Kazakistan. Vetem 1/5 e tyre jeton ne Republiken Autonome te Tatarise.
Me meshire mundem me thene qe rusi i shkrete nuk ka faj qe eshte injorant e ''jo nacionalist i devotshem".
Eshte tamam si ai njeriu i shkrete qe punonte gjithe diten e gjate, e kur kthehej naten n'rrugicen e shtepise e pyeti njerin prej shume femijve (t'tij) se i kujt ishte; e femija iu pergjegj se ishte femija i tij!!!
A thua per shqiptarin eshte ky problem nje ekuacion me pese apo gjashte te panjohura?!
Them se eshte shume me e thjeshte.
Shqipnija nuk ka nji sterzgjatje e turlilloj popujsh mbrenda vetes, qe t'jete kaq e veshtire me kuptuar se ku fillon e mbaron.
Pra eshte e mundur me u shkel e qemtuar me mjaftueshmeri cdo cep i saj.
Fatkeqesia qendron n'ate qe ne akoma nuk kemi nje histori apo gjeografi qe t'na tregoje saktsisht kete.
N'botimet e meparshme behej e qarte qysh n'parathanie se: Kjo eshte historia e popullit shqiptar brenda kufirit te Republikes se Shqiperise.
Pra po vazhdojme me i qene perjetesisht besnik vendimeve t'Kongresit te Permetit; ku u vendos qe kufijte e Shqipnise jane te pandryshueshem.
Keshtu ne vazhdojme ''me ja fal dreqit'" shqiptaret qe jane jashte kufinit nderkombas!
Ma qarte me thane qe nuk kemi nje histori t'popullit shqiptar por kemi nje histori t'popullates qe jeton brenda ketij kufini ''qe e duam kaq fort" megjithse na e kane vene t'tjeret e ne s'na pyeten fare.
Jemi pothuaj injorante ne shtrirjen, vendndodhjen, emertimet e qyteteve, krahinave, lumejve e maleve; e jo me fshatrave, prrojve apo liqeneve.
Duke qene se nuk permenden prej me shume se 55-se vjetesh ato
po hyjne ne fondin e harreses, tamam ashtu sic desherojne ata qe punojne per kete pune, sigurisht jo ne te miren tone.
Eshte per te ardhur keq qe edhe gazetare apo foles ''te njohur" - por qe nuk kane formimin e duhur, pjeserisht jo per faj te tyre, keqinformojne masen e gjere te popullates me perdorimin e emertimeve te tilla si: Xhakovica (per Gjakoven), Pec (per Pejen), Florina (per Follorinen), Bitola (Manastiri), Kastoria (Kosturi), Biellopoja (Fushebardha), etj., etj...
N'historine e Shqipnise nuk perfshihen jo dhjetvjecare, por qindravjecare e mijavjecare qe fatkeqsisht ne i degjojme me habi nga te tjere, qe edhe pas qindra vjetesh e ndiejne veten me shqiptare (megjithse nuk e flasin shqipen rrjedhshem) se ne qe jemi lind n'truallin shqiptar.
E n'disa raste vejme ne tallje e dyshim rezultate te nje pune dhjetravjecare t'personaliteteve qe bota i respekton, e ne me t'drejten e padijes i injorojme apo hedhim poshte; sic eshte rasti i Manjanit, Katapanos, Shuflait, Koljes etj., etj...
Me plot goje mund t'themi qe ''me gishtat e dores" jane ata shqiptare qe munden me thene saktesisht se ku i thone bukes-buke, e ujit-uje, pra se ku asht "Shqipni".
Eshte e vertete qe nje numer i vogel njerezish njohin ne menyre evazive (te paqarte) shtrirjen e Shqipnise, por pjesa me e madhe pothuajse nuk e njeh fare.
Sot e kesaj dite si mashtab mbahet harta e "Shqipnise se vertete" e Prof.
Ahmet Gashit (Qe nuk perfshihet ne tekstet e historise).
Pa minimizuar vlerat e saj per ate kohe: A eshte e mjaftueshme kjo?
Mendoj qe jo!
E para qe edhe kjo harte eshte teper e percipte, pra me pak te dhena.
Eshte perpiluar n'vitin 1944, pra pothuajse perpara 60-te vjeteve.
Pra s'mundet me qene e vyeshme per kohen.
Jane bere perpjekje per te botuar harta te tjera, por te pashoqeruara me propaganden e duhur nga shteti apo institucionet kulturore.
