Të lejohet zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare të Shqipërisë në Kosovë! - Bashkimi Kombëtar

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Të lejohet zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare të Shqipërisë në Kosovë!

Të lejohet zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare të Shqipërisë në Kosovë!

· 5 · 851

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

ne: 17-04-2008, 21:47:52



Të lejohet zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare të Shqipërisë në Kosovë!

Lejimi i zgjedhjeve parlamentare serbe sipas qejfeve të çiftligarëve feudalë të administratës së UNMIK-ut në Kosovë, paraqet dëshminë më të mirë se domethënia e statusit të "pavarësisë së mbikëqyrur," nuk është asgjë tjetër veçse vazhdimi i "viteve të arta" të autonomisë.

Pas 17 shkurtit, Kosova ka vazhduar të administrohet nga OKB-ja dhe në shtim i ka ardhur edhe një zot tjetër: misioni i sundimit dhe aspak të ligjit (ndërkombëtar, jo sllavo-antishqiptar), EULEX. Prej të dy padronëve ndërkombëtarë, UNMIK-u merret me përpjekjet për të ruajtur "de facto" sovranitetin e Serbisë në Kosovë, edhe pse "de jure" e ka humbur.

Lidhur me problemin e zgjedhjeve, logjika pro-serbe e UNMIK-ut konsideron se, edhe pse në nivel lokal, Serbia nuk mund të mbajë zgjedhjet sepse kjo do të paraqiste "shkelje të rezolutës 1244 të KS të Këshillit të Sigurimit" (www.lajmet.com, 9 prill 2008), "zgjedhjet parlamentare do të mund të mbahen," siç ka dëftuar zëdhënësi i UNMIK-ut, Sven Lindholm. (www.lajme.net, 11 prill 2008).

Vet ngjitja e termave "pavarësi" me "e mbikëqyrur," është jo logjike, jo normale dhe paradoksale. Nëse je "i pavarur" dhe "i lire," por dikush të "mbikëqyr" në çdo hap dhe të korrigjon në çdo sjellje që ke duke e ndryshuar me "absolutizëm," kjo nuk do të thotë as liri, as pavarësi në veprim. Rezoluta 1244 parashikon autonomi të zgjeruar për Kosovën në kuadrin e Serbisë. Fakti se Kosovës iu pranua statusi i "pavarësisë së mbikëqyrur" edhe që ajo vazhdon të ketë "ligj absolut" rezolutën 1244, do të thotë se kjo "pavarësi e mbikëqyrur" nuk është diçka tjetër, por autonomi e zgjeruar.

 

Pra, Kosova nuk është as shtet, as e pavarur, as sovrane, por protektorat UNMIK-EULEX, ku Serbia e fut bishtin me "buzëqeshjet e sinqerta" ndërkombëtare. Pranimi i zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë do të thotë inkuadrimi i saj në sistemin politik çetnik antishqiptar të Serbisë dhe dritën e gjelbër për ndarjen e Kosovës nga ana e UNMIK-ut. Nuk mund të interpretohet njësoj si në rastet kur në një vend mbahen zgjedhje dhe në vendet e tjera ambasadat hapin kutitë e votimit për nënshtetasit e vet, sepse Beogradi nuk e ka njohur Kosovën si shtet, ka qëndrim armiqësor nacionalist agresiv, duke kërkuar rikolonizimin e saj të drejtpërdrejt.

Ky nuk është gjesti i parë i favorizimit të Serbisë nga ana e UNMIK-ut, pas "shpalljes së pavarësisë." Në thirrjet e të ashtuquajturit "ministër serb për Kosovën," Sllobodan Samarziç, UNMIK ka zbatuar urdhrin e tij për lirimin e kriminelëve serbë me 17 mars 2008 dhe nuk ka penguar vizitat e radikalit serb Tomislav Nikoliç në Graçanicë.

Nga kjo shihet se UNMIK-u punon vetëm për Serbinë, mendon vetëm për Serbinë, por, nëse administrata ndërkombëtare ka pranuar zgjedhjet e shtet tjetër në Kosovën e pavarur, atëherë duhet të pranojë mbajtjen edhe të zgjedhjeve të Shqipërisë në Kosovë për të gjithë ata shqiptarë që "i harron" dhe nuk i përmendi aspak "mendja e ndritur" Ahtisari në planin e tij.

Dhe gjithashtu, nëse administrata ndërkombëtare e zbaton pakon Ahtisari në Kosovë, duhet ta zbatojë edhe në Serbi, në IRJM dhe Malin e Zi.

Ndryshe do të mund lirisht të konkludojmë se në fakt përdor dy sisteme matjeje të veprimeve politike, njëri më gjerë për serbët dhe Serbinë dhe tjetri shumë më i shkurtër për shqiptarët dhe Shqipërinë.

ALBANIA TODAY/ SHQIPËRIA SOT
Teuta Gjika - anëtare

14.04.2008

  • Postime: 691
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 20-04-2008, 16:38:01
Per sa i perket zgjedhjeve te komunitetit serb ne kosove nuk duhet me u bere shum merak pasi ato do te behen inkonjito ne shtepite e serbeve pra jo brenda standarteve jo legjitime,pra nje proces farse.Tensioni i krijuar ne komunitetin serb rrealisht eshte shum i madh.Pra qe te flasesh per kete pike duhet te arsyetosh sikur je Serb dhe jo kosovar.Pa mendoje vehen qe nje dite te bukur Himara te kete fituar panvarsine e pretenduar dhe ti si shqipetar qe te perfshin territori i saj te quhesh,Himajot,apo nje Serb te quhet Kosovar etj.Pa marre parasysh qe sot e tutje atyre do tju duhet per te zgjidhe problemet e tyr ne dyer nenpuesish qe realisht atyre i jep alergji.E pra per te kaluar kete situate nen tension duhet shume durim,maturi,demokraci, leshim,ndonje privilegj dhe te pa merituar,e keshtu koha ben punen e vet dhe cdogje shkon drejt normalitetit.Kosova sot shet ne nje situate shume te veshtire ,pa instuticione administrative pa njerez te kualifikuar ,nen nje mentalitet patrialkal,me nje urrejtje te madhe te krijuar prej vitesh si dhe nga lufta e fundit qe krijoi aq e aq viktima te pafajshme.Ushtria e Kosoves eshte e pa organizuar, pa armatime e keshtu nuk mund te ngrej shpejt koke.Pa shikoni si vjen verdalle Putini i Rusise,sikercenon Gjeorgjine,si luan me maqedonine e Greqine.Si i trembet fitores se Berluskonit dhe shkon shpejt ti bej presion per gazin,shikonise si e mban te ndezur ndikimin e saj me Serbete Kosoves duke i cuar ndihma.Kosoves dhe ne Sqipetareve na intereson qendrimi Amerikan.Te qenurit protektorat nuk eshte asgje e keqe.Kjo do te thote se pamvarsia ehte e plote por ne nje popull pa standarte.Eshte pikerisht ky protektorat qe do tejape garanci per zhvillim ketij vendi.Pa mendoni per nje cast sikur kosova te veteadministrohesh dhe te ishin larguar forcate huaja.Ciliinvestito r do te kishte besim per te investuar atje?Besoj se dhe vet kosovaret nuk do tekishin shum besim per te hedhur para ne nje nshtet qe ska dhene prova!A nuk po vuajme te njejen gje ne shqipetaret.Duke qene pa standarte nuk vjen njeri te investoj dhe me politiken e nje euros?E pra standartet dhe besueshmeria jane faktoret kryesore te zhvillimit te nje vendi.Kete difekt Kosova do ta kaloje nen mburojene protektoratit.Piker isht per kete ajo shume shpejt do ja kaloje dhe Shqiperise.Dhe Shqiperine do ta shpetonte nje protektorat.Per mua do te ishte e vetmja zgjidhje.Politikane t tane e kane demtuar rende reputacionin e ketij vendi,me politika kulisah e grackash, menaxhimi te se keqes duke i ven gure nen rrota njera tjetres.Politikane qe kerkojne kredibilitet mbi fatkeqesite e krijuara e jo me parandalimin e tyre.Ishte e peshtirshme te ndigjoje intervisten e Erion Velise kur tha : Jam krenar qe kam dhene nje kontribut tek investiguesit amerikan per tregetine e armeve.Jam krenar qe gazetri i NY Tiems ka fjetur ne shtepine time,dhe qe realizoi deshiren time per ta botuar artikullin para se te hynte Shqiperia ne Nato.Jam krenar qe i dhash pyetjet gazetares se BBC per te vene ne veshtiresi Kryeministrin Shqipetar.Pra ai i kishte te gjitha mundesite per te parandaluar fatkeqesine qofte te trafikut te armeve,qofte fatkeqesine e Gerdecit qe mori jete njerzizh dhe demtoi imazhin e ketij vendi ne menyre te pa riparueshme.E pra dhe Serb te kishte qene Velia nuk do te kishte bere me shume se kaq.Cfar i duhet sot shqiperise- Te shkeputet nga varesia e Greqise,e per kete duhen invetime sa me te shpejta ne energjitike,ne tregetine e hidrokarbureve dhe ne industrine ushqimore.Thomeni mua se cilen prej ketyre nuk poshohim perdite ta sabotojne politikanet tane.E per mua ato jane vetem tradhetare.Po te kete nje protektorat forcat politike do te ulen dhe do te vendosin sebashku per stradegjine e investimeve madhore dhe vendin ku duhen ndertuar ato dhe tashme sdo te kishim me ambientaliste apo grekosrviste.Rugaci Rama qe te garantoje per nje politike te re duhet te ulet ne parlament per per nje kuntribut ne buonsens per srtadegjine e investimeve,per reformat e jo te bej llaxoren katun per katun.