Duket eshte frika se na idhnohen kojshijt.
Ka pasur periudha te shkurtra kur politika ''liro-shtrengo", ne reflektim te plote me marrdheniet ndershtetnore lejonte me rizgjuar kujtesen popullore se trupi i Shqipnise vazhdonte pertej kufinit.
Atehere njerzit kujtoheshin se kishin lane trojet e t'parve, dikush vllaznin, krushqin, nane e babe pertej asaj vijes abstrakte e t'padukshme qe quhet kufi; pra aty ku fillon e mbaron dicka.
Keshtu linden koncepte abstrakte per shqiptaret e Jugosllavise, duke i emertuar te gjithe si "kosovare". Keshtu ''kosovare" u globalizuan si shqiptaret e Kosoves, ashtu edhe ata te Malit te Zi, ata te Kroacise (Dalmacise), Sanxhakut, Bosnjes, Kosoves lindore, ai i nahise se Maqedonise.
Po keshtu me emertimin ''cam" u globalizuan te gjithe shqiptaret e trevave qe sot gjenden pertej kufirit te Shqiperise me Greqine, gje qe s'eshte e drejte.
S'mundemi me emertuar ''cam" - shqiptarin e nahise Kostur - Follorine, Korfuzit, ate te Arte - Prevezes, Thesalise apo Selanikut, Atikes apo Athines, apo te Peloponezit ose ishujve te Egjeut (E gjiut).
Kur dikush tash trumbeton nismen per nje linje te re ajrore me Shkupin (Tirane-Shkup), askush nuk kujtohet me thene se kemi pasur deri para lufte (Luftes s'Dyte Botnore) linja ajrore me Dibren, Shkupin, Strugen, Manastirin e Ohrin (flasim vetem per nahine e Maqedonise).
Kesaj kulture dasie e harrese i sherbeu edhe heshtja e plote pothuajse per ngjarje e njerez shqiptare tej kufinit.
Vetem n'ato raste kur ngjarja eshte madhore, apo vazhdoi veprimin edhe n'territorin e sotem te Shqiperise, atehere ajo mund te ceket ne dy-tre rreshta ose rallehere n'kapitujth.
Me keqardhje konstatohet se informacioni per emertime, emra personash, data, ngjarje plotesuese qe kane lidhje me ngjarje madhore, n'rastin me te mire vetem permenden, tjeterhere ose nuk thuhen, ose i nderrohen vendet personave si t'ishte fjala per nje skuader futbolli.
Bjen fjala figura botnisht t'njoftuna si: Thoti, Knonsi, Omiri, Enea, Aqileu, Agamemnoni, Paridi, Odhiseu, Leka i Madh, Dari, Bardhyli, Spartaku, Kostandini i Madh, Justiniani, Dikloceani, Kopiliqi, Araniti, Qyprilit, Napoleoni, Mehmet Aliu, Bushatllinjt, Gjikat, e deri tek Kryezinjte, Toptanasit, Zogu, Hasan Prishtina, Idriz Seferi, Fishta,
Konica, Shaban Polluzha, etj., etj.,; te gjithe keta emra e qindra e qindra te tjere ose nuk bejne pjese n'Historine e Shqipnise ose permenden vetem si figurant n'te, pra i thuhet emri por mbetet pothuajse enigmatike veprimtaria e tyre.
Kjo vetkrasitje, ose me mire vetkastrim, solli ate gjendje tragjikomike te dhjete-dymbedhjete viteve me pare kur nje shqiptari nga Kosova me t'drejte i behej pyetja naive po aq edhe fyese: ''Sa mire e paske mesuar shqipen?!!"
Fale zhvillimeve t'fundit te viteve 90-te filloi me u zbeh percja letargjike.
Por ndegjegjja kombtare eshte pak me thane se eshte ''pertoke" (sic ka thene poeti ''" ''pse ke ra me kry n'hi").
Dihen pak-a-shume arsyet se pse eshte kjo gjendje; rrjedhur nga niveli ekonomik e politika servile e me shume se e nenshtruar kundrejt shteteve t'huaja, mbytja e ekonomise vendase qysh ne qelize, politika doganore, etj.
Si mundet shqiptari me e ndjere veten krenar i t'qenurit shqiptar, kur edhe djathi, qumeshti, tlyni, domatet, patatet, kastravecat, vezet, e deri edhe buka vijne nga jashte?!