  • Postime: 737
  • Karma: +0/-1

#2 ne: 21-04-2008, 05:57:34
Te nderuar Thaci, Sejdiu, Rexhepi

Jam nje shqiptar qe perpiqem te kontriboje ne perparimin e ceshtes tone , ashtu thjesht si shumica qe punojne, djersiten, vriten, gjymtohen per te miren e Atdheut, pa u vene re nga fanfarat e shtypit dhe televizionit. Jam nje prej shumices,per te cilet ngrihet nje monument i perbashket ku shkruhet; "Ushtarit te panjohur qe sakrifikoi jeten per te miren e Atdheut." Une qellova te jem nje shqiptar prej Shqiperise londineze, por nuk ka rendesi sepse si Kosova dhe Shqiperia londineze jane Shqiperi.



Te nderuar, Thaci, Rexhepi, Sejdiu!

Shqetesimi im eshte moskujdesja dhe denigrimi i simboleve tona kombetare. Simbole per te cilat punojme dhe luftojme pasi duam te mbesim dhe vdesim si shqiptar dhe te bashkuar.

Natyrisht juve nuk munde te jeni pergjegjes per likujdimin e zotit Ukshin Hoti, pasi ne librin e tij "Filozofia e zgjidhjes se ceshtjes shqiptare" qe u ndalua te qarkullonte ne Shqiperi nga ish presidenti zoti Sali Berisha, atje kuptohet qarte qe LDK-ja e zotit Ibrahim Rugova eshte pergjegjse per persekutimin e tij. Pasiviteti i Qeverise se Kosoves per zbardhjen e fatit te zotit Uksin Hoti eshte shume deshperues. Zoti Ukshin Hoti nuk eshte thjeshte nje viktim qe ashtu si gjithe viktimat e tjera kerkohet nje varrim dinjitoz, por ai tashme eshte nje simbol kombetar dhe perpjekjet e Qeverise se Kosoves duhet te jene me te medha per ti dhene pergjigje shqiptareve se c'fare u be me simbolin e tyre. Zoti Ukshin Hoti nuk i takon me as vetes se tij dhe as familjes, ai nuk i takon as vetem Kosoves por gjithe trojeve shqiptare, sikurse edhe Aristidh Kola.



Te nderuar Thaci, Sejdiu, Rexhepi!

Pritja qe ju be Ramush Haradinajt nga populli ne Kosove eshte domethenese dhe shpresedhenese dhe askush nuk ju akuzon se ishit juve qe e cuat me pa te drejte (sic u provua) ne gjyqin e Hges, por pasiviteti i Qeverise se Kosoves per ti ardhe ne ndihme dhe hedhur drite mbi pafajsine, mbi kete simbol te sakrifices dhe rezisteneces shqiptare kundra serbeve eshte i pashpjegueshem.


Te nderuar Thaci, Sejdiu, Rexhepi!

Eshte e drejta juaj si e drejte e cdo shqiptari kudo qe ndodhet qe te kerkoni pse-ne e ndryshimit te stemes (shqiponjes) se Kryeministris se Shqiperise londoineze. Ashtu sic eshte e drejta e cdo shqiptari te pyes se si ka mundesi qe juve tre veta vendoset per simbolet shteterore te shqiptareve, ku nuk bie aspak ere shqiptarizem. Perdorimi dinak diten e persekutimit te flamurit shqiptar te nje simboli tjeter ( Adem Jasharit) eshte nje mekat kombetar. Juve ate dite genjyet edhe te gjallit edhe te vdekurit. Juve ate dite i thate Baces Adem se ajo pune u kry. C'ka nuk eshte e vertet sepse pothuaj asgje nuk eshte kry, por ndoshta ja ka nise me u kry.

Ngjarjet e diteve te fundit ne zonat me popullate me te madhe serbe po qesin genjeshtren ne drite. Atje UMNIK do te lejoje te mbahen zgjedhje serbe cka hedhe drite dhe tregon kembet e shkrurtra te pavarsise se genjeshter te trumbetur nga ju.

Juve na keni borxh te verteten.


Sinqerisht,

Ushtari i panjohur

  • Postime: 1631
  • Karma: +2/-6
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 21-04-2008, 12:40:27

Sikur shqipris te interesonte e ardhmja e saj ajo do organizonte zgjedhjet edhe ne kosov keshtu qe edhe ne ketu te japim voten andej edhe ju kendej ather mesoj se do ta ngrisim nej klas te fort politike me njerz te shkolluar e jo me hajna shpihuna e qoban,

Ne qeshor a po korrik mbahet Lidhja e prizerenit ju ftoj te gjithve te merrni pjes se aty do te ndahen dhent e dhit besoj.

  • Postime: 737
  • Karma: +0/-1

#4 ne: 21-04-2008, 14:43:59
Ajo do te behet. Se shpejti te shiturit shqiptare mbushin burgjet.

Temat e fundit