Por a mundemi me ja lane fajin shqiptarit t'thjeshte per kete gjendje?!
Besoj se pergjigjen e dijne t'gjithe, edhe ata qe nuk duan ta pranojne.
Eshte detyra e cdo intelektuali e shqiptari njekohesisht me e rrit e mbajt lart ndergjegjen e bashkkombasve.
Sa me e larte t'jete ndergjegjja kombtare ne total e gjithe shqiptareve pa dallim se eshte i kesaj pjese t'Shqipnise apo asaj, aq me mire kane me filluar me shkuar punet e Shqiperise.
Por gjithmone duhet me kuptuar se kusht i pare eshte rimekembja ekonomike!
Vetem atehere mundemi te fillojme, te shpresojme per nje psikoze apo psikollogji gjithekombtare, qe do t'ishte fillesa e kthimit n'rrugen e duhur t'asaj qe do ta kishte emrin ''E mira e Shqipnise eshte e mira ime".
Nuk vazhdohet me tej me moralin e asaj fabules: ... ra kolera n'vend; larg krahines time, ra n'krahine; larg katundit tim, ra n'katund; larg shtepise time, ra n'shtepi; larg b... time.
Dihet qe shtetaret apo pseudopolitikanet tane jane pjelle (term qe perdoret per kafshet) e sistemit te kaluar, e pra kane mungesa te medha si ne drejtimin e vendit ashtu edhe ne dozen e kombetarizmit.
Kjo vihet re jo vetem ne spektrin e ashtuquajtur te majte, por edhe tek te vet'emeruarit te djathte, si edhe ata qe nuk e dine se c'jane.
Ndryshe si mund t'shpjegohen pranimi pa kushte i rilidhjes se marrdhenieve me Beogradin, nderkohe qe ishin ata qe kerkuan nderprerjen e marrdhenieve diplomatike me Shqiperine, ishte Beogradi ai qe shpernguli mese 500.000 shqiptare vetem ne Shqiperi (Cili vend i zhvilluar ne bote do ta perballonte nje fluks te tille refugjatesh?!). Shqiptaret e mbajten vellain e tyre se e ndjene per detyre ndaj vetvehtes e jo se i detyroi qeveria apo dikush tjeter.
E keshtu kane qene shqiptaret gjithehere.
Kufiri verior i Shqipnise ishte ne gjendje lufte t'pashpallur (Lufta per lirimin e Kosoves 1998).
Kurre nuk u kerkua falje zyrtare apo individuale nga Beogradi.
N'lakoren kohore 1878-1990 u vrane e masakruan sipas shifrave qe kurre nuk u shpallen nga ata qe e kane per detyre mos me i shpalle: 1.000.000-1.500.000 shqiptare, vetem nga pjesa shqiptare qe sot gjendet jashte kufirit t'Shipnise zyrtare (qe eshte pothuaj dy here me e madhe se Shqiperia zyrtare (e njohur)), pa llogaritur ketu t'shperngulurit.
Gati n'cdo qytet te madh shqiptar kemi lagjet e muhaxherve, lagjja e kosovarve, lagjja e dibraneve, lagjja e camve.
A eshte kaq e veshtire me i shpjegu keto?!
Pa llogaritur ketu ata qe i detyruan te nderrojne fene e emrin, e me kushtin qe t'pakten ne publik mos me e perdor gjuhen shqipe.
E sot perballemi me fenomenin e cuditshem te shpikjes se popullsise myslimane, qe per sa mendoj une eshte keshtjella e fundit qe u zgjodh nga ata shqiptare per me e dalluar vehten nga sllavet.
Nga Beogradi kerkohet me ngulm qe te kthehen rreth 200.000 serbe, qe na paskan jetuar n'Kosove, e te kene t'drejte vote.
Kerkush nuk u ngrit me thane pse t'mos kthehen edhe ata 300.000 shqiptaro-kosovare te Shqipnise, po ata miliona shqiptare te Turqise (behet fjale per 5.000.000 qe e flasin shqipen ne shtepi, e ne tota
l rreth 8.000.000 qe jane me origjine shqiptare, shumica nga Sanxhaku, Malizi, Kosova e Maqedonia), kur qyteti me numrin me popullsi me te madhe shqiptare (Tirana Ilogaritet te kete rreth 800.000) edhe sot e kesaj dite mbetet Stambolli (me mbi 1.000.000 banore shqiptare